ATV

Author: ATVLive

  • 54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku

    54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku.

    Sipas policisë, janë regjistruar edhe 54 aksidente, 21 me të lënduar e 33 të tjerë me dëme materiale.

    Po në të njëjtën vazhdë kohore janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa në mbajtje janë dërguar katër.

  • Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter

    Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter

    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar numri i noterëve në Kosovë.

    Tutje, kjo ministri shton se për herë të parë secila komunë e Kosovës do të ketë të paktën nga një noter.

    “Gjatë këtij mandati kemi trefishuar numrin e noterëve në Kosovë, duke siguruar që për herë të parë secila komunë të ketë të paktën një noter. Ky hap përmirëson qasjen e qytetarëve në shërbimet noteriale dhe përforcon shërbimet e drejtësisë në çdo cep të vendit”, thuhet në njoftim.

    “Qasje më të lehtë në drejtësi, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

  • Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë Këshillit Ekonomik dhe Social të BE-së përfshirjen e Kosovës në ECMI dhe vazhdimin e kësaj iniciative

    Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë Këshillit Ekonomik dhe Social të BE-së përfshirjen e Kosovës në ECMI dhe vazhdimin e kësaj iniciative

    Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së cilës është Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka dorëzuar letrën e nënshkruar nga mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani në Këshillin Ekonomik dhe Social të BE-së (KEES/EESC), me kërkesën për përfshirjen e Kosovës në Iniciativën për Anëtarë nga Vendet Kandidate të Zgjerimit (ECMI), si dhe vazhdimin e kësaj iniciative edhe pas fazës pilot.

    Në fillim të këtij viti, Këshilli Ekonomik dhe Social i Bashkimit Europian, si institucion përgjegjës i BE-së për përfshirjen e partnerëve social nga sektori i punëdhënësve, punëmarrësve dhe organizatave të shoqërisë civile, pati lansuar këtë pilot projekt të përfshirjes të përfaqësuesëve të këtyre sektorëve nga vendet e zgjerimit të cilat ende nuk janë shtete anëtare të BE-së, duke lënë jashtë kësaj nisme vetëm Kosovën.

    “KCSF ka përcjellë me vëmendje zhvillimet në kuadër të kësaj nisme dhe në prill të këtij viti kishte nisur reagimin në kuadër të BCSDN-së, pasi që Këshilli Ekonomik dhe Social vendosi që të përdorë kornizën e vendeve me status të vendit kandidat si kriter bazë për kualifikueshmërinë e përfshirjes në këtë nismë. Kjo kornizë bëri që Kosova të mbetet vendi i vetëm me perspektivë të anëtarësimit në BE që nuk përfshihet në këtë nismë”, thuhet në komunikatë.

    KCSF vlerëson se përfshirja e Kosovës në këtë nismë është thelbësore për një bashkëpunim më të fortë rajonal dhe për të mbështetur rrugën tonë të përbashkët drejt integrimit europian.

    “Duke e konsideruar këtë vendim të Këshillit Ekonomik dhe Social si të gabuar dhe në kundërshtim me vet vlerat dhe parimet që promovohen nga ky institucion i BE-së, KCSF bashkë me përfaqësues tjerë të shoqërisë civile dhe sindikatave nga Kosova më 24 maj 2024 ka pasur takim me udhëheqës të KEES/EESC ku është shprehur shqetësimi për mos-përfshirje të Kosovës dhe është kërkuar korrigjimi i këtij vendimi. Për më tepër, e njëjta kërkesë është përsëritur edhe në Konferencën e Nivelit të Lartë për shoqërinë civile që u zhvillua në Bruksel nga Këshilli Ekonomik dhe Social i BE-së me 24 tetor 2024”, thuhet tutje.

  • Rama takohet sot me shqiptarët që jetojnë në Selanik

    Rama takohet sot me shqiptarët që jetojnë në Selanik

    Kryeministri shqiptar Edi Rama, do të takohet sot nga ora 11:00 me orën lokale, me bashkatdhetarët që jetojnë në Selanik të Greqisë.

    Takimi do të mbahet në hotelin “Porto Palace”, ndryshe nga ai paraprak që u zhvillua në stadium.

    Formati i takimit do të jetë i njëjtë si i takimit të mbajtur së fundmi me emigrantët shqiptarë në New York të ShBA-së, ku do të flasë vetëm kryesocialisti Edi Rama dhe më pas ai do t’i përgjigjet pyetjeve nga të pranishmit.

    Ky do të jetë takimi i dytë i Ramës me shqiptarët, pas miratimit të ligjit për të drejtën e votës së emigrantëve në zgjedhjet parlamentare, të drejtë që do ta ushtrojnë atje ku jetojnë e punojnë.

    Nacionalistët grekë kanë paralajmëruar se po përgatiten për një antimiting, shkruan A2 CNN.

    Ai do të udhëhiqet nga kryetari i Partisë Ultranacionaliste Greke, Dimitris Valasidis.

    Ndërsa janë bërë gati edhe fletushkat që do të hidhen përpara hotelit ku Rama do të zhvillojë takimin me mbishkrimin “Liri për Vorio Epirin”.

  • Në prag të përvjetorit të tetë të vdekjes së Astrit Deharit, Vetëvendosje publikon agjendën përkujtimore

    Në prag të përvjetorit të tetë të vdekjes së Astrit Deharit, Vetëvendosje publikon agjendën përkujtimore

    Subjekti politik i drejtuar nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar agjendën në rastin e tetë vjetorit të vdekje së aktivistit të tyre Astrit Dehari.

    Vetëvendosje e cilëson si vrasje ngjarjen e Deharit, rasti është duke u hetuar.

    Ndërkaq, opozita vazhdimisht ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka keqpërdorur këtë rast për qëllime politike.

    Në njoftimin e LVV-së tregohen gjitha aktivitetet për të shënuar tetë vjetorin, agjenda fillon sot dhe mbaron më 5 nëntor.

    Agjenda e publikuar nga Vetëvendosje:

    Agjenda për tetë vjetorin e vrasjes së aktivistit Astrit Dehari

    3 nëntor 2024, e diel

    – 11:00 – Turneu Memorial i Shahut “Astrit Dehari”, vendi: Shtime, Shkolla e Mesme Profesionale.

    4 nëntor 2024, e hënë

    – 12:00 – Turneu Memorial i Ping Pongut “Astrit Dehari”, vendi: Besianë, Palestra sportive “Hakif Zejnullahu”.

    5 nëntor 2024, e martë

    – 09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit, vendi: Zllatar;

    – 11:00 – Dhurimi vullnetar i gjakut, vendi: Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (Rr. Behije Dashi, Prishtinë);

    – 17:30 – Aktivitetet:

    • Ndezja e qirinjve te Murali për Astrit Deharin, vendi Kino ABC, (Rr. Rexhep Luci, Prishtinë);

    • Përmes performancës nga një balerinë përkujtojmë sakrificën dhe shembullin e aktivizmit të Astrit Deharit.

  • Kamala Harris: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

    Kamala Harris: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

    Kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, Kamala Harris, u është drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan, ku ndër të tjera ajo vlerëson lidhjet e fuqishme të shqiptarëve me SHBA. Në letër ajo thekson ndihmën amerikane edhe për Pavarësinë e Kosovës dhe mbështetjen që do të vazhdojë ta japë, në qoftë se ajo do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

    “Amerikanët shqiptarë kanë bërë kontribute të çmuara për kombin tonë për gjenerata të tëra, duke treguar një angazhim të thellë ndaj familjes, komunitetit dhe përpjekjes për liri. Janë qindra mijëra amerikanë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara dhe qëndresa e komunitetit shqiptar amerikan vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, nis letrën e saj Kamala Harris.

    Ajo vlerëson kontributin e vazhdueshëm të shqiptaro amerikanëve, të cilët thotë se tashmë shqiptarët prej punëtorëve, bizneseve të vogla, kanë arritur në profesione të ndryshme, në mjekësi, në drejtësi, e kudo në shërbime publike.

    “Amerikanët shqiptarë kanë kontribuar në mënyrë të thellë në strukturën e kombit tonë, duke pasuruar komunitetet me shpirtin e tyre sipërmarrës, vlerat e forta familjare dhe angazhimin e thellë ndaj edukimit dhe angazhimit qytetar. Nga pronarët e bizneseve të vogla deri te profesionistët në mjekësi, ligj dhe shërbimin publik, amerikanët shqiptarë kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave në të gjithë vendin.

    Që prej më shumë se një shekulli, duke filluar nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore, amerikanët dhe shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Edhe sot, amerikanët shqiptarë e kujtojnë se ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që u qëndruan pranë në atë moment të rëndësishëm për pavarësinë e Shqipërisë.

    Dua të konfirmoj partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleat i qëndrueshëm i NATO-s, dhe jam mirënjohës për Shqipërinë për promovimin e stabilitetit në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas invazionit të egër të Rusisë në Ukrainë”, ka shkruar Harris.

    “Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë udhëhequr aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur Pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë multietnike dhe demokratike, plotësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar.

    I kuptoj sfidat unike në vendin tonë, që shumë prej komunitetit shqiptaro amerikan përballen dhe unë angazhohem për politika që e fuqizojnë këtë komunitet, duke përfshirë luftën për një ekonomi me mundësi dhe mbrojtjen e të drejtave civile për të gjithë. Pjesëmarrja e amerikanëve shqiptarë në demokracinë tonë është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku mund të formojmë një të ardhme që pasqyron vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta” ka theksuar Kamala Harris.

    “Faleminderit për gjithçka që kontribuoni në këtë vend të madh”, përfundon letrën e saj, zëvendëspresidentja amerikane, e cila po pret votën e shtetasve amerikanë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen të martën, me 5 nëntor./RTK/

  • Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin, Asociacioni hap i dobishëm për Kosovën

    Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin, Asociacioni hap i dobishëm për Kosovën

    Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se Bashkimi Evropian është i pakënaqur me mënyrën se si kryeministri Albin Kurti po e trajton dialogun. Ai deklaron se qëndrimi i shefit të ekzekutivit “ka bërë zero progres dhe e ka armiqësuar BE-në”. Sipas tij, Kosova pas procesit zgjedhor duhet të rimendojë pozicionin e saj në këtë proces. Profesori i Universitetit të Nju Jorkut në intervistën për KosovaPress, flet edhe për Asociacionin, për çka mes tjerash konsideron se Kosova e ka detyrim të fillojë me hapat drejt themelimit.

    Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir thotë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka prodhuar rezultat, megjithatë e sheh të domosdoshme rikthimin në tavolinë të bisedimeve.

    “Edhe pse dialogu nuk ka dhënë asnjë rezultat, mos dialogimi është padyshim një rrugë pa krye. Pra, pavarësisht dialogut, konkretisht pas zgjedhjeve të shkurtit mund të ecë përpara sepse mendoj se Kurti ka nxjerrë një sërë mësimesh gjatë katër viteve të fundit, se ky lloj qëndrimi ka bërë thjesht zero progres dhe e ka armiqësuar BE-në në vend që t’i afrohet BE-së. Dua të them, imagjinoni se BE-ja vendosi sanksione ndaj Kosovës, jo ndaj Serbisë, sepse BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin dhe mënyrën se si ai po i trajton këto negociata, këtë dialog. Pra, dialogu duhet të rifillojë, por para se të rifillojë, vetë qeveria, vetë Kosova pas zgjedhjeve, sepse nuk pres që të ndodhë asgjë nga tani deri në shkurt, duhet të rimendojë pozicionin e saj nëse dëshiron të shkojë më shpejt në integrimin me BE-në, duhet të bëjë një lëvizje për të demonstruar se është e gatshme të negociojë në mënyrë specifike në një fushë që duhet ta bëjë në një mënyrë ose në tjetrën. Por sigurisht që kjo në vetvete nuk do të mjaftojë që Kosova të bëhet anëtare e BE-së, sepse ka çështje të tjera që Kosova duhet t’i përmbushë”, deklaron Ben-Meir.

    Ben-Meir që është profesor pranë Qendrës për Çështje Globale në Universitetin e Nju Jorkut, thekson se Kurti duhet të punojë edhe me pesë vendet mos-njohëse të bllokut për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian.

    Në intervistën për KosovaPress, profesori amerikan teksa flet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë se Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër njohjes së Kosovës.

    Ben-Meir, i cili një pjesë të karrierës së tij e ka kaluar duke u marrë me konfliktin izrealito-palestinez, konsideron se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova duhet të zgjidh çështjen e Asociacionit.

    Në Raportin për vendin të Komisionit Evropian, Kosovës i kërkohet të fillojë procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Eksperti për çështjet e Ballkanit Perëndimor shprehet se kjo çështje duhet të zgjidhet, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet mes të dyja vendeve.

  • Tenton të jap ryshfet në pikën kufitare, arrestohet

    Tenton të jap ryshfet në pikën kufitare, arrestohet

    Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, pasi i njëjti në hyrje gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor, me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit me targa të huaja në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 euro në formë ryshfeti.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

  • I mituri plagosët rëndë nga vëllau i tij me pushkë gjuetie

    I mituri plagosët rëndë nga vëllau i tij me pushkë gjuetie

    Një fëmijë i mitur ka pësuar lëndime, pasi që vëllau i tij i mitur, duke përdorur pushkën e gjuetisë, dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën.

    Rasti ka ndodhur dje në Suharekë, ku si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

    Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

  • Ndalohet derisa hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

    Ndalohet derisa hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë

    Njësitet policore gjatë patrullimit afër vijës kufitare në Postenje të Leposaviqit, kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, në të cilën kishte pajisje bujqësore-2 freza.

    I dyshuari ka hyrë nga territori i Serbisë në mënyrë ilegale dje në mesditë. Sipas Policisë, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.