ATV

Author: ATVLive

  • Kryediplomati i Luksemburgut në Kosovë, takon Osmanin, Bislimin e Gërvallën

    Kryediplomati i Luksemburgut në Kosovë, takon Osmanin, Bislimin e Gërvallën

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Luksemburgut, Xavier Bettel, do të qëndrojë këtë të hënë në një vizitë zyrtare në Kosovë.

    Bettel do të pritet edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    Në përfundim të takimit mes homologëve Gërvalla dhe Bettel, në ora 12:40, në objektin e MPJD-së, është paralajmëruar një konferencë për media.

    Gjithashtu, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 15:20, sipas njoftimit nga Presidenca.

  • Moti sot, me diell por me vranësira të shpërndara

    Moti sot, me diell por me vranësira të shpërndara

    Moti sot në Kosovë pritet të jetë me diell dhe me vranësira të shpërndara.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

    “Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”.

  • Shokon Kryetari i Feronikelit 74: Nga 11 ndeshje sa i kemi zhvilluar në 6 prej tyre jemi dëmtuar nga gjyqtarët

    Shokon Kryetari i Feronikelit 74: Nga 11 ndeshje sa i kemi zhvilluar në 6 prej tyre jemi dëmtuar nga gjyqtarët

    Erlind Krasniqi Kryetari i klubit Feronikeli 74, ka qenë i ftuar në emisionin ‘EKPI A’ në ATV.

    Krasniqi ka deklaruar që vendimin për tu larguar nga garat e futbollit klubi e mori pasi ishte dëmtuar vazhdimisht nga gjyqtarët.

    ‘Nëse i shohim deri tani janë zhvilluar 11 ndeshje ne i kemi humbur 6 prej tyre faji i gjyqtareve’ tha Krasniqi në ATV

    Emisioni i plotë në linkun e më poshtëm.

  • Kërkohet subvencionim për blerjen e veturave elektrike

    Kërkohet subvencionim për blerjen e veturave elektrike

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Viteve të fundit, është shpeshtuar përdorimi i veturave elektrike.

    Megjithatë, numri i tyre dukshëm vazhdon të jetë më i ulët, krahasuar me ato që funksionojnë përmes derivateve.

    Sipas të dhënave të Doganës, nga viti 2022 deri më tani janë importuar 1 mijë e 19 vetura elektrike.

    E derisa veturat konsiderohen si ndotësit kryesor të ajrit, përdorimi në shkallë më të lartë i veturave elektrike, vlerësohet se do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes.

    Aktualisht në Kosovë çfarëdolloj veture që importohet, qytetarët duhet të paguajnë doganë prej 10% të vlerës së saj, si dhe TVSH-në prej 18% e vlerës së produktit e në shumicën e rasteve edhe akciza duke mos harruar edhe taksat e regjistrimit.

    Mirëpo, që të ketë më shumë blerje të veturave elektrike, sipas kryetarit të Odës Ekonomike, ekzekutivi duhet të stimulojë qytetarët me ndonjë formë subvencioni.

    “duhet të largojë doganën dhe tvsh-në apo tvsh-në nga 18% ta bëjë 8%, në mënyrë që ti shtyej qytetarët të blejnë këto lloje të veturave. Ndërkohë nëse mendohet të largohet vetëm taksa e regjistrimit ajo nuk është asgjë, nuk ka ndonjë ndikim te qytetarët”, tha Lulzim Rafuna, OEK

    Ndërkohë nga qeveria i kanë treguar disa lehtësime që i kanë menduar ti bëjnë për ata që do kenë këto lloj veturash.

    “Po synojmë t’i liberalizojmë politikat drejt veturave elektrike dhe hibride, po synojmë që të kemi sistem të organizuar mirë të mbushësve që kryesisht do të jenë edhe me solar qoftë…”, tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

    Sipas Strategjisë për Energjinë, vlerësohet se deri në vitin 2031 numri i këtyre në Kosovë do të mbërrijë rreth 15 mijë.

    Ndërkohë shteti fqinj, Shqipëria ka kohë që për veturat elektrike ka larguar pagesën e TVSH-së.

  • Në raportin vjetor të KE-së, Kosova shënoi regres në arsim

    Në raportin vjetor të KE-së, Kosova shënoi regres në arsim

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Pak para se të vinte në pushtet, premtimet ishin me bollëk për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

    Lëvizja Vetëvendosje premtoi se, për një vit qeverisje, do të trajnohen 5 mijë mësimdhënës dhe do të licencohen 9 mijë të tjerë në bazë të vlerësimit të performancës. Por, as pas këtyre viteve, vlerësim formal të mësimdhënësve nuk pati, e as përmirësim në cilësinë e arsimit, për çka u kritikua edhe në raportin e progresit nga BE-ja.

    Dukagjin Pupovci, ish-ministri i Arsimit, thotë se kjo nuk u bë e mundur për shkak të numrit të vogël të inspektorëve.

    “Për numrin janë 21 prej 23 inspektorë, pse nuk po rekrutohen sepse po dështojnë konkurset një nga një për arsye administrative. Cilësia e arsimit është çështje më komplekse se kaq; duhet të bëhet përpjekje për përmirësim të mësimdhënies,” tha Pupovci.

    Për njohësin e arsimit, Egzon Gashi, inspektorët e arsimit nuk janë kompetentë për vlerësim të mësimdhënësve. Ai thotë se ata duhet të jenë auditorë të procesit.

    “Vlerësimi duhet të bëhet nga nxënësit, nga drejtori, ministria i ka inspektorët që bëjnë vlerësimin e mësimdhënësve. Për mendimin tim nuk është mekanizmi më i duhuri; janë larg procesit të edukimit çdo ditë në shkollë dhe nuk kanë kompetencë për t’i vlerësuar. Ajo duhet t’i kalojë drejtorit dhe ata duhet të jenë auditorë të procesit për të parë nëse po bëhet vlerësimi,” tha Gashi.

    Në raport u tha se Kosova nuk pati progres as në përfshirjen e fëmijëve nga komunitetet ashkali, rom dhe egjiptas në shkollim, për çka rekomanduan Ministrinë që të koordinohet me DKAtë për përfshirjen e tyre në shkolla.

  • Plagosja e vëllait nga vëllai me pushkë gjuetie në Suharekë

    Plagosja e vëllait nga vëllai me pushkë gjuetie në Suharekë

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Një 10-vjeçar është plagosur të shtunën nga vëllai i tij, po ashtu i mitur, në Suharekë. Plumbat drejt viktimës ishin shkrepur me pushkë gjuetie.

    Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

    “Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, thuhet në njoftimin nga QKUK.
    Lidhur me rastin Policia e Kosovës në raport tha se rasti kishte ndodhur aksidentalisht.

    “Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Pas ngjarjes është informuar e konsultuar edhe prokurori, dhe, sipas policisë hetimet po vazhdojnë.

  • Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat bien

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, temperaturat bien

    Moti gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 17 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

    Njoftimi i IHMK-së:

    E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

    E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

    E mërkurë. Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.

    E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

    E premte. Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

  • Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë

    Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e pozicionit të diasporës shqiptare, me fokus të veçantë tek arsimi dhe edukimi.

    Ministrja thotë se “nga marrja e mandatit, është ofruar mbështetje në shumë forma, duke nisur nga: -Hartimi i teksteve të gjuhës për mësimin e shqipes në Diasporë, krijimi i platformave për bashkëpunimin e hulumtuesve shqiptarë gjithandej, nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri etj. -Kemi hartuar dhe vënë në përdorim tekstet e Niveleve I dhe II për Diasporën, ndërkohë që Niveli III është në përpunim e sipër. -Me mësues, përfaqësues të shoqatave, bizneseve e institucioneve, në takime të përzemërta ndamë përvojat e diskutuam për planet tona për të ardhmen, për gjuhën dhe kulturën shqipe, për identitetin tonë kombëtar”.

    Ajo shton se gjuha amtare është ndër tiparet më të theksuara të prejardhjes së përbashkët dhe kulturës kolektive të një populli.

    “Le ta mbrojmë Gjuhën Shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë”.

  • Gani Sejdiu kritikon klubet që mbrojtën Feronikelin 74: Gjema një klub në Evropë që del kundër gjyqtareve apo federatës, kjo s’është aspak serioze

    Gani Sejdiu kritikon klubet që mbrojtën Feronikelin 74: Gjema një klub në Evropë që del kundër gjyqtareve apo federatës, kjo s’është aspak serioze

    Gani Sejdiu trajneri i njohur i futbollit ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në televizionin ATV.

    Sejdiu i cili dikur ka qenë edhe trajner i klubit Feronikeli, e ka komentuar vendimin e klubit nga Drenasi për tërheqje nga garat e po ashtu edhe për anulimin e vendimit.

    Sejdiu ka pasur kritika për klubet të cilat kanë dalur me reagime publike në mbështetje të një vendimi aspak të mirë nga Feronikeli 74.

    LEXO PO ASHTU: Gani Sejdiu: Vendimi i Feronikelit 74 ishte i çuditshëm aspak serioz, mund të këtë pasoja

    ‘Gjema një klub në Evropë që del kundër gjyqtareve apo federatës, kjo s’është aspak serioze’ tha Sejdiu

    Përndryshe Fernikeli 74, anuloi vendimin e së enjtes të premten dhe do të vazhdojë garat në garat e organizuara nga FFK.

    Komplet emisioni më poshtë.

  • Gani Sejdiu: Vendimi i Feronikelit 74 ishte i çuditshëm aspak serioz, mund të këtë pasoja

    Gani Sejdiu: Vendimi i Feronikelit 74 ishte i çuditshëm aspak serioz, mund të këtë pasoja

    Gani Sejdiu trajneri i njohur i futbollit ka qenë i ftuar në emisionin ‘A PLAY’ në televizionin ATV.

    Sejdiu i cili dikur ka qenë edhe trajner i klubit Feronikeli, e ka komentuar vendimin e klubit nga Drenasi për tërheqje nga garat e po ashtu edhe për anulimin e vendimit.

    ‘Kushdo që i merr këto vendime, këto kanë pasoja. Duhet me u largu nga kjo retorik duhet me u largu nga ky mentalitet. Sepse njerëzit marrin vendime ta gabueshme dhe gutshme zakonisht në ato momente kur nuk janë mirë.  Vendimi si ai enjtes ishte vendim esktrem dhe mund të këtë pasoja’ tha Sejdiu.

    Për më shumë ndiqeni komplet intervistën në linkun e më poshtëm.