ATV

Author: ATVLive

  • Kusari thotë se i kanë votat për ta miratuar projektbuxhetin

    Kusari thotë se i kanë votat për ta miratuar projektbuxhetin

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, pas mbledhjes së kryesisë tha se “nuk është asgjë e re” që opozita, LDK dhe AAK, nuk do ta votojnë projektbuxhetin për vitin 2025.

    Ajo tha se i kanë votat për ta miratuar projektbuxhetin.

    “Në fakt nëse e shikoni paternin e partive të opozitës në asnjë nga të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë, dhe ky është i katërti me radhë, opozita nuk ka marrë pjesë. Ne e kemi shumicën parlamentare siç e keni parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera, ndërsa për opozitën s’kam çka të them, kanë përcaktuar dhe vendosur në një rrugë tjetër. Është çështje e vendimmarrjes së tyre”, tha ajo.

    Ajo tha se gjatë përgatitjes së qarkores dhe dy dëgjimeve të qarkoreve janë marrë parasysh sugjerimet dhe projektet./EO

  • As AAK nuk e voton projektbuxhetin për vitin 2025

    As AAK nuk e voton projektbuxhetin për vitin 2025

    Sot një javë në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë, ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2025.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, tha se e kanë pranuar buxhetin.

    “Është buxhet që ia ka varros shpresën 80 mijë njerëzve që punojnë në shtetin e Kosovës për një pagë të dinjitetshme. Është buxhet që ska asnjë projekt kapital të rëndësishëm. Është një buxhet që nga ne do të kundërshtohet nga ne fuqishëm dhe është buxhet që do të rishikohet në mars të vitit të ardhshëm”, tha Tahiri.

    Ai shtoi se pas 9 shkurtit do të ketë qeveri tjetër.

    Tahiri tha se nuk ka mundësi që “as të përmirësohet më” projektbuxheti dhe se nuk do ta votojnë si të tillë.

    “Pra ne nuk e votojmë këtë buxhet, se e shohim këtë buxhet si një instrument që është letërnjoftimi kësaj qeverie. Letënjoftimi i kësaj qeverie është që i kanë majt pezull për katër vjet fillimisht me ligjin e pagave, pastaj me koeficientin dhe në fund s’ka ndodhur asgjë”, ka thënë ai.

  • ​Seanca për buxhetin e vitit 2025 më 11 nëntor

    ​Seanca për buxhetin e vitit 2025 më 11 nëntor

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare më 11 nëntor, ku do të trajtohet Projektligji për buxhetin për vitin 2025.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se ky projektligj ka mangësi të mëdha, andaj nuk do të votojnë të njëjtin.

    Kritika ndaj buxhetit 2025, adresoi edhe shefi i deputeteve të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se ky projekt-buxhet sjell regres Kosovës.

    Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se presim që në këtë seancë të miratojnë në parim buxhetin.

  • Stano: Themelimi i Asociacionit obligim i paplotësuar i Kosovës

    Stano: Themelimi i Asociacionit obligim i paplotësuar i Kosovës

    Bashkimi Evropian ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës së fundmi ka refuzuar ta themelojë Asociacionin mbi një draft Evropian duke e quajtur e quajtur një dokument pa nënshkrim. Zëdhënësi i BE-se, Peter Stano, në një përgjigje tha se Asociacioni është obligim për Kosovën.

    “BE-ja dëshiron të kujtojë se themelimi i ASM-së është obligim i paplotësuar i Kosovës që rrjedh nga Marrëveshja e Dialogut e vitit 2013, e vetmja Marrëveshje e Dialogut e ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës me shumicë prej dy të tretash. Prandaj është obligim i qartë ligjor për Kosovën sipas ligjit ndërkombëtar. Fatkeqësisht, Kosova që nga viti 2013 nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt themelimit të saj dhe rrjedhimisht drejt mbrojtjes së shtuar të të drejtave të njerëzve që u përkasin komuniteteve joshumicë.

    Stano ka rikujtuar se sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, Statuti për themelimin e ASM-së duhet të hartohet dhe të diskutohet në Dialog. Kjo, sipas tij, do të thotë se çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe ndërmjetësuesin e BE-së dhe të jetë në përputhje me marrëveshjet e 2013 dhe 2015.

    “Në tetor 2023, në përpjekje për të çuar përpara procesin e normalizimit, BE-ja – e mbështetur nga shtetet anëtare dhe partnerët e saj si SHBA-ja – prezantoi një projekt-statut evropian për krijimin e ASM-së bazuar në modelet dhe praktikat më të mira evropiane, gjithashtu. si kornizë ligjore e Kosovës, të cilën të dyja palët e kanë pranuar në parim. Në konkluzionet e tij të dhjetorit 2023, Këshilli Evropian përshëndeti “gatishmërinë e Serbisë dhe Kosovës për të pranuar draft-statutin e paraqitur palëve nga Lehtësuesi i BE-së”. Ky është një njohje formale e dokumentit nga të 27 Shtetet Anëtare të BE-së”, tha Stano.

    BE-ja i ka bërër thirrje Kosovës që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Draft Statutin e BE-së pa vonesa të mëtejshme.

    “BE-ja dëshiron gjithashtu të rikujtojë se Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit është e vlefshme dhe ligjërisht e detyrueshme në tërësinë e saj si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Serbia pritet të përmbushë obligimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, paralelisht me Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit bazuar në Draft Statutin Evropian, në përputhje me planin e zbatimit të propozuar nga Lehtësuesi i BE-së”, tha Stano.

    Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, në një përgjigje për RTV21 ka thënë se draft-statuti evropian është një dokument pa nënshkrim si shumë propozime të tjera.

    “Rikujtojmë se draft statuti i BE-së nuk e ka nënshkrimin as të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell e as të emisarit të tij, Lajçak, aq më pak të Kryeministri Kurti. Statusi i draft statutit është ai i një non-paper, njëri ndër disa propozimet që janë bërë në vitet e kaluara”, tha Kryeziu.

  • Gashi: Nuk e votojmë buxhetin, ka shkelje ligjore

    Gashi: Nuk e votojmë buxhetin, ka shkelje ligjore

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhje së Kyresisë së Kuvendit tha se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2025.

    Gashi tha se Qeveria Kurti ka bërë shkelje ligjore.

    ”Nuk e votojmë buxhetin. Do t’i japim vërejtjet tona. Ky buxhet i ka dy problem e para katë bëjë me ndërhyrja e buxhetit të shtetit në ligjin për pagat e sektorit publik të ndryshohet në ligj bazik I cili është për pagat në sektorin publik. Dhe e dyta që tentojnë në ligjin për pronën e paluajtshme.

    Të dyja janë shkelje ligjore dhe i ka aprovu gabim dhe po mundohet me I ndryshu me një ligj të përkohshëm dhe është ndërhyrje skandaloze”, tha Gashi.

  • Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë

    Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë

    Që nga ky muaj vendimit të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve, i janë bërë disa ndryshime në procedurat e aplikimit për shtesa për fëmijë

    Kështu ka bërë të ditur platforma E-Kosova përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.

    Sipas njoftimit është bërë e ditur se afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji.

    Po ashtu është bërë e ditur se aplikimi për shtesa për fëmijë duhet të realizohet në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës.

    Nëse nuk aplikoni brenda këtij afati, fillimisht duhet të kaloni në proces të verifikimit dhe aplikimi mund të realizohet vetëm pasi të përfundojë me sukses procesi verifikimit.

  • IKSHPK-ja apelon për kujdes për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike, shkak COVID-19 dhe gripi sezonal

    IKSHPK-ja apelon për kujdes për personat mbi 65 vjeç dhe me sëmundje kronike, shkak COVID-19 dhe gripi sezonal

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar sot për kujdes të shtuar për personat me sëmundje kronike.

    Ky apel iu referohet sidomos atyre mbi moshën 65 vjeç, duke paralajmëruar se kjo kategori është më e rrezikuar nga komplikimet e mundshme të COVID-19 dhe gripit sezonal, raporton Ekionomia Online.

    IKSHPK-ja ka bërë thirrje për ndjekjen e masave të thjeshta mbrojtëse për të parandaluar sëmundjet respiratore dhe për të ruajtur shëndetin e individëve të cenueshëm.

    Masat e rekomanduara nga Instituti :

    -Vaksinohuni sapo të keni mundësi.

    -Qëndroni në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë.

    -Mbani maskë në vendet e mbushura me njerëz.

    -Lani duart shpesh.

    -Ajrosni ambientet e mbyllura.

  • Pamje të pazakonta: Bora mbulon shkretëtirën e Arabisë Saudite

    Pamje të pazakonta: Bora mbulon shkretëtirën e Arabisë Saudite

    Disa pjesë të Arabisë Saudite janë goditur nga moti i ftohtë, shirat e dendur dhe breshri që është përcjellur me borë të bardhë në male.

    Sipas agjencisë Saudite të Shtypit, që nga e mërkura e kaluar, reshje të dendura të shoqëruara me sasi të mëdha breshëri kanë përfshirë pjesë të rajonit Al-Jawf të Mbretërisë.

    Ndërsa vetëm ditën e djeshme, reshjet e borës mbuluan zonat malore, duke krijuar një skenë mahnitëse dimërore.

    Sipas Departamentit të Motit të Arabisë Saudite, ka mundësi për stuhi në shumicën e zonave të Al-Jawf në ditët në vijim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Departamenti parashikoi shi të mëtejshëm të dendur dhe breshër, të cilat mund të zvogëlojnë dukshmërinë dhe mund të shoqërohen nga erëra të forta.

    Ndryshe, Arabia Saudite nuk është e vetmja që po përjeton këto kushte të motit.

    Më 14 tetor, Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe (NCM) lëshoi ​​një alarm për reshje, stuhi dhe breshër të mundshëm në disa zona.

  • Raporti i Progresit: Osmani vëmendje të lartë politike për barazinë gjinore

    Raporti i Progresit: Osmani vëmendje të lartë politike për barazinë gjinore

    Raporti i Progresit 2024 veçon përpjekjet e pandalshme të Presidentes Vjosa Osmani në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS).

    Kështu ka thënë Presidenca e Kosovës në një njoftim për media, e ku tutje thuhet se në raport është theksuar se vëmendja e lartë politike nga ana e Presidentes për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe viktimave të dhunës seksuale e njëkohësisht organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili kishte mbledhur mbi 1 mijë pjesëmarrës nga mbi 40 vende të botës.

    “Departamenti Amerikan i Shtetit ka zgjedhur Kosovën, përkatësisht Presidencën e Republikës së Kosovës si vendin e vetëm në Evropë, e ndër tri vendet e vetme në botë, për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë!”, thuhet në shkrimit e Presidencës në faqen zyrtare në Facebook.

  • Ministria e Drejtësisë njofton uljen e tarifave të shërbimeve noteriale e të përmbaruesve privatë

    Ministria e Drejtësisë njofton uljen e tarifave të shërbimeve noteriale e të përmbaruesve privatë

    Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se gjatë tri viteve të fundit ka krijuar lehtësira për qytetarë dhe biznese, duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore.

    MD-ja ka theksuar uljen për 40 % të tarifave të përmbaruesve privatë, uljen për 25 % të tarifave të shërbimeve noteriale dhe heqjen nga përmbarimi të disa pagesave për kategori të caktuara.

    “Këto ndryshime bëhen për të siguruar që drejtësia të jetë më e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.