ATV

Plagosja e vëllait nga vëllai me pushkë gjuetie në Suharekë

Written by

in

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Një 10-vjeçar është plagosur të shtunën nga vëllai i tij, po ashtu i mitur, në Suharekë. Plumbat drejt viktimës ishin shkrepur me pushkë gjuetie.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

“Një 10-vjeçar është trajtuar mbrëmë në Qendrën Emergjente, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, kardiovaskulare , ortopedisë dhe kardioplastike, është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit. Gjendja e tij është stabile”, thuhet në njoftimin nga QKUK.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës në raport tha se rasti kishte ndodhur aksidentalisht.

“Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas ngjarjes është informuar e konsultuar edhe prokurori, dhe, sipas policisë hetimet po vazhdojnë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *