ATV

Author: ATVLive

  • ​Bujqit në hall me normat e larta për kredi nga institucionet mikrofinanciare

    ​Bujqit në hall me normat e larta për kredi nga institucionet mikrofinanciare

    Institucionet mikrofinanciare po tregohen mjaft “dorë shtrënguar” në raport me fermerët të cilët në të shumtën e rasteve kanë vështirësi për qasje në financa për mungesë të garancive që kërkojnë bankat komerciale.

    Me gjithë këto kushte të vështira dhe norma të larta deri 19.2 për qind ose tre fish më të larta se kamatat në bankat komerciale, fermerët dhe të tjerët nuk u ndalën në marrjen kredive. Nga janari deri në shtator, institucionet mikrofinanciare dhe financiare jo bankare kanë pasur fitim të pastër 15 milionë e 200 mijë euro.

    Fermeri Xhemë Krasniqi i cili merret me bujqësi tash e shumë vite, rrëfen për KosovaPress sfidat që po hasin për të ‘mbijetuar’ në këtë sektor. Madje, për të mos hequr dorë nga kjo veprimtari, ai thotë se pak kohë më parë janë detyruar të marrin kredi në një institucion mikrofinanciar për të mbuluar shpenzimet karshi nevojave të tregut.

    Ai derisa tregon se kanë marrë kredi 15 mijë euro, thotë se janë të detyruar të kthejnë rreth 6 mijë euro më shumë.

    “Ne merremi me blegtori, e dorëzojmë qumështin tek një qumështore. Kredi kemi në FINCA, 15 mijë euro i kemi marrë aty, diku për 5 vjet do t’i kthejmë rreth 6 mijë euro më tepër. Ato i kemi marrë para pak kohe, na duhen për të mbjellë grurin, na duhen për naftë, farë, për të gjitha, dhe i kemi shtuar edhe dy krerë lopë”, thotë Krasniqi.

    Më tej Krasniqi thotë se kamatat për bujqit janë shumë të larta, derisa ka kërkuar edhe ndihmën e shtetit në këtë drejtim.

    “Me ja dalë po mundemi, por për kamatat janë shumë të larta për bujqit, por, çfarë të bëjmë…Me mujt shteti të na ndihmojë është shumë mirë për neve, sa jemi duke punuar aktualisht, mund të punojmë edhe njëherë kaq më shumë…Mundemi edhe ta lëmë, sepse kamatat e larta, shteti edhe po na vonon subvencionet, por, po e provojmë njëherë kështu”, thotë Krasniqi.

    KosovaPress ka verifikuar edhe në njërën prej institucioneve mikrofinanciare për normat e kredive. Të njëjtit thonë se maksimumi i kredisë për bujqësi është deri në 25 mijë euro, duke theksuar se kohëzgjatja e kthimit është për 60 muaj apo 5 vjet, me këst 580 euro.

    Në anën tjetër, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmet Ismaili thotë se normat e kredive për bankat dhe jo bankat, në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit.

    “Normat e kredive për bankat dhe jo bankat pak a shumë e kanë ndjekur trendin paraprak. Në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit. Pra, nëse e shikon në rajon ka banka që kanë kamata më të larta se Kosova, ka që kanë më të ulëta, por megjithatë mesatarja e Kosovës është ende mbi mesataren e rajonit. Ka pasur një përmirësim nga 6.6 për qind në 6.3 për qind, të dhënat e fundit janë diku rreth 6.17 për qind. Pra, norma e interesit në kredi bankare ka filluar duke rënë, por ende ne mendojmë që ka hapësirë për konkurrencë, ende ka hapësirë për përmirësim, dhe ende mendojmë që ekziston, ka shumë parametra që tregojnë që norma e interesit në kredi mundet, dhe ne presim që të zbret më tutje…Në sektorin bankar publikimi i fundit është rreth 6.17 për qind në kredi në banka, kurse, ndërmjet 17 për qind në jo banka nga 20 e diçka për qind që ka qenë viteve paraprake”, thotë Ismaili.

    Ndërsa, Kujtim Sahitaj, udhëheqës i marketingut, departamenti i marketingut në Kreditimin Rural të Kosovës (KRK), duke folur për kërkesat, thekson se kryesisht dominojnë klientët në bujqësi. Ai ka shtuar se si institucion mikrofinanciar i mbështesin bujqit në këtë drejtim për qasje në financa.

    “Ne jemi institucion mikrofinanciar, kryesisht japim kredi për bujq, biznese, konsum, renovim e me radhë… Kemi klientë të dy aktiviteteve, por, kryesisht dominojnë klientët në bujqësi…Ne edhe si institucion i mbështesim shumë bujqit, kështu edhe procedurat nuk janë shumë të vështira për të marrë një kredi, normal duhet me pas aktivitete që kryen me bujqësi, pastaj janë procedurat tjera që kur ofrohesh në institucion merr detaje më të sofistikuara lidhur me kredinë e bujqësisë”, thotë Sahitaj.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna kërkon nga institucionet mikrofinanciare që t’i zbresin normat e interesit.

    “Mikrofinancat e kanë si produkt ofrimin e kredive, sidomos tek bujqësia, për arsyeje se i kanë procedurat shumë më të thjeshta dhe marrin rriskun më të madh për vete. Kërkesa jonë është që të shihet mundësia që të ulen këto interesa, por për t’u ulur këto interesa duhet ulur me gjitha institucionet mirkofinanciare dhe të shihet se cilat janë kërkesat e tyre dhe çka duhet të plotësojmë tek kërkesat e tyre që ato të kenë rrisukun më të vogël. Duke ja ulur rriskun si institucione publike, institucioneve mikrofinanciare, padyshim që edhe ato ndikojnë në uljen e normës së interesit të kredive”, thotë Rafuna.

    Këto institucione mikrofinanciare ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale. /kp

  • ​Përleshje e madhe mes tifozëve pas ndeshjes Ajax-Maccabi

    ​Përleshje e madhe mes tifozëve pas ndeshjes Ajax-Maccabi

    Tifozët izraelitë të futbollit u rrahën dhe u plagosën në përleshjet e dhunshme në Amsterdam gjatë natës së kaluar, të cilat qeveria holandeze i dënoi të premten si “sulme antisemite ndaj qytetarëve izraelitë”.

    Policia holandeze tha se kishte nisur një hetim të madh për incidente të shumta të dhunshme pas ndeshjes së Ligës së Evropës të enjten në mbrëmje mes Maccabi Tel Aviv të Izraelit dhe skuadrës holandeze Ajax. Policia tha se deri më tani “pesë persona janë dërguar në spital dhe 62 persona janë arrestuar”.

    Qindra tifozë të Maccabi “u zunë në pritë dhe u sulmuan në Amsterdam”, tha ambasada izraelite. Të paktën 10 qytetarë izraelitë u plagosën, sipas ministrisë së jashtme të Izraelit.

    Videoja e mediave sociale e shpërndarë nga ambasada izraelite tregoi atë që ajo tha se ishte dhunë ndaj tifozëve të Maccabit. Një video tregon një burrë duke u goditur me shkelma ndërsa ai shtrihet në tokë, ndërsa një video tjetër tregon një burrë që goditet nga një burrë duke bërtitur “Palestine e lirë”.

    Tensionet ishin rritur përpara ndeshjes të së enjtes mbrëma me video të shumta të mediave sociale që tregonin tifozët e Maccabit duke brohoritur sharje anti-arabe, duke lavdëruar sulmet ushtarake izraelite në Gaza dhe duke bërtiture sharë kundër arabëve”, raporton “CNN”

    Policia e Amsterdamit tha se rriti praninë e tyre në qendër të qytetit të mërkurën mbrëma, duke përmendur “tensione” në disa zona, një ditë përpara ndeshjes.

  • ​Protesta e opozitës para bashkisë, qëllojnë me sapun ndërtesën

    ​Protesta e opozitës para bashkisë, qëllojnë me sapun ndërtesën

    Opozita në Shqipëri ka ndryshuar skemë këtë të premte në protestën para bashkisë së Tiranës.

    Kësaj radhe ata janë furnizuar me sapun për të goditur godinën, ndryshe nga herët e tjera ku është qëlluar me molotov dhe vezë./TCh/

  • Shoqëria civile kritikon partitë: Përfaqësimi i grave në proceset zgjedhore i ulët

    Shoqëria civile kritikon partitë: Përfaqësimi i grave në proceset zgjedhore i ulët

    Demokracia për Zhvillim (D4D) ka mbajtur të premten konferencën me temën “Gratë në proceset zgjedhore: Sigurimi i një demokracie gjithëpërfshirëse”, raporton EO.

    Në këtë proces u tha së përfaqësimi i grave në proceset zgjedhore është i ulët, duke shtuar se partitë politike nuk kanë bërë mjaftueshëm për përfaqsim gjinore në proceset zgjedhore.

    Rezarta Delibashzade Krasniqi, Drejtore Ekzekutive në D4D, ka thënë se kjo konferencë është një vazhdimësi e natyrshme e përkushtimit të D4D-së për përmirësimin e proceseve zgjedhore dhe është një kujtesë për subjektet politike për zotimet e tyre ndër vite për përfaqësim gjinor.

    “Qe nga viti 2011 D4D ka qenë një nga aktorët më të zëshëm për reforma zgjedhore, duke kontribuar vazhdimisht për transparencë dhe gjithë përfshirje në proceset zgjedhore të vendit tonë. Një moment i veçantë në këtë rrugëtim ka qenë viti 2015, kur D4D ndërmjetësoi nënshkrimin e deklaratës për rritjen e përfshirjes së grave në zgjedhje, duke bashkuar subjektet politike në këtë zotim të përbashkët. Në vijim të këtij angazhimi, në vitin 2016, kemi publikuar doracakun për pjesëmarrjen e grave në proceset zgjedhore, duke ofruar udhëzime konkrete për të ndihmuar subjektet politike që ta zbatojnë këtë zotim”, tha Delibashzade Krasniqi.

    “Duke e kuptuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për një proces zgjedhor të drejtë dhe të qetë, në vitin 2020, D4D ka iniciuar dhe mbështetur nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes institucioneve kyçe, përfshirë Policinë, KQZ-në dhe Prokurorinë, me qëllim të sigurisë dhe mirëmbajtjes së standardeve të larta gjatë ditës së zgjedhjeve. Po ashtu, në vitin 2021, D4D ndihmoi nënshkrimin e deklaratës për mirësjellje në rrjetet sociale nga subjektet politike dhe mediat, duke e konsideruar sjelljen etike në media si pjesë të rëndësishme të një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Konferenca e sotme është një vazhdimësi e natyrshme e përkushtimit të D4D-së për përmirësimin e proceseve zgjedhore dhe është një kujtesë për subjektet politike për zotimet e tyre ndër vite”, ka thënë ajo.

    Prezantimi i të dhënave për pjesëmarrjen e grave në Trupa Menaxhuese Zgjedhore për vitin 2021 dhe 2024 u bë nga Nexhmedin Hyseni, Drejtor i Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme në KQZ, i cili tha se në këto proces përqindja e grave ishte rreth 30 për qind.

    “KQZ ka vëtëm një obligim që duhet të përpiqet që të garantoj përfaqësim të drejt nëpër të gjitha Komisionet Komunale të Zgjedhjeve po ashtu edhe në Këshillat e vend votimeve me numër të dallueshme të popullatës brenda nië komune përfshirë edhe pjesëmarrjen gjinore. Nuk e ka detyrim ligjor, por duhet të përpiqet. Në raportin përfundimtar të BE-së për zgjedhjet e 14 shkurtit të viti 2021 është theksuar se nuk ka kuota gjinore në përbërjen e Komisioneve Zgjedhore ashtu si në praktikat e kaluara KQZ nuk publikoj asnjë informatë mbi përbërjen e KQZ-së, komisionet Komunale të Zgjedhjeve edhe në Këshillat e vend votimeve, të bërë nga vëzhguesit e tyre. Edhe vëzhguesit vendor raportuan se gratë përbënin rreth 30 për qind të anëtareve të Këshillave të Vendvotimeve me përqindje më të ulëtë si kryetare apo kryesuese në këto Këshilla. 18 për qind e vend votimeve të vëzhguara. Në raportin përfundimtar të BE-së nga vëzhgimi i zgjedhjeve lokale të datës 17 dhe 14 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në të njëjtin vit, vetëm 18 për qind të vende votimeve të vizituara nga vëzhguesit e BE-së gjatë dy raundeve kishin nga një grua si kryetare të KVV-ve. Gratë si anëtare të KKV u vërejtën vetëm në 31 për qind të vendvotimeve të vizituara gjatë rundit të parë dhe vetëm 25 për qind të vendvotimeve gjatë raundit të dytë. Mbi 20 për qind e KVV-ve të vëzhguara në të dy rundet nuk kishin asnjë grua në mesin e anëtarëve të tyre”, ka thënë ai.

    Luljeta Demolli, Qendra Kosovare per studime gjinore (QKSGJ), ka thënë se në ligjin për zgjedhjet nuk ka mjaftueshëm perspektiven e ligjit për barazi gjinore.

    “Ligji për zgjedhje nuk e ka mjaftueshme perspektiven e ligjit për barazi gjinore dhe mënyra si ka shkuar ligji nuk e ka as perspektiven e shoqërisë civile. Partitë politike e kanë si prioritet çështjen e zgjedhjeve, si prioritet i tyre edhe çështjen e ligjit për zgjedhjeve dhe mënyra qysh e adresojnë në një vlerë më të ulët demokratike në Kosovë. Janë partitë politike themelueset e legjislacionit, por sa i përket çështjeve të barazisë gjinore do të thoja që e mbajnë më poshtë dhe nuk janë të interesuar ti dërgojnë çështjet përpara. E kanë atë diskursin qe mjafton aty ku jemi edhe e kemi parë që nuk ka reflektuar as në ligjin për zgjedhje harmonizimi me ligjin për barazi gjinore. Kjo na ka bërë të kuptojmë që nuk janë ende të gatshme lidert e e partive politike edhe partitë politike që ti dërgojnë çështjet përpara”, ka

    Ismet Kryeziu, Demokracia ne Veprim (DnV), ka thënë se partitë politike nuk kanë bërë mjaftueshëm për të u angazhuar për të pasur përfaqësim gjinore në proceset zgjedhore, dukë përfshirë edhe trupat menaxhuese të zgjedhjeve.

    “Barazia gjinore në proceset zgjedhore është vlerë që i ndihmon një demokracie të shëndetshme. Nuk kisha me thënë që partitë politike kanë dështuar në këtë proces, por që partitë politike nuk kanë bërë mjaftueshëm për të u angazhuar për të pasur përfaqësim gjinore në proceset zgjedhore, përfshirë trupat menaxhuese të zgjedhjeve. Nga përqindje që i pamë kemi një nivel që nuk kalon 30 për qind. Partitë politike kanë rol edhe angazhimi i tyre nuk ka kaluar përtej slloganeve për një ndryshim real në praktikë”, ka thënë ai.

  • ​Tifozët e Romës të tërbuar me lojtarët

    ​Tifozët e Romës të tërbuar me lojtarët

    Tifozët e Romës e mbështetën skuadrën gjatë një ndeshjes së Europa League kundër Union Saint-Gilloise, por i larguan lojtarët pas barazimit 1-1.

    Roma e Ivan Juric është ende në krizë dhe lojtarët u detyruan të përballen sërish me zemërimin e tifozëve pas një tjetër barazimi zhgënjyes të Europa League të enjten.

    Rreth 1,200 mbështetës të Romës udhëtuan për në Bruksel për ndeshjen evropiane të mesjavës. “Il Romanista” raporton se skuadrës nuk i ka munguar mbështetja gjatë 90 minutave.

    Megjithatë, një tjetër rezultat zhgënjyes në fushë mërziti tifozët udhëtues, të cilët ‘fishkëllyen dhe ofenduan’ skuadrën kur lojtarët u futën nën sektorin e mysafirëve për t’i përshëndetur ata.

    Tifozët i sugjeruan ekipit të largohej nga fusha, kështu që lojtarët u kthyen shpejt brenda tunelit.

  • Banka Botërore shpall paketën e mbështetjes prej 750 milionë dollarësh për Ukrainën

    Banka Botërore shpall paketën e mbështetjes prej 750 milionë dollarësh për Ukrainën

    Banka Botërore ka njoftuar një paketë të re mbështetjeje për Ukrainën në shumën 750 milionë dollarë.

    Sipas Ukrinform, këtë e ka thënë kryeministri Denys Shmyhal në Telegram.

    Shmyhal shpjegoi se fondet do të sigurohen në kuadër të projektit Mbështetja e Rindërtimit përmes Qeverisjes së zgjuar Fiskale (SURGE), që synon të mbështesë reformat institucionale të nevojshme për pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Një pjesë e këtij financimi do të vijë nga fondi ADVANCE Ukraine, i mbështetur nga qeveria japoneze.

    Zbatimi i këtij programi do të forcojë funksionimin e institucioneve shtetërore gjatë kohës së luftës dhe do të sigurojë ofrimin e plotë të shërbimeve publike thelbësore për qytetarët, theksoi kryeministri.

    Reformat në kuadër të projektit SURGE janë të fokusuara në përmirësimin e efikasitetit të menaxhimit të investimeve publike dhe financave shtetërore. Shmyhal theksoi se nëse është e nevojshme, financimi mund të rritet.

    Ai shprehu mirënjohjen për udhëheqjen e Bankës Botërore dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre vendimtare për Ukrainën në mes të luftës në shkallë të plotë të nisur nga Rusia.

    Siç është raportuar më parë nga Ukrinform, më 4 nëntor, Shmyhal njoftoi se Ukraina kishte nënshkruar marrëveshje me Bankën Botërore me vlerë rreth 600 milionë dollarë në kuadrin e një programi të ri Sipërmarrje elastike, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme (RISE)./Ukrinform

  • ​Hoti: Qeveria e ardhshme ta kthejë fokusin tek Marrëveshja e Washingtonit

    ​Hoti: Qeveria e ardhshme ta kthejë fokusin tek Marrëveshja e Washingtonit

    Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdulla Hoti ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të kthejë fokusin tek Marrëveshja e Washingtonit.

    Hoti tha se beson shumë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i projekteve të parapara në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020.

    “Nisja e projekteve të mëdha infrastrukturore është interes strategjik i Kosovës. Qeveria e re duhet menjëherë të nis përgatitjen e planeve zbatuese dhe të sigurojë financimin bazë, për të hyrë më tutje në negociata me partnerët strategjik të Kosovës për zbatim dhe financim të plotë të projekteve”, tha Hoti.

    Sipas tij, pas krizës energjetike, projekti i gazit ka marrë dimensione të sigurisë kombëtare.

    “Në anën tjetër, hekurudhora për Durrës e bën Prishtinën nyje të dy porteve detare, të Selanikut dhe Durrësit, dhe portë hyrëse infrastrukturore për më tutje në Ballkan dhe Evropën Qendrore. Katër vite kanë humbur. Qindra miliona euro investime nuk kanë ndodhur e mijëra vende pune nuk janë krijuar. Kjo duhet të ndryshojë. Projektet infrastrukturore të Marrëveshjes së Uashingtonit i tejkalojnë dimensionet ekonomike – ato janë çështje e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërisë ekonomike afatgjate të Republikës së Kosovës”, tha Hoti.

  • ​Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 26 të pandehurve për ryshfet

    ​Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 26 të pandehurve për ryshfet

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

    Sipas një njoftimi të prokurorisë, të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit”.

  • Voziti me fëmijë në prehër, gjobitet dhe i merret patentë shoferi

    Voziti me fëmijë në prehër, gjobitet dhe i merret patentë shoferi

    Policia e Kosovës e ka gjobitur me 400 euro dhe ia ka marrë patentë shoferin për gjashtë muaj një vozitësi në Mitrovicë i cili drejtonte veturën duke mbajtur fëmijën në prehër.

    Gjithashtu, shoferi është dënuar edhe me pesë pikë negative.

    Njoftimi i plotë:

    Policia në Mitrovicë gjobitë kundërvajtësin që drejtonte mjetin me fëmijë në prehër

    Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

    Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për gjashtë (6)muaj.

  • Aktakuzë ndaj 26 policëve, dyshohen për marrje ryshfeti në pikën kufitare të Vërmicës

    Aktakuzë ndaj 26 policëve, dyshohen për marrje ryshfeti në pikën kufitare të Vërmicës

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë.

    Ata dyshohen për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

    Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuza janë: A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P.

    “Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: “Marrja e ryshfetit””, thuhet në njoftim.