ATV

Author: ATVLive

  • ​Aktakuzë për të dehurin që shkaktoi aksident me fatalitet

    ​Aktakuzë për të dehurin që shkaktoi aksident me fatalitet

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Q., i cili gjendet në paraburgim nga data 15.08.2024 deri me datë 15.11.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Sipas aktakuzës, me datë 15.08.2024 rreth orës 06:15min, në rrugën Suharekë – Prizren, saktësisht në vendin e quajtur “Ura e Topliqanit”, në Komunën e Suharekës, i pandehuri B.Q., duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes”, në kundërshtim me Ligjin Nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, drejton automjetin pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit, me sasi të alkoolit në ajër prej 0.68 promila, ashtu që në këtë gjendje të dehur sa ishte duke lëvizur përgjatë rrugës Suharekë – Prizren, me të kaluar vendin e quajtur “Ura e Topliqanit”, në kthesën e ashpër në të djathtë nuk e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe kalon në shiritin e kundërt të rrugës, dhe godet veturën tjetër të tipit “Audi 89” të cilën ishte duke e drejtuar tashmë i ndjeri A.Q., i cili mbetet i vdekur në vendin e ngjarjes, përderisa pasagjeri B.G., i cili ishte në veturën e të pandehurit pëson lëndime të rënda trupore, të përshkruara sikurse në akt ekspertimin mjeko – ligjor. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,.

    “Po ashtu, me datë 15.08.2024, rreth orës 08:00min, në Suharekë, saktësisht në objektin e emergjencës, pa autorizim posedon narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që pasi merr trajtimin mjekësor, shkon në tualetin e emergjencës, e hedh një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik, të cilën zyrtarët policor e gjejnë dhe e njëjta dëshmi më datë 15.08.2024 ekzaminohet përmes testit fushor “M.M.C. International B.V. Canabis Test” (i njohur ndërkomtarisht) dhe e njëjta rezulton pozitiv për prezencë të narkotikut, me peshë prej 1.13 gram me prezencë të canabisit – marihuana. Me këto veprime B.Q., , ka kryer veprën penale “posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 sipas KPRK-së. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu prokurori i çështjes, ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet në komunikatë.

  • ​KQZ: Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    ​KQZ: Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

    Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe, e cila përfundon më 26 dhjetor 2024, qytetarët me të drejtë vote mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

    Zgjedhjet e rregullta parlamentare mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

  • Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Lituani

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Lituani

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Lituani, në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më datë 18 nëntor 2024, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, kanë dalë në shitje.

    Ato mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

    https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

    Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

  • ​Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës

    ​Silvinjo publikon listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Çekisë dhe Ukrainës

    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Air Albania” ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

    Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.

    Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

    Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

    Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.

    Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

    Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

  • Fillon greva 24-orëshe e transportit publik lokal në të gjithë Italinë

    Fillon greva 24-orëshe e transportit publik lokal në të gjithë Italinë

    Transporti publik lokal në Itali do të preket rëndë nga një grevë 24-orëshe që filloi në orën 5:30 të së premtes në të gjithë Italinë, duke përfshirë shërbimet e autobusëve, tramvajit dhe metrosë.

    Vetëm 30% e personelit punon gjatë orëve të pikut, të cilat zakonisht përjashtohen nga greva të tilla, për herë të parë që nga viti 2005.

    Në përgjithësi, një sërë shërbimesh do të garantohen në kohë të ndryshme në qytete anembanë Italisë: në Milano, shërbimet e metrosë dhe disa shërbime të tramvajit dhe autobusëve do të ofrohen deri në orën 8:45 dhe midis orës 15:00 dhe 18:00; linjat A dhe B të metrosë do të garantohen në Romë dhe disa shërbime me autobus dhe tramvaj deri në orën 8:30 dhe midis orës 17:00 dhe 20:00; në Napoli, shërbimet e kufizuara të autobusëve do të ofrohen midis orës 6:30 dhe 9:30 dhe midis 17:00 dhe 20:00.

    Personeli hekurudhor i Ferrovie del Sud Est (FSE) do të jetë në grevë gjithashtu.

    Protesta u thirr nga Filt Cgil, Fit Cisl, Uiltrasporti, Faisa Cisal dhe Ugl Fna për dështimin e rinovimit të kontratës kolektive të punës të sektorit, mungesën e burimeve të dedikuara për të dhe për të bërë thirrje për shëndet dhe siguri më të mirë.

    Sindikatat janë planifikuar të mbajnë një demonstratë jashtë ministrisë së transportit në Romë të premten.

    Një grevë tetë-orëshe e punonjësve të hekurudhave u mbajt në të gjithë Italinë të martën pasi një inspektor biletash që punonte në një tren rajonal u godit me thikë pranë stacionit Liguria të Rivarolos./ANSA

  • ​Rama dhe Zelensky, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen e mediave

    ​Rama dhe Zelensky, përqafimi i dy liderëve që “vodhi” vëmendjen e mediave

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ditën e djeshme ndodhej në Budapest, i ka dhuruar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një përqafim ndryshe.

    Në foto Rama dhe Zelensky shihen të buzëqeshur, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe presidenti i Qipros Nikos Christodoulides.

    Në kryeqytetin e Hungarisë u zhvillua samiti i pestë i Komunitetit Politik Evropian.

    Zelensky foli në një forum ndërkombëtar për herë të parë pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

    Presidenti ukrainas foli me tone të forta dhe vendimtare, duke apeluar që të mos dorëzohej para presionit për negociata të shpejta me agresorin rus./vizionplus.tv/

  • Qytetari e gjen portofolin me 530 euro, e dorëzon në polici

    Qytetari e gjen portofolin me 530 euro, e dorëzon në polici

    Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare të Vërmicës.

    Sipas policisë, në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej 530 euro dhe një dollar amerikan.

    “Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer”.

    “Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Sindikata e KEK-ut me ultimatum për menaxhmetin dhe Bordin: Keni afat deri sot

    Sindikata e KEK-ut me ultimatum për menaxhmetin dhe Bordin: Keni afat deri sot

    Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar javën e kaluar duke kërkuar rritjen e pagave të punëtorëve.

    Kërkesë tjetër e tyre ka qenë pagesa e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.

    “Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën”.

    “Menaxhment, respekto Ligjin e Punës, paguaj vikendet për punëtorët me ndërrime”, ishin disa nga shkrimet në pankartat që protestuesit i mbanin në dorë.

    Ani pse këta të fundit kanë protestuar kërkesat e tyre nuk u janë plotësuar dhe Sindikata e Re e KEK-ut ka vendosur që të presin deri sot t’u plotësohen kërkesat e tyre të cilat i kanë parashtruar në protestën e tyre të 24 tetorit

    “Sindikata e Re e KEK-ut u bën thirrje Menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve të reflektojnë dhe të përmbushin kërkesat tona legjitime brenda datës 08.11.2024. Nëse kërkesat tona nuk përmbushen brenda afatit të caktuar, ne do të ndërmarrim hapa të tjerë, sipas Statutit Sindikal, Ligjit për Organizim Sindikal dhe Ligjit për Greva”, thuhet në njoftimin e Sindikatës

    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona do të vazhdojmë me protesta dhe greva deri në plotësimin e tyre

    Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, është deklaruar lidhur me situatën aktuale të punëtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    Ai theksoi se, pas protestës së fundit, nuk ka pasur asnjë takim me menaxhmentin për të diskutuar kërkesat e sindikatës. Llumnica njoftoi se sindikata vendosi të presë deri sot për të krijuar mundësi dialogu dhe për të diskutuar situatën më tej.

    ‘’Deri më tani nuk kemi pasur takime përveç para protestës që e kemi pasur, pas protestës nuk kemi pasur takime

    Ne dje në takimin e Kryesisë së sindikatës së re t KEK-ut kemi marrë vendim që të presim deri sot me qëllim që të krijojmë mundësi dialogimi edhe më tutje, pas 5 nëntorit do të marrim vendim në bazë të statutit sindikal dhe ligjit për greva, ligjit për organizim sindikal me qëllim të realizimit të kërkesave tona’’, tha Llumnica për FrontOnline

    Ai shprehu shqetësimin e tij për pagat e ulëta të punëtorëve, duke theksuar se paga e një mjeshtri elektrik është vetëm 676 euro, ndërsa në sektorin privat pagat arrijnë deri në 1,200 euro. Kjo, sipas tij, ka kontribuar në ikjen e kuadrove nga vendi i punës.

    ‘’Paga e punëtorit të KEK-ut është më e ulëta në Kosovë bazuar në tregun e punës , nuk po flasim për ata që marrin paga prej nesh pra prej kontributit tonë dhe të qeverisë së Republikë së Kosovës mirëpo po flasim për tregun e punës që një mjeshtër elektrik ka 676 euro pagë e në privat mund t sillet 1100-1200 euro pagë kështu që njerëzit tek ne kanë filluar kuadrot të ikin nga vendi i punës’’, tha Llumnica.

    Llumnica gjithashtu theksoi rrezikun e lartë që përballen punëtorët e KEK-ut, duke përmendur se çdo vit, rreth 30 punëtorë humbin jetën për shkak të kushteve të rrezikshme të punës. Ai nënvizoi se rrezikshmëria nuk po paguhet siç duhet, ndërsa përmendi premtimet e Bordit të KEK-ut për vlerësimin e rrezikshmërisë që nuk janë realizuar asnjëherë.

    Një tjetër çështje e rëndësishme është pagesa e fundjavat për punëtorët me ndërrime, e cila është fituar në gjykata, por që KEK-u ende nuk e zbaton. Llumnica e konsideroi këtë si një shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Ai përmendi se sindikata është e gatshme të veprojë në përputhje me statutin sindikal dhe ligjin për greva. Pas 8 nëntorit, sindikata do të vendosë për hapat e ardhshëm, duke përfshirë mundësinë e protestave ose grevave nëse kërkesat e punëtorëve nuk plotësohen.

    ‘’ Pas ditës së sotme do të marrim vendime varësisht nga disponimit të punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikalë ka mundësi proteste apo greve, nëse realizohen kërkesat tona është në rregull po nëse nuk plotësohen ne do të vazhdojmë me protesta dhe greva deri në plotësimin e tyre’’, përfundoi Llumnica.

  • Susie Wiles, gruaja e parë në historinë e SHBA-së zgjedhet nga Trump shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë

    Susie Wiles, gruaja e parë në historinë e SHBA-së zgjedhet nga Trump shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë

    Susie Wiles, menaxherja e fushatës së Trump, është zyrtarisht shefja e stafit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

    Wiles fitoi respektin e Trump dhe mund të trajtonte personalitete të mëdha.

    Ajo është e para femër shefe e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

    “Suzie është aq e mirë sa flitet,” tha një zyrtar i fushatës së Trump. “Ajo zhvilloi një fushatë të shkëlqyer dhe ka respektin e të gjithëve, përfshirë demokratët që e njohin talentin e saj.”

    Një tjetër zyrtare e fushatës tha se ajo kishte “një ton respektues” dhe “nuk luan lojëra”.

    “Në fushatë, ajo tha se ne duhet të kontrollojmë egon,” shtuan ata.

  • KRU “Prishtina” njofton për sot intervenime në disa zona

    KRU “Prishtina” njofton për sot intervenime në disa zona

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë intervenime në disa zona, raporton Ekonomia Online.

    Siç bëhet e ditur në njoftimin nga KRU “Prishtina”, sot intervenime do të ketë në Rr.”Elez Geci”, Rr.”Faton Shabani”, Rr.”Kapiten Hysni Rudi”, Rr.”Gjergj Balsha”, Rr.”Shyt Marevci”, Rr.”Isa Kastrati”.

    Rr.”Zekrija Cana”, Rr.”Besa”, Rr.”Mitrush Kuteli” dhe Rr.”Buna”.