ATV

Author: ATVLive

  • ​Vetura godet këmbësorin dhe largohet në drejtim të panjohur

    ​Vetura godet këmbësorin dhe largohet në drejtim të panjohur

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjtë derisa ka qenë në rrugë është goditur nga një veturë.

    Rasti sipas policisë ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë, derisa vetura në lëvizje thuhet se është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

    “Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në rrugë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

  • Drejtori i AKI-së raporton para komisionit parlamentar, mediat nuk lejohen gjatë mbledhjes

    Drejtori i AKI-së raporton para komisionit parlamentar, mediat nuk lejohen gjatë mbledhjes

    Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Petrit Ajeti, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, raporton EO.

    Raportimi i Ajetit është bërë pa praninë mediave, ndërsa pas këtij takimi është paralajmëruar konferencë për media nga kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu.

    Me katër vota pro, dy kundër dhe një abstenim, u vendosë që kjo mbledhje të bëhet pa praninë e mediave.

  • Arrestohet një person për keqpërdorim të sigurimeve në Ferizaj

    Arrestohet një person për keqpërdorim të sigurimeve në Ferizaj

    Policia e Kosovës ka ndaluar të dyshuarin G.B , i cili në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor.

    “Me datën 17.12.2024 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Njësia e Komunikacionit Rrugor ka pranuar informata se personi G.B ( M/K) i moshës 23 vjeç, me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Ai dyshohet se me datën 08.12.2024, tek rreth rrotullimi që të dërgon në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj me veturë ka shkaktuar aksident komunikacioni rrugor dhe ka raportuar se janë lënduar edhe dy bashkudhëtaret e tij”, thuhet në njoftim.

    Hetuesit rajonal nën autorizim të prokurorit të shtetit, njoftohet se i kanë zgjeruar hetimet dhe në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë në vendin e aksidetit të raportuar, dyshohet se qëllimisht shoferi e rritë shpejtësinë e veturës, duke e goditur një veturë tjetër.

    “Gjatë zhvillimit të hetimeve, hetuesit rajonal kanë siguruar të dhënat shtesë se i dyshuari G.B në periudha të ndryshme ishte përfshirë në 19 aksidente të komunikacionit rrugor, 10 prej tyre në rreth rrotullime dhe kryesisht si viktimë ( i lënduar) i rasteve, ndërsa edhe dy persona tjerë (pasagjerë), në disa raste të këtyre aksidenteve dyshohet se kishin inskenuar rastet se janë lënduar”.

    I dyshuari në të gjitha rastet kishte përdorur veturat, të cilat i kishte marrë me qira.

    I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.

  • Samiti BE – Ballkani Perëndimor: Intensifikim partneriteti

    Samiti BE – Ballkani Perëndimor: Intensifikim partneriteti

    Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian (BE) sot takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve të Bashkimit Europian takohen në Bruksel me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.Tema të samitit ndër të tjera do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me perspektivën evropiane të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Parimisht BE do t’i afrojë më shumë të gjashtë vendet e këtij rajoni dhe t’i inkurajojë ata të shtojnë përpjekjet për reformat, të cilat kurorëzohen dikur me anëtarësimin në BE.

    Intensifikim i dinamikës së partneritetit strategjik

    Takimi do të krijojë mundësinë për të intensifikuar dinamikën e partneritetit strategjik të BE-së me Ballkanin Perëndimor, thuhet nga BE në pragt të samitit.

    Në këtë samit do të jetë temë edhe bashkëpunimi lidhur me menaxhimin e migracionit si dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

    Ndërkohë në Bruksel si më i përparuar në procesin e antarësimit konsiderohet Mali i Zi. Megjithatë vetëm pas disa vitesh mund të mendohet arritja e zgjerimit të BE-së. Me Malin e Zi dhe SerbinëBE-ja negocion që nga viti 2012 përkatësisht 2014. Procesi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka nisur në vitin 2022. Bosnje-Hercegovina ka statusin e vendit kandidat, por deri tani nuk ka nisur negociatat. Kosova është një vend potencial për të qenë kandidat për antarësim.

    I ftuar edhe presidenti ukrainas

    Në mbyllje të takimit me Ballkanin Perëndimor në Bruksel, sipas agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) kancelari Olaf Scholz dhe disa kryetarët të tjerë shtetesh e qeverisë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duan të bisedojnë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyj. Të enjten (19.12.2024) do të zhvillohet edhe samiti i rregullt i fundivitit i vendeve të BE-së.

  • Blakaj: Nuk ka garanci për rezultate nga komisioni i ri për personat e zhdukur

    Blakaj: Nuk ka garanci për rezultate nga komisioni i ri për personat e zhdukur

    Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në emisionin COMPASS në ATV, tha se përkundër krijimit të komisionit të ri për personat e zhdukur, nuk ka siguri për rezultate konkrete.

    Ai theksoi se në të kaluarën kanë ekzistuar grupe të ngjashme, por pa sukses të dukshëm në identifikimin e mbetjeve mortore dhe zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

    “Nuk ka garanci që do të ketë një kualitet të ri pas krijimit të këtij komisioni. Do të shohim nëse palët do të ofrojnë informata të sakta dhe të hapin arkivat për fatin e të zhdukurve”, tha Blakaj.

    Intervistën e plotë me Bekim Blakajn në COMPASS në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoti: Tani kemi një adresë për mosbashkëpunimin e Serbisë për personat e pagjetur

    Hoti: Tani kemi një adresë për mosbashkëpunimin e Serbisë për personat e pagjetur

    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, në emisionin COMPASS në ATV, tha se dakordimi me Serbinë për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, gjatë takimit të sotëm trepalësh, ka krijuar një mekanizëm të qartë për adresimin e pengesave.

    Ai tha se marrëveshja e fundit, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, siguron që mosbashkëpunimi nga Serbia të adresohet tek BE-ja dhe shtetet anëtare.

    “Tash e kemi një adresë ku me i dërgu, dhe kjo adresë është Bashkimi Evropian. Nëse nuk arrihet një dakordim në Komisionin e përbashkët, atëherë BE-ja mund ta çojë çështjen tek 27 shtetet anëtare”, tha Hoti.

    Ai shtoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes së fatit të personave të pagjetur, pa krijuar pritje të panevojshme për familjarët.

    Intervistën e plotë të Andin Hotit në emisionin COMPASS në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • “Më vjen keq që nuk është në listë”, Hoti tregon pse Agim Veliu nuk u përfshi në listën për deputet

    “Më vjen keq që nuk është në listë”, Hoti tregon pse Agim Veliu nuk u përfshi në listën për deputet

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar mungesën e Agim Veliut në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Hoti tha se vendimi për të mos e përfshirë Veliun në listë është marrë nga dega e LDK-së në Podujevë.

    “Në rastin e Agimit, është dega e Podujevës që nuk e ka dërguar si kandidaturë emrin e tij. Është diskrecion i degës që të vendos për kandidatura, por sinqerisht më vjen keq që ai nuk është në listë. Ka qenë person që tridhjetë e sa vjet e ka udhëhequr degën dhe asnjëherë nuk i ka humbur zgjedhjet”, tha Hoti.

    Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoti: Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori është shembulli më i keq për qytetarët

    Hoti: Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori është shembulli më i keq për qytetarët

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, kritikoi mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si shembull negativ për qytetarët dhe shkelje të obligimeve ligjore.

    Hoti tha se sjellja e kryeministrit ndaj ftesës së prokurorisë është e papranueshme dhe dëmton besimin në sistemin e drejtësisë.

    “Mendoj që është shembulli më i keq që mund të japë një kryeministër i vendit. Ai ka obligim ligjor të përgjigjet në ftesat e organeve të drejtësisë. Nuk është çështje e vullnetit të tij apo dakordimit të dy palëve”, tha Hoti.

    Ai shtoi se respektimi i institucioneve të drejtësisë është detyrë e të gjithëve dhe modeli që jep kryeministri është vendimtar për kulturën ligjore në vend.

    Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hoti: Po të kishte Kosova kontroll të plotë në veri, sulmi në Ibër Lepenc nuk do duhej të ndodhte

    Hoti: Po të kishte Kosova kontroll të plotë në veri, sulmi në Ibër Lepenc nuk do duhej të ndodhte

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pretendimet për kontroll të plotë në veri të Kosovës nuk qëndrojnë, duke përmendur sulmin në Kanalin e Ibër Lepencit si dëshmi për këtë gjendje.

    Hoti tha se mungesa e kontrollit të plotë në terren është e qartë nga incidentet e fundit në veri, për të cilat Kosova duhet të bashkëpunojë me komunitetin serb dhe aleatët ndërkombëtarë.

    “Nëse Kosova ka kontroll në terren, siç pretendojnë këta, atëherë sulmi në Kanalin e Ibërit nuk do të duhej të ndodhte, apo gjithë ai dinamit nuk ka pikë nga qielli, është futë brenda” tha Hoti.

    Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT në ATV, mund ta shikoni në videon më poshtë:

  • Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-të janë lënduar, Kosova është kthyer në çështje sigurie

    Hoti: Marrëdhëniet me SHBA-të janë lënduar, Kosova është kthyer në çështje sigurie

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lënduara dhe se vendi është rikthyer si një çështje sigurie në arenën ndërkombëtare.

    Hoti tha se vëmendja e administratës amerikane është shpërqendruar nga zhvillimet globale, por qasja pragmatike e administratës Trump kishte sjellë rezultate më konkrete.

    “Tani një gjë është e vërtetë që marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lënduara, komunikimi nuk është në nivelin që duhet të ishte,” tha Hoti.

    Ai tha pas zhvillimeve të fundit në veri, Kosova është kthyer në çështje sigurie.

    “Zhvillimet në veri, trefishimi i forcave të KFOR-it dhe aktet kriminale kanë kthyer Kosovën në një problem të sigurisë. Kjo është shqetësuese,” u shpreh Hoti.

    Intervistën e plotë të Avdullah Hotit në emisionin CONTEXT në ATV, mund ta shikoni në videon më poshtë: