ATV

Author: ATVLive

  • Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Pengesë për integrimin e serbëve në Kosovë, kanë lidhje me Radojçiqin

    Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Pengesë për integrimin e serbëve në Kosovë, kanë lidhje me Radojçiqin

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar mbi moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, duke theksuar se kjo është një pasojë e lidhjeve të ngushta të kësaj partie me krimin dhe terrorizmin shtetëror serb, raporton Ekonomia Online.

    Kurti në konferencën për media ka deklaruar se Lista Serbe ka lidhje me Milan Radojcic, duke shtuar se përderisa ai nuk dorëzohet tek autoritetet e Kosovës, kjo listë do të mbetet e lidhur me veprime dhe shkelje që pengojnë integrimin e serbëve në Kosovë.

    “Për aq kohë që Milan Rajdociq nuk dorëzohet tek institucionet e Kosovës, Lista Serbe do të jetë krahu politik i tij dhe terrorizmi shtetëror serb. Unë besoj që Lista Serbe është pengesa më e madhe e integrimit të vërtetë të serbëve në Kosovë. Prej djegies të veturave e pronave e rrahja e serbë që integrohet deri tek ngacmimet kërcimet e shantazhet këto e mbajnë edhe nënshkrimin edhe vulën e Listës Serbe”, ka thënë Kurti.

  • ​WSJ: 3 000 ushtarë koreano-veriorë të vrarë në Ukrainë

    ​WSJ: 3 000 ushtarë koreano-veriorë të vrarë në Ukrainë

    Bashkëpunimi ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë po intensifikohet, sipas ”Wall Street Journal”.

    Sipas gazetës, Pheniani po rrit furnizimin me armë në Moskë për luftën në Ukrainë në këmbim të parave dhe naftës, duke lejuar ushtrinë ruse të fitojë terren.

    ”Në fakt, pamjet satelitore tregojnë se dhjetëra fabrika të Koresë së Veriut po punojnë me kapacitet të plotë”, shkruan gazeta amerikane.

    Me një kosto njerëzore të cilën, megjithatë, Kim Jong-un duket i gatshëm ta paguajë për të siguruar aleancën ushtarake me Vladimir Putin.

    Mijëra ushtarë të Koresë së Veriut të dërguar për të mbështetur ushtrinë ruse thuhet se kanë vdekur ose janë plagosur në front, kryesisht në Kursk, rajoni rus i pushtuar pjesërisht nga forcat e Kievit në verë dhe të cilin Moska po përpiqet ta ripushtojë.

    Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili citon të dhënat paraprake nga kreu i forcave të tij të armatosura nga vija e frontit, humbjet e Koresë së Veriut kanë kaluar tashmë 3 000 burra.

    ”Por, kjo nuk e ndal Phenianin, i cili po mendon të dërgojë më shumë trupa dhe pajisje ushtarake”, paralajmëroi udhëheqësi ukrainas.

    ”Por, përtej shifrave”, konfirmoi Seuli, ”Kim është ende duke prodhuar dhe dorëzuar drone vetëshkatërrues në Rusi dhe furnizon raketahedhës të kalibrit 240 milimetra dhe armë vetëlëvizëse 170 milimetra.

    Për të vulosur bashkëpunimin midis Moskës dhe Phenianit, ushtarët e Koresë së Veriut mund të ftohen gjithashtu të marshojnë në paradën në Sheshin e Kuq më 9 maj, në përvjetorin e tetëdhjetë të fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.

  • ​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

    ​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

    Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi.

    Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth 180 kilogramë dhe i gjatë 120 centimetra.

    Shkencëtarët që ekzaminuan fosilin që u shfaq gjatë shkrirjes së akullit në qershor, konstatuan se ishte i një këlyshi mamuthi, që jetoi afërsisht 50 000 vjet më parë.

    Mendohet se mamuthi ka qenë rreth një vjeç kur ka ngordhur, ndërsa është emërtuar Yana për shkak të pellgut të lumit ku u zbulua fosili.

    Shkencëtarët rusë theksojnë se ky fosil ishte në mesin e shembujve më të ruajtur deri më tani.

    Vetëm gjashtë zbulime të ngjashme janë gjetur në botë. /AA/

  • ​Këshilli Penal konfirmon paraburgimin për Grubin

    ​Këshilli Penal konfirmon paraburgimin për Grubin

    Këshilli Penal i Gjykatës Penale të Shkupit e ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të arratisurit Artan Grubi ndaj gjykatësit të procedurës paraprake dhe e ka konfirmuar paraburgimin e caktuar 30 ditor.

    Nga Gjykata rikujtojnë se më 17 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake duke vepruar ndaj propozimit të prokurorit, caktoi paraburgim për Grubin dhe Përparim Bajramin, të dy të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për “Lotarinë Shtetërore”. Vendimi, u miratua pas dërgimit të njoftimit nga MPB se Grubi dhe Bajrami nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes, e cila fillon të zbatohet sapo të gjenden personat, gjegjësisht të arrestohen. /Alsat.mk/

  • ​Kurti: Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë

    ​Kurti: Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka deklaruar se strehimi i Milan Radojçiqit në Serbi, mbështetja që i ofron Beogradi zyrtar me infrastrukturë për trajtime nuk mund të quhet ndryshe përveç koordinim i shtetit të Serbisë me Milan Radojçiqit dhe grupit të tij terroristë për ta zhvilluar më tej luftën hibride kundër Kosovës.

    Sipas tij, tanimë Radojçiq nuk mund të organizojë aksione të të tipit rus por ka angazhuar persona të caktuar për aksione të caktuara në veri. Ai ka dhënë detaje për të gjitha sulmet që kanë ndodhur në veri.

    “Kjo është kronologjia e 15 sulmeve nga 30 qershori deri më deri më 29 nëntor të cilat kanë qenë të përgatitura për ta dëmtuar Kosovën”, tha ai.

    “Bazuar në informacionet intelegjente prapa urdhrit të sulmit në kanalin e Iber Lepenc, ka qen Milan Radojçiq”, tha Kurti.

  • ​Ambasada e Italisë reagon ndaj vendimit të KQZ-së për Listën Serbe

    ​Ambasada e Italisë reagon ndaj vendimit të KQZ-së për Listën Serbe

    Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimin të cilin e kanë quajtur politik që ka marrë KQZ-ja për mos certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme.

    Në reagimin e ambasadës thuhet se besojnë se sundimi i ligjit do të orientojë edhe njëherë veprimet e këtij institucioni vital, i cili është përgjegjës për mbajtjen e të drejtave politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

  • Trajneri i Chelsea: Nuk jemi në garë për titullin e Kampionit

    Trajneri i Chelsea: Nuk jemi në garë për titullin e Kampionit

    Pas dy ditësh Chelsea do të luajë derbin në Stamford Bridge kundër Fulhamit dhe Enzo Maresca, trajneri i Bluve, doli sot në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

    “Ne kemi thënë disa herë se jemi në formë. Ne po luajmë dhe po marrim pikë. Neve, na duhet edhe që të përmirësojmë ekipin.

    “Chelsea nuk është për titull? Nuk ka të bëjë me presionin për lojtarët, për klubin apo për mua. Për mua është realiteti. Nuk jemi në garë për titull”- tha ai.

     

  • ​Policia harton plan operativ për festat e fundvitit

    ​Policia harton plan operativ për festat e fundvitit

    Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të një klime sa më të sigurt dhe të qetë, bazuar në detyrat e saj të cilat burojnë nga autorizimet e saj ligjore, ashtu sikurse edhe në të kaluarën përgjatë viteve paraprake, do të sigurohet që të vejë në funksion të gjithë mekanizmat e saj, në mënyrë që në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente.

    Sipas njoftimit, me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka hartuar planin operativ “Fundviti – 2024 dhe fillimi i 2025”, ku përmes këtij plani është paraparë angazhim i personelit shtesë të PK-së, me shtim të prezencës policore në rrugë dhe në ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve dhe kësisoj do të bëhet i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.

    “Policia e Kosovës ka paraparë ndërmarrjen e masave parandaluese me shtim të prezencës policore në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat e ndjeshme, posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier, përveç kësaj ka paraparë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet në çfarëdo mase që e rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike.Në kuadër të këtij plani operativ do të ketë shtim të vigjilencës dhe prezencës së njësive të ndryshme policore në rrugë, me qëllim që të mbikëqyret trafiku rrugor në mënyrë që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe të incidenteve të mundshme në trafik, njëkohësisht apelon që përgjatë frekuentimit të trafikut rrugor të respektohen të gjitha dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, t’iu përmbahemi kushteve të rrugës, e në veçanti të mos drejtohen automjetet nën ndikim të alkoolit.Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse-fishekzjarre) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore përkatëse, kudo që vëren se janë përdorur armë apo mjete tjera të kundërligjshme që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.

  • ​Nënshkruhet marrëveshja për certifikimin e produkteve

    ​Nënshkruhet marrëveshja për certifikimin e produkteve

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë nënshkrimin e marrëveshjeve për certifikim të produkteve. Kjo marrëveshje kap vlerën e 300 mijë eurove për fazën e dytë, që ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar përmes rritjes së eksportit apo rritjes së pjesëmarrjes së produkteve vendore në tregun ndërkombëtar.

    Ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari ka theksuar se kanë për qëllim strategjik zhvillimin e sektorit privat, pasi siç tha ajo, është premtues për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    Ndërsa ka shtuar se deri në vitin 2030 industria e Kosovës do të transformohet në një industri më të integruar globalisht që është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë.

    Ndërsa, ka thënë se kjo është faza e dytë me qëllim që të mbështeten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për certifikim.

    “KIESA pas gjitha këtyre analizave, pas politikes industriale me orientim strategjik ka lansuar thirrjen publike për skemën e granteve që është thirrja e dytë publike vetëm për certifikim të produkteve. Kjo është faza e dytë me qëllim që të mbështeten ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për certifikim. Kjo skemë ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar përmes rritjes së eksportit, rritjes së investimeve dhe punësimit duke përfshirë edhe nxitjen e bizneseve që të kontribuojnë dhe përfitojnë përmes ekonomisë qarkore…Kjo thirrje është vetëm 300 mijë euro për fazën e dytë, ku loti 1 ka pasur ndërmarrjet mikro, të punësuara deri në nëntë punëtorë, loti 2 ndërmarrjet e vogla, që punësojnë 10 deri në 49 punëtorë dhe loti 3 që i ka pas në synim ndërmarrjet e mesëm që ka të punësuar 50 deri në 249 punëtorë. Gjithsej janë 16 biznese përfituese që kanë përfituar dhe do të punësojnë rreth 70 punëtorë siç është planifikuar nga këto biznese përfituese”, tha Hajdari.

    Në anën tjetër, zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Zef Dedaj ka thënë se viti 2024 po përmbyllet me 308 biznese prodhuese, përpunuese të ndryshme përfituese në këtë drejtim.

    “Po e përmbyllim vitin me 308 biznese prodhuese përpunuese të ndryshme përfituese. Sot jemi këtu në fazën e dytë që në total kanë qenë diku rreth gjysmë milioni euro. Kemi pas një fazë paraprakisht gjatë këtij viti kanë tepruar mjete kemi vazhduar me fazën e dytë dhe sot jemi këtu për nënshkrimin e marrëveshjeve për certifikimin, i kemi 17 kompani do ti kemi prezent 16 sepse njëra është pranuar në listën e ankesave”, tha Dedaj. /kp

  • 37 të dënuarve me vdekje në SHBA iu falet jeta nga Joe Biden

    37 të dënuarve me vdekje në SHBA iu falet jeta nga Joe Biden

    Presidenti amerikan në largim, Joe Biden, u ka falur jetën 37 nga 40 të dënuarve federalë me vdekje në Shtetet e Bashkuara.

    Kur ka mbetur më pak se një muaj nga përfundimi i mandatit, kreu i Shtëpisë së Bardhë shfrytëzoi faljet presidenciale për të plotësuar dhe këtë kërkesë të aktivistëve që kundërshtojnë dënimin kapital në SHBA.

    “Këto falje janë në një linjë me moratoriumin që administrata ime vendosi mbi ekzekutimet federale, përjashtuar rastet e terrorizmit apo vrasjet masive me bazë urrejtjen”, thekson presidenti në një deklaratë.

    Mes atyre që përfituan ka të dënuar për vrasje të të burgosurve të tjerë, për vrasje gjatë grabitjeve në bankë dhe për vrasjen e një roje burgu. “Mos u gaboni, i dënoj këta vrasës dhe qaj për viktimat duke ndarë dhimbjen e familjeve që kanë përjetuar humbje të pakthyeshme”, shton Biden. Në fund sqaron se qëndrimi i tij është për ta hequr nga ligji dënimin me vdekje.