ATV

Author: ATVLive

  • Zgjedhjet e 9 shkurtit, sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike

    Zgjedhjet e 9 shkurtit, sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të bëjë hedhjen e shortit për subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Nëpërmjet këtij shorti, partitë politike do të mësojnë renditjen për këto zgjedhje.

    Tërheqja e numrave do të bëhet me fillim nga ora 11:00.

  • Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare, edhe këtë mëngjes përballen me pritje të gjata

    Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare, edhe këtë mëngjes përballen me pritje të gjata

    Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përballen me pritje të gjata.

    Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:15), situata paraqitet më e ngarkuar në pikën kufitare në Merdar, ku pritjet për automjete arrijnë nga 100 deri në 120 minuta në dalje.

    Udhëtarët këshillohen të monitorojnë përditësimet e situatës në kufi për të shmangur vonesat e gjata. Për më shumë informacion, mund të klikoni KËTU.

  • SHBA: Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade

    SHBA: Priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade

    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme në disa pjesë qendrore të Shteteve të Bashkuara të dielën, pasi një stuhi dimërore pritet të sjellë mundësinë e “reshjeve më të mëdha të dëborës prej një dekade” në disa zona.

    Bora dhe akulli mbuluan rrugët kryesore në pothuajse të gjithë Kansasin, Nebraskën perëndimore dhe pjesë të Indianës, ku Garda Kombëtare e këtij shteti u aktivizua për të ndihmuar udhëtarët e bllokuar në makina.

    Pritej të paktën 20 cm dëborë, pasi Shërbimi Kombëtar i Motit qarkulloi paralajmërime për stuhi dimërore për shtetet Kansas dhe Missouri.

    Paralajmërimi u shtri edhe në New Jersey për të hënën dhe deri në orët e para të së martës.

  • Shkurte Fejza bëhet gjyshe

    Shkurte Fejza bëhet gjyshe

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza është bërë gjyshe e një nipi.

    Djali i saj Arbër, dhe gruaja e tij Erëza, sollën në jetë Progonin.

    Përmes një postimi në Instagram, Shkurte bënë me dije me ky emër rrjedh sipas themeluesit të Principatës së parë të Arbërit.

  • Kufizohet përdorimi i makinës, lëvizja në ditë të caktuara të javës, sipas targave

    Kufizohet përdorimi i makinës, lëvizja në ditë të caktuara të javës, sipas targave

    Në Tiranë mund të ndalohet përdorimi i makinës çdo ditë të javës. Propozimi është hedhur me synimin për të ulur nivelin e ndotjes.

    Me argumentin për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit, qarkullimi i lëvizjes me makinë do të kufizohet në kryeqytet.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar planin, ku propozon që nxjerrja e makinave private në rrugë, të bëhet në ditë të caktuara të javës, për shembull sipas targës së makinës. (foto dokument)

    Kjo masë, e hedhur për konsultim publik, mund të nisë të zbatohet brenda këtij viti, nëse kalon për miratim, ndërsa një praktikë e ngjashme, është vendosur edhe në qytete të mëdhenj në Evropë, SHBA dhe Azi, raporton euronews.al

    Ndërkohë, plani kombëtar për të reduktuar emetimet e gazeve me efekt serë, parashikon edhe masa të tjera siç janë caktimi i taksave të qarkullimit, promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve apo përmirësimi i cilësisë së rrugëve.

  • Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë javës së ardhshme, në Kosovë pritet të jetë kryesisht mot me diell, por s’do të mungojnë as vranësirat e ngricat gjatë mëngjeseve, raporton Ekonomia Online.

    Sipas kë tij instituti temperaturat do të lëvizin nga -6 gradë Celsius deri në 12 gradë Celsius.

    Njoftimi i plotë i IHMK-së:

    E hënë:

    Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale ndërmjet -6 deri -3°C, ndërsa maksimale 3-7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.

    E martë:

    Moti me diell dhe vranësira të pakta, më shumë për gjatë relievit malor. Temperaturat minimale ndërmjet -3 deri 1°C, maksimale 6-9°C. Erë e lehtë nga juglindja.

    E mërkurë:

    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale -2 deri 2,ndërsa maksimalet 7-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s.

    E enjte:

    Mot I vranë dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale -2 deri 2°C, maksimale 8-12°C. Erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

    E premte:

    Moti me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu në vise të ulëta, derisa në viset malore parashihen fjolla bore. Temperaturat minimale 0-3 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 -10°C.

  • Tarifë për të hyrë në Nju Jork, republikanët i bëjnë kërkesë Trumpit: Shfuqizo skemën e re

    Tarifë për të hyrë në Nju Jork, republikanët i bëjnë kërkesë Trumpit: Shfuqizo skemën e re

    Skema e parë e tarifës për të parandaluar mbingarkesës nga automjetet në SHBA, ka hyrë në fuqi në Nju Jork.

    Shoferët e makinave do të paguajnë deri në 9 dollarë në ditë, me tarifa të ndryshme për automjetet e tjera.

    Zona e mbingarkesës mbulon një perimetër në jug të Central Park, duke përfshirë vende të njohura si Empire State Building, Times Square dhe distriktin financiar rreth Wall Street.

    Kjo skemë synon të lehtësojë problemet famëkeqe të trafikut në Nju Jork dhe të mbledhë miliarda për rrjetin e transportit publik, por është përballur me rezistencë, përfshirë edhe banorin e famshëm të Nju Jorkut dhe presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump.

    Një tarifë për mbingarkesën u promovua për herë të parë nga guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, dy vjet më parë, por u vonua dhe u rishikua pas ankesave nga disa udhëtarë dhe biznese.

    Plani i ri rikthen një skemë që ajo e ndaloi në qershor, duke thënë se kishte “shumë pasoja të paqëllimshme për banorët e Nju Jorkut”.

    Shumica e shoferëve do të paguajnë 9 dollarë një herë në ditë për të hyrë në zonën e mbingarkesës në orët e pikut, dhe 2.25 dollarë në orare të tjera.

    Kamionët e vegjël dhe autobusët jo-udhëtarë do të paguajnë 14.40 dollarë për të hyrë në Manhattan në orët e pikut, ndërsa kamionët e mëdhenj dhe autobusët turistikë do të paguajnë një tarifë prej 21.60 dollarësh.

    Kjo tarifë është pritur me shumë kundërshtime, përfshirë ato nga shoqatat e taksistëve.

    Por zëri më i fortë kundërshtues është ai i Donald Trump, një banor i Nju Jorkut, i cili ka premtuar ta anulojë skemën kur të kthehet në detyrë këtë muaj.

    Republikanët lokalë tashmë i kanë kërkuar të ndërhyjë.

    Kongresmeni Mike Laëler, i cili përfaqëson një distrikt periferik në veri të qytetit të Nju Jorkut, i kërkoi Trump-it në nëntor të angazhohej për “përfundimin e kësaj grabitjeje absurde të tarifës së mbingarkesës njëherë e përgjithmonë”.

    Një gjykatës refuzoi një përpjekje të minutës së fundit të premten nga zyrtarët e shtetit fqinj, New Jersey, për të bllokuar skemën për shkak të ndikimit të saj mjedisor në zonat ngjitur.

    Vitin e kaluar, qyteti i Nju Jorkut u emërua zona urbane më e mbingarkuar në botë për të dytin vit radhazi, sipas INRIX, një firmë analizash të të dhënave të trafikut. TCH

  • Ismaili: Pabarazi në shpërndarjen e fondeve qendrore, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci u anashkalua nga Kurti

    Ismaili: Pabarazi në shpërndarjen e fondeve qendrore, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci u anashkalua nga Kurti

    Pabarazia në shpërndarjen e burimeve dhe fondeve të qeverisë qendrore është e papranueshme si praktikë, por ka qenë e pranishme për të gjitha komunat në Kosovë që nuk janë qeverisur nga LVV, ka thënë kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili.

    Ajo thekson se kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka ekspozuar një situatë të qartë të anashkalimit politik nga pushteti qendror, veçanërisht nga kryeministri Albin Kurti.

    “Ai ka deklaruar se asnjë kërkesë e komunës nuk është plotësuar nga ana e kryeministrit, përfshirë edhe sigurimin për mbrojtje të afërt që ia kishte premtuar personalisht kryeministri Kurti por nuk e kishte realizuar kurrë, ndryshe nga rasti me dy kryetarët nga rradhët e LVV-së në këto komuna. Kujtojmë faktin se ndërtesa e komunës së Zveçanit ishte goditur me granatë dy herë vetëm brenda një jave”, ka shkruar Ismaili duke postuar dhe foto nga vizita e bërë në këtë komunë.

    Kjo sjellje, sipas saj është një shembull i pastër i keqpërdorimit të pushtetit, duke minuar qeverisjen e mirë dhe besimin e qytetarëve.

    “Pabarazia në shpërndarjen e burimeve dhe fondeve të qeverisë qendrore është e papranueshme si praktikë por ka qenë e pranishme për të gjitha komunat në Kosovë që nuk janë qeverisur nga LVV. Por rasti i administratave komunale në veri është kupolla e hipokrizisë së kryeministrit Kurti për shumë arsye.Përzgjedhja e preferencave të kryeministrit në favor të komunave si Leposaviqi, duke lënë pas dore Zveçanin, tregon trajtim preferencial të komunave për arsye politike vetëm të pushtetit së tij, në dëm të unitetin kombëtar dhe barazisë së qytetarëve”, thekson ajo.

  • Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon

    Kamberi: Kërcënimet e Vuçiqit, sjellje tipike prej autokrati fuqia e të cilit po perëndon

    Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë sjellje të zakonshme “të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”, ka thënë sot deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

    Kamberi thekson se Vuçiq dhe pushteti deri tash i pakontrolluar i tij, po përballen me krizën më serioze.

    “Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri. I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’. Por, gafa e tij më e madhe ishte kërcënimi me të ashtuquajturit ‘lojalistët e SNS’ siç i quan ai, për të cilët thotë se ‘janë mbi 17 mijë’, se ‘tubohen në kishë’, se ‘janë prorus’, që dmth putinistë”, shkruan Kamberi.

    Lojalistët, ashtu siç i ka prezantuar vetë Vuçiq, ai potencon se janë garda e tij pretoriane, të ‘gatshëm për të derdhur gjak që të mos lejojnë ndryshimin e pushtetit’.

    “Kërcënimet janë sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon, por, akoma duke shpresuar në kërcënimet absurde, mendon se do ta ruajë pushtetin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kamberit po ashtu thekson se Vuçiqi, për ta larguar vëmendjen, ka lansuar sulme edhe ndaj Kosovës e Kroacisë, e po ashtu Sarajevës e Podgoricës.

  • Parashikimet rrëqethëse të Simpsons për vitin 2025

    Parashikimet rrëqethëse të Simpsons për vitin 2025

    Seriali i animuar “The Simpsons” ka fituar famë për parashikimet e tij të çuditshme, disa prej të cilave janë realizuar me saktësi. Ky film vizatimor ka parashikuar ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në realitet, duke përfshirë zhvillime politike, teknologjike dhe shoqërore. Pas suksesit të disa prej këtyre parashikimeve, ka lindur pyetja nëse parashikimet për vitin 2025 do të realizohen gjithashtu.

    Një nga parashikimet më të frikshme të “The Simpsons” është fundi i botës. Në një episod, Homeri Simpson mendon se fundi i botës është afër dhe fillon të paralajmërojë njerëzit, duke bërë disa vëzhgime të frikshme, si “yjet që bien nga qielli” dhe “fundi është afër”. Në fillim, ato dukeshin të pabesueshme, por disa prej tyre fillojnë të realizohen. Homeri ngjitet në parajsë dhe lutet për të shpëtuar familjen e tij, duke biseduar me Zotin, që e pranon dhe e zhbën rrezikun.

    Një tjetër parashikim shqetësues është Lufta e Tretë Botërore. Ky parashikim është bërë që në vitin 1987, kur u transmetua një episod ku Homeri i thotë familjes se Lufta e Tretë Botërore ka nisur dhe i detyron ata të hyjnë në strehimore për t’u mbrojtur nga bombat. Bart e zgjon Homerin dhe i thotë se bota po merr fund. Ata shkojnë në strehimin antiaerian dhe Bart mbyll Homerin, duke e lënë aty për të kaluar natën.

    Një tjetër parashikim që duket edhe më fantastik është apokalipsi zombie. Në një episod të vitit 2009, Springfield përballet me një shpërthim mumjesh, i shkaktuar nga një hamburger i bërë nga mish bagëtish që kanë ngrënë mish të tjerë. Ky hamburger i kthen njerëzit në zombie, dhe qyteti pushtohet pas 28 ditësh. Bart është imun ndaj virusit, dhe njerëzit besojnë se ngrënia e Bart do t’i shpëtojë ata.

    Edhe pse është e mundur që asnjë nga këto parashikime të mos realizohet, është e rëndësishme të kujtojmë se “The Simpsons” parashikuan me saktësi Presidencën e Donald Trumpit që në vitin 2000. Kjo tregon se gjithçka është e mundur, dhe ndoshta, disa nga parashikimet për vitin 2025 mund të realizohen gjithashtu.