ATV

Author: ATVLive

  • Virusi HMPV po rritet në Kinë – Këto janë simptomat që po shfaqen

    Virusi HMPV po rritet në Kinë – Këto janë simptomat që po shfaqen

    Kina aktualisht po përballet me një shpërthim të metapneumovirusit njerëzor (HMPV) dhe videot në mediat sociale tregojnë spitale të mbingarkuara dhe sisteme të mbingarkuara të kujdesit shëndetësor. Ekspertët shëndetësorë kanë ngritur shqetësime për HMPV, një virus i frymëmarrjes, në pjesë të tjera të rajonit që prek një numër vendesh aziatike.

    Me rastet e metapneumovirusit njerëzor në mesin e njerëzve, ka edhe nga ata nën moshën 14-vjeçare, e që janë numra në rritje të kësaj moshe, sipas një raporti të botuar në Reuters.

    Çfarë është HMPV që veç po rritet në Kinë?

    Zbuluar në vitin 2001, HMPV i përket familjes Pneumoviridae, e njëjta familje si virusi respirator syncytial (RSV), sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Zakonisht shkakton infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, duke paraqitur simptoma të ngjashme me një ftohje të zakonshme ose grip.

    Simptomat e HMPV

    Simptomat që zakonisht lidhen me HMPV, siç theksohet nga CDC, përfshijnë: kollë dhe rrjedhje hunde, ethe, dhimbje të fytit, fishkëllimë ose gulçim në raste të rënda. Në disa raste, infeksioni mund të përshkallëzohet në bronkit, pneumoni ose acarime të astmës.

    Kush është në rrezik?

    Fëmijët nën pesë vjeç, veçanërisht foshnjat, të moshuarit, veçanërisht ata mbi 65 vjeç dhe personat me sistem imunitar të dobësuar ose kushte kronike të frymëmarrjes si astma ose COPD janë në rrezik më të lartë.

    Si përhapet HMPV?

    HMPV përhapet përmes pikave nga kollitja ose teshtitja, kontakti i ngushtë si prekja ose shtrëngimi i duarve, sipërfaqet e kontaminuara, e ndjekur nga prekja e gojës, hundës ose syve. Sipas CDC, HMPV ka një model sezonal, që qarkullon në fund të dimrit dhe pranverës.

    Çfarë mund të bëni për ta parandaluar atë?

    CDC rekomandon hapat e mëposhtëm për të zvogëluar rrezikun e HMPV dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes:

    -Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda

    -Shmangni prekjen e fytyrës me duar të palara

    -Mbani maska ​​në vendet e mbushura me njerëz

    -Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit

    -Pastroni rregullisht sipërfaqet e prekura shpesh

    Infeksionet HMPV janë dokumentuar në mbarë vendin në Kinë pasi qeveria ka rritur procedurat e shqyrtimit, identifikimit dhe izolimit për të adresuar infeksionet e paidentifikuara.

    Video të ndryshme në mediat sociale përshkruanin një skenë të frikshme në spitale, me individë të veshur me maska ​​të grumbulluara në zonat e pritjes.

  • ​Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në SHBA

    ​Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në SHBA

    Më shumë se 60 milionë amerikanë janë nën kontrollin e një stuhie të madhe dimërore që mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës dhe temperaturat më të ftohta në më shumë se një dekadë, raporton BBC.

    Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri më tani në shtatë shtete, në Kansas, një nga zonat më të goditura, Misuri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Arkansas dhe pjesë të Nju Xhersit.

    Parashikuesit thonë se moti ekstrem po shkaktohet nga një vorbull polar – një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut – duke sjellë mot të ftohtë në pjesë qendrore të SHBA-ve.

    Mijëra fluturime tashmë janë vonuar ose anuluar, me shumë rrugë të ndërprera dhe shkolla të mbyllura si pasojë e stuhisë.

    Moti pritet të fillojë të qetësohet të hënën.

  • Hidhet shorti për renditjen e partive, Radoniqi: Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

    Hidhet shorti për renditjen e partive, Radoniqi: Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes.

    “Që nga mesi i muajit gusht KQZ-ja është duke i vazhduar përgatitjet dhe deri tani shumë nga aktivitetet janë kryer dhe të tjerat janë duke u zhvilluar. Më 9 janar pritet të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës përmes postes, ndërkaq më 11 janar subjektet politike do ta fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore”, tha Radoniqi.

    Kjo është renditja e partive politike në fletë votime për zgjedhjet e 9 shkurtit

    116 Srpska Demokratija

    112 Lista Serbe

    114 Partia Rome e Bashkuar e Kosoves

    125 PDAK LPB

    126 Grandjanska Iniciativa Narodna Pravda

    121 Nasa Bosnjacka Koalicija

    137 AAK me partneret e koalicionit

    120 Partija kososkih Srba

    124 LDK

    131 PDK

    133 Srpski narodni pokret

    118 VV-ja

    129 Koalicioni për Familje

  • Skiatori humb jetën nga një ortek në Wyoming të SHBA-së

    Skiatori humb jetën nga një ortek në Wyoming të SHBA-së

    Një skiator ka humbur jetën si pasojë e një orteku në një mal në Wyoming, sipas shërbimeve lokale të emergjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në një deklaratë, Kërkimi dhe Shpëtimi i Qarkut Teton, njoftoi se ishte informuar për një “varrezë të njohur nga orteku” në Togwotee Pass, në Malet Absaroka, pak para mesditës së shtunës, transmeton klankosova.tv.

    Sipas deklaratës, orteku u shkaktua nga një grup prej katër skiatorësh që po ngjiteshin në një pistë.

    “Orteku varrosi pjesërisht një skiator dhe plotësisht një tjetër. Skiatori që u varros pjesërisht pësoi një dëmtim në këmbën e poshtme”, thuhet në deklaratë.

    Trupi i viktimës është gjetur dhe rikuperuar nga ekipet e shpëtimit.

    Edhe pse Wyoming nuk ndodhet në rrugën e stuhisë së dimrit, shtresat e dëborës në resortet e skive nga Oregoni në Vermont këtë sezon kanë arritur një trashësi mbi 254 cm.

  • Hidhet shorti, subjekte politike mësojnë renditjen për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Hidhet shorti, subjekte politike mësojnë renditjen për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

    Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 118.

    Subjekti i parë opozitar, PDK-ja do të ketë numrin 131.

    LDK-ja e Lumir Abidxhikut do të ketë numrin 124, ndërsa koalicioni AAK-Nisma numrin 137.

    Përfaqësues të Listës Serbe nuk kanë marr pjesë në tërheqjen e shortit, por kjo parti do të ketë numrin 112.

  • Një person sulmon tre policë, i shkuan në banesë për t’i tërhequr vërejtjen për zhurmë

    Një person sulmon tre policë, i shkuan në banesë për t’i tërhequr vërejtjen për zhurmë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 11:00 pritet ta tërheqë shortin për partitë politike garuese për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Gazeta Insajderi merr vesh nga burime brenda KQZ’së se pjesëmarrëse do të jetë edhe Lista Serbe.

    Kjo po ndodh në kohën kur partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka deponuar ankesë në PZAP lidhur me vendimin e Supremes që t’i jepet e drejtë Listës Serbe të garojë në zgjedhje.

    Përgjatë së hënës (sot) në ora 11:00 pritet të tërhiqet shorti për subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet nacionale.

  • Lipjan, ndalohet burri që ushtroi dhunë ndaj gruas

    Lipjan, ndalohet burri që ushtroi dhunë ndaj gruas

    Dhuna në familje ndaj grave po raportohet pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës.

    Një rast i tillë është raportuar edhe në komunën e Lipjanit.

    “Lipjan / 20.12.2024 – 18:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24 orësh.

    Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht

    Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht

    Çudira nga Portugalia, aty ku si zgjidhje për mos anulimin e një ndeshje në Ligën e Dytë të futbollit ka shërbyer qumështi.

    UD Oliveirense – Felgueiras (0-3) ishte planifikuar të fillonte këtë të diel në orën 11:00, por nisja ndodhi vetëm 15 minuta më vonë. Gjithçka për shkak të shiut dhe baltës, aty ku vijat në zonat e vogla dhe të mëdha duhej të përforcoheshin.Në mungesë të bojës, punonjësit e ekipit vendas përdorën qumësht.

    Po, është e vërtetë. Edhe vija mes shtyllave u lye me qumësht, por vendasit si duket nuk e kishin forcën e duhur për të shënuar të paktën një gol.

  • Vidhen llaptop në një shkollë në Suharekë

    Vidhen llaptop në një shkollë në Suharekë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shkollë në komunën e Suharekës janë vjedhur llap top, raporton Ekonomia Online.

    Ndërsa, rasti po hetohet.

    “Suharekë / 05.01.2025 – NN. Është raportuar se gjatë natës persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objektin e një shkolle dhe kanë vjedhur një llaptopë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Berisha sot në SPAK, PD “rrethon” godinën

    Berisha sot në SPAK, PD “rrethon” godinën

    Ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në SPAK, pas vendimit të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

    Kjo masë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët pritet të mbajnë një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme gjatë kohës kur Berisha të jetë aty.

    PD u ka dërguar strukturave një njoftim përmes mesazheve në celular, ku i kërkohet pjesëmarrja në protestë.

    “Të dashur miq. Ditën e Hënë, në orën 9:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës, që është në anën e kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Në orën 9:30 përpara selisë së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e PD drejtuar strukturave. (A2 Televizion)