ATV

Author: ATVLive

  • Sheshi Federal i Bernës zbukurohet me flamujt e Kosovës për vizitën e Presidentes Osmani

    Sheshi Federal i Bernës zbukurohet me flamujt e Kosovës për vizitën e Presidentes Osmani

    Sheshi Federal në Bernë është duke u zbukuruar me flamujt e Republikës së Kosovës, në pritje të vizitës zyrtare që Presidentja Vjosa Osmani do ta zhvillojë sot në Zvicër, me ftesë të Presidentes zvicerane, Karin Keller-Sutter, raporton EO.

    Kjo vizitë zyrtare shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe nënvizon miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

  • Haxhiu: Vetëvendosje e qartë për konstituimin e Kuvendit, opozita me qëndrime të paqarta

    Haxhiu: Vetëvendosje e qartë për konstituimin e Kuvendit, opozita me qëndrime të paqarta

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e vendosur për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, duke theksuar se i takon kësaj partie të propozojë kryetarin e Kuvendit, raporton EO.

    Ajo kritikoi opozitën për mungesë qëndrimi të qartë dhe sipas saj, opozita nuk e është e qartë se çka do.

    “Nuk po propozohet kandidati për kryetar të kuvendit por komisioni për votim të fshehtë. Për Lëvizjen Vetëvendosje është e qartë se çka do, do që të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdojmë me hapa të tjerë për formimin e qeverisë, pastaj janë 15 ditë që të votohet qeveria. Nuk është e qartë se çka do opozita, kanë qëndrime të ndryshme është e qartë që kanë preferenca ne bazohemi në të drejtat kushtetuese. I takon VV-së për propozimin e kryetarit të kuvendit.

    “Qytetarët presin nga ne ta konstituojmë Kuvendin dhe ta formojmë qeverinë. Nuk jemi këtu për të pëlqyer njëri-tjetrin, por për të vepruar sipas Kushtetutës”, u shpreh Haxhiu.

    “Nëse vazhdojmë me preferenca siç do opozita, atëherë do të kemi kryetar që i pëlqen opozitës, dhe nënkryetarë që i pëlqejnë pozitës. Nuk jemi për t’i pëlqyer njëri-tjetrit. Jemi parti politike dhe duhet të sillemi sipas rregullave kushtetuese. Situata është e qartë. Qëndrimi i Vetëvendosjes dihet. Ka tashmë plan për të penguar konstituimin e Kuvendit, por mendoj se është vendim i gabuar. Qytetarët presin nga ne ta konstituojmë Kuvendin e ta formojmë qeverinë”, ka thënë Haxhiu.

  • Kusari – Lila pas dështimit të seancës: E kemi të paqartë cila është kërkesa e opozitës në këtë situatë

    Kusari – Lila pas dështimit të seancës: E kemi të paqartë cila është kërkesa e opozitës në këtë situatë

    Deputetja Mimoza Kusari- Lila ka thënë se e kanë të paqartë “kërkesën e opozitës”.

    “E kemi të paqartë cila është kërkesa e opozitës në këtë situatë, është i qartë se cili është synimi ynë që vijmë secilën herë në kuvend , vijmë për të votuar për të konstituar kuvendin por në situatën aktualë është tërësisht e paqartë se cila kërkesa ose qëllimi i opozitës”, tha ajo.

    Ajo shtoi se “në rrethanën në të cilën jemi është një situatë në të cilën bllokuesit e vetëm janë partitë që sot nuk marrin pjesë në votim”.

    Kusari nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se si do i bëjnë 61 vota për qeverinë e s’po i kanë për kryetar të kuvendit.

    “Duhet të vijmë deri te ajo ditë, që është shumë e thjeshtë të vihet për arsye se ekziston një afat kushtetues, në momentin e konstituimit të kuvendit janë 15 ditë për të ardhur te ajo pikë e cila do të jetë informatë për të gjithë, edhe qeveria edhe përbërja e qeverisë mund të dihet dhe mund të dihet edhe kush janë ata që e votojnë me 61 vota”, tha ajo.

    “Po flasim për dy procese, procesi i parë ka të bëjë me konstituimin e kuvendit gjegjësisht me procesin me të cilin ekziston aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese për të cilin ne kemi thënë që nuk është pjesë e marrëveshjes politike, përderisa për përbërjen e qeverisë dhe formimin e qeverisë do bazohet në një marrëveshje politike”, tha ajo.

    Ajo ka thënë se konstituimi i kuvendit dhe formimi i qeverisë nuk janë të njëjtat marrëveshje.

    “Nuk janë të njëjtat marrëveshje ju lutem mos i bëni përzierje, jemi duke folur për marrëveshje për qeverinë dhe marrëveshjen për konstituim të kuvendit” tha ajo.

  • Osmani arrin në Zvicër për vizitën shtetërore

    Osmani arrin në Zvicër për vizitën shtetërore

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Zvicër për vizitën e saj shtetërore, me ftesë të Presidentes zvicerane, Karin Keller-Sutter. Kjo vizitë shënon një moment historik, pasi është hera e parë që një kreu i shtetit të Kosovës realizon një vizitë shtetërore në këtë shtet.

    Lidhur me këtë vizitë, Presidentja Osmani ka ndarë edhe disa fotografi nga momenti i arritjes së saj në Zvicër.

    Sipas agjendës zyrtare, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime me Presidenten zvicerane dhe me anëtarët e Këshillit Federal, si dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Zvicrës. Pas këtyre takimeve, dy presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

    “Për nder të Presidentes Osmani dhe delegacionit nga Kosova, Presidentja Keller-Sutter do të organizojë banket shtetëror, duke nderuar kësisoj miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin në mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

    Vizita do të vazhdojë edhe gjatë ditës së dytë, ku Presidentja Osmani dhe homologja e saj zvicerane do të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universitetit Saint Gallen.

    Në fund të vizitës, Osmani do të qëndrojë në Gjenevë, ku do të takohet me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron në Zvicër.

  • PDK pas dështimit të seancës: I bëjmë thirrje deputetit Kurti të reflektojë, ta ndryshojë kandidaten

    PDK pas dështimit të seancës: I bëjmë thirrje deputetit Kurti të reflektojë, ta ndryshojë kandidaten

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive për të 19-tën herë radhazi, duke kërkuar nga Vetëvendosje që të ndryshojë qasjen dhe kandidaten për kryetare të Kuvendit.

    Në një deklaratë për media, Çitaku tha se PDK-ja ka qenë konstruktive dhe është e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e situatës aktuale politike.

    “I bëjmë thirrje deputetit Kurti të reflektojë. PDK-ja ka qenë konstruktive, dhe do të mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të zhbllokimit të gjendjes”, tha ajo.

    Ajo shtoi se nuk janë aty për të komentuar dëshirat politike të liderit të Vetëvendosjes, por për të vlerësuar realitetin.

    “Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti, e vlerësojmë realitetin politik, nuk ka shumicë parlamentare. I bëjmë thirrje të reflektojë, ta ndryshojë kandidaten, dhe të ecim tutje”, përfundoi Çitaku.

  • Haradinaj: AAK e gatshme për kandidat konsensual

    Haradinaj: AAK e gatshme për kandidat konsensual

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij ka ofruar zgjidhje për të shmangur bllokimin e Kuvendit, duke u shprehur e gatshme të votojë një kandidat konsensual që në seancën e parë, raporton EO.

    Ai theksoi se vonesat po e dëmtojnë Kosovën dhe akuzoi kryeministrin Albin Kurti për qëndrim të jashtëligjshëm në detyrë.

    “Ne i kemi dhënë zgjidhje Kosovës, jo atij, duke premtuar votën e tonë që në ditën e parë për kandidat konsensual. Nëse ka kandidat konsensual, ne e votojmë. Ndryshe është duke e torturuar Kosovën kuptohet për të vazhduar të mbesë edhe deputet edhe kryetar qeverie jashtëligjshë. Vetëvendosja e ka kaluar pragun falë listës Guxo e Alternativës edhe kjo e jona ashtu është. Pa Alternativën e Listën Guxo, as Vetëvendosje s’do ta kalonte pragun”, tha Haradinaj.

  • Dështon për herë të 19-të konstituimi i Kuvendit

    Dështon për herë të 19-të konstituimi i Kuvendit

    Ka dështuar edhe përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që prej nisjes së seancës konstituive më 15 prill. As në tentativën e sotme, e mbajtur më 21 maj, nuk pati zhbllokim të situatës.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se në sallë ishin të pranishëm 109 deputetë. Kur u hodh në votim Komisioni Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ai mori vetëm 54 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim – numra të pamjaftueshëm për ta çuar përpara procesin.

    Si pasojë, seanca u ndërpre dhe u caktua që të vazhdojë të enjten, më 23 maj, në ora 11:00. /atvlive.tv

  • Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

    Haxhiu: Vetëvendosje e ka përmbushur detyrën, tani përgjegjësia bie mbi opozitën

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës se partia e saj e ka kryer pjesën e vet të përgjegjësisë dhe tash pret reflektim nga opozita.

    “Çkado që ka qenë në dorën tonë, ne e kemi bërë. Tani përgjegjësia për tejkalimin e kësaj situate mbetet te opozita. Siç e kam theksuar edhe më herët, shpresojmë që të reflektojnë në mënyrë që të mund ta konstituojmë Kuvendin dhe të ecim përpara në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haxhiu.

  • ​Gashi: Ne nuk jemi këtu t’ia bëjmë shumicën Kurtit

    ​Gashi: Ne nuk jemi këtu t’ia bëjmë shumicën Kurtit

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se është përgjegjësi e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të bëjë shumicën parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të formojë qeverinë.

    Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive për herë të nëntëmbëdhjetë, tha se nuk i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës t’ia bëjë shumicën partisë së parë, për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    “Zotëri Kurti e ka fituar një të drejtë kushtetuese duke qenë i pari në zgjedhje. E drejta është që të propozojë kryetarin e Kuvendit dhe formojë qeverinë. Kjo drejtë është ekskluzive e tij dhe po ashtu të propozojë i pari qeverinë. I mbetet atij të bëjë shumicën, pasi ne nuk jemi të bëjmë shumicën”, tha ai.

  • Zemaj: Nëse Kurti i ka 61 vota le ta zgjedh kryetarin e Kuvendin

    Zemaj: Nëse Kurti i ka 61 vota le ta zgjedh kryetarin e Kuvendin

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka insistuar se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me Vetëvendosjen.

    Ai ka thënë se qëndrimet e Albin Kurtit janë deklarata dëshirore dhe se nuk do që të përballet me realitetin.

    Zemaj ka shtuar se kjo është logjikë e VV-së që përdorë imponimin dhe diktatin përbrenda.

    “Janë deklarata dëshirore të Kurtit pa dashur që të përballet me realitetin. Kjo është logjikë e VV-së, imponimi diktati, mendojnë që edhe subjektet tjera duhet t’i nënshtrohen. Këtu jemi për dëshira personale, këtu jemi për t’u shërbyer popullit dhe formimit të institucioneve të reja. Më shumë u ka shërbyer militantëve të Facebookut, por kjo është gjendja fatkeqësisht”, ka thënë Zemaj.

    Kurti në një intervistë të martën në RTK ka thënë se i ka 61 vota për kryeministër, teksa Zemaj është kundërpërgjigjur se nëse i ka këto vota, do të mund ta votonte edhe Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit.

    “Kjo është tepër e parëndësishme ne nuk jemi këtu për t’u sfiduar, por për zgjidhje, nëse ai i ka 61 vota, atëherë përse nuk e zgjedh kryetarin e Kuvendit. Nëse janë 61 deputetë ta zgjedhin Albulena Haxhiun, por po e shohim se nuk po ndodhë”, ka thënë Zemaj.