ATV

Author: ATVLive

  • Licencimi i avancuar i mësimdhënësve: Sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

    Licencimi i avancuar i mësimdhënësve: Sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

    Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e Arsimit, që për qëllim ka avancimin e performancës së mësimdhënësve, ka hasur në kritika nga ekspertët e arsimit, raporton Ekonomia Online.

    Ndërsa, procesi është vlerësuar si një hap pozitiv drejt përmirësimit të arsimit, rezultatet e ulëta dhe organizimi kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me zbatimin e tij.

    Rinor Qehaja, drejtori i Institutit “EdGuard”, për Ekonomia Online e cilësoi licencimin si një mekanizëm të dobishëm për nxitjen e performancës dhe konkurrencës ndër mësimdhënës.

    “Lincensimi i mësimdhënësve paraqet një modalitet të mirë si reformë të mirë të prezantuar nga Qeveria për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve. Pra nxit për performacë më të mirë dhe konkurrencë dhe është një mekanizëm të mirëfilltë i një incetive të mirë për mësimdhënësit që dëshirojnë të kenë një rrugëtim brenda profesionit të mësimdhënies”, ka thënë ai.

    Megjithatë, ai theksoi se mungesa e informimit dhe vetëdijësimi i ulët kanë ndikuar në pjesëmarrjen dhe suksesin e kufizuar.

    “Lincesa e avancuar për të cilën e kemi këtë numër të vogël në secilin rast ka njw numër të kufizuar të mësimdhënësve, pra të gjithë mësimdhënësit që kanë përvojë më shumë se 10 vite në mësimdhënie kanë mbi 200 orë të trajnimeve dhe ata mësimdhënësve që kalojnë provimin me shkrim. E që në këtë vlerësimin e fundit vetëm një numër një shifror i tyre e ka kaluar, kush është arsyeja pse kaq pak kanë aplikuar është një mos informim i tyre, një vetëdijesim i munguar pasi që vlersoj jo të gjithë mësimdhënësit kanë qenë në dije i se çka është licencimi i avancuar, kanë qenë në dijeni për kritere e aplikimit dhe për përfitimet që i sjellë e njejta”, ka thënë Qehaja për Ekonomia Online.

    Argjend Osmani, njohës i çështjeve të arsimit, për Ekonomia Online ngriti shqetësime për mënyrën e organizimit të procesit, duke e cilësuar atë si të ngutshëm dhe jo në përputhje me standardet.

    “Ideja e dhënies së lincesave të avancuar është e kamotshme dhe si e tillë ajo e ka rolin dhe rëndësinë e vet në ngritjen e cilësisë në arsim. Ajo që më ra në sy ishte një testim shpejt e shpejtë sa për sy e faqe është bërë në ditët e fundit e kësaj qeverie. Kam dyshimet e mia se nuk është organizuar sipas standardeve dhe kritereve që duhet plotësuar”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

    Ai shtoi se një proces i mirëfilltë i licencimit do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë në arsim dhe në përdorimin e metodave më efektive të mësimdhënies.

    “Kur përmenda që nuk janë plotësuar standardet mendova edhe në përgatitje informimin dhe në çështjen organizative dhe të gjitha këto nga pak secila ka ndikuar që të kemi një rezultat jo të kënaqshëm. Qeveria e ardhshme duhet ta marr seriozisht këtë çështje dhe të punojë seriozisht në mbajtjen e një testimi të mirëfilltë, dhe në organizimin e saj. Nga një testim i mirëfilltë do të mund të krijohej një mjedis më i favorshëm sepse në shumë raste mësimdhënësit e rijnë mendojnë se ato metoda që janë duke i shfrytëzuar janë të mjaftueshme dhe efektive sepse nuk kanë pasur mundësi të shohin metoda të tjera”, ka thënë ai.

    Sipas njoftimit të MASHTI-t nga 54 mësimdhënës që i janë nënshtruar provimit për pajisje me licencë të avancuar, vetëm shtatë e kanë kaluar.

    Ministrja Arbërie Nagavci këtë e quajti si një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit.

    “E lumtur dhe krenare që përmbyllëm me sukses një proces tejet të rëndësishëm që çon në avancimin e performancës së mësimdhënësve në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe përmirësimit të rezultateve në arsim. Për herë të parë javën e kaluar e përmbyllëm me sukses provimin për licensën e avancuar të cilit iu nënshtruan gjithsej 54 kandidatë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm në fushën e arsimit. Qëllimi i sistemit të licencimit është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve përmes vlerësimit të performancës së tyre”, ka njoftuar ajo.

  • Moti sot i vranët, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

    Moti sot i vranët, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel do të mbizotërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell.

    Gjatë mëngjesit dhe natës parashihet të ketë ngrica dhe mjegull.

    “Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -8°C dhe -°5, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 3°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s”, thuhet në njoftim.

  • “Premtime irracionale”, Sefaj kritikon politikanët për mungesë serioziteti

    “Premtime irracionale”, Sefaj kritikon politikanët për mungesë serioziteti

    Analisti Ali Sefaj, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se premtimet elektorale shpesh janë të mëdha dhe tërheqëse, por të parealizueshme në afatin e një mandati të vetëm qeverisës.

    Sipas Sefajt, realizimi i projekteve madhore kërkon planifikim të mirë dhe zbatim afatgjatë.

    “Shumica e projekteve që premtohen në fushatë mund të realizohen vetëm nëse planifikohen dhe implementohen për një periudhë prej katër deri në tetë vjet. Premtimet e mëdha brenda një mandati janë irracionale”, tha Sefaj.

    Deklaratën e plotë të Ali Sefajt në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Misini: Nuk mund të ketë përfaqësim të drejtë pa reformë zgjedhore

    Misini: Nuk mund të ketë përfaqësim të drejtë pa reformë zgjedhore

    Profesori i Ekonomisë, Shkumbin Misini, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se reforma zgjedhore në Kosovë është një domosdoshmëri për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe llogaridhënie nga deputetët.

    Misini argumentoi se ndarja e zonave zgjedhore do të krijonte një përfaqësim më të drejtë dhe do të eliminonte pabarazitë në shpërndarjen e mandateve.

    “Nuk është e drejtë që një qytet i vogël të ketë dhjetë deputetë, ndërsa një tjetër me më shumë banorë të ketë vetëm dy. Reforma zgjedhore është e nevojshme për të ndarë proporcionin dhe rritur llogaridhënien,” tha Misini.

    Deklaratën e plotë të Shkumbin Misinit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Jashari: Kryeministri është i pakonkurrencë për argëtimin e masës

    Jashari: Kryeministri është i pakonkurrencë për argëtimin e masës

    Avokati Arbër Jashari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se kryeministri ka spikatur në mënyrën e tij unike për të argëtuar masën, duke dominuar skenën politike me stilin e tij.

    Jashari vlerësoi se fushata politike është shndërruar në spektakël, ku kryeministri qëndron mbi të të tjerët me paraqitjet e tij.

    “Kryeministri është i pakonkurrencë në këtë aspekt. E kemi parë gjestikulacionin, qëndrimin dhe mënyrën se si artikulon – është unikal”, tha Jashari.

    Ai shtoi se deklaratat dhe premtimet e mëdha janë kthyer në element argëtimi për publikun, pa një bazë konkrete.

    “Premtimet jashtëzakonisht të mëdha dhe megalomane janë thjesht një mënyrë për t’i argëtuar masat. Edhe ata e dinë që ne e dimë se nuk janë qashtu qysh po thonë,” shtoi Jashari.

    Deklaratën e plotë të Arbër Jasharit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamidi: Kryeministri po përdor fjalor të ulët kundër opozitës

    Hamidi: Kryeministri po përdor fjalor të ulët kundër opozitës

    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, vlerësoi se partitë opozitare kanë zhvilluar një fushatë të qetë dhe të kulturuar, ndërsa kryeministri po përdor një gjuhë ofenduese kundrejt tyre.

    Hamidi tha se fushata e opozitës nuk është fokusuar në akuza të Qeverisë.

    “Kemi pasur një fushatë të kulturuar kryesisht nga partitë opozitare, të cilat nuk po merren me akuza të pabaza. Në anën tjetër, kryeministri vazhdimisht po përdor një fjalor shumë të ulët kundrejt opozitës,” tha Hamidi.

    Ai shtoi se vështirësitë e kryeministrit për të mbushur sallat e takimeve dëshmojnë një krizë brenda partisë në pushtet.

    “Është e pakuptueshme që një subjekt politik, me më shumë se pesëdhjetë për qind të elektoratit, të mos arrijë të mbushë sallat në komunat e mëdha. Kjo është një krizë,” theksoi Hamidi.

    Deklaratën e plotë të Lavdim Hamidit në CONTEXT e gjeni në videon më poshtë:

  • Hysni Gucati zgjidhet sërish kryetar i OVL-UÇK-së

    Hysni Gucati zgjidhet sërish kryetar i OVL-UÇK-së

    Hysni Gucati është zgjedhur sërish në krye të OVL-UÇK-së.

    Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar sot edhe një mandat 4 vjeçar Hysni Gucatit, i cili këtë pozitë e ka ushtruar edhe mandatin e kaluar.

    Në këtë kuvend, Gucati i ka marrë 112 vota, kurse kundërkandidati i tij, Nasim Hardinaj ka marrë 95 vota. Në garë ishte edhe Kapllan Parduzi.

    Gucati kishte ndërprerë drejtimin e OVL-UÇK-së pas arrestimit të tij nga Gjykata Speciale.

    Faton Klinaku e kishte drjetuar organizatën deri sot.

  • Barduani takohet me shefen e MVZ-së, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Barduani takohet me shefen e MVZ-së, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Sot, komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, u takua me shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Nathalie Loiseau në Prishtinë.

    Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, Barduani dhe Loiseau diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën, stabilitetin rajonal dhe përpjekjet e vazhdueshme të MVZ-së në mbështetjen e zgjedhjeve transparente dhe demokratike në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

    Barduani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia, feja apo përkatësia politike.

  • Haradinaj e Gucati në garë për kryetar të OVL-UÇK-së

    Haradinaj e Gucati në garë për kryetar të OVL-UÇK-së

    Ish drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e tyre për kryetar të kësaj organizate, ndërsa, pretendenti tjetër Kapllan Parduzi u tërhoq nga kjo kandidaturë.

    Në një fjalë rasti, Hysni Gucati tha se kandidaturën e tij për kryetar e shpalli për të vazhduar, siç tha ai, përkushtimin tij në mbrojtje të vlerave të luftës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai u zotua se do të kryej punën me dinjitetin në mbrojtjen e vlerave të luftës së UCK-së dhe veteranëve të luftës.

    Ndërkaq, Nasim Haradinaj bëri thirrje që për këtë pozitë të zgjidhet më i devotshmi.

    “Nëse i plotësoj kushtet me devotshmëri iu ftoj për votim” u shpreh Haradinaj.

    Ndërsa, Kapllan Parduzi u tërhoq nga kandidatura për pozitën e kryetarit të OVL-UCK-së derisa potencoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe është sfidë e madhe.

    Sipas tij, viteve të fundit OVL-ja ka qenë inekszitente, siç tha ai duke mos u mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së. Pavarësisht kësaj, ai iu uroj punë të mbarë kundërkandidatëve në procesin e votimit.

  • Rekord borxhi në banka, mbi gjysmë miliardi mbitërheqje nga qytetarët

    Rekord borxhi në banka, mbi gjysmë miliardi mbitërheqje nga qytetarët

    Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2024 kanë arritur nivelin më të lartë të këtij lloj borxhi që nga pas lufta. Ne vitin 2020 mbitërheqjet kanë qenë 143.2 milionë euro ndërsa vetëm janar-tetor 2024 janë 527.3 milionë euro. Mbitërheqjet bankare po vlerësohen po ashtu të jenë të rrezikshme edhe për të ardhmen e qytetarit nga aspekti ekonomik.

    Vetëm në vitin që lamë pas, mbitërheqjet kanë arritur vlerën mbi gjysmë miliardi euro. Rritja e kësaj kategorie të borxhit është më e theksuar pas vitit 2022.

    Gjatë vitit që lamë pas, në kuadër të kësaj forme të kredisë (overdraft), qytetarët tërhoqën mbi 67 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

    Pagat e pamjaftueshme (të ulëta), e rritja e inflacionit po konsiderohen ndër arsyet që po i shtyjnë qytetarët të futen në këtë lloj të borxhit, raporton KosovaPress.

    Banka Qendrore e Kosovës bënë të ditur për KosovaPress se nga janari deri në muajin tetor të vitit 2024, vlera e overdrafteve në Kosovë arrin shumën mbi 527 milionë euro. Derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2023 ishte afro 460 milionë euro.

    “Overdraftet janë të prezantuara si gjendje në fund të periudhës (outstanding) vlera e të cilave deri në tetor 2024 ka arritur në 527.3 milionë euro, ndërsa deri në tetor 2023 kjo vlerë ishte 459.7 milionë euro. Norma e interesit është në nivele të ngjashme, rreth 6.7% mesatare”, thuhet në një përgjigje me shkrim të BQK-së.
    Mbitërheqjet bankare po vlerësohen po ashtu të jetë të rrezikshme edhe për të ardhmen e qytetarit të Kosovës nga aspekti ekonomik.

    Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadrija thotë se rritja e vlerës së overdraftit tregon se pagat në Kosovë nuk po i plotësojnë nevojat e të punësuarve.

    Përveç kësaj, ai thekson se edhe kamatat e overdraftit janë të larta.

    “Kjo është testi më i mirë që të punësuarit në Kosovë nuk po i plotëson edhe ato pagat çfarë i marrin, nuk i plotësojnë as pjesën optimale, shportën e konsumit dhe tekstilit dhe për fat jo të mirë futen në overdraftet. Dihet që overdraftet i kanë dukshëm kamatat dhe interesin shumë më të lartë sesa një kredi normale. Vlerësoj që BQK-ja dhe qeveria e Kosovës, duhet në këtë drejtim duhet të rrisin vigjilencën që të fuqizohen pagat si në sektor publik dhe privat që qytetari i Kosovës mos të ketë nevojë për overdraft dhe këto lloje që janë të rrezikshme për të ardhmen e qytetarit të Kosovës nga aspekti ekonomik. Sepse në vazhdimësi mund të ngulfaten dhe vjen deri tek një problem familjar… Kjo nuk është diçka që rezulton pozitivitet, përveçse negativ dhe është shumë e rrezikshme për të ardhmen e qytetarit të vendit”, thotë Kadrija.

    Edhe njohësi i çështjeve bankare, Milazim Abazi në një prononcim për KosovaPress potencon se overdrafti është një prej kredive më të volitshme, derisa thekson se ana negative e kësaj kredie është nxitja për të hyrë borxh më lehtë.

    “Overdrafti është një prej kredive më të volitshme që edhe qytetarët edhe bizneset kanë dëshirë t’i marrin. Mirëpo, ka kufizime në sasinë e shumës që merret overdraft. Dhe cilësia e kredimarrësit. Këtu është interesi më i lartë. Përafërsisht mesatarja ishte 6.7 për qind. Në total bie më i lirë nëse interesat në overdraft paguhen vetëm kur i shfrytëzon ndërsa, shumicën e rasteve bizneset dhe qytetarët nuk i shfrytëzojnë vazhdimisht, vetëm për nevoja të veçanta.05:29 E vetmja anë negative është që të nxitë për të hyrë borxh mëlehtë, më shpejtë”, potencon Abazi.

    Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se përveç inflacionit edhe çështja e vonesës së pagave për punëtorët po ndikon që qytetarët të hyjnë borxh në bankat komerciale të vendit.

    BiznesTre hapa për pushime të përkryera dimëroreISP Broadcast do të sjellë për herë të parë sistemin 6G në KosovëKandidati për deputet i AAK-së Ramush Ahmetaj: Qeveria Kurti e dështuarIntervistaDeçani në “kurth gjeografik” nga mungesa e fondeve për investimeLajmeHaradinaj e Gucati në garë për kryetar të OVL-UÇK-së, Parduzi tërhiqetRajoniArrestohet në Mal të Zi i dyshuari për krime lufte në KosovëRekord borxhi në banka, mbi gjysmë miliardi mbitërheqje nga qytetarëtTemaLexohet për: 6 min.bankomat

    47 minuta më parë
    Mbitërheqjet bankare (overdraft) të qytetarëve e bizneseve në Kosovë gjatë vitit 2024 kanë arritur nivelin më të lartë të këtij lloj borxhi që nga pas lufta. Ne vitin 2020 mbitërheqjet kanë qenë 143.2 milionë euro ndërsa vetëm janar-tetor 2024 janë 527.3 milionë euro. Mbitërheqjet bankare po vlerësohen po ashtu të jenë të rrezikshme edhe për të ardhmen e qytetarit nga aspekti ekonomik.

    Vetëm në vitin që lamë pas, mbitërheqjet kanë arritur vlerën mbi gjysmë miliardi euro. Rritja e kësaj kategorie të borxhit është më e theksuar pas vitit 2022.

    Gjatë vitit që lamë pas, në kuadër të kësaj forme të kredisë (overdraft), qytetarët tërhoqën mbi 67 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
    Pagat e pamjaftueshme (të ulëta), e rritja e inflacionit po konsiderohen ndër arsyet që po i shtyjnë qytetarët të futen në këtë lloj të borxhit, raporton KosovaPress.

    Lexo po ashtuKur do të vendosë Themelorja për gjykimin e terroristëve në rastin Banjska?Banka Qendrore e Kosovës bënë të ditur për KosovaPress se nga janari deri në muajin tetor të vitit 2024, vlera e overdrafteve në Kosovë arrin shumën mbi 527 milionë euro. Derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2023 ishte afro 460 milionë euro.

    “Overdraftet janë të prezantuara si gjendje në fund të periudhës (outstanding) vlera e të cilave deri në tetor 2024 ka arritur në 527.3 milionë euro, ndërsa deri në tetor 2023 kjo vlerë ishte 459.7 milionë euro. Norma e interesit është në nivele të ngjashme, rreth 6.7% mesatare”, thuhet në një përgjigje me shkrim të BQK-së.
    Mbitërheqjet bankare po vlerësohen po ashtu të jetë të rrezikshme edhe për të ardhmen e qytetarit të Kosovës nga aspekti ekonomik.

    Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadrija thotë se rritja e vlerës së overdraftit tregon se pagat në Kosovë nuk po i plotësojnë nevojat e të punësuarve.

    Përveç kësaj, ai thekson se edhe kamatat e overdraftit janë të larta.
    Lexo po ashtuRreth 700 raste me zgjebë në KosovëKadrija: Overdrafti rezulton vetëm negativitet, rrezikon të ardhmen e qytetarit
    Video: 01:47

    “Kjo është testi më i mirë që të punësuarit në Kosovë nuk po i plotëson edhe ato pagat çfarë i marrin, nuk i plotësojnë as pjesën optimale, shportën e konsumit dhe tekstilit dhe për fat jo të mirë futen në overdraftet. Dihet që overdraftet i kanë dukshëm kamatat dhe interesin shumë më të lartë sesa një kredi normale. Vlerësoj që BQK-ja dhe qeveria e Kosovës, duhet në këtë drejtim duhet të rrisin vigjilencën që të fuqizohen pagat si në sektor publik dhe privat që qytetari i Kosovës mos të ketë nevojë për overdraft dhe këto lloje që janë të rrezikshme për të ardhmen e qytetarit të Kosovës nga aspekti ekonomik. Sepse në vazhdimësi mund të ngulfaten dhe vjen deri tek një problem familjar… Kjo nuk është diçka që rezulton pozitivitet, përveçse negativ dhe është shumë e rrezikshme për të ardhmen e qytetarit të vendit”, thotë Kadrija.
    Edhe njohësi i çështjeve bankare, Milazim Abazi në një prononcim për KosovaPress potencon se overdrafti është një prej kredive më të volitshme, derisa thekson se ana negative e kësaj kredie është nxitja për të hyrë borxh më lehtë.

    Abazi: E vetmja anë negative është që të nxitë për të hyrë borxh më lehtë e më shpejtë

    Lexo po ashtu​Të rinjtë e komuniteteve nxiten të vijojnë shkollimin

    Video: 04:28
    “Overdrafti është një prej kredive më të volitshme që edhe qytetarët edhe bizneset kanë dëshirë t’i marrin. Mirëpo, ka kufizime në sasinë e shumës që merret overdraft. Dhe cilësia e kredimarrësit. Këtu është interesi më i lartë. Përafërsisht mesatarja ishte 6.7 për qind. Në total bie më i lirë nëse interesat në overdraft paguhen vetëm kur i shfrytëzon ndërsa, shumicën e rasteve bizneset dhe qytetarët nuk i shfrytëzojnë vazhdimisht, vetëm për nevoja të veçanta.05:29 E vetmja anë negative është që të nxitë për të hyrë borxh mëlehtë, më shpejtë”, potencon Abazi.

    Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku thotë se përveç inflacionit edhe çështja e vonesës së pagave për punëtorët po ndikon që qytetarët të hyjnë borxh në bankat komerciale të vendit.

    Kaçaniku: Vonesa e pagave dhe inflacioni galopant po ndikojnë që qytetarët të marrin overdraft
    Video:

    Lexo po ashtu“Për vota”, qytetarët dhe sindikatat e quajnë të pamjaftueshme rritjen e pagave nga janari“Nëse dikush di ta menaxhojë mirë është punë e mirë, nëse nuk di ta menaxhojë e zakonisht borxhi thërret borxhe të reja, atëherë mund të jetë më i keqi. Falimentimi po i kërcënohet edhe të ashtuquajturës shtresës së mesme. Shtresa e mesme janë kryesisht ata të cilët punojnë në institucione shtetërore ku pagat nuk janë rritur qe një kohë të gjatë. Ndërsa, standardi i jetesës aq ka rënë sa që i bënë presion çdo kujt. Në këtë garë të mbijetesës shumë kush detyrohet të merr overdraft nëse e ka rrogën e sigurt, qoftë në sektorin privat apo shtetëror…Vonesa e pagave dhe inflacioni galopant. Sepse inflacionin e kemi jashtëzakonishttë lartë dhe vlera e euros ka rënë. Natyrisht se dikush nuk din t’i përballojë këto ose nuk ka mundësi, nuk ka përkrahje nuk e ka askënd jashtë dhe detyrohet të bëjë këso gjërash me shpresë se ia del”, thekson Kaçaniku.

    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare për vitin 2023 në vendin tonë është 570 euro bruto.
    Sipas Institutit GAP të dhënat nga BQK tregojnë se gjatë vitit 2020 mbitërheqjet kanë qenë 143.2 milionë euro, ndërsa më 2021 shuma ishte 271 milionë euro, më 2022 vlera finanaciare e këtij borxhi arriti 414. 8 milionë euro. Po ashtu, sipas BQK-së më 2023 overdrafti shënoi rreth 460 milionë euro për periudhën janar-tetor, si dhe rekordi i arritur më 2024 gjatë kësaj periudhe në vlerë financiare, 527.3 milionë euro.

    Çka është mbitërhqja (overdraft)?

    Mbitërheqjet bankare, sipas të dhënave nga Banka Qendrore e Kosovës për edukimin financiar, është një formë e kredisë afatshkurtër që lidhet me pagën e individit.

    “Mbitërheqja (overdrafti) është një formë e kredisë afatshkurtër (zakonisht lidhet me pagën e individit) e cila lejon që llogaria bankare të mbahet nën zero, duke e lejuar mbajtësin e llogarisë të tërheqë më shumë para sesa
    realisht ka në llogari.

    P.sh. Nëse një person ka në llogari bankare një shumë prej 500 eurosh dhe dëshiron të tërheqë 600 euro. Në këtë rast mbitërheqja do të aktivizohet dhe personi do të ketë në dispozicion 100 euro më shumë sesa që ka realisht në llogari. Kjo shumë konsiderohet si borxh dhe është e dobishme për situata emergjente ose nevoja të tjera të pashmangshme”, thuhet në edukimin financiar të BQK-së për Overdraft.