ATV

Author: ATVLive

  • Presidentja Osmani viziton kompaninë zvicerane “Stadler Rail”: Kosova i plotëson të gjitha kushtet për investime

    Presidentja Osmani viziton kompaninë zvicerane “Stadler Rail”: Kosova i plotëson të gjitha kushtet për investime

    Në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Zvicër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi kompaninë e njohur zvicerane “Stadler Rail”, e cila merret me prodhimin e trenave dhe mjeteve të tjera hekurudhore, raporton Ekonomia Online.

    Në këtë vizitë, presidentja Osmani u shpreh se interesimi i kompanive zvicerane për të investuar në Kosovë është gjithnjë në rritje dhe theksoi avantazhet që ofron Kosova për investitorët e huaj.

    Ajo shtoi se marrëveshjet e tregtisë së lirë që Kosova ka me BE-në, EFTA-n, e bëjnë vendin një destinacion ideal për prodhim dhe eksport drejt tregjeve evropiane.

    “Ne jemi në diskutime me shumë kompani të tjera zvicerane. Kompanitë zvicerane në përgjithësi kanë një interesim jashtëzakonisht të madh për investime në Kosovë.

    Është shumë me rëndësi që Kosova, përveç popullatës shumë të re, të kualifikuar, të shkolluar, që i flet shumë gjuhë – dhe gjuha gjermane është një prej gjuhëve më të folura – po ashtu ofron edhe një sistem taksash, një sistem financiar dhe sistem ligjor që është në përputhje të plotë me standardet e larta të BE-së.
    Të gjitha kriteret që i kërkon një investitor, Kosova i plotëson. Tani, me marrëveshjet e tregtisë së lirë që i kemi, edhe me BE-në, me EFTA-n që përfshin edhe Zvicrën, Turqinë dhe vendet e tjera, në fakt të prodhosh në Kosovë nuk do të thotë që po prodhon vetëm për tregun e 1.7 milionëve, por mund të prodhosh për tregun e qindra milionave evropianë, sepse gjithçka që prodhohet mund të eksportohet kudo në Evropë pa kosto shtesë, pa taksa shtesë, për shkak të këtyre marrëveshjeve të tregtisë së lirë që i kemi me të gjitha shtetet e BE-së”, tha ajo.

    Në vizitën në “Stadler Rail”, Presidentja Osmani u shpreh e impresionuar nga historia dhe zhvillimi i kompanisë, në të cilën janë duke kryer praktikën edhe shqiptarë me prejardhje nga Kosova.

    Ajo vlerësoi lart programin e praktikës së kësaj kompanie, ku 70% e nxënësve praktikantë përfundojnë të punësuar, duke shtuar se ky është një model që do të prezantohet edhe në Kosovë për kompanitë vendore.

    “Ishte jashtëzakonisht frymëzuese, sepse teksa po flisja me udhëheqësinë e kësaj kompanie të mrekullueshme, ata më treguan se si u themelua në vitin 1942 dhe fillimisht kishte shumë pak punonjës, si katër apo pesë. Ndërsa sot ka rreth 15,000 dhe është e pranishme në rreth 50 vende të botës dhe praktikisht në të gjitha kontinentet. Një shembull shumë, shumë frymëzues, një model që ne e shikojmë me admirim dhe që natyrisht do ta prezantojmë edhe në Kosovë për kompanitë e mëdha e të vogla, si një model për t’u ndjekur”, tha presidentja Osmani.

    Kreu i shtetit vlerësoi gjithashtu lidhjet e fuqishme mes Kosovës dhe Zvicrës përmes diasporës.

    Ajo theksoi krenarinë për arritjet e komunitetit kosovar në Zvicër në fusha të ndryshme si inxhinieria, teknologjia, shkenca, politika dhe sporti.

    “Siç e thashë dje, lidhja më e madhe mes dy vendeve tona është prania e diasporës sonë këtu në Zvicër. Praktikisht, secili që do të takoni në Kosovë ka një anëtar familjar, të paktën një, që jeton këtu, punon këtu, është shkolluar këtu dhe ka pasur sukses këtu në këtë vend modern. Pra, lidhjet janë shumë, shumë të forta dhe janë ura më e madhe që siguron hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”.

    Presidentja Osmani ndau edhe një përvojë personale, duke përmendur hallën e saj që jeton në St. Gallen prej dekadash, si shembull të integrimit dhe suksesit të diasporës shqiptare në Zvicër.

    “Halla ime jeton në St. Gallen. Ata kanë jetuar gjithmonë këtu. Ka dekada që janë këtu. Është një vend që u dha atyre strehë, përkrahje dhe ngushëllim në një kohë kur të gjitha familjet në Kosovë ishin të përndjekura. Dhe jo vetëm kaq, fëmijët e saj morën arsimimin më cilësor dhe të gjithë janë shumë të suksesshëm. Ata tashmë kanë fëmijët e tyre që ndjekin shkolla të shkëlqyera.

    Dhe tani, është si gjenerata e tretë e emigrantëve, por gjenerata e parë ka ardhur këtu për shkak të shtypjes ndaj popullit tonë në vitet ‘90. Dhe mund të shohësh, të gjithë ne mund ta shohim nga anëtarët tanë të familjes, se mirënjohja për këtë vend të mrekullueshëm është shumë, shumë e madhe. Por në të njëjtën kohë, Zvicra u dha atyre mundësinë që të kontribuojnë si në ekonomi dhe në mirëqenien e këtij vendi, por edhe në ekonomi dhe mirëqenien e Kosovës. Ata kurrë nuk i harruan rrënjët e tyre, ndërkohë që janë integruar pozitivisht këtu”, tha ajo, raporton EO.

  • Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune

    Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune

    Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, sonte në një darkë pune, njoftoi zyra e kryeministrit.

    “Kryeministri në detyrë Kurti sonte në mbrëmje e pret për një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas me rastin e vizitës së saj në vendin tonë.

    Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës sonë dhe Bashkimit Evropian si dhe temat me interes të përbashkët”, njoftoi zëdhënësi i qeverisë në detyrë.

  • Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

    Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

    Në përvjetorin e masakrave të Dubravës dhe Vushtrrisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar njërat ndër krimet më makabre të pushtuesit serb ndaj popullit shqiptar.

    “Prej 19 deri më 22 maj 1999, në burgun e Dubravës, mbi 130 të burgosur shqiptarë u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën. Masakra e Dubravës zbardhi fytyrën e vërtetë të gjenocidit serb – një përpjekje për zhdukjen e qenies shqiptare përmes spastrimit etnik”, shkruan Haradinaj.

    Ai ka përkujtuar edhe masakrën e 22 majit në Vushtrri, ku forcat serbe ekzekutuan pa mëshirë burra, gra, pleq e fëmijë. “Trupat e 67 nga 68 të vrarët në rrugën ‘22 Maji’ u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi, gjatë viteve 2003-2012”, theksoi ai.

    “Shteti serb vazhdon të mohojë të vërtetën dhe të refuzojë përgjegjësinë për krimet e luftës, ndërsa Kosova nuk ndalet në betejën për drejtësi”, ka shtuar Haradinaj.

  • ​Sot Konferenca e pestë ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria çel Grupkapitullin e Konkurrueshmërisë

    ​Sot Konferenca e pestë ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria çel Grupkapitullin e Konkurrueshmërisë

    Shqipëria hap sot një tjetër kapitull në Bruksel me Bashkimin Evropian.

    Mbledhjen e pestë ndërqeveritare në kryeqytetin e Evropës e udhëheq ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

    Hapja e Grup Kapitullit të katërt që mori dritën jeshile në Bruksel përmban çështje të lidhura me konkurrueshmërinë, rritjen gjithëpërfshirëse, politikat ekonomike, punësimi, tatimet, arsimi dhe kultura, bashkimi doganor, si dhe media e transformimi digjital, shkruan Top Channel.

    Tanimë detyra e Shqipërisë është t’i përafrojë të gjitha këto çështje me ato të Bashkimit Evropian.

    Shqipëria është duke bërë një progres të qenësishëm me çeljen e kapitujve. Në tetë muajt e fundit Shqipëria ka hapur gjithsej për 27 fusha.

    Më 14 tetor 2024, Shqipëria u ul në të njëjtën tavolinë me Komisionin Evropian, duke hapur Grup Kapitullin e Parë njohur si Themeloret dedikuar funksionimit demokratik të vendit dhe çështjeve të drejtësisë

    Grupkapitulli gjashtë ‘Marrëdhëniet me Jashtë’ u hap me 17 dhjetor 2024, ku theksi vendoset në Marrëdhëniet e jashtme të vendit përfshi ato të sigurisë dhe e mbrojtjes.

    Ndërsa Grupkapitulli dy ‘Tregu i Brendshëm’ u hap më 14 prill 2025. Ky grup kapitull përfshin Lëvizja e Lirë e Mallrave, Lëvizja e Lirë e Punëtorëve, Liria e Lëvizjes së Kapitaleve përfshi mbrojtjen e Konsumatorit dhe e Shëndetit.

    Në mënyrë të përsëritur kryeministri Edi Rama është deklaruar për mbylljen e kapitullit deri në 2027 dhe deri ne 2030 Shqipëria të jetë vend anëtar në Bashkimit Evropian me të drejta të plota.

  • ​Kallas i jep mesazh të qartë Serbisë

    ​Kallas i jep mesazh të qartë Serbisë

    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas i ka dhënë mesazh të qartë udhëheqësve serbë, gjatë vizitës së saj në Beograd të mërkurën, më 21 maj.

    “Mesazhi im për autoritetet në Beograd është i qartë. Dua që ta shoh Serbinë të ec përpara BE-së. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të qartësojnë drejtimin strategjik. Kjo bëhet më së miri duke e rikthyer besimin dhe qëndruar të vërtetë ndaj principieve demokrate”, ka shkruar Kallas në X.

    Pas Beogradit, Kallas sot qëndron në Kosovë ku do të mbajë një konferencë për media.

    Ajo do të takojë përfaqësues të partive politike si dhe të shoqërisë civile.

    Pas Kosovës, shefja e diplomacisë së bllokut do të udhëtojë në Maqedoni të Veriut./KP

  • Bedri Hamza takon ambasadorin britanik: Diskutuam për zhvillimet politike dhe krijimin e institucioneve të reja

    Bedri Hamza takon ambasadorin britanik: Diskutuam për zhvillimet politike dhe krijimin e institucioneve të reja

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Gjatë takimit u diskutua për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.

    Hamza theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar, duke e cilësuar atë si një partnere strategjike të Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në proceset demokratike dhe zhvillimore.

    “Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”, shkruan Hamza në njoftimin e tij në Fazcebook.

  • Takimi Hamza – Kurti, PDK jep detaje

    Takimi Hamza – Kurti, PDK jep detaje

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda tha se takimi i djeshëm i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Bedri Hamzës nuk ka konotacion politik por është thjesht një event sportiv, raporton KP.

    “Ky takim rasti nuk ka asnjë konotacion politik, është thjesht një event sportiv. Ky ka qenë një event… Hamzës si nikoqir i ngjarjes i ka rënë të ulet afër Kurtit”, tha ai.

    Ai tha se qëndrimi i PDK-së nuk ka ndryshuar sa i përket mos votimit të kandidates Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.

  • Osmani: Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme

    Osmani: Dubrava mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Masakrën në burgun e Dubravës, duke thënë se “mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e pashlyeshme e brutalitetit të shtetit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

    Osmani ka thënë se sot, kujtojmë me dhimbje Masakrën e burgut të Dubravës, njërën prej masakrave më të tmerrshme të kryera nga regjimi gjenocidal i Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

    “Në majin e vitit 1999, brenda mureve të burgut të Dubravës ndodhi krimi makabër: për pesë ditë rresht, regjimi gjenocidal i Serbisë, vrau mizorisht 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik si dhe plagosi 300 të tjerë”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, ata u vranë vetëm pse u angazhuan për të drejtën për të jetuar të lirë në tokën e tyre. Në vend që të mbroheshin, u bënë cak i një krimi sistematik, një krimi që sot, 26 vjet më vonë, ende kërkon drejtësi.

    Ndryshe, Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq.

    Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

  • ​FFK del me njoftim të rëndësishëm para finales Prishtina-Llapi

    ​FFK del me njoftim të rëndësishëm para finales Prishtina-Llapi

    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar qytetarët që kanë siguruar bileta për ndeshjen finale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet sonte në orën 20:00, ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi, që të kenë parasysh disa udhëzime të rëndësishme për qasje dhe pjesëmarrje të sigurt në stadium, përcjellë KosovaPress.

    Këto janë udhëzimet:

    Hapja e dyerve: nga ora 18:00

    Të gjitha hyrjet e stadiumit do të jenë në dispozicion

    Për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, në të gjitha hyrjet do të kryhen kontrolle standarde nga stafi i sigurimit. Kjo bëhet për të shmangur futjen e gjësendeve të ndaluara apo të rrezikshme brenda stadiumit.

    Gjësende të ndaluara në stadium janë:

    Mjete piroteknike; Fishekzjarrë, Flakadanë (flares), Tymuese, Bombola me gaz.

    Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

    Armë dhe mjete të rrezikshme; Thika, shkopinj, armë zjarri

    Objekte të forta që mund të përdoren si armë.

    Çadra të mëdha (ombrella të forta), karrige portative, çanta të mëdha ose valixhe, objekte që pengojnë pamjen ose sjellin rrezik.

    Banderola me përmbajtje ofenduese, raciste apo politike; Flamuj me përmasa të mëdha ose me simbole të ndaluara; Dronë ose pajisje ajrore; Pajisje për regjistrim profesional (pa leje); Kamera profesionale; Pajisje transmetimi pa autorizim; Instrumente zhurmuese; Boritë (tifozësh), megafonë; Tromba, daulle (pa leje speciale nga organizatorët)

    Ushqime dhe pije të sjella nga jashtë, veçanërisht nëse janë në shishe qelqi ose kanaçe metali.

    Laser pointer, pasi përdorimi i tyre mund të ndikojë tek lojtarët dhe gjyqtarët.

    Kafshë – Përjashtuar qentë udhëzues për personat me nevoja të veçanta.

  • Fatmir Limaj thërret konferencë për media

    Fatmir Limaj thërret konferencë për media

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ftuar konferencë për media.

    Ajo do të mbahet në ora 16:00.

    Konferenca mbahet pak ditë pas intervistës së Kurtit në RTK, ku tha se Limaj ia ka kërkuar kryetarin e Kuvendit.