ATV

Author: ATVLive

  • Azemi: Për ndërtimin e termocentralit me gaz kemi marrë mbështetje edhe nga Grenell-i

    Azemi: Për ndërtimin e termocentralit me gaz kemi marrë mbështetje edhe nga Grenell-i

    Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se për projektin e termocentralit me gaz, kanë marrë mbështetje edhe nga Richard Grenell.

    Ai deklaroi se, me ardhjen në pushtet, do të zhvillohen negociatat e drejtpërdrejta me kompanitë që shesin gazin, ndërkohë që investimet për ndërtimin e termocentralit do të mbështeten financiarisht nga SHBA-ja.

    “Ne çka mundemi me garantu është me garantu që do të ketë zero TVSH në fakturat e energjisë elektrike. Do të ketë zero TVSH për konsumatorët në fakturën e energjisë elektrike dhe investimet pastaj e kanë pjesën tjetër që duhet me i pa qysh reflektojnë në tarifë por në në këtë pikë ku jemi, na nuk mund të flasim për çmimin sa do të kushtojë, sepse duhet me ardhë në pushtet. Kur vijmë në pushtet, do t’i fillojmë negociatat e drejtpërdrejta menjëherë me kompanitë të cilat ë shesin gazin dhe në këtë aspekt ne e kemi marrë përkrahje edhe nga Qeveria Amerikane se do të ndihmojnë jo vetëm në ndërtimin e termocentralit”, tha Azemi.

    Deklaratën e plotë të Visar Azemit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • “15 mijë familje në Prishtinë do të kyçen në ngrohje qendrore”, Zogaj flet për kapacitetet e projetit  të LDK-së për energji solare

    “15 mijë familje në Prishtinë do të kyçen në ngrohje qendrore”, Zogaj flet për kapacitetet e projetit të LDK-së për energji solare

    Kandidati për deputet nga LDK, Alban Zogaj, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se projektin e ri, i bazuar në 15 megavat energji solare dhe me fondet e BE-së, do të kyçë 15 mijë familje në ngrohje qendrore.

    Ai tha se ky projekt do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme për familjet, duke përdorur energjinë solare për ngrohjen e ujit që kalon në sistemin e ngrohjes qendrore.

    “Pesëmbëdhjetë megavat energji solare, të cilat do ta ngrohin ujin, e pastaj ai uji ngrohët, do të shërbejë për ngrohje në Prishtinë. 15 mijë familje të reja do të kyçen në ngrohje qendrore vetëm me këtë projektin e ri. Dhe gjithashtu diku rreth 15 mijë deri në njëzet mijë me dyfishimin e kapaciteteve të ngrohjes qendrore, ku ka fonde edhe të BE-së”, u shpreh Zogaj.

    Sipas tij, ky projekt inovativ synon të dyfishojë kapacitetet e ngrohjes qendrore dhe të transformojë sistemin aktual, duke sjellë një përmirësim të rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës.

    Deklaratën e plotë të Alban Zogajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Azemi: Termocentrali me gaz do të përdoret edhe për ngrohje si zgjidhje për varësinë nga energjia elektrike

    Azemi: Termocentrali me gaz do të përdoret edhe për ngrohje si zgjidhje për varësinë nga energjia elektrike

    Kandidati për deputet nga LDK, Visar Azemi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se zhvillimi i industrisë dhe mirëqenia e Kosovës varen nga ngritja e kapaciteteve të reja energjetike, përmes termocentralit me gaz dhe gazifikimit për ngrohje qendrore.

    Ai tha se plani i tij parashikon një ristrukturim energjetik të rëndësishëm, duke ndërtuar termocentralin me gaz dhe duke përdorur gazifikimin për sigurimin e ngrohjes qendrore.

    “Gazifikimin do ta përdorim edhe për ngrohjet qendrore që do t’i bëjmë në qendrat kryesore të Kosovës. Këto ngrohje qendrore do t’i mundësojnë Kosovës ta zvogëlojë varësinë e qytetarëve të Kosovës në energji elektrike për ngrohje”, tha Azemi.

    Sipas tij, ndërtimi i termocentralit me gaz do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe do të reduktojë importet e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.

    “Termocentrali me gaz do të mundësojë një zhvillim të jashtëzakonshëm në katër vitet e ardhshme dhe do ta heqë prapë vartësinë nga importet energjetike që i ka Kosova në muajt e dimrit, kryesisht kur energjia elektrike është përdorur thuajse nga një numër shumë i madh për ngrohje”, tha Azemi.

    Deklaratën e plotë të Visar Azemit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • ​Mbi 200 mijë euro gjoba për vendosje të posterëve, prin LDK-ja

    ​Mbi 200 mijë euro gjoba për vendosje të posterëve, prin LDK-ja

    Rreth 210 mijë euro është vlera e gjobave të shqiptuara për partitë politike për shkelje të Kodit të Mirësjelljes. Që nga fillimi i fushatës zgjedhore, PZAP ka marrë mbi 50 vendime dënuese mbi vendosjen e materialit zgjedhor në kundërshtim me ligjin në fuqi. Organizatat që monitorojnë fushatën zgjedhore thonë se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e cila prin me numrin më të madh të rasteve ku ka përdorur hapësirat publike për të vendosur banera dhe postera të partisë.

    Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, Vullnet Bugaqku thotë se ka raste kur janë shfrytëzuar edhe hapësirat private pa lejen e pronarëve për të vendosur postera.

    “Që nga fillimi i fushatës zgjedhore, data 11 janar 2025, është hasur një numër i madh i banerëve apo i posterëve të vendosura nëpër hapësira publike nga ana e subjekteve politike në Kosovë. Aktualisht prin Lidhja Demokratike e Kosovës, është si parti që më së shpeshti i ka përdorur këto hapësira publike për të vendosur banera dhe postera të partisë dhe kandidatëve të tyre në zgjedhjet e datës 9 shkurt. Megjithatë, me gjithë këto vendosje të posterëve, jo vetëm LDK por gjithë subjektet tjera konsideroj që kanë bërë shkelje të rregullave dhe Kodit të Mirësjelljes së fushatës zgjedhore për faktin sepse i kanë shfrytëzuar hapësirat publike në kundërshtim me ligjin dhe madje në disa raste kanë shfrytëzuar hapësirat private pa lejen e pronarëve ku kanë vendosur postera nëpër ndërtesa private”, deklaron Bugaqku.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, siç shton ai, ka nxjerrë mbi 50 vendime dënuese për shkelje të ligjit në fuqi.

    “PZAP që nga fillimi i fushatës zgjedhore ka nxjerrë mbi 50 vendime dënuese mbi vendosjen e materialit zgjedhor në kundërshtim me ligjin në fuqi. Ku janë shqiptuar rreth 210 mijë euro gjobë për gjitha subjektet politike të cilat kanë kundërshtuar ligjin apo Kodin e Mirësjelljes”, shton ai.

    Viona Bunjaku nga “Lëvizja Fol” thotë se shfrytëzimi i hapësirave publike për të bërë fushatë është shndërruar në “traditë të zgjedhjeve”.

    “Shfrytëzimi i hapësirave publike nga partitë politike pothuajse është shndërruar në një traditë të zgjedhjeve dhe të partive politike. Sepse ato vazhdimisht e përsëritin të njëjtin gabim në çdo fushatë zgjedhore. Pra, sa herë që kemi zgjedhje ne shohim billborde dhe të tjera shfrytëzime të hapësirës publike…Tashmë kemi parë që billbordet po vendosen edhe në stacione të autobusëve ku njerëzit presin, normalisht që ajo është një strategji e partisë për ta shfrytëzuar atë pjesë ku e frekuentojnë më shumë qytetarët. Mirëpo, kjo është në kundërshtim me rregullat që vendos edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa edhe me dispozitat ligjore që shfrytëzimi i hapësirave publike dhe resurseve publike nuk mund të bëhet gjatë fushatës zgjedhore”, përfundon Bunjaku.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 12 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkak të vendosjes së posterëve të disa kandidatëve në stacionet për pritje të autobusëve.

    Gjatë kësaj jave, PZAP ka shqiptuar gjobë edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje prej 35 mijë euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

  • ​Ndalja e ndihmave të SHBA-së, GAP: Ndikoi në rreth 18 projekte të USAID në Kosovë

    ​Ndalja e ndihmave të SHBA-së, GAP: Ndikoi në rreth 18 projekte të USAID në Kosovë

    Instituti GAP ka njoftuar se urdhri i Presidentit të SHBA 🇺🇸 për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj për 90 ditë, në Kosovë i ndikon rreth 18 projekte aktive të financuara nga USAID që japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

    “Disa prej tyre kanë filluar që para pandemisë dhe shumica prej tyre zbatohen nga kompani amerikane e disa më të vogla nga organizata vendore”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, përfituesit kryesorë përfshijnë institucione publike si komunat, ministritë, agjencitë e pavarura, universitetet, gjykatat, e po ashtu mediat, sektorin privat dhe organizatat e shoqërisë civile.

    Lidhur me ndihmën e USAID-it në Ballkanin Perëndimor, ka reaguar edhe Richard Grenell, i cili sot zyrtarisht ka marrë detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndal edhe një herë të shpenzimet që bën USAID, në Ballkanin Perëndimor, për të cilat kanë thënë se janë alarmante.

    Ai ka shkruar në X, se amerikanët e palodhur paguajnë taksa, kurse politikanët në Uashington DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur.

    Sipas tij, miliarda dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Ja një fragment nga USAID.

    “Shpenzimet e USAID-it në Ballkanin Perëndimor (2020-24). Kosovë: 537 milionë dollarë, Bosnja: 402 milionë dollarë, Maqedonia veriore: 290 milionë dollarë, Serbia: 209 milionë dollarë, Shqipëria: 189 milionë dollarë, Mali i Zi: 77 milionë dollarë. Totali i ËB6: 1.7 miliardë dollarë.

    Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi se ka marrë postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

    Rubio tha se “funksionet e USAID-it” duhet të përputhen me politikën e jashtme të SHBA-së dhe se ajo është “një agjenci krejtësisht e papërgjegjshme”, raporton CNN.

    Rubio tha se “ia ka deleguar autoritetin” dikujt tjetër me të cilin është në komunikim.

    Ai pohoi se shumë funksione të USAID-it do të vazhdojnë por të njëjtat, theksoi ai, duhet të jenë në linjë me politikën e jashtme amerikane.

    Mediat e huaja kanë raportuar më herët se presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila është themeluar në vitin 1961 gjatë administratës së Presidentit John F. Kennedy dhe ka shërbyer si krahu humanitar i qeverisë amerikane.

    Lexo po ashtuPDK kërkon drejtësi për çlirimtarët, siguri për Kosovën dhe mobilizim për fitoreNë Uashington, selia e USAID u mbyll ditën e hënë, me punonjësit që morën një email ku u njoftuan të qëndronin në shtëpi.

    Rreth 60 punonjës të lartë të USAID u vendosën në pushim javën e kaluar nën akuzat se po tentonin të shmangnin një urdhër ekzekutiv të Trumpit që pezullon ndihmën e huaj për 90 ditë, duke çuar në konfuzion të gjerë dhe mbyllje të disa programeve të agjencisë.

    Ky zhvillim vjen pas një urdhri ekzekutiv të Trump, i cili nisi pezullimin e të gjithë ndihmës së huaj për 90 ditë menjëherë pas betimit të tij muajin e kaluar.

    Kjo ka shkaktuar një valë reagimesh dhe ndërprerje të punës për shumë punonjës të USAID.

  • ALB-Architect, Demiri: Projekti i Teatrit dhe Operës do ta ndryshojë Kosovën në arkitekturë

    ALB-Architect, Demiri: Projekti i Teatrit dhe Operës do ta ndryshojë Kosovën në arkitekturë

    Kompania ALB-Architect, është kompania e përzgjedhur nga Ministria e Kulturës për projektin e ndërtimit të Teatrit të Operës dhe Baletit në Kosovë. Përveç xhubletës, e cila e veçon dhe e bënë më të bukur këtë objekt, të veçantë po e bënë edhe arkitekti ndërkombëtar që e ka në dorë.

    ALB-Architect, ka arritur të bashkëpunojë me arkitektin me famë botërore, Bjarke Ingels nga BIG, i cili po arrin të ndryshojë arkitekturën në botë.

    CEO i ALB-Architect, Afrim Demiri, u shpreh për KosovaPress se kjo kompani ka pasur për qëllim të sjell një arkitekt që do të ndryshojë Kosovën në arkitekturë.

    “Që nga shpallja e këtij konkursi, ALB Architect ka pasur për qëllim që të sjellë një arkitekt, i cili po ndryshon arkitekturën në botë dhe që do të sjellë këto ndryshime edhe në arkitekturën e Kosovës. Në muajin e parë, kemi qenë shumë të gëzuar që BIG ka pranuar të vij me ne në garë. Si ALB-Architect, ne i kemi motivuar me kulturën e Kosovës dhe këta kanë bërë përzgjedhjen e xhubletës. Për turistët, në të ardhmen ka me qenë një investim shumë i madh”, tha Demiri.

    E si ka ardhur ideja për të zgjedhur formën e objektit në formë të xhubletës ka treguar Demiri.

    Ai u shpreh se si kompani gjithmonë ka dashur që xhubleta të jetë në këtë histori.

    “Ne i kemi furnizuar me material kulturor, sepse si pikë e parë në dokumentacion, ishte kërkesa që motivi i projektit të jetë kulturor. BIG, ka bërë pesë propozime, mes tyre kanë qenë edhe shumë elemente tjera si lule-kuqja apo shota. Në fund ata bënë këtë propozim kur e kanë kuptuar që edhe xhubleta është në UNESCO. Në fillim, e kemi pasur të vështirë t’ia shpjegojmë, që populli shqiptar është një i vetëm, bashkë me Shqipërinë. Atëherë, BIG nuk ka dashur të gabojë nga ana juridike lidhur me çështjen nëse xhubleta i përket vetëm Shqipërisë apo edhe Kosovës. Pasi mori aprovimin, thjesht e zgjodhi atë. Ne kemi qenë në përgjithësi, si komunitet, si shqiptarë, të gëzuar që xhubleta të jetë në këtë histori”, u shpreh ai.

    Ky objekt do të ketë 300 deri në 1200 ulëse, salla ushtrimesh, park e shesh, lokacioni i së cilës është vendosur prapa Pallatit të Rinisë dhe Sportit.

    Vlera e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit është 2 milionë e 450 mijë euro dhe do të përfundojë për 15 muaj, ndërsa zbatimi fillon në vitin 2026. /kp

  • Gjykata Speciale dënon me burgim Shalën, Bahtijarin dhe Januzin

    Gjykata Speciale dënon me burgim Shalën, Bahtijarin dhe Januzin

    Gjykata Speciale në Hagë i ka shpallur fajtorë Haxhi Shalën, Ismet Bahtijarin dhe Sabit Januzin, nën akuzat për pengim të drejtësisë. Në seancën e mbajtur të martën, Shala u dënua me tri vjet burgim, Bahtijari dhe Januzi me nga dy vjet.

    Të tre të akuzuarit e kishin pranuar fajësinë për pengim të drejtësisë dhe frikësim të dëshmitarëve.

    Ata kishin arritur marrëveshje me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në fund të vitit të kaluar, përmes së cilës, kishin pranuar fajësinë.

    Kryetarja trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia, tha se do t’iu llogaritet koha e qëndruar në paraburgim.

    “Zotëri Haxhi Shala dënohet me tre vite burgim, zotëri Sabit Januzi dënohet me dy vite burgim dhe zotëri Ismet Bahtijari dënohet me dy vite burgim”, tha ajo.

    Shala ishte arrestuar më 11 dhjetor 2023 dhe ishte dërguar në objektin e paraburgimit në Hagë, ndërkaq Bahtijari dhe Januzi janë arrestuar më 5 tetor të atij viti dhe prej atëherë ndodhen në paraburgim.

    Të akuzuarit, gjatë seancës që u mbajt të martën, deklaruan se do të paguajnë shumën, në total, prej 500 euro për zhdëmtimin e viktimës në këtë rast.

    Vitkima identifikohet si “viktima 01”.

    “Sa i takon zhdëmtimeve, të akuzuarit do të paguajnë shumën e përgjithshme prej 500 eurosh për viktimën një, pagesat do të bëhen si më poshtë: zotëri Shala do të paguajë 400 euro, zotëri januzi do të paguajë 100 euro dhe zotëri Bahtijari nuk do të paguajë asgjë. Pagesat e këtyre shumave duhet të bëhen jo më vonë sesa të mërkurën, datë 19 shkurt 2025”, tha Foglia.

    Pas seancës, prokurorja e Specializuar Kimberly West, e ka përshëndetur pranimin e fajësisë nga tre të akuzuarit si “historik” dhe “me rëndësi kritike për mbrojtjen e integritetit të procedurave” në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Ky është rasti i parë që të akuzuarit në Speciale e pranojnë fajësinë.

    Në aktakuzën e konfirmuar në korrik të vitit 2023, Shala, Bahtijari dhe Januzi akuzoheshin për bashkëpunim për nxitje të një dëshmitari që të mos dëshmonte në Gjykatën Speciale.

    Nuk dihet deri më tash se për cilin dëshmitar bëhet fjalë.

    Gjykata Speciale ka shpallur më herët dy vendime të tjera fajësie për pengim të drejtësisë kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt – dy figurat kryesore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    Ndërkaq, deri më tash janë shpallur dy aktgjykime fajësie për krime të pretenduara të luftës – kundër Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës./KosovaPress

  • ​Ancelotti jep lajme jo të mira për tifozët e Realit

    ​Ancelotti jep lajme jo të mira për tifozët e Realit

    Real Madridi do të jetë pa sulmuesin Kylian Mbappe dhe mesfushorin Jude Bellingham për çerekfinalen e Kupës së Mbretit të mërkurën në Leganes, tha trajneri Carlo Ancelotti në prag të ndeshjes.

    Dyshja bashkohet me mesfushorin Eduardo Camavinga, mbrojtësit David Alaba dhe Antonio Rudiger, si dhe me munguesit e tjerë afatgjatë në mbrojtje Eder Militao dhe Dani Carvajal .

    Kapiteni i Francës Mbappe ka shënuar 21 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat që kur u transferua në “Santiago Bernabeu” nga kampioni francez Paris St Germain në një transferim të lirë në qershor, ndërsa 21-vjeçari anglez Bellingham ka shënuar 10 herë në 30 ndeshje.

    “Bellingham kishte një mavijosje nga një goditje dhe nuk do të jetë në dispozicion. Vinicius Jr i është dhënë një ditë shtesë për t’u rikuperuar, por do të jetë në dispozicion për nesër,” u tha Ancelotti gazetarëve të martën, përcjellë KosovaPress.

    “Mbappe u stërvit sot. Ai ka një mavijosje në këmbën e tij. Ai u stërvit normalisht sot, por nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e nesërme.”

    Madridi , i cili kryeson renditjen e La Liga-s me 49 pikë nga 22 ndeshje, një pikë përpara Atletico Madridit të vendit të dytë, kajë seri të vështirë ndeshjesh në ditët në vijim ndërsa Ancelotti përpiqet të lundrojë përmes krizës së lëndimeve në mbrojtje.

    Vizita e tyre në Leganes do të pasohet nga një derbi i ligës kundër Atletico-s në shtëpi të shtunën dhe një udhëtim në Manchester City në fazën eliminatore të Champions League më 11 shkurt.

  • Sindikata e sektorit privat paralajmëron protestë, kërkohet rritja e pagave

    Sindikata e sektorit privat paralajmëron protestë, kërkohet rritja e pagave

    Federata Sindikale e Punëtoreve të Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar grevë dhe protesta nga 1 marsi në rast se nuk do të plotësohet kërkesa e tyre për rritje të pagave të punëtorëve që kryejnë shërbime për institucionet qendrore e komunale. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, i cili ka theksuar se rritja pagave duhet të jetë e barabartë siç ka ndodhur me sektorin publik , të cilëve nga ky muaj u janë rritur pagat prej 55 euro.

    Në një mbledhje të jashtëzakonshme që janë duke e mbajtur Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, Azemi ka deklaruar se ka kohë që ky sektor po diskriminohet nga shteti, derisa ka shtuar se edhe të dielën në ditën e zgjedhjeve, do të jenë më të “kujdesshëm” se kë do e votojnë.

    “Ndarja e mjeteve prej 55 eurove për punëtorët e sektorit publik na gëzon ai fakt, dhe ua bëjmë me dije se ne si punëtor të këtyre shërbimeve që kryejmë jemi të barabartë dhe punëtor që paguhemi nga buxheti i Kosovës, i buxhetit komunal. Vet fakti që të dielën kemi zgjedhje dhe aty do të jemi pak si më të kujdesshëm, përndryshe në javën e parë që kalojmë zgjedhjet, sot do të marrim vendim që do të futemi në grevë dhe protesta, sepse patjetër duhet të realizohet e drejta jonë. Sepse nuk guxojmë të jemi të diskriminuar. Problemin nuk e kemi me kompanitë private të cilat janë direkt të menaxhuara nga vet pronari i kompanisë, problemin e kemi me kompanitë që kryejnë shërbime për institucione shtetërore, dhe kjo pagë e jona nëse deri në fund të muajit shkurt, atëherë në mënyrë gjenerale gjithë punëtorët e sektorit privat që kryejnë shërbime për institucione shtetërore do të futen në grevë, sepse fuqia jonë punëtore tani është më kërkuar si asnjëherë më shumë. Dhe jemi komod që të ua japim një afat dy javorë nëse janë të gatshëm që të na barazojnë, nëse jo atëherë do e gjejmë ne vet”, tha ai.

    Ndërsa ka thënë se takimin e sotëm janë bërë parapërgatitjet për veprime sindikale në rast se nuk merren parasysh kërkesat për paga.

    Përveç kësaj, ai po ashtu ka thënë që edhe Paga minimale që ka përcaktuar qeveria nuk është duke u zbatuar.

  • ​Grenell me akuza të rënda për miliardat e USAID-it të shpenzuara në Ballkanin Perëndimor

    ​Grenell me akuza të rënda për miliardat e USAID-it të shpenzuara në Ballkanin Perëndimor

    Richard Grenell, i cili sot zyrtarisht ka marrë detyrën e emisarit për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndal edhe një herë të shpenzimet që bën USAID, në Ballkanin Perendimor, për të cilat kanë thënë se janë alarmante.

    Ai ka shkruar në X, se amerikanët e palodhur paguajnë taksa, kurse politikanët në Uashington DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur.

    Sipas tij, miliarda dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Ja një fragment nga USAID.

    “Shpenzimet e USAID-it në Ballkanin Perëndimor (2020-24). Kosovë: 537 milionë dollarë, Bosnja: 402 milionë dollarë, Maqedonia veriore: 290 milionë dollarë, Serbia: 209 milionë dollarë, Shqipëria: 189 milionë dollarë, Mali i Zi: 77 milionë dollarë. Totali i WB6: 1.7 miliardë dollarë.

    Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi se ka marrë postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

    Rubio tha se “funksionet e USAID-it” duhet të përputhen me politikën e jashtme të SHBA-së dhe se ajo është “një agjenci krejtësisht e papërgjegjshme”, raporton CNN.

    Rubio tha se “ia ka deleguar autoritetin” dikujt tjetër me të cilin është në komunikim.

    Ai pohoi se shumë funksione të USAID-it do të vazhdojnë por të njëjtat, theksoi ai, duhet të jenë në linjë me politikën e jashtme amerikane.

    Mediat e huaja kanë raportuar më herët se presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila është themeluar në vitin 1961 gjatë administratës së Presidentit John F. Kennedy dhe ka shërbyer si krahu humanitar i qeverisë amerikane.

    Në Uashington, selia e USAID u mbyll ditën e hënë, me punonjësit që morën një email ku u njoftuan të qëndronin në shtëpi.

    Rreth 60 punonjës të lartë të USAID u vendosën në pushim javën e kaluar nën akuzat se po tentonin të shmangnin një urdhër ekzekutiv të Trumpit që pezullon ndihmën e huaj për 90 ditë, duke çuar në konfuzion të gjerë dhe mbyllje të disa programeve të agjencisë.

    Ky zhvillim vjen pas një urdhri ekzekutiv të Trump, i cili nisi pezullimin e të gjithë ndihmës së huaj për 90 ditë menjëherë pas betimit të tij muajin e kaluar.

    Kjo ka shkaktuar një valë reagimesh dhe ndërprerje të punës për shumë punonjës të USAID.