ATV

Author: ATVLive

  • Në Mitrovicën e Veriut ka votim kolektiv

    Në Mitrovicën e Veriut ka votim kolektiv

    Në Mitrovicën e Veriut është vërejtur votim kolektiv, një praktikë e ka ndjekur edhe në zgjedhjet e mëparshme.

    Në videon e transmetuar në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet 2025, shihet një grup i madh qytetarësh duke hyrë në qendrën e votimit në mënyrë kolektive.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet 2025, në videon më poshtë:

  • Elezi i KQZ-së tregon se si do të votojnë personat që s’mund të shkojnë në qendrat e votimit

    Elezi i KQZ-së tregon se si do të votojnë personat që s’mund të shkojnë në qendrat e votimit

    Zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar edhe për formën se si do të votojnë personat me aftësi të kufizuar, të burgosurit, personat që janë të shtrirë në spitale si dhe personat që nuk mund të votojnë nepër qendra të votimit për shkaqe sigurie.

    “KQZ ka angazhuar ekipe mobile për personat që nuk mund të dalin për të votuar, siç janë personat me aftësi të kufizuar të cilët paraprakisht janë regjistruar, personat me sëmundje të veçanta, personat që janë në spitale, personat në shtëpi të të moshuarve, pastaj të burgosurit në qendrat e paraburgimit, strehimoret për mbrojtjen e viktimave, personat që nuk mund të dalin në votime për shkaqe sigurie apo personat që janë në arrest shtëpiak, për gjithë këto ka pasur proces të regjistrimit që ka filluar me 4 janar dhe është përmbyllur me 6 janar 2025”, tregoi ai.

  • Prizren: Vonesa në hapjen e qendrës së votimit me kusht

    Prizren: Vonesa në hapjen e qendrës së votimit me kusht

    Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, e vetmja qendër e votimit me kusht, procesi ende nuk ka nisur, pavarësisht se kanë kaluar mbi një orë e 25 minuta nga hapja zyrtare e votimeve.

    Sipas informatave nga terreni, gazetarja e ATV-së, Pranvera Krasniqi, tregon se vonesa është shkaktuar nga problemet me internetin dhe përgatitjet teknike.

    Megjithatë, është bërë të ditur se procesi është në fazën e fundit të përgatitjes dhe pritet të nisë së shpejti. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet 2025, në videon më poshtë:

  • Votimi në një qendër në Malishevë fillon pa vëzhgimin e kamerave

    Votimi në një qendër në Malishevë fillon pa vëzhgimin e kamerave

    Procesi zgjedhor ka nisur sot në Kosovë, por në një qendër votimi në Malishevë, konkretisht në Gjimnazin “Hande Berisha”, votimi ka filluar pa vëzhgimin e kamerave për shkak të mungesës së energjisë elektrike për pajisjet e tyre, raporton ATV.

    Menaxheri i qendrës, Izet Hoti, ka sqaruar se arsyeja lidhet me mungesën e kabllove vazhduese, të cilat ende nuk kanë mbërritur.

    Ndërkohë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se vendosja e kamerave në vendvotime nuk cenon fshehtësinë e votës, pasi ato nuk regjistrojnë procesin e votimit të qytetarëve, por vetëm sigurojnë rregullsinë e procesit. /atvlive.tv

  • Zgjedhjet në Kosovë, infektologu Tolaj bën thirrje për kujdes ndaj gripit sezonal

    Zgjedhjet në Kosovë, infektologu Tolaj bën thirrje për kujdes ndaj gripit sezonal

    Me nisjen e zgjedhjeve sot në Kosovë, infektologu Ilir Tolaj ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj gripit sezonal.

    Ai ka rekomanduar përdorimin e maskave, sidomos për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, si dhe shmangien e turmave kur është e mundur.

    “Ata që nuk janë vaksinuar dhe i takojnë të këtyre moshave që janë që janë më të prekura, siç janë mostrat e shtyra, ata me sëmundje kronike, është mirë që domosdosmërisht ta bajnë maskën dhe të shikojnë për periudhat kur ka më pak njerëz”, tha Tolaj në ATV.

    Tolaj ka theksuar rëndësinë e vaksinimit, duke e cilësuar atë si mbrojtjen më efektive kundër gripit.

    “Vaksina e gripit është jashtëzakonisht efikase, në të shumtën e rasteve mbron dhe rrjedhimisht me këtë edhe na kursen prej këtyre vuajtjeve”, tha ai, duke apeluar për ndërgjegjësim më të madh në këtë periudhë me rrezik të shtuar infektimesh.

  • Përfundon procesi zgjedhor në Washington dhe New York

    Përfundon procesi zgjedhor në Washington dhe New York

    Ambasada e Kosovës në Washington dhe Konsullata në New York, janë të fundit në të cilat ka përfunduar procesi zgjedhor.

    Bashkatdhetarët patën të drejt të votojnë në 43 vendvotime në Ambasada dhe Konsullata të Kosovës në botë, një ditë para zgjedhjeve.

    Por, për shkak të dallimit të kohës lokale, ato në SHBA u hapen të fundit, për t’u mbyllur kësisoj të fundit.

    “Falënderojmë të gjithë që votuan sot si dhe ata që kanë zgjedhur votimin përmes postës, ndërkaq mirënjohje të thellë për të gjithë kolegët e përfshirë për bashkëpunimin, punën e palodhshme dhe profesionale duke mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, në Ambasadën në Washington të drejt vote patën 78 shtetas të Republikës së Kosovës, ndërkaq në Konsullatën në New-York, të drejt vote patën 619 bashkatdhetarë.

    Kjo është hera e parë, që qytetarëve të Kosovës, iu lejohet të ushtrojnë të drejtën e votës në një objekt diplomatik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në të dhënat e fundit të KQZ-së, 71.16 përqind e votuesve të regjistruar për votim (14 mijë e 463) në Ambasada/Konsullata kanë ushtruar të drejtën e votës, pa llogaritur ata në ShBA.

    Po ashtu edhe mijëra mërgimtarë kanë votuar edhe përmes postës, në ditët e kaluara.

  • ​Nis votimi në Pejë

    ​Nis votimi në Pejë

    Në Qendrën e Votimit “Lidhja e Prizrenit “ në Pejë tashmë kanë nisur të votojnë qytetarët.

    Në këtë qendër të votimit e cila ka gjithsej pesë vendvotime kanë të drejtë vote 4393 votues.

    Numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Pejës është 115 mijë e 679 votues, të cilën mund të votojnë në 24 qendra votimi me gjithsej 132 vendvotime.

    Kjo komunë ka një qendër të votimit me kusht me gjithsej dy vendvotime. Kjo qendër e votimit ndodhet ne hapësirat e universitetit Haxhi Zeka.

    Në Pejë ka votuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi,

    Radoniqi është personi i parë i cili votoi dhe e hapi këtë proces zgjedhor, të parin të rregullt që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008.

    Derisa, Radoniqi ka votuar në Qendrën e Votimit “Lidhja e Prizrenit” në Pejë bëri thirrje për proces zgjedhor të qetë dhe demokratik.

    Teksa ftoi qytetarët të votojnë kryesuesi i KQZ-së u shpreh se i gjithë materiali sensitiv dhe jo sensitiv është shpërndarë me kohë në të gjitha Qendrat e Votimit

  • Vendosja e kamerave në hapësirat e vendvotimeve, KQZ: Nuk cenon fshehtësinë e votës

    Vendosja e kamerave në hapësirat e vendvotimeve, KQZ: Nuk cenon fshehtësinë e votës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot vendosja e kamerave në hapësirat e vendvotimeve bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe rritjen e integritetit të procesit të votimit dhe numërimit të fletëvotimeve, raporton EO.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se vendosja e kamerave nuk cenon fshehtësinë e votës dhe se ato nuk do të regjistrojnë procesin e votimit të qytetarëve.

    “Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimeve në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit me 9 shkurt bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe rritjes së integritetit të procesit të votimit por edhe të numrit të fletëvotimeve”, ka thënë ai.

    Ai ka sqaruar se këto kamera do të pozicionohen në mënyrë që të mos cenohet fshehtësia e votës.

    Lidhur me ruajtjen e regjistrimeve nga këto kamera, Elezi ka sqaruar se ato do të mbahen përkohësisht deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të rasteve kur evidentohen parregullsi, ku pamjet do t’u dorëzohen institucioneve ligjzbatuese.

    “Gjithashtu vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës pasi ato do të vendosën në skajin tjetër të vendit ku do të jenë kabinat e votimit dhe në as një rrethanë nuk do të mund të regjistrojnë shënjimin apo votimin nga ana e qytetarëve. Ruajtja e regjistrimit të këtyre kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre regjistrimeve nga ato vendvotime në të cilat evidentohen parregullsi dhe do të ju ofrohen institucioneve ligjzbatuese për detyrat e tyre”, ka thënë ai.

    Elezi ka bërë të ditur gjithashtu se KQZ-ja nuk do t’i monitorojë këto kamera gjatë ditës së zgjedhjeve, pasi regjistrimi i tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe qasja në videoregjistrime do të jetë e mundur vetëm me kërkesë të institucioneve ligjzbatuese.

    “Në ditën e zgjedhjeve KQZ-ja nuk do të monitoroj këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe qasja në këto videoregjistrime do të mund të behët vetëm me kërkese të institucioneve ligjzbatuese”, ka thënë ai.

  • Kryetari i KQZ-së voton i pari

    Kryetari i KQZ-së voton i pari

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë.

    Ai ka votuar në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka votuar sot në orën 07:00 të mëngjesit në Pejë, atëherë edhe kur u hap qendra e votimit, gjersa ka thënë se gjithçka është sot gati në ditën e zgjedhjeve.

    Radoniqi në një deklaratë për media tha se beson që të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur në komuna, megjithatë informata të sakta tha se do të jepen më vonë.

    “Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të votojnë për përfaqësuesit e tyre… Ftoj të gjithë qytetarët dhe akterët që në këtë ditë zgjedhore të respektojnë ligjet dhe rregullat zgjedhore për një proces zgjedhor të qetë e demokratik”, tha ai

    I pari i KQZ foli edhe për procesin zgjedhor në diasporë, i cili proces tha se ka shkuar për së mbari dhe pa asnjë problem.

    Ai njoftoi se diku mbi 15 mijë persona kanë votuar në diasporë, pa i numëruar votat përmes postës.

  • Demokracia në Veprim do ta monitorojë procesin zgjedhor me 550 vëzhgues

    Demokracia në Veprim do ta monitorojë procesin zgjedhor me 550 vëzhgues

    Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), do të monitorojë procesin zgjedhor të 9 shkurtit në tërë territorin e Kosovës, kjo me qëllim të promovimit të transparencës dhe rritjes së besimit të publikut ndaj procesit zgjedhor.

    Zgjedhjet parlamentare 2025 do të monitorohen me gjithsej 550 vëzhgues në terren, të cilët do të raportojnë në intervale të rregullta përgjatë ditës së zgjedhjeve për mbarëvajtjen, procesin e tërësishëm dhe numërimin e votave.

    Qendra e konferencave dhe thirrjeve

    Qendra e thirrjeve do të përbëhet nga 50 operatorë të cilët do të pranojnë dhe përpunojnë të dhënat në mënyrë digjitale nag vëzhguesit në terren.
    Të dhënat e përpunuara do të publikohen nëpërmjet konferencave për media që do të organizohen gjatë ditës.

    Qendra e konferencave dhe thirrjeve do të vendoset në Hotel Sirius në Prishtinë, adresa: Agim Ramadani, Pristinë.

    Orari i konferencave për media:

    Konferenca e parë: 09:00
    Konferenca e dytë në 13:30
    Konferenca e tretë në 18:30
    Konferenca e katërt në 20:30