ATV

Author: ATVLive

  • Mustafa: Pavarësisht gjuhës së ashpër në fushatë, zgjidhja për koalicion duhet të bëhet

    Mustafa: Pavarësisht gjuhës së ashpër në fushatë, zgjidhja për koalicion duhet të bëhet

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pasi votoi në zgjedhjet parlamentare, në një intervistë për ATV-në tha se pavarësisht gjuhës së ashpër mes partive gjatë fushatës, pas zgjedhjeve duhet të gjendet një zgjidhje për bashkëpunim dhe krijimin e një koalicioni.

    “Pavarësisht akuzave mes partive gjatë fushatës, zgjidhja për koalicion duhet të bëhet mes atyre që mund të bashkëpunojnë dhe kanë programe të përafërta”, u shpreh ai.

    Sipas Mustafës, prioritet i qeverisë së ardhshme duhet të jetë afrimi me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe përmirësimi i ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies qytetare.

    Ai tha se sot është dita e qytetarëve për të vendosur të ardhmen e vendit, ndërsa pas zgjedhjeve, partitë duhet të fokusohen në ndërtimin e një qeverie stabile. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Mustafa për zgjedhjet e rregullta: Është mirë që edhe në të ardhmen të mos rrëzohen qeveritë para kohe

    Mustafa për zgjedhjet e rregullta: Është mirë që edhe në të ardhmen të mos rrëzohen qeveritë para kohe

    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pasi ka ushtruar të drejtën e tij të votës, ka theksuar rëndësinë e stabilitetit politik dhe respektimit të mandatit qeverisës deri në fund.

    “Është mirë që edhe në të ardhmen të mos rrëzohen qeveritë para kohe, sepse kështu çdo qeveri ka mundësinë të realizojë programin e saj dhe qytetarët mund ta vlerësojnë punën e saj plotësisht”, u shpreh ai në një intervistë për ATV-në.

    Mustafa tha gjithashtu se zgjedhjet e rregullta i japin kohë subjekteve politike të organizohen më mirë dhe të ofrojnë zgjidhje më të mira për qytetarët, duke shmangur pasigurinë e krizave politike të shpeshta. /atvlive.tv

  • Gjakovari para se të shkojë të votojë, ia kris këngës live në Studio e Hapur të ATV-së

    Gjakovari para se të shkojë të votojë, ia kris këngës live në Studio e Hapur të ATV-së

    Në një atmosferë festive dhe plot energji, Samiu nga Gjakova vendosi t’ia kris kwngws para se të shkonte për të votuar.

    Në studion e hapur të ATV-së në Gjakovë, ai interpretoi live një këngë tradicionale gjakovare.

    “Me muzikë merrem prej kur kam qenë 10-vjeçar, dhe kam qenë në shoqërinë e vjetër të Ymer Rizës, më së pari në Gjaovë, këngë gjakovare të vjetra. Tash jam aktiv nëpër dasma. Vazhdoj me qenë me shoqërinë e vjetër të Ymër Rizës, tash është shoqëria e HAMDI bajramit, të cilët ia kanë marrë emrin. Jam aktiv edhe në Gjakovë edhe diasporë”, tha ai.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Përkrahje që çdo kush të votojë lirshëm, shefi i EULEX-it viziton Dhomën Operacionale të Prokurorisë

    Përkrahje që çdo kush të votojë lirshëm, shefi i EULEX-it viziton Dhomën Operacionale të Prokurorisë

    Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka njoftuar se kanë zhvilluar një vizitë tek Dhoma Operative e Prokurorisë së Shtetit që po drejtohet nga Laura Pula.

    Barbano ka thënë se aty ka takuar dhe Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Drejtorin e Policisë, Gazemnd Hoxha.

    “EULEX është e përkushtuar të monitoroj dhe mbështes institucionet e sundimit të ligjit për t’u siguruar që secili mund të ushtrojë lirshëm të drejtën e tij për të votuar”, ka shkruar Barbano.

  • Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa fton qytetarët të votojnë

    Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa fton qytetarët të votojnë

    Lidhje Demokratike e Kosovës ka ftuar qytetarët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet parlamentare të sotme.

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, u shpreh optimist se procesi zgjedhor do të zhvillohet siç duhet.

    Në një konferencë për media, Mustafa ditën e sotme e konsideroi të rëndësishme për demokracinë.

    “Kjo ditë e zgjedhjeve sot është e rëndësisë historike për Republikën tonë. Një ditë e rëndësishme për demokracinë, një demokraci ku ju populli e njeh mundësinë të dëgjoheni në çdo zgjedhje. Mos e humbisni këtë mundësi, mënyra për të dëgjuar është të dilni të votoni. Mënyra për tu dëgjuar është të dilni dhe të votoni siguroni që të votoni dhe të ushtroni të drejtën tuaj demokratike.. Besojmë që procesi zgjedhor do të zhvillohet siç duhet dhe të ec pa asnjë problem”, u shpreh ai.

  • AIP kërkon nga KQZ-ja dhe partitë politike të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesit zgjedhor

    AIP kërkon nga KQZ-ja dhe partitë politike të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale gjatë procesit zgjedhor

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që gjatë procesit të votimit të sigurojë vendosjen e kamerave të sigurisë dhe kabinave të votimit në përputhje të plotë me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke shmangur çdo cenim të privatësisë së qytetarëve dhe fshehtësisë së votës.

    Agjencia po ashtu përsërit kërkesën për Partitë Politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.

    “Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson se çdo shkelje e parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale do të trajtohet në përputhje me Ligjin Nr 06/L-82 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe kompetencat ligjore të Agjencisë”, thuhet në njoftim.

    Zgjedhjet e sotme parlamentare të 9 shkurtit po monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian, raporton KP.

  • Çifti nga Holanda vjen në Kosovë për të votuar, tregojnë pse nuk votuan me postë

    Çifti nga Holanda vjen në Kosovë për të votuar, tregojnë pse nuk votuan me postë

    Luli dhe Melihatja, një çift shqiptar nga Roterdami i Holandës, kanë udhëtuar drejt Kosovës për të votuar në zgjedhjet parlamentare 2025, ndonëse kishin mundësinë ta bënin këtë përmes postës.

    Në një intervistë për ATV-në nga studioja e hapur në Gjakovë, ata shpjeguan arsyet pse preferuan të jenë fizikisht të pranishëm në vendin e tyre të origjinës në këtë ditë të rëndësishme.

    “Dita e zgjedhjeve është festë për ne. Kemi mundësi të votojmë edhe nga Holanda, por preferojmë të vijmë në Kosovë. Është një rast i mirë për të takuar familjen dhe për të qenë pjesë e kësaj atmosfere”, u shpreh Luli.

    Çifti tregon ka mbërritur në Kosovë mbrëmë dhe planifikon të kthehet nesër.

    “Kjo është një e drejtë që duhet shfrytëzuar, është mëkat të mos e bësh”, thanë ata në fund të intervistës. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Special të ATV-së për Zgjedhjet Parlamentare 2025, në videon më poshtë:

  • Senatorja amerikane: Mbështes të drejtën e popullit të Kosovës për zgjedhje të lira

    Senatorja amerikane: Mbështes të drejtën e popullit të Kosovës për zgjedhje të lira

    Elissa Slotkin senatore e Shteteve të Bashkuara për Michiganin, ka shkruar për zgjedhjet në Kosovë.

    Ajo në profilin e saj në ‘X’, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një partneritet të qëndrueshëm të rrënjosur në vlerat dhe miqësinë e përbashkët demokratike.

    “Ndërsa populli i Kosovës shkon drejt qendrave të votimit të dielën, unë mbështes të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet vendeve tona”, shkroi ajo.

  • Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin

    Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin

    Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokësore është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën me rastin e ditës së zgjedhjeve.

    Shefi i EULEX-it tha se ky monitorim bëhet për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë.

    “Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për Situatë dhe Koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano në “X”.

  • Trump thotë se ka folur me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë

    Trump thotë se ka folur me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë

    Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon për të diskutuar një fund të luftës në Ukrainë, raportoi New York Post të shtunën vonë.

    Në një intervistë në bordin e Air Force One të premten, Trump tha se “më mirë të mos tregonte”, kur u pyet se sa herë kanë folur të dy udhëheqësit.

    “Ai (Putini) dëshiron të shohë që njerëzit të ndalojnë së vdekuri”, tha Trump për New York Post.

    As Kremlini dhe as Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Reuters.

    Në fund të janarit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putini është gati të mbajë një telefonatë me Trump dhe Moska po pret një fjalë nga Uashingtoni se edhe ajo është gati, transmeton Telegrafi.

    Të premten, Trump tha se ndoshta do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme për të diskutuar fundin e luftës.

    Lufta, e cila filloi me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, do të shënojë përvjetorin e saj të tretë më 24 shkurt. Mijëra njerëz, shumica dërrmuese e të cilëve ukrainas, janë vrarë gjatë konfliktit.

    Trump i tha New York Post se ai “ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Putinin”, dhe se ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës. Por ai nuk ka bërë të ditur detaje të tjera.

    “Shpresoj të jetë i shpejtë. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është kaq e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”, tha Trump.