ATV

Author: ATVLive

  • Numërohen 89.62 për qind e votave – këto janë rezultatet e fundit

    Numërohen 89.62 për qind e votave – këto janë rezultatet e fundit

    Të dhënat për rezultatet preliminare të zgjedhjeve janë përditësuar sërish në webfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi janë numëruar 89.62% e fletëvotimeve.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të kryesojë me 41.07% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 22.31%. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është renditur e treta me 17.58%, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.6%. Koalicioni për Familjen ka marrë 2.3% të votave.

    Në këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, ato të personave me nevoja të kufizuara dhe votat e diasporës, të cilat mund të ndikojnë në përfundimin e rezultatit të zgjedhjeve.

  • ​Ministri Damka ndalohet për 48 orë dyshohet për kanosje dhe sulm ndaj dy personave

    ​Ministri Damka ndalohet për 48 orë dyshohet për kanosje dhe sulm ndaj dy personave

    Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe Fuat Damka janë arrestuar dje dhe me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

    Dy të arrestuarit dyshohen veprën penale “Kanosje dhe sulm”, ndaj dy personave të tjerë.

    Rastin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur në afërsi të parkut “Korilla”, në qytetin e Prizrenit.

    “Dje ka qenë një rast kanosje dhe sulm, ky dy persona kanë kanosur dy persona tjerë në Prizren në afërsi të parkut “Korrilla”, dhe pasi që rasti është raportuar janë intervistuar të dyshuarit dhe viktimat dhe dy të dyshuarit F.D dhe F.D tjetri janë ndaluar për 48 orë me vendim të kryeprokurorit”, tha Bytyqi.

    Fikrim Damka, është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare.

    Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet parlamentare.

  • ​Nga refugjati te trajneri, historia e trishtë e njeriut që eliminoi Liverpoolin

    ​Nga refugjati te trajneri, historia e trishtë e njeriut që eliminoi Liverpoolin

    Trajneri i Plymouthit, Miron Muslic, ka arritur atë që shumë në futboll menduan se ishte e pamundur – duke udhëhequr skuadrën e tij në fund të kampionatit, Plymouth Argyle, duke eliminuar liderët e Premierligës, Liverpoolin në Kupën FA.

    Penalltia e Ryan Hardie ishte e mjaftueshme për të siguruar një përmbysje të famshme të raundit të katërt në “Home Park” të dielën.

    “Është një ditë magjike për ne. Unë u thashë lojtarëve që ta shijojnë atë dhe ne tani jemi pjesë e historisë së Argyle,” tha Muslic. “Është një ditë e madhe për të gjithë ne, disi ndjej se e meritojmë këtë ditë. Unë jam pa fjalë. Normalisht, më thonë se jam elokuent. Është një moment krenarie. Është një ditë e madhe”, shtoi ai, përcjellë KosovaPress.

    Krahasuar me historinë e fillimit të jetës së Muslic, mposhtja e gjashtë herë kampionëve evropianë mund të jetë ndjerë relativisht e lehtë.

    Në vitin 1992, kur ishte nëntë vjeçar, Muslic – i cili mori detyrën e trajnerit të Argyle nga sulmuesi legjendar anglez Ëayne Rooney muajin e kaluar-u detyrua të largohej nga qyteti i tij i lindjes Bihac në Bosnje.

    Në qershor 1992, vetëm një ose dy muaj pasi familja Muslic u largua nga Bihac, ajo ra nën një rrethim tre-vjeçar nga forcat e udhëhequra nga serbët gjatë një lufte të ashpër civile.

    “Na u desh të largoheshim nga Bosnja dhe Bihac, vendlindja jonë, fjalë për fjalë brenda natës, duke rrëmbyer gjëra që mund t’i kapësh me duar”, shpjegon ai fuqishëm për ‘BBC Sport’. “Aty filloi udhëtimi ynë, ose jeta jonë e re.”

    Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga qyteti i lindjes së Musliçit, Bihac, kur ai u rrethua në 1992. Muslic, motra e tij dhe prindërit ikën 400 milje (650 km) në Innsbruck në Austri pa asnjë ide se çfarë do të gjenin dhe të paaftë për të folur gjuhën me theksin lokal gjerman, veçanërisht të vështirë për t’u kuptuar.

    “Ne luftuam gjithë jetën tonë dhe kjo pjesë e mundimit është pjesë e rrugëtimit tim, dhe kjo është arsyeja pse unë jam gjithmonë shumë optimist dhe shumë pozitiv”, thotë Muslic, i cili udhëhoqi Cercle Bruges në Ligën e Konferencës së Evropës UEFA këtë sezon.

    “Kam qenë në situata më sfiduese në jetën time sesa të jem trajner kryesor dhe të përballem me një barazim të mundshëm ose një humbje në fundjavë. Dhe ky është gjithashtu mesazhi që dua t’u përcjell vazhdimisht lojtarëve, se jeta është një luftë me surpriza të bukura dhe gjithmonë ka diçka për të cilën ia vlen të luftosh. Asgjë nuk ishte e lehtë për mua, as për familjen, as për motrën time, u bëmë refugjatë dhe nuk është gjë e bukur, por nuk kam pasur kurrë ndjenjën se më ka munguar diçka në jetë. Prindërit e mi u përpoqën shumë që të na siguronin gjërat që na duheshin – babai im punoi mbi 30 vjet si kamarier, nëna ime ishte pastruese dhe u përpoqën shumë për të na dhënë një jetë të mirë”, vazhdoi ai.

    “Të gjitha gjërat që kanë ndodhur gjatë 30 viteve të fundit më kanë ndihmuar të bëhem ky që jam sot dhe gjithashtu të arrij disa gjëra që ndoshta kanë qenë të pamundura. Por asgjë nuk është e pamundur nëse beson vërtet, nëse angazhohesh”.

  • Kaq ulëse në Kuvend do të kishte secila parti me rezultatin aktual

    Kaq ulëse në Kuvend do të kishte secila parti me rezultatin aktual

    Kosova përmbylli dje procesin e rregullt zgjedhor për të zgjedhur parlamentin e ri, por nuk dha një rezultat të qartë për krijimin e një qeverie të re.

    Me 88% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41,29% të votave, PDK e dyta me 21,83%, LDK e treta me 17,75%, ndërsa AAK-NISMA kanë marrë 7,68%. Koalicioni për Familjen nuk e ka kaluar pragun.

    Me këto rezultate, është tërësisht e paqartë se si do të formohet qeveria e re.

    Rezultati deri më tash i jep VV-së 46 deputetë, PDK-së 25 deputetë, LDK-së 20 deputetë dhe AAK-së 9 deputetë. Minoritetet marrin 20 deputetë.

  • Kurti para simpatizantëve: Lëvizja Vetëvendosje është  fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit

    Kurti para simpatizantëve: Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit

    Në një tubim të mbajtur në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti u bashkua me simpatizantët për të festuar fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton ATV.

    Duke iu drejtuar masws, Kurti deklaroi se, edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur, rezultatet preliminare konfirmojnë një fitore të qartë të VV-së.

    “Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve. Urime!” – u shpreh ai, mes brohoritjeve të mbështetësve të tij.
    Kurti falënderoi qytetarët për përkushtimin e tyre, duke e cilësuar këtë rezultat si një kurorëzim të një muaji fushatë, katër vite qeverisje dhe njëzet vjet aktivizëm në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Ai vlerësoi gjithashtu procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si të lirë, të ndershëm dhe demokratik, pa incidente.

    “Kur Qeveria jonë është në pushtet, procesi zgjedhor është cilësor, i vërtetë, i lirë dhe i ndershëm,” theksoi ai, duke falënderuar Policinë e Kosovës dhe institucionet shtetërore për garantimin e një procesi të rregullt. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Stavileci: PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota

    Stavileci: PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota

    Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se ditët në vijim me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime.

    “PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite. Ky është një sukses i pamohueshëm për ne. Ajo që kemi parë në këtë proces shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeveria. Ditët në vijmë me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime. Ne jemi të lumtur me këtë rezultat për të quar përpara besimin që na keni dhënë”, tha ai.

    Stavileci tha se PDK-ja si një forcë politike e rikthyer fuqishme do të jetë ajo e cila do të vendos gjatë ditëve në vijim.

    “Sot kemi një realitet të ri që qytetarët tanë ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. PDK si një forcë politike e rikthyer fuqishme do të jetë ajo e cila do të vendosim gjatë ditëve në vijim. Kosova duhet dhe mundet të bëjë më mirë”, tha ai.

  • Numërohen 73% e kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para, rritet PDK

    Numërohen 73% e kutive të votimit, Lëvizja Vetëvendosje mbetet e para, rritet PDK

    Procesi i numërimit të votave në Kosovë po shkon drejt fundit ku deri më tani janë numëruar rreth 1850 kuti votimi (73.04%) e tyre ku deri në orën 00:05 Lëvizja Vetëvendosje vijon të kryesojë ndjeshëm me 41.99% të votave.

    E dyta renditet PDK ne 22.68 %, e treta LDK me 17.90 % dhe AAK me 7.56%.

  • Nis tubimi i simpatizantëve të VV-së për festimin e fitores

    Nis tubimi i simpatizantëve të VV-së për festimin e fitores

    Pas shpalljes së rezultateve të para jozyrtare, simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë filluar të mblidhen në sheshin Skënderbeu për të festuar fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e sotme parlamentare, festë kjo e cila është planifikuar të zhvillohet në ora 24:00, raporton ATV.

    Sipas statistikave të publikuara nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, VV kryeson me 39.8% të votave.

    Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti, para selisë së VV-së, ka konfirmuar se do ta formojë qeverinë Kurti 3, duke e cilësuar këtë rezultat si një fitore për qytetarët dhe për demokracinë në vend. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • KQZ: Mos iu referoni sistemit elektronik, më vonë gjatë natës dalim me një rezultat preliminar

    KQZ: Mos iu referoni sistemit elektronik, më vonë gjatë natës dalim me një rezultat preliminar

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se “nuk ka” shifër të saktë të rezultateve nga numrimi i deritashëm i votave, ndërsa paralajmëroi një rezultat preliminar më vonë gjatë natës.

    Ai tha në një konferencë për media se “nuk e di saktësisht” rezultatin aktual të votave, ndonëse tha se “mbetet që rezultatet e nxjerra në mënyrë manuale të jenë të sakta”.Unë nuk dua të spekuloj në ato. Kërkoj falje prapë si KQZ për ndoshta një dezinforimim të qytetarëve. Nuk e di saktësisht. Pra mbetet që rezultatet e nxjerra në mënyrë manuale të jenë të sakta”, tha Radoniqi, kur u pyet për disa shifra që u shfaqën në web-faqen e KQZ-së.

    Ai tha se nuk po e dinë se çka po ndodh me përditësimin e rezultateve në sistemin elektronik, të cilit tha se “ju kisha lutë mos me iu referu”.

    “Nuk po di kompania çka ka ndodh, nuk po dinë ekspertët tanë të KQZ-së çka ka ndodh dhe nuk po di juve si me ua dhënë një përgjigje”, tha Radoniqi.

    Kreu i KQZ-së tha se të dhënat nga formularët “janë të sakta”.

    “Çka unë dua të them, është që nga formularët ku janë numëruar votat, të dhënat janë të sakta dhe ata të dhëna nga formularët ne do t’i pasqyrojmë në të dhënat tona dhe do t’i japim rezultatet”, tha ai.

    Ai kërkoi falje disa herë, ndërsa tha se “integriteti i votës së qytetarëve nuk është cenuar”.

    “Po besoj që gjatë natës derisa të përfundojë ky proces do të dalim me një rezultat preliminar”.

    Konferencën e plotë për media të Kreshnik Radoniqit e gjeni në videon më poshtë:

  • Abdixhiku: LDK ka marrë 18.14%, presim edhe 35 mijë vota nga mërgata

    Abdixhiku: LDK ka marrë 18.14%, presim edhe 35 mijë vota nga mërgata

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij ka arritur të sigurojë 18.14% të votave në zgjedhjet e fundit, ndërsa pret që numri i votave të rritet me përfshirjen e votave nga mërgata, raporton ATV.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18.14% të votave, që përkthehet në 158,054 vota. Këto janë rezultatet e deritanishme, por duhet të theksoj se nuk janë përfshirë ende votat e mërgatës dhe ato me kusht. Bazuar në të dhënat tona, presim që rreth 30 deri në 35 mijë vota të tjera t’i shtohen këtij rezultati”, tha Abdixhiku.

    Ai kritikoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vonesat në shpalljen e rezultateve përfundimtare, duke theksuar se transparenca dhe menaxhimi i procesit zgjedhor duhet të jenë në nivel më të lartë.

    “Fatkeqësisht, KQZ-ja nuk ka bërë punën e saj me kohë, por ne si parti do të presim që të gjitha votat të numërohen dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar”, u shpreh kreu i LDK-së.

    Sipas rezultateve të deritanishme, Abdixhiku tha se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 39.88% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.84%, ndërsa LDK mban vendin e tretë me 18.14%.

    Megjithatë, Abdixhiku është optimist se votat nga diaspora mund të ndikojnë në rritjen e rezultatit të partisë së tij. /atvlive.tv

    Konferencën e plotë për media të Lumir Abdixhikut e gjeni në videon më poshtë: