Avokati Arbër Jashari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se një nga gjërat më pozitive që ka ndodhur në këto zgjedhje është transparenca më e madhe në numërimin e votave për kandidatët për deputetë, duke shmangur ndikimin e komisionerëve në këtë proces.
Sipas tij, më parë rezultati i kandidatëve për deputetë ishte varur nga vendimet e komisionerëve, të cilët kishin mundësi të manipulonin votat për t’iu përshtatur interesave të partisë.
“Më parë, fati i deputetëve ose i të zgjedhurve të popullit është varur shumë nga dora e komisionerëve, të cilët pastaj i regjistronin në formularë. Kjo krijonte vetëm teorikisht besueshmëri, por në realitet mund të kishte manipulime. Me kamerat e vendosura tani, nuk ka më mundësi për manipulime të tilla,” tha Jashari.
Ai tha se tashmë secili kandidat e di saktësisht sa vota ka marrë, pa ndërhyrje nga partia apo komisionerët, gjë që rrit ndjeshëm ndershmërinë e procesit zgjedhor.
“Tani, secili kandidat e ka mundësinë të jetë deputet vetëm mbi bazën e votave që ka marrë. Nuk ka më situata ku një parti i jep avantazh një kandidati duke i zhvendosur vota qëllimisht. Kjo është një prej gjërave më të mira që ka ndodhur në këto zgjedhje”, u shpreh Jashari.
Deklaratën e plotë të Arbër Jasharit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin CONTEXT në ATV, sqaroi hapat kushtetues që duhet të ndiqen për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve.
Sipas tij, procesi nis me certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili nuk ka afat të përcaktuar për këtë veprim, por praktikat e mëparshme sugjerojnë një periudhë rreth 10 ditë.
“KQZ-ja si institucion kushtetues ka për detyrë regjistrimin e kandidatëve dhe certifikimin e rezultateve. Në parim, nuk ka afat të përcaktuar për këtë, por zakonisht duhet të përmbyllet brenda dhjetë ditëve”, tha Kryeziu.
Ai shtoi se pas certifikimit të rezultateve, procesi kalon në Kuvendin e Kosovës, ku fillimisht bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve dhe thirrja e mbledhjes konstituive nga Presidentja, e cila ka afat deri në tridhjetë ditë për këtë veprim.
Deklaratën e plotë të Kadri Kryeziut në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Avokati Arbër Jashari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pavarësisht gabimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), vota e qytetarëve është e sigurt dhe legjitimiteti i procesit zgjedhor nuk vihet në dyshim.
Sipas tij, problemet e evidentuara në procesim dhe përpunim të të dhënave mund të ndikojnë në besimin e publikut, por nuk e cenojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
“Është punë e keqe e KQZ-së, e cila jep një shije të keqe procesit zgjedhor dhe ngjall njëfarë mosbesimi, por prapë se prapë mendoj që vota e qytetarëve është e sigurt. Nëse janë bërë gabime në procesim ose përpunim të dhënave, ato janë teknike. Regjistrat janë, gjithçka është në rregull dhe legjitimiteti i këtyre zgjedhjeve nuk besoj që është i cenueshëm”, tha Jashari.
Ai tha se megjithëse këto çështje nuk ndikojnë në legjitimitetin e zgjedhjeve, ato dëmtojnë perceptimin publik dhe rrisin shqetësimet e qytetarëve për procesin zgjedhor.
“Kjo formë e zbeh në masë të madhe besimin. Edhe vota është diçka shumë e ndjeshme, shumë sensitive. Njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen dhe të jenë të brengosur se çka po bëhet me votën e tyre”, u shpreh Jashari.
Deklaratën e plotë të Arbër Jasharit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Profesori në Kolegjin AAB, Xhavit Rexhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se sistemi zgjedhor në Kosovë është më i ndërlikuari dhe më fatkeqi i mundshëm, duke krijuar një situatë të pashpjegueshme.
Sipas tij, ky sistem ka prodhuar një gjendje ku partitë janë të detyruara të bëjnë llogaritje të komplikuara për koalicionet dhe ku vota e qytetarëve shpesh nuk reflekton qartësisht rezultatin përfundimtar.
“Sistemi zgjedhor në Kosovë është më fatkeq i mundshëm. Asnjë vend në Ballkanin Perëndimor nuk e ka këtë situatë. Fushata e mirë, sjellja e mirë, popullata voton, por pastaj hyjnë partitë dhe i prishin të gjitha. Sistemi zgjedhor i ka qitur në një situatë kur s’ka dreq që i bie fije”, tha Rexhaj.
Deklaratën e plotë të Xhavit Rexhajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Pas një pauze të gjatë për shkak të rënies së sistemit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë ka nisur në qendrën komunale të numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton gazetari i ATV-së, Armand Hoti – në një lidhje direkte nga salla “1 Tetori” në Prishtinë për emisionin CONTEXT.
Sistemi i KQZ-së, i cili po aplikohet për herë të parë në këtë proces, pësoi probleme teknike, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme.
Deri rreth orës tetë, në një prej tavolinave të numërimit nuk ishte numëruar asnjë votë për kandidatët, përveç verifikimit të votave për subjektet politike.
Për më shumë detaje, ndiqni raportimin e plotë në CONTEXT – ATV:
Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar sërish të dhënat për rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamnetare.
KQZ ka numëruar 99.57 qind për qind të votave nga 2,522 qendra votimi nga gjithsej 2,533, deri në orën 18:32, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me partitë Guxo dhe Alternative me 40.86%për qind ose 340 mijë e 339 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.04 për qind ose 183 mijë 661 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.62 për qind ose 146 mijë e 815 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.45 për qind ose 62 mijë e 111 vota.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
Në zgjedhjet e parlamentare të vitit 2021, Vetëvendosje ka pasur 438 mijë e 335 vota, PDK-ja 148 mijë e 285 vota, LDK-ja 110 mijë e 985 vota dhe AAK 62 mijë e 111 vota.
Zgjedhjet përfunduan! 1 muaj fushatë, 7 muaj torturë, rreth 70 mijë vota të diasporës, 600 mijë Euro dënime, 900 mijë vota tjera në kuti në Kosovë dhe miliona Euro të harxhuara në marketing dhe fushatë, do me transfere, do me zarfa!
Mirë shumë! Dalja masive në zgjedhje dhe qetësia më te cilën u realizua procesi, tregon që sa i përket zgjedhjeve dhe kulturës demokratike, Kosova vazhdon me qenë Evropë për Ballkanin.
Arsye tjetër pse votuesit meritojnë mirënjohje është se vetëm votuesit në këtë proces kanë qenë normalë.
Partitë, sidomos partia në pushtet veç normale nuk kanë qenë. Fjalime të përçartuna, ofendime, provokime, nxitje e urrejtjes, bartje e njerëzve me autobusë nëpër të ftohtë, komunikim me t dekun, premtime palidhje e të parealizueshme, kandidatë të dënuar e me aktakuza, kandidatë që nuk i dinë shkronjat e nuk e dinë kalendarin etj etj.
Mediat, pak të ndikuar nga partitë, pak për faj tonin, sërish veç normale nuk kanë qenë – rrena, frustrime, retushim i fotove, manipulime me inteligjencë artificiale, manipiulime pa inteligjencë e dinjitet njerëzor, etj etj.
Në fund po mbetet KQZ-ja. Këta s’kanë punu keq deri në ditën e zgjedhjeve, por këtu kanë nisë telashet. E para – faqja e rezultateve nuk ka qenë funksionale në orët e para pas zgjedhjeve, e dyta edhe sot u gjet një rezultat i insertuar gabimisht dhe disa anomali tjera, e treta numërimi i votave për deputetë nuk ka filluar akoma dhe kjo është telashe dhe vonesë e panevojshme.
Pra, kur partitë, KQZ-ja dhe mediat nuk janë normalë – atëherë sjellja e votuesve ka qenë shuumë e mirë!
Çka tash?
Eh, qitu ju pritsha!
Procedura parasheh që të bëhet numërimi i votave dhe të shpallen rezultatet. Më pas të priten ankesat e parashtresat dhe pas shqyrtimit të tyre të shpallen rezulatet përfundimtare dhe të certifikohen!
Kjo procedurë më 2021 i ka marrë një muaj – sivjet do të zgjasë edhe më shumë!
Pas certifikimit të rezultateteve, Presidentja e Republikës duhet të caktojë brenda 30 ditësh datën për seancën konstituive të Kuvendit.
Në atë seancë do të duhej që të bëhet betimi i deputetëve të rinj, eventualisht të dorëhiqen nga mandatet e tyre deputetët që janë kryetarë të Komunave, të dihet 120shja definitive dhe të votohet Kryetari i Kuvendit nga radhët e partisë më të madhe, e më pas edhe Kryesia.
Pas konstituimit të Kuvendit, fillojnë të rrjedhin afatet që Presidentja të mandatojë një përfaqësues të partisë që ka dalë e para në zgjedhje, që të propzojë kabinetin qeveritar në Kuvend dhe afati për këtë proces është 15 ditë.
Pra, edhe nëse nuk ka asnjë zvarritje, edhe nëse gjithçka shkon sipas afateve të parapara pak ka gjasa që para prillit ose majit të kemi qeveri me mandat.
Kjo i bie që:
Edhe sivjet nuk do të montohen filtrat në Termocentrlain Kosova B, meqë projekti është i bllokuar për shkak të sanksioneve dhe për passojë edhe sivjet ddo ta thithim ajrin më të keq në Evropë dhe do të kemi shkallë dukshëm më të lartë të kancerit në mushkëri dhe sëmundjeve tjera të organeve të frymëmarrjes!
Edhe sivjet do të shkojmë në spital me ndër sjetullën full me letra, sepse nuk do të ketë sistem informativ shëndetësor edhe derisa të merret vesh se cila është diagnoza, ka rrezik që iu komplikohet ose rrezikohet jeta.
Edhe sivjet qentë endacakë do të në sulmojnë ku të munden dhe më këtë sport s’do të merret kush, e pasi të na sulmojnë qentë endacakë ose të smëuremi për shkak të ajrit të keq, do të shkojmë në spitale ku do shnëimet i marrim me vete ndër sjetull.
Edhe sivjet do të vozitim kerre të vjetra, në rrugë të këqija dhe sipas projeksionit nga vitet e kaluara do ta kemi dukshëm më të lartë se BE-ja vdekshmërinë në rrugë!
Edhe sivjet do të keemi shkolla të këqija, ku fëmijët fluturojnë nga dritaret ose e therrin veten pse e kanë pa një budallë në tiktok duke bërë diçka të ngjashme.
Nëse fëmijët nuk kthehen nga ato shkolla të lënduar, ose të bullizuar, def do të kthehen më tupa se që kanë shku në shkollë, sepse mësuesit janë të këqij, e akvitieti fizik është më i ulëti në
Evropë, e mendim kritik s ka hic!
Edhe sivjet për një koncert ose nnejë të mirë kemi me shku në Shkup, ose Selanik ose dikah më larg edhe sivjet shfaqjee të Teatrit Kombëtar nuk kemi me shiku në Teatër Kombëtar, për tjera disiplina të artit nuk po flas.
Edhe sivjet nuk do të ketë infrastrukturë sportive ass për fëmijë, as për profesionistë, e as për Lojërat Mesdhetare, për të cilat janë zotuar qindra milionë dhe janë kontestuar në Gjykatë Kushtetuese.
Eeedhe sivjet, i kemi minimum edhe një palë zgjedhje, ato komunale që i bie prapë edhe 30 ditë fushatë dhe disa muaj torturë!
Pra, meqë masivisht kemi dalë në zgjedhje, mirë shumë! Pra, nëse pritni që pse keni dalë në zgjedhje sivjet të ju përmirësohet jeta, gabim e keni.
Mirë është sa më shumë të dalim dalim në zgjedhje, e sa më pak të presim na politika, e të tentojmë qqë në familje, në shtëpi, në punë dhe në obligime të përditshme të sillemi në mënyrë të përgjegjshme dhe ligjore, se quick fikx për këtë punë nuk ka!!!
Gjatë të martës ka vazhduar dëshminë e tij, Sylejman Selimi në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve.
Në deklarimin e tij, Selimi pohoi se deri në pranverë të vitit 1998 nuk kishte nivele komanduese në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai gjithashtu është pyetur edhe për grupin e quajtur grupi i Prekazit, në të cilin ishte i përfshirë edhe vetë Selimi e që tha se grupi kryesohej nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Hamëz Jashari dhe disa të tjerë.
Ndërkaq deklaroi se nuk e ka ditur që Azem Syla ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Unë nuk kam koment. Nuk e di. Jo vetëm unë por edhe shumë komandantë të zonave që në takimin që e kemi pasur, që Azem Syla është komandant i përgjithshëm”, ka deklaruar Selimi.
Më pas, Selimit iu prezantua një dokument i një takimi që supozohet që është mbajtur më 6 shkurt 1999.
Mbrojtësi i Hashim Thaçit tha se dokumenti thoshte që personi me emrin Syla kishte thënë se emërimet që janë bërë nga Shtabi i Përgjithshëm janë shqetësuese sidomos për emërimin e Sokol Bashotës dhe Jakup Krasniqit si zëvëndëskomandantë.
“E para, e kam pasur edhe emrin edhe pseudonimin. Megjithatë, unë këtë shkrim dhe këtë takim nuk e di se kur është mbajtur dhe si është mbajtur. Nuk më kujtohet”, ka deklaruar Selimi.
Dëshmitari Selimi mohoi se ka pasur brigadë me emrin “Hasan Prishtina” në Drenicë. Ndërsa, kur u pyet nëse LDK-ja ka pasur ndonjë problem në këtë zonë me UÇK-në, dëshmitari tha se nuk i kujtohet.
Ndërkohë në sallën e gjyqit të katër të akuzuarit ishin prezent të cilën e konfirmoi edhe Gjykatësi Smith.
Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, që u mbajt dy ditë më parë, ishte i qetë.
Kështu po e vlerëson procesin, Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Nathalie Loiseau, duke përgëzuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhje.
Megjithatë, ajo thotë se duhet të përmirësohet mënyra e numërimit të votave dhe transparenca.
“Të dielën qytetarët e Kosovës dolën për të zgjedhur parlamentin e ri të Kosovës. Dua të përgëzoj qytetarët për zgjedhjet historike, në përgjithësi dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe votuesit kishin mundësi t votonin në kushte të mira. Këto janë sinjale që qytetarët janë të përkushtuar drejtë demokracisë. Vështirësi në zbatimin e procedurave janë bërë të dukshme. Ne kemi vëzhguar KQZ ka pasur sfida dhe kjo ka shkaktuar vonesa të cilët tani janë te pa mohueshme duhet të ketë transparencë të plotë. Dita e zgjedhjes ishte mjaftë e qetë, numri i partive të serbëve të Kosovës mund te shihet si pozitive, por plutariteti politike është ende larg”, tha Loiseau.
Veç, kritika pati për përdorimin e gjuhës nxitëse dhe sulmet verbale gjatë fushatës, si dhe bllokimin e Komisionit të Pavarur të Mediave.
“Ne kemi vërejtur me shqetësim bllokimin e KPM i vili iu pa mundësi të bëjë ndonjë vendim gjatë fushatës. Ai shqiptoi gjoba të mëdha subjekteve politike, ne kemi vërejtur përdorime të gjuhës nxitës dhe sulmet verbale kjo u reflektua edhe në ambientin e fushatës që zhvillohet në mediat sociale. Kemi parë gjuhë armiqësore ndaj mediave nga partia që është në pushtet. Transmetuesit ka dhënë kohë të barabartë për të gjithë por nuk u shfrytëzua nga te gjithë”, tha Loiseau.
Ndërkaq raporti ndërkombëtar përfundimtarë për procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, do të publikohet pas 2 muajsh.
Me propozim të kryetarit të Gjykatës Supreme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës caktoi të martën gjyqtarin Shkelzen Syla, ushtrues detyre i gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, pasi gjyqtari i deritanishëm Sahit Sylejmani, ka arritur moshën e pensionimit.
Në mbledhjen e 342-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjyqtarja Lirije Maksutaj poashtu u propozua tek presidentja e vendit, si gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme- shkalla e parë. Nga sot filluan punën si anëtarë të KGJK-së, edhe Besnik Bislimaj dhe Mirjeta Shala.
Në këtë mbledhje, Kryesuesi Albert Zogaj deklaroi se po hezitohet në përdorimin e sistemit audio dhe video për proceset gjyqësore nga ana e gjykatave.
“Duhet m’i mbajtë përgjegjës, këtu e fus edhe sistemin audio, ku kosto është mbi 5 milionë dollarë, e knej kemi hezitim në përdorim e tyre nga gjykatat, po dalim joseriozë te partnerët ndërkombëtarë”, tha Zogaj.
Zogaj tha se në sistemin gjyqësor po vijon të mbizotërojë kryerja e punëve në mënyrë urgjente dhe se kjo kulturë duhet të largohet nga sistemi gjyqësor duke kërkuar planifikim të aktiviteteve, i cili garanton cilësi të proceseve.
Shfrytëzimi i pushimit mjekësor si pushim vjetor, nga ana e punëtorëve të administratës në gjyqësor, është ngritur si shqetësim në këtë mbledhje.
Po ashtu, Zogaj kërkoi që Sekretariati të fillojë përgatitjet për Gjykatën Administrative dhe përmbushje të të gjitha rekomandimeve që rrjedhin nga Auditori i Brendshëm dhe ai i Jashtëm.