ATV

“S’ka dreq që i bien në fije”, Rexhaj thotë se sistemi zgjedhor në Kosovë është sistemi më fatkeq i mundshëm

Written by

in

Profesori në Kolegjin AAB, Xhavit Rexhaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se sistemi zgjedhor në Kosovë është më i ndërlikuari dhe më fatkeqi i mundshëm, duke krijuar një situatë të pashpjegueshme.

Sipas tij, ky sistem ka prodhuar një gjendje ku partitë janë të detyruara të bëjnë llogaritje të komplikuara për koalicionet dhe ku vota e qytetarëve shpesh nuk reflekton qartësisht rezultatin përfundimtar.

“Sistemi zgjedhor në Kosovë është më fatkeq i mundshëm. Asnjë vend në Ballkanin Perëndimor nuk e ka këtë situatë. Fushata e mirë, sjellja e mirë, popullata voton, por pastaj hyjnë partitë dhe i prishin të gjitha. Sistemi zgjedhor i ka qitur në një situatë kur s’ka dreq që i bie fije”, tha Rexhaj.

Deklaratën e plotë të Xhavit Rexhajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *