ATV

Author: ATVLive

  • Studimi thotë se antidepresivët mund të përshpejtojnë rënien nga demenca

    Studimi thotë se antidepresivët mund të përshpejtojnë rënien nga demenca

    Mjekët shpesh përdorin antidepresivë për të menaxhuar depresionin, ankthin dhe shqetësimin që shoqëron një diagnozë të demencës. Tani, një studim i ri sugjeron që përdorimi i antidepresivëve mund të përshpejtojë rënien kognitive të personave me demencë. Ky është një përfundim që disa ekspertë e konsiderojnë të pasigurt.

    “Ne gjetëm që pacientët me demencë që merrnin antidepresivë kishin një rënie më të madhe të funksionit kognitiv me kalimin e kohës”, tha autorja kryesore e studimit, Sara Garcia Ptacek, profesoreshë asistente në neuroshkenca në Institutin Karolinska në Solna, Suedi. Megjithatë, pacientët dhe kujdestarët e tyre nuk duhet të reagojnë me panik ndaj gjetjeve, pasi studimi ishte observues dhe kërkohet më shumë hulumtim, tha Ptacek në një email.

    Ekspertët që nuk ishin të përfshirë në studim janë dakord se rezultatet e studimit duhet interpretuar me kujdes, shkruan CNN.

    “Serioziteti i depresionit te pacientët me demencë nuk u mor parasysh plotësisht, gjë që mund të ketë pasur ndikim në rezultatet”, tha Dr. Prasad Nishtala, një ligjërues në departamentin e shkencave të jetës në Universitetin e Bath-it në Mbretërinë e Bashkuar, në një deklaratë.

    Neurologu parandalues dhe, Richard Isaacson, drejtor i kërkimit në Institutin e Sëmundjeve Neurodegjenerative në Boca Raton, Florida, tha se mjekët që trajtojnë demencën nuk pritet të ndryshojnë praktikat e tyre bazuar në këtë studim.

    Ajo që dëgjon publiku, megjithatë, është një shqetësim tjetër, tha Isaacson.

    “Si klinik, ajo që është shqetësuese është që një anëtar i familjes së pacientit do të dëgjojë për këtë studim dhe do të thotë, ‘Nëse përdorim një antidepresiv, mamaja ime do të përkeqësohet më shpejt”, shprehu ai.

    “Pastaj, çfarë ndodh me cilësinë e jetës së pacientit? A mund të bëhen më të shqetësuar dhe të jenë në rrezik për t’u mbajtur në shtëpi?” vazhdoi Isaacson. “A mund të bëhen më të tërhequr, shoqërisht të kufizuar dhe apatikë? Shumë mundësisht po”.

  • I jepet lamtumira e fundit Bajram Qerkinit

    I jepet lamtumira e fundit Bajram Qerkinit

    Në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës i është dhënë lamtumira e fundit Bajram Qerkinit, kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve” dhe një nga zërat më të fuqishëm në kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, raporton EO.

    Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, bashkëveprimtar, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit njërit prej figurave më të njohura në betejën për drejtësisë dhe zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

    Për rreth 25 vite Qerkini është përpjekur për të ditur fatin e djalit të tij dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë.

    Krahas familjarëve e bashkëpunëtorëve të tij, i pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza.

    Presidentja Vjosa Osmani, përmes një telegrami ngushëllimi të lexuar nga këshilltari ushtarak i saj, e cilësoi Qerkinin si simbol të qëndresës për drejtësi e përkushtimit të pa lëkundur në rrugën për ta zbardhur fatin e të zhdukurve.

    Ajo theksoi se ai jetoj me dhimbje për të birin e tij të zhdukur, por kurrë nuk u dorëzua në kërkim për të vërteten.

    “Bajrami ishte simbol i qëndresës, drejtësi dhe i përkushtimit të pa lëkundur për ta zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Për më shumë se dy dekadë ai jetoj me dhimbje për të birin e tij të zhdukur për të mos u ndalur kurrë në kërkimin për të vërteten. Sot Kosova humbi një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë”, ka thënë ajo.

    Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për personat e pa gjetur, ka thënë se Qerkini e kishte mënyrë të jetesës mosdorëzimin dhe se ishte shndërruara në sinonimin e njeriut shembull të durimit dhe forcës shpirtërore.

    “E kishte mënyrë të jetesës mosdorëzimin. Ai ishte shndërruar në sinonimin e njeriut shembull të durimit dhe forcës shpirtërore, ne sinonimin e njeriut shembull të përkushtimit dhe angazhimit. Dhimbjen me të madhe që e përjeton një prind siç është mungesa e informacioneve për djalin e rrëmbyer dhe të zhdukur, këtë dhimbje të madhe e shndërroj në forcë e angazhim. Në përpjekje jo vetëm për djalin Reshatin, por për mijëra e mijëra familje që e patën të njëjtin fat që jetojnë në dhimbje dhe ankthin e pritjes”, ka thënë ai.

    Hoxha Shefqet Krasniqi, tha se Qerkini ishte njeriu që gjithë jetën e tij ja kishte përkushtuar popullit të Kosovës.

    “Krejt kombi ynë edhe miqtë e tanë flasin e kujtojnë këtë burrë të madh. I cili edhe ky si njerëzit e tjerë do ta shijoj vdekjen. Jo vetëm që u shndërrua ajo dhimbje në fuqi, por edhe më shumë se kaq, burra të mëdhenj të cilët kanë derte të mëdha, mërzit telashet dhe lodhjet e tyre i harrojnë kur merren me punët e të tjerëve. Ky njeri ka qenë njeri që ja ka përkushtuar jetën e vetë këtij populli, kësaj shoqërie, në veçanti pas asaj sprove që i ndodhi këtij dhe gjithë kombit shqiptar. Ta marrim mostër, e model këtë burrë të madh të cilin nuk e mashtroj posti, nuk e mashtroj dynja e asgjë. Por kishte qëllime madhore”, ka thënë ai.

  • Prokuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë

    Prokuroria Speciale ndalon një serb të dyshuar për krime lufte në Gjakovë

    Prokuroria Speciale sot ka ndaluar D.R, i nacionalitetit serb për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

    Hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës.

    Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme.

    Vepra penale ”Krim i luftës kundër popullsisë civile”, është e sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të ish- Jugosllavisë, si Ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

  • Osmani takohet me ambasadorin italian, flasin për konstituimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve

    Osmani takohet me ambasadorin italian, flasin për konstituimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.

    Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, z. Antonello De Riu. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor, si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në mes tjerash u diskutuan çështje të bashkëpunimit bilateral me fokus te mundësitë konkrete për thellimin e këtij bashkëpunimi.”

  • ​Maqedonia e Veriut miratoi ndryshimet në ligjin për mbrojtje të konsumatorëve

    ​Maqedonia e Veriut miratoi ndryshimet në ligjin për mbrojtje të konsumatorëve

    Me shumicë votash të deputetëve, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozim ligjin për mbrojtje të konsumatorëve, i propozuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

    Ndryshimet në ligj parashikojnë obligim ligjor për tregtarët me pakicë, qofshin të vogla, të mesme apo të mëdha, që në uebfaqet e tyre të publikojnë dhe çdo ditë t’i azhurnojnë çmimet e secilit produkt që shesin. Respektimin e kësaj norme ligjore do ta mbikëqyrë Inspektorati i Tregut, i cili do të ketë mundësi që të shqiptojë gjoba. Kjo siç tha propozuesi Bojan Stojanovski, bëhet me qëllim që qytetarët të mund të zgjedhin se cilin produkt në cilin market do ta blejnë. Paralajmëroi revizion edhe për shitësit e teknikës së bardhë por edhe për farmacitë.

    “E tani që interesi ynë shoqëror është që të mbrojmë standardin e qytetarëve, nuk është interes thelbësor që ky zinxhir tregtar të sjellë para në Qeveri, të sponzorizojë futbollistë nëpër institucione, të sponzorizojë top golashënuesin i cili tani gjendet në listë të zezë, siç bënin deri tani, nuk mundet më dhe nuk është si “deri tani”. Duhet ta kuptojnë se nëse nuk janë të përgjegjshëm, në këtë shtet ka institucione të cilat në vend të parave të tyre e duan drejtësinë sociale”, tha Bojan Stojanovski – VMRO-DPMNE.

    Deputetët e LSDM-së nuk morën pjesë as në komisione e as në seancë plenare, edhe pse paraprakisht e kritikuan si masë që nuk sjellë asnjë të mirë për qytetarët. Në Komisionin për Çështje Ekonomike patën mundësinë që të dorëzojnë amendamente.

    Ky propozim ligj është vazhdim i masave të Qeverisë, pasi paraprakisht vendosi edhe ngrirje të marzhave të fitimit bruto për marketet dhe atë për 102 grupe të produkteve. Për tetë produkte bazë u vendos marzhë prej 5%, për 55 grupe të produkteve 10%, ndërsa për 39 grupe të produkteve marzhë prej 15%. Tregtarët nuk i mirëpritën këto masa duke thënë se do ta kenë vështirë të mbijetojnë. Por paraprakisht kur u vendos masa e “shportës së vitit të ri” dhe iu dha mundësia që vet të zgjedhin sa do të bëjnë ulje të çmimeve, këtë masë e keqpërdorën dhe manipuluan me çmimet.

    Një ligj i tillë për publikimin e çmimeve, javën e kaluar u miratua edhe në Kroaci. Me ndryshimet ligjore, u vendos edhe kufizim i çmimeve për prodhimet më të rëndësishme. /Alsat.mk/

  • ​Numri i vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit në Maqedoni të Veriut më i lartë se në Evropë

    ​Numri i vdekjeve si pasojë e ndotjes së ajrit në Maqedoni të Veriut më i lartë se në Evropë

    Krahasuar me shumicën e vendeve të Evropës, Maqedonia e Veriut ka nga 5 deri në 10 herë më shumë vdekje, që vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit.

    Kështu deklaroi Tatjana Cekulev nga organizata “O2”, gjatë debatit në Komisionin e përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ajo nënvizoi se në shumicën e qyteteve nga 365 ditë të vitit, qytetarët thithin ajër të pastër vetëm 2 deri në 9 ditë të vitit.

    “Sipas raportit të fundit të Agjencisë Evropiane për mjedis jetësor, në vitin 2022, 3600 persona kanë vdekur më herët, për shkak të ekspozimit kronik ndaj grimcave PM 2,5. Nëse e përjashtojmë Llazaropolen, ku matet, në vendet tjera të matjes, ajër të pastër kemi maksimumi një muaj e gjysmë në vit edhe atë vetëm në Koçan dhe Milladinovc, më pas nga gjysmë muaji në Ohër dhe në periferi të Manastirit, në të gjitha vendet tjera të matjes, lëviz nga vetëm 2 deri në 9 ditë të vitit”, deklaroi Tatjana Cekulev, O2 Sektori joqeveritar.

    Bojan Tërpeski nga sektori civil tha se para gjykatave të vendit janë ngritur dy padi që lidhen me ndotjen e ajrit. Padia e parë është ngritur në Gjykatën Civile në Shkup kundër Qeverisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Qytetit të Shkupit. Ndërsa padia e dytë është ngritur në Gjykatën e Manastirit kundër Qeverisë, Ministrisë së Mjedisit dhe komunës së Manastirit.

    “Për fat të keq të gjitha procedurat gjyqësore të ngritura janë hedhur poshtë. Momentalisht, procedura e ngritur në Shkup ndodhet para Gjykatës për të drejtat e njeriut në Strasburg… Ndërkaq javën e kaluar morëm vendim negativ nga Gjykata e Apelit në Manastir”, tha Bojan Tërpeski, Sektori joqeveritar.

    Drejtuesi i Komisionit, Dimitar Apasiev nga E Majta, tha se pavarësisht përpjekjeve për ta penguar mbajtjen e debatit, ai ka vendosur ta thërrasë seancën, pasi këtë e kanë kërkuar 20 deputetë dhe nëse nuk do ta bënte, rrezikonte padi penale.

    “Nëse nuk e bëj këtë, rrezikoj padi penale, për moskryerjen e detyrës zyrtare nga ana e 20 deputetëve që kanë kërkuar nga unë ta thërras këtë debat”, u shpreh Dimitar Apasiev, E majta.

    Në debat ishin ftuar 40 mysafirë, por jo të gjithë pranuan të marrin pjesë. Debati u bojkotua nga deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa ishin të ftuar edhe Kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, por as ata nuk morën pjesë. /Alsat.mk

  • ​39 parti regjistrohen në zgjedhjet në Shqipëri

    ​39 parti regjistrohen në zgjedhjet në Shqipëri

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 39 parti politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Pas regjistrimit të 15 partive ditën e djeshme, në seancën e sotme publike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi edhe 24 parti të tjera.

    Afati për regjistrimin e partive përfundon mesnatën e 25 shkurtit.

    Në seancën e sotme pati edhe një debat brenda partisë minoritare greke “Mega”, ku dy kryetarët e pretenduar kërkojnë regjistrimin nga KQZ.

    Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen” ka prej kohësh përplasje. Kristo Kiço ka paraqitur kërkesë për ta regjistruar në emër të tij dhe ka sjellë vërtetim nga regjistri gjyqësor që është kryetar.

    Kurse Lefter Nika ka sjellë një vendim të shkallës së parë të Gjykatës së Tiranës, se ai është kryetari i ri i partisë.

    Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar një vendim të formës së prerë.

    “Sillni vendim të formës së prerë për ndryshimin e kryetarit, ndryshe do regjistroj atë që rezulton në regjistër si kryetar”, tha ai.

    Lista e 39 partive politike të regjistruara nga KQZ:

    -“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama

    -“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha

    -“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta

    -Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj

    -Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani

    -“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori

    -Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj

    -“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka

    -“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami

    -“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia

    -“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi

    -“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati

    -“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi

    -“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri

    -“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi

    -“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri

    -“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule

    -Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski

    -Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani

    -Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj

    -Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso

    -“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka

    -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj

    -“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni

    -“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa

    -“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari

    -“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova

    -“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti

    -Partia “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi

    -“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu

    -“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka

    -“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi

    -Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu

    -Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu

    -Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi

    -Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi

    -Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj

    -Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti

    -Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda

  • ​Krasniqi bën thirrje për më shumë investime në Kosovë

    ​Krasniqi bën thirrje për më shumë investime në Kosovë

    Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, ka marrë pjesë në forumin e bizneseve të Turqisë dhe atyre të Kosovës nga sektori i çelikut dhe metaleve.

    Ai ka thënë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, është angazhuar vazhdimisht për të gjetur forma të mbështetjes së bizneseve tona dhe një nga to janë edhe takimet B2B, përmes të cilave hapet mundësia për rritje të partneritetit ekonomik dhe shkëmbimeve mes dy vendeve.

    Përkundër që eksporti vitin e kaluar kishte pak rritje, Krasniqi ka bërë thirrje që kjo ngjarje të shërbej për rritje të bashkëpunimit, e cila do të ndikonte në rritjen e eksportit dhe investimeve në vendin tonë.

    Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e DhTIK-së për rritje të bashkëpunimit edhe në fusha tjera të ekonomisë, duke qenë se dyja shoqata kanë biznese të shumë sektorëve.

    Sipas një postimi të publikuar në Facebook nga Dhoma e Tregtisë, në këtë ngjarje shumë biznese anëtare të Dhomës, kanë marrë pjesë në takimet B2B me bizneset turke.

    Përndryshe, Kosova mbetet po ashtu një vend jo tërheqës për investime të huaja, sidomos nga kompanitë dhe markat e mëdha botërore. Sipas BQK-së, Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në shtator 2024 arritën vlerën e 657.3 milionë eurove, që sipas ekspertëve të ekonomisë kjo tregon se ritmi i rritjes së investimeve ka pësuar një ngadalësim. Në aspektin sektorial, aktivitetet e patundshmërisë dominuan investimet e huaja direkte.

  • ​Deputetja serbe publikon dokumente që e implikojnë Vuçiqin dhe lidhjet e tij me një qendër sekrete të përgjimit

    ​Deputetja serbe publikon dokumente që e implikojnë Vuçiqin dhe lidhjet e tij me një qendër sekrete të përgjimit

    Një paralajmërim i mediumit hulumtues në Serbi “Radar”, po nxjerr shumë sekrete të regjimit të Aleksandar Vuçiqit dhe të bëmave të tij.

    Veç pak orë pasi ky medium paralajmëroi një skandal ku përfshihej prokuroria serbe, vëllai i kryetares së kuvendit serb Ana Brnabiq- Igor Brnabiq, nënkryetarja e Partisë Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq ka dalë me disa të dhëna te tjera shokuese që përfshijnë këtë herë drejtpërdrejt presidentin Vuçiq.

    Radar njoftoi se këtë të enjte do të publikojë një skandal me njërin nga 14 të arrestuarit për korrupsion, i cili dyshohet se përmendi emrin e Igor Brnabiq, vëllait të madh të kryetares së parlamentit serb Ana Brnabiq. Por befas, deklarata e atij të dyshuari u ndryshua dhe në publik doli pa emrin e vëllait të Anës. Kjo dëshmon se regjimi i Vuçiqit ka në kontroll të gjithë prokurorët dhe prokuroritë në Serbi edhe në rastet kur flitet për afera të mëdha korruptive.

    Në arrestim përfshihet edhe ish-drejtori i Energjisë Elektrike Serbe, Milorad Grçiq, për të cilin sot Tepiç në një konferencë për media prezantoi dokumente shokuese që implikojnë drejtpërdrejt presidentin Vuçiq, raporton N1.

    “Nuk e dimë se çfarë do të ketë në aktakuzën kundër Grçiqit, por nëse prokuroria nuk i zgjeron hetimet tani dhe nuk e sjell Vuçiqin të japë deklaratë, ne do ta konsiderojmë Prokurorinë e Lartë në Beograd si bashkëpunëtore në mbulimin e këtyre veprave kriminale. Ky nuk është vetëm material i pazbuluar më parë, por edhe skandali më i madh në Serbi që kanë organizuar dhe punuar Vuçiq dhe SNS”, tha deputetja Tepi në konferencë.

    Tepiq duke prezantuar dokumente, tha se ka informacione që thonë se ish-drejtori i Energjisë Elektrike Serbe, Milorad Grçiq, i cili bashkë me 14 persona të tjerë u arrestua para pak ditësh në Serbi, në fakt nuk u arrestua për korrupsion siç pretendohej nga prokuroria dhe MPB-ja e Serbisë.

    Sipas politikanes serbe, Grçiq u arrestua për shkak se posedon dëshmi të një qendre sekrete përgjimi në EPS të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e cila është krijuar nga njerëzit e tij.

    “Drejtori i Vuçiqit për një kohë të gjatë i EPS-së, Milorad Grçiq, nuk u arrestua për një milion euro, siç pretendohet, por për prova për qendrën sekrete të përgjimit dhe dëgjimit të Vuçiqit në EPS që njerëzit e Vuçiqit e krijuan”.

    Tepiç thotë se kjo është hera e parë që paraqiten prova se si është krijuar një qendër ilegale spiunazhi dhe çfarë është bërë aty dhe si ka filluar në vitin 2016 kur Vuçiq ishte kryeministër.

    “Grçiq ishte i zoti në punën e tij të pistë dhe tani mund ta rrezikojë atë”, tha Marinika Tepiq në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë.

    Tepiq shton se të dhënat që mblidheshin nga kjo qendër, i dërgoheshin rregullisht Dijana Hrkaloviq-it, e cila ishte sekretare e shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe ajo lexoi gjithashtu një dokument ku thuhej se si dukej qendra dhe kush punonte në të.

    “Të dhënat nga qendra e spiunazhit i kalonin rregullisht Dijana Hrkaloviqit, ai (Grçiq) është arrestuar si masë parandaluese, për shkak të informacioneve inkriminuese për zyrtarët më të lartë të Vuçiqit, por edhe kriminelët”.

    Tepiç, thotë se Grçiq i Vuçiqit është arrestuar sepse ka shumë informacione.

    “Në dokumentin e policisë nga Drejtoria e Policisë Kriminale thuhet se si eksperti i TI-së Nemanja Pantiq e ka ndërtuar dhe instaluar këtë qendër spiunazhi, çfarë ka futur dhe cilat vetura dhe telefona private janë monitoruar, përgjuar dhe regjistruar. Aty shkruhet edhe për urdhrat që duheshin rrahur dhe gjithçka ishte lidhur me Grçiqin dhe Hrkaloviqin, sepse siç do ta shihni, të gjitha të dhënat nga qendra sekrete e dëgjimit të Vuçiqit i silleshin rregullisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha deputetja në konferencë.

    “Policia e ka ditur këtë për katër vjet por nuk i lejohet të bëjë asgjë”, thotë ajo.

  • ​Kosova dhe Izraeli përmes syve të njëri-tjetrit

    ​Kosova dhe Izraeli përmes syve të njëri-tjetrit

    Në kuadër të programit artistik të pritjes zyrtare të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Izrael, u hap ekspozita e titulluar “Kosova dhe Izraeli përmes syve të njëri-tjetrit”, një projekt i përbashkët mes fotografit nga Kosova, Naser Thaçi, dhe fotografes izraelite, Ella Waldman.

    Sipas njoftimit, kjo ekspozitë, e organizuar për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, paraqet një perspektivë unike mbi dy vendet, përmes syrit të dy artistëve që i shohin njëri-tjetrin nga një këndvështrim i veçantë kulturor dhe artistik. Për herë të parë, një fotograf nga Kosova dhe një fotografe nga Izraeli hapin një ekspozitë të përbashkët në Izrael, duke shënuar kështu një moment historik në bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve.

    “Në ceremoninë e hapjes, e cila u mbajt në Tel Aviv, morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik në Izrael, institucioneve shtetërore izraelite, politikanë, miq të Kosovës dhe bashkëkombës të profileve të ndryshme. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin Kosovën përmes objektivit të një fotografeje izraelite dhe Izraelin përmes objektivit të një fotografi kosovar, duke krijuar një dialog të veçantë mes dy kulturave. Ekspozita synon të promovojë vlerat kulturore dhe historike të te dyja vendeve, si dhe të forcojë lidhjet mes Kosovës dhe Izraelit përmes artit dhe fotografisë”, thuhet në njoftim.