ATV

Author: ATVLive

  • “Nuk kemi vullnet për koalicion me PDK-në, LDK na refuzoi”, Konjufca tregon nëse do të bëjnë marrëveshje me Limajn

    “Nuk kemi vullnet për koalicion me PDK-në, LDK na refuzoi”, Konjufca tregon nëse do të bëjnë marrëveshje me Limajn

    Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se partia e tij e ka përjashtuar një koalicion me PDK-në, ndërsa tregoi se me Fatmir Limajn kanë pasur gatishmëri për bashkëpunim.

    Sipas Konjufcës, LDK-ja ka refuzuar dy herë ftesën e Kurtit për bashkëpunim, ndërsa Limaj është i vetmi opsion që ka treguar hapje për marrëveshje.

    “LDK-ja na kundërshtoi dy herë. Ne dy letra ia drejtuam Kryeministri Kurti, kurse nga ana e Vetëvendosjes nuk ekziston vullneti jonë për një koalicion me PDK-në. Me kënd ne jemi të vullnetshëm ta bëjmë qeverinë dhe këtë e kemi hasë edhe prej palës tjetër. Në këtë rast po flas për zotin Limaj, për shembull”, tha Konjufca.

    Ai theksoi se konstituimi i Kuvendit do të zbulojë nëse Kurti ka numrat për të formuar Qeverinë, në të kundërtën i hapet rruga partive të tjera ose zgjedhjeve.

    “Nëse zoti Kurti nuk e ka kapacitetin për me ndërtu numrat për Qeverinë, atëherë i vjen radha Bedri Hamzës apo sido që është në diskrecionin e Presidentes për të dhënë mundësinë e dytë. Pas kësaj ezaurohen të gjitha dhe kemi një rrugë të çarë drejt zgjedhjeve”, u shpreh Konjufca.

    Deklaratën e plotë të Glauk Konjufcës në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Konjufca: Edhe bllokadat janë pjesë e shtetndërtimit, nuk lodhemi nga procesi

    Konjufca: Edhe bllokadat janë pjesë e shtetndërtimit, nuk lodhemi nga procesi

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Vetëvendosje është e vendosur të vazhdojë përpjekjet për konstituimin e Kuvendit dhe nuk e përjashton mundësinë që kjo të ndodhë shumë shpejt.

    Sipas tij, më mirë është që Kuvendi të konstituohet në fund të qershorit sesa vendi të shkojë në zgjedhje të reja që do ta vononin gjithçka deri në dhjetor.

    “Nuk e përjashtoj që javën tjetër, ose për dy javë mund të zgjidhet kjo. A është më mirë që ta kemi në mes qershorit ose në fund të qershorit prapë një konstituim të Kuvendit, apo të shkojmë në zgjedhje, të cilat nuk do të mund të ishin para fundit të gushtit apo fillimit të shtatorit dhe të mos kemi konstituim të Kuvendit prapë në dhjetor”, tha Konjufca.

    Ai tha se kriza aktuale duhet parë si mundësi për përmirësimin e sistemit kushtetues dhe forcimin e demokracisë.

    “Ndoshta kjo është edhe një krizë, të cilën po e përjetojmë me na shty me mendu se qysh do të ishin pastaj zgjidhjet e ardhshme për me evitu skenarin ma të keq të mundshëm apo bllokada të llojit të tillë. Tekefundit edhe kjo është pjesë e shtetndërtimit… edhe nuk e konsideroj të parëndësishme”, u shpreh Konjufca.

    Deklaratën e plotë të Glauk Konjufcës në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Konjufca: Vetëvendosje ka sjell një standard të ri, Qeveria nuk duhet t’i mbivendoset Kuvendit

    Konjufca: Vetëvendosje ka sjell një standard të ri, Qeveria nuk duhet t’i mbivendoset Kuvendit

    Ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të vendosë një praktikë të re ku Qeveria nuk i mbivendoset Kuvendit.

    Sipas tij, konstituimi i Kuvendit është hapi i parë që pasqyron vullnetin e qytetarëve dhe nuk duhet të kushtëzohet me krijimin e Qeverisë.

    “Lëvizja Vetëvendosje, marrë me ajo që gjithmonë ka sjellë risi e të mira në shoqërinë tonë, e kjo risi është që Qeveria mos me iu mbivendosë Kuvendit… me qenë faza e parë konstituimi i Kuvendit, në të cilin nuk do të kishte arsye objektive kurrkush me pasë kundërshtime”, tha Konjufca.

    Ai kritikoi partitë e tjera për bllokimin e procesit dhe tha se ky veprim dëmton vetë demokracinë.

    “Nëse ti don që Kuvendin me e nxom peng edhe me ia mbivendosë zgjedhjen e Qeverisë, atëherë veprohet kështu siç po veprojnë sot partitë politike, po kjo absolutisht nuk mendoj që e ndihmon demokracinë”, u shpreh Konjufca.

    Deklaratën e plotë të Glauk Konjufcës në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për një emër

    Konjufca: Opozita po e sakrifikon konstituimin e Kuvendit për një emër

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se subjektet opozitare po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit për shkak të një kandidati të Vetëvendosjes.

    Sipas Konjufcës, sjellja e opozitës dëshmon për një përçarje të thellë politike që ka zvarritur procesin e konstituimit për gati dy muaj.

    “Veprimet nëse i analizojmë në sallën e Kuvendit, të cilat janë duke ndodhë që gati dy muaj, tregojnë për një divergjencë të forcave politike, Vetëvendosja që e propozon, ashtu siç i takon Kryetarin e Kuvendit dhe partitë tjera opozitare, të cilat në emër të asaj që Vetëvendosja e ka propozu një kandidat të papërshtatshëm, ata e bllokojnë edhe në emër të kësaj, e sakrifikojnë edhe konstituimin e Kuvendit si të tillë”, tha Konjufca.

    Ai tha se Kushtetuta nuk parashikon domosdoshmëri konsultimi me partitë tjera për kandidatin për kryetar të Kuvendit.

    “Natyrisht, Lëvizja Vetëvendosje është në të drejtën e saj, sepse po qe se do të ishte e kodifikuar kjo që ne t’i pyesnim edhe të tjerët se kë ta vendosnim, me siguri që Kushtetuta e Kosovës do të ishte aq e mençur e e kujdesshme sa ta përfshinte një fjali ku do të thoshte në konsultim me partitë tjera”, u shpreh Konjufca.

    Deklaratën e plotë të Glauk Konjufcës në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Frutex thyen rekordin: 19 eksporte në një ditë

    Frutex thyen rekordin: 19 eksporte në një ditë

    Kompania kosovare “Frutex” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke realizuar një rekord prej 19 ngarkesash për eksport brenda një dite të vetme.

    Brendet e njohura si Golden Eagle, Relax dhe Natural 100% u nisën sot drejt tregjeve të rëndësishme evropiane si Gjermania, Zvicra, Anglia, Italia, Suedia dhe shteteve të rajonit.

    Ky rekord vjen si dëshmi e një viti mjaft të suksesshëm për kompaninë, e cila raporton një rritje prej 25% për vitin 2025.

    Gjatë këtij viti, Frutex ka zgjeruar ndjeshëm hartën e saj të eksporteve, duke shtuar në listë edhe tregje të reja si Danimarka, Dubai dhe Greqia, duke forcuar kështu prezencën e produkteve kosovare në arenën ndërkombëtare.

  • Tragjedia në Grac, Austria shpall tri ditë zie kombëtare

    Tragjedia në Grac, Austria shpall tri ditë zie kombëtare

    Austria është në zi pas një sulmi të rëndë në qytetin Grac, pasi një 21-vjeçar i armatosur vrau 10 persona në ish-shkollën e tij të mesme. Pas sulmit tragjik të së martës, ai vrau edhe veten.

    Autoritetet austriake po hetojnë intensivisht për të zbuluar motivin e këtij akti. Në mesin e viktimave është konfirmuar edhe një vajzë me prejardhje nga Kosova. Motivi i sulmit ende mbetet mister, pasi që letra lamtumirëse që la sulmuesi, nuk e zbuloi arsyen.

    Po ashtu, policia nuk i ka konfirmuar raportimet se ai mund të ketë qenë viktimë e bullizmit.

    Kjo ngjarje ka tronditur Austrinë, e cila ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Në shenjë solidarizimi, qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të Gracit, duke ndezur qirinj dhe vendosur lule në nderim të viktimave. /atvlive.tv