ATV

Author: ATVLive

  • “Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe, shëndet e mbarësi”, urimi i Krasniqit për Kurban Bajram

    “Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe, shëndet e mbarësi”, urimi i Krasniqit për Kurban Bajram

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar festën e Kurban Bajramit.

    “E mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë. (Surja El-A’raf). Kjo ditë e bekuar, ndër të tjera, na rikujton se, përballë çdo sfide, padrejtësie apo dhembjeje, duhet të qëndrojnë më lart mëshira, afërsia, mirëkuptimi dhe falja jonë. Sakrifica personale në emër të një të mire më të madhe”, ka shkruar Krasniqi në Facebook ku ka dhënë edhe mesazhin e urimit.

    Ai ka thënë se uron që këto vlera të udhëheqin në familje, në shoqëri, në vendimmarrje dhe në jetën e përditshme, shkruan KosovaPress.

    “Sot, kur shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet dhe mirëbesim, le të frymëzohemi nga kjo festë për të qenë më pranë njëri-tjetrit dhe më të përkushtuar ndaj atdheut tonë. Zoti e bekoftë popullin tonë me paqe, shëndet dhe mirësi. Gëzuar Kurban Bajramin!”, ka shkruar Kransiqi.

  • ​Një burrë në Prishtinë e lidhin me kabllo, ia grabitin paratë

    ​Një burrë në Prishtinë e lidhin me kabllo, ia grabitin paratë

    Një burrë është raportuar të jetë viktimë e një grabitjeje të armatosur në Prishtinë. I njëjti nën kërcënimin e armës është lidhur në një kabllo të rrymës.

    Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në ora 2:00.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshuar nën kërcënimin e armës e kishin lidhur me një kabllo të rrymës dhe kanë arrit të grabitin para të gatshme në vlerë rreth 150 euro dhe një kamerë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Rasti nën hetime.

  • Këshilltari i Osmanit viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram

    Këshilltari i Osmanit viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram

    Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Ismet Krasniqi ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Kurban Bajramit.

    Krasniqi përcolli urimet e presidentes Vjosa Osmani për festën, derisa theksoi vlerat e solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit.

    Ndërsa presidentja Vjosa Osmani në urimin e saj të shkruar ka thënë se festa e Kurban Bajramit shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.

    “Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh. Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë.”

  • ​Kurti uron Kurban Bajramin: Le t’i ndihmojmë ata që më shumti kanë nevojë

    ​Kurti uron Kurban Bajramin: Le t’i ndihmojmë ata që më shumti kanë nevojë

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar për disa minuta në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Kurban Bajramit.

    Gjatë qëndrimit aty, Kurti dhe myftiu Tërnava biseduan për disa tema, e disa herë edhe qeshën.

    Ndërsa në deklarimin për media, Albin Kurti tha se në një ditë si kjo, por edhe çdo ditë tjetër, duhet t’i rikujtojmë vetes se sa rëndësi ka sakrifica dhe solidariteti për shoqëri të mirë.

    “Urime Festa e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Sot, dhe jo vetëm sot, le të ndihmojmë ata që kanë më së shumti nevojë. Le t’ia përkujtojmë vetvetes dhe njëri-tjetrit rëndësinë që ka sakrifica dhe solidariteti për një shoqëri të mirë, të mbarë dhe të drejtë. Gëzuar dhe paçi zemrat përplot me besim e gëzim, kurse tryezat përplot me miq”, tha ai.

  • Haradinaj uroj Kurban Bajramin: Kemi plot sfida në vend, uroj që Zoti të na i hap rrugët

    Haradinaj uroj Kurban Bajramin: Kemi plot sfida në vend, uroj që Zoti të na i hap rrugët

    Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka organizuar pritjen tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit.

    Ndër të parët që shkuan pë rtë uruar ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Përveç urimeve për festën, Haradinaj foli edhe për sfidat e vendit duke aluduar në ngërçin politik në vend si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.

    “Patëm nderin të qëndrojmë sot në selinë e BIK-ut dhe t’i urojmë myftiut tonë Tërnava dhe të gjithë kombit tonë Festën e Kurban Bajramit, festë që lidhet edhe me sakrificën, ndryshe me thënë me iu qëndru afër atyre që kanë nevojë. Me rastin e festës, sic tregoi edhe myftiu, është dëshmuar një solidaritet I madh I ndërsjellë dhe janë gëzuar shumë familje. Ne kemi plot sfida në vend, uroj që të na i hap Zoti rrugët si popull sepse vërtetë e meritojmë zhvillimin”, tha ai.

  • Specialja njofton për punën e saj gjatë kësaj jave

    Specialja njofton për punën e saj gjatë kësaj jave

    Zyra për Informim e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka treguar për punën e kësaj gjykate gjatë kësaj jave.

    Zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle njoftoi se është caktuar që me 15 korrik të mbahet seanca ku do të merret vendimi mbi ankesën e Pjetër Shalës lidhur me vendimin e themelores e cila e dënoi për krime lufte me 18 vjet burgim.

    “Paneli i Gjykatës së Apelit mund ta lerë në fuqi, prapësojë, ose ndryshojë aktgjykimin e Trupit Gjykues. Mbrojtja e Shalës ka dorëzuar po ashtu apel më vete kundër Urdhrit për Zhdëmtim”, tha Doyle.

    Përveç kësaj, Doyle tregoi se janë marrë vendime për pranimin në prova të disa dokumenteve në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    “Në një prej vendimeve, Trupi Gjykues miratoi mocionin e Prokurorisë për të pranuar si prova një numër dokumentesh që kanë të bëjnë me viktimat e pretenduara të vrasjeve të paligjshme në këtë çështje gjyqësore, por rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të shtuar një material tjetër në listën e provave materiale. Në vendimin tjetër, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën për të pranuar një numër raportesh ndërkombëtare si prova, ku pranoi disa prej tyre të kërkuar nga Prokuroria dhe nuk pranoi pjesën tjetër”, tha ai.

    Ai foli edhe për hapat që pritet të merren në këtë çështje duke treguar se ekipet mbrojtëse kanë bërë me dije që do të bëjnë kërkesë për rrëzimin e disa ose të gjitha akuzave në aktakuzë.

    Doyle tregoi se 30 ditë pas dorëzimit të kësaj kërkesë, ka afat Prokuroria që të dorëzoj përgjigjen e saj. Pas kësaj, gjatë kohës në pritje të vendimit, mbrojtja duhet të informojë në rast që planifikon që të paraqes prova, dhe në rast që po, duhet të tregojë se sa dëshmitarë planifikon t’i thërras.

  • Sot nxehtë, temperaturat deri në 33 gradë

    Sot nxehtë, temperaturat deri në 33 gradë

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

  • Festa e Kurban Bajramit në Shqipëri: Ceremonia e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    Festa e Kurban Bajramit në Shqipëri: Ceremonia e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra qytetarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit në sheshe dhe xhami për të kryer faljen e Bajramit, në një atmosferë lutjeje, reflektimi dhe solidariteti.

    Ceremonia kryesore e faljes në Tiranë u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku morën pjesë besimtarë nga kryeqyteti dhe më gjerë.

    Kurban Bajrami, i njohur ndryshe si Festa e Sakrificës, përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të flijuar të birin si shenjë bindjeje ndaj Zotit. Me këtë rast, shumë familje myslimane therin kurban – zakonisht dele, dhi apo lopë – dhe mishin e ndajnë me të afërmit, fqinjët dhe të varfrit, si shenjë solidariteti dhe bujarie.

    Festa e Kurban Bajramit do të vijojë gjatë gjithë ditës me vizita familjare, urime, dhe ndarje të ushqimit me të afërmit dhe komunitetin, duke përforcuar vlerat shpirtërore dhe humane që kjo festë përcjell.

  • Kurti: Kurban Bajrami është ftesë për secilin që të angazhohet për barazi

    Kurti: Kurban Bajrami është ftesë për secilin që të angazhohet për barazi

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët në festën e Kurban Bajramit.

    Ai ka bërë thirrje për solidaritet, teksa ka thënë se kjo festë përkujton rëndësinë e të dhënit dhe ndarjes me njëri-tjetrin.

    “Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin. Kjo festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri. Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

  • Rama uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

    Rama uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

    “GËZUAR KURBAN BAJRAMIN”, ka shkruar Rama në Facebook, transmeton KosovaPress.

    Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot ditën e parë të Kurban-Bajramit.

    Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Zotit të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.