ATV

Author: ATVLive

  • Toshkovski pas tragjedisë në Koçan: Është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për katër persona

    Toshkovski pas tragjedisë në Koçan: Është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për katër persona

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka deklaruar se është lëshuar fletarrest ndërkombëtar për katër persona, lidhur me tragjedinë në Koçani.

    “Është lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për 4 persona. Nga ana e MPB-së në koordinim me Prokurorinë Publike është duke u vepruar në këtë moment dhe në Ministrinë e Ekonomisë nga ku po kërkohet dokumentacioni I diskotekës në fjalë, si dhe persona të përfshirë në të. Deri në orën 11:30, sipas informacioneve që i kemi në dispozicion, të vdekur janë gjithsej 59 persona”, ka deklaruar Toshkovski.

    Toshkovski tha se ndjen përgjegjësi morale për këtë rast dhe se i njëjti do të hetohet me korrektësi maksimale.

  • Drejtoresha e spitalit të Koçanit: Viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç, shumë prej tyre vdiqën në vendngjarje

    Drejtoresha e spitalit të Koçanit: Viktimat janë nga 14 deri në 24 vjeç, shumë prej tyre vdiqën në vendngjarje

    Drejtorja e spitalit të Koçanit, Kristina Serafimova në deklaratën e parë për media njoftoi se në këtë spital trajtohen rreth 20 pacientë me lëndime më të lehta, ndërsa të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Klinikat e Shtipit dhe Shkupit.

    Serafimova zbardhi se një numër i madh i viktimave kishin ndërruar jetë në vendngjarje por disa prej tyre sapo kishin mbërritur në spital.

    Sipas drejtores së spitalit te Koçanit personat e vdekur janë nga mosha 14-24 vjeçare. Janë identifikuar për momentin vetëm ata që kane pasur me vete letërnjoftime. Personat që trajtohen në spitale kanë pësuar djegie dhe janë helmuar nga tymi i zjarrit. /Alsat.mk

  • Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Humbja e kaq shumë jetëve është e pariparueshme

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Humbja e kaq shumë jetëve është e pariparueshme

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickosk ka shprehur “trishtimin e thellë” për tragjedinë si pasojë e zjarrit në një klub të natës në orët e para të së dielës.

    Ai ka thënë se humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është “e pariparueshme” dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e atyre që u vranë nga flakët.

    “U bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, policisë, autoriteteve lokale, që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura”, ka thënë ai në një deklaratë të postuar në Facebook.

    “Gjatë ditës, pas shqyrtimit të rrethanave nga institucionet kompetente, do t’i drejtohem publikut me më shumë informacion për hapat e ndërmarrë”, ka shtuar ai.

  • Arrestohen gjashtё persona nёn dyshimin pёr vrasje tё rёndё nё tentativё

    Arrestohen gjashtё persona nёn dyshimin pёr vrasje tё rёndё nё tentativё

    Policia e Kosovёs ka arrestuar gjashtё persona tё dyshuar pёr veprat penale ‘vrasje e rёndё nё tentativё’ dhe ‘pjesёmarrje nё rrahje’, raporton Ekonomia Online.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Klinë, me datën 15.03.2025, rreth orës: 19:45, është njoftuar se në fshatin Ujmir-Klinё, ka ndodhur njё rrahje. Policia menjëherë i është përgjigjur informatёs dhe kanё identifikuar vendin e ngjarjёs ku ka ndodhur rasti, aty ishin tё pёrfshirё tetё (8) persona. Tё dyshuarit janё dёrguar nga familjarët nё emergjencë pёr tretman mjekёsor, ndёrsa dy nga tё dyshuarit fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal ne Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё, pasi qё ishin tё lënduar nga mjeti i mprehtë (thikё)”, thuhet nё raport.

    Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, gjashtё tё dyshuarit, tё mitur, janё ndaluar pёr 24 orё.

  • Kurti ngushëllon popullin maqedons, pas tragjedisë në Koçan: Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë

    Kurti ngushëllon popullin maqedons, pas tragjedisë në Koçan: Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime, pas tragjedisë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raporton Ekonomia Online.

    Ai iu dëshiroi shërim të shpejt të gjithë atyre që u lënduan nga ky incident tragjik.

    “Me pikëllim të thellë mësova për humbjen shkatërruese të 51 jetëve në Koçan të Maqedonisë së Veriut, si pasojë e një shpërthimi tragjik zjarri në një klub nate. Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet që humbën më të dashurit e tyre, si dhe për liderët dhe qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendit në këtë kohë pikëllimi. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Kurti.

    Raportohet se të paktën 50 persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit të rënë në një klub nate, ku po mbahej një koncert.

  • Pamjet e “diskotekës” në Maqedoninë e Veriut ku vdiqën 51 persona- brenda saj gjithçka shkrumb e hi

    Pamjet e “diskotekës” në Maqedoninë e Veriut ku vdiqën 51 persona- brenda saj gjithçka shkrumb e hi

    Është publikuar fotografia e “diskotekës” që u dogj në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku vdiqën 51 persona.

    Alsat ka publikuar një fotografi ku shihet se ajo është bërë shkrumb e hi.

    Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se 118 persona jane shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipi dhe Shkupit. Të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion.

    Të gjithë pacientët janë shtruar në spitale dhe marrin trajtimin e duhur. Taravari nuk deshi të japë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

  • Tragjedia në RMV, Osmani ngushëllon familjarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut

    Tragjedia në RMV, Osmani ngushëllon familjarët dhe gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut për vdekjen tragjike të mbi 50 personave si pasojë e një zjarri në një klub nate në Koçan, raporton Ekonomia Online.

    “Lajm shkatërrues nga Koçani, Maqedonia e Veriut. Humbja e kaq shumë jetëve të reja është një tragjedi që nuk mund të përshkruhet me fjalë”, shkroi ajo në X.

    “Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe të gjithë popullit të Maqedonisë së Veriut në këtë kohë të vështirë. Ju jeni në mendimet dhe lutjet tona”, shtoi Osmani.

  • Prezantohet numri i protestuesve në Serbi

    Prezantohet numri i protestuesve në Serbi

    Arkivi i tubimeve publike, një organizatë që numëron pjesëmarrësit në tubime publike, ka dhënë një vlerësim të numrit të atyre që morën pjesë në protestën e madhe e cila është mbajtur dje pasdite në Beograd.

    Bazuar në hulumtimin në terren dhe analizën e pamjeve nga protesta e djeshme në Serbi, Arkivi i Tubimeve Publike vlerëson se në këtë tubim kanë marrë pjesë nga 275.000 deri në 325.000 persona, me mundësi që numri të jetë edhe më i madh, thuhet në një postim në Facebook.

    Siç shtuan ata, për shkak të madhësisë së jashtëzakonshme, natyrës dinamike dhe strukturës së tubimit, si dhe situatës së paqartë në pjesë të caktuara të qytetit, veçanërisht në Beogradin e Ri, nuk është i mundur një vlerësim më i saktë, raporton Danas.
    Atmosfera ishte e tensionuar dhe gjatë heshtjes pesëmbëdhjetëminutëshe u dëgjua një shpërthim i fortë në afërsi të Parkut të Pionerit, kur rojet e studentëve hoqën jelekët dhe njoftuan se kjo protestë nuk ishte më e tyre.

    Kolonat protestuese të demonstruesve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve në bllokadë lëvizën nëpër Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha pjesët e qytetit, ndërkohë, vëzhguesit vlerësuan se kjo ishte një protestë historike.

    Aty pati gjuajtje të mjeteve pro teknikë, derisa pranë institucioneve është parë një numër i madh i Policisë dhe ushtrisë serbe.
    Studentët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

    Ata morën mbështetje edhe nga figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi.

    Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024, transmeton KosovaPress.

    Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

    Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

    Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me shembjen vdekjeprurëse të strehës në Stacionin Hekurudhor të qytetit.

  • Pilotët ukrainasë tregojnë se si dronët shkatërrojnë pajisjet ruse

    Pilotët ukrainasë tregojnë se si dronët shkatërrojnë pajisjet ruse

    Pilotët e dronëve sulmues të batalionit të sistemeve pa pilot gjurmuan dhe shkatërruan një automjet sulmi, mortaja dhe obuset e rusëve në drejtimin Novopavlivka.

    Sipas Ukrinform, grupimi operacional dhe strategjik i trupave Khortytsia e raportoi këtë në Telegram dhe postoi një video.

    “Pilotët e dronëve të sulmit të batalionit gjurmuan dhe shkatërruan sistemin e artilerisë vetëlëvizëse të armikut, mortajat, ATGM dhe disa obusa në sektorin Novopavlivka. Falë veprimeve të shkathëta të pilotëve të dronëve, armët dhe pajisjet e armikut po kthehen në mbeturina të çmilitarizuara”, thuhet në deklaratë./KosovaPress/

  • Një i vdekur në Pejë, afër trupit iu gjet një pistoletë

    Një i vdekur në Pejë, afër trupit iu gjet një pistoletë

    Një person është gjetur i vdekur në një dhomë, kurse afër trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, raporton Ekonomia Online.

    “HETIM I VDEKJES- Pejë / 15.03.2025 – 17:35. Pas një informate të pranuar policia dhe autoambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes ku në shtëpinë e tij në një dhomë është gjetur trupi i pajetë i viktimës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në afërsi të trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.