ATV

Author: ATVLive

  • KEDS: Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik

    KEDS: Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në rrjet elektrik

    KEDS-i ka thënë se shkaku i erërave të forta gjatë tri ditëve të fundit, janë dëmtuar shtylla elektrike dhe përçues elektrik. Kjo ka thënë se është arsyeja që një numër i konsumatorëve kanë mbetur pa rrymë. Sipas KEDS-it rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova e Prizreni.

    “Përgjatë tri ditëve të fundit, vendi ynë ka qenë i prekur nga erëra të forta, të cilat do të vazhdojnë ende. Si pasojë e këtyre erërave, janë shkaktuar dëme në shtylla elektrike dhe në përçues elektrikë, çka ka lënë një numër të  caktuar të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike. Rajonet më të prekura janë Peja, Gjakova dhe Prizreni. Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për t’ua rikthyer sa më shpejt furnizimin me energji elektrike konsumatorëve të prekur, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KEDS-it në Facebook. 

  • Ambasada Amerikane në Kosovë reagon pas tragjedisë në Koçan

    Ambasada Amerikane në Kosovë reagon pas tragjedisë në Koçan

    Ambasada e Amerikës në Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga zjarri në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

    “Jemi thellësisht të pikëlluar nga zjarri tragjik i lokalit të natës në Koçan. Ngushëllimet tona për viktimat, të dashurit e tyre dhe popullin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në “X”.

    Deri në këto momente raportohet se 59 persona kanë vdekur dhe 155 janë të lënduar.

  • Zelensky shpreh ngushëllime për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

    Zelensky shpreh ngushëllime për tragjedinë në Maqedoninë e Veriut

    Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pas tragjedisë në Koçan, ku në një diskotekë nga zjarri vdiqën 59 të rinj dhe ngelen të lënduar dhjetra persona.

    “Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e viktimave, President Gordana Siljanovska-Davkova dhe popullit maqedonas. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Ukraina vajton përkrah miqve tanë maqedonas në këtë ditë të trishtë”, ka shkruar Zelensky.

  • Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie pas tragjedisë në Koçan

    Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie pas tragjedisë në Koçan

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të jashtëzakonshme që do të mbahet pasdite në ora 16:00, pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan.

    Gjithashtu do të merret vendim për një inspektim të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa.

    Nga zjarri që shpërtheu brenda klubit të natës në Koçan kanë mbetur të vdekur 59 persona dhe rreth 155 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

  • Një ekip special prej pesë prokurorësh e marrin në hetim rastin e tragjedisë në Koçan

    Një ekip special prej pesë prokurorësh e marrin në hetim rastin e tragjedisë në Koçan

    Prokurori publik i Maqedonisë së Veriut ka formuar një ekip prokurorial që do t’i udhëheqë veprimet hetimore lidhur me zjarrin në Koçan.

    Në ekipin e prokurorisë, siç shkruajnë mediat maqedonase, janë pesë prokurorë nga Koçani, Shtipi dhe Shkupi.

    Prokurori publik Ljupço Kocevski dhe të gjithë prokurorët, të cilët së bashku me shërbimet tjera kompetente janë në terren, janë në Koçan, njoftoi Prokuroria.

    Në zjarrin tragjik në një klub nate në Koçan humbën jetën të paktën 59 të rinj dhe mbi 150 janë lënduar.

  • Ademi: Liga e Kosovës është ranguar më së miri në rajon

    Ademi: Liga e Kosovës është ranguar më së miri në rajon

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se Liga e Kosovës ka arritur një nivel të lartë, duke u ranguar më së miri në rajon për shkak të rritjes së cilësisë dhe investimeve.

    Ai tha se zhvillimi ekonomik i klubeve ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e ligës dhe konkurrencës.

    “Liga është rritur në cilësi, por edhe ekonomikisht. Kur rritet ekonomikisht, sigurisht që edhe cilësia vjen. Investimet e ekipeve janë të kënaqshme dhe kjo ka ndikuar që të jemi të ranguar më së miri në rajon”, tha Agim Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • “Shqipëria mund të marrë lojtarë nga të dojë, por jo ata që ne i kemi ftuar”, Agim Ademi flet për largimin e futbollistëve nga Kombëtarja e Kosovës

    “Shqipëria mund të marrë lojtarë nga të dojë, por jo ata që ne i kemi ftuar”, Agim Ademi flet për largimin e futbollistëve nga Kombëtarja e Kosovës

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se Shqipëria është e lirë të marrë lojtarë nga të dojë, por jo ata që tashmë janë ftuar nga Kosova.

    “Shqipëria mund të marrë lojtarë kudo që dëshiron, por jo ata që i kemi ftuar ne. Ne po i rrisim dhe po i zhvillojmë këta lojtarë, ndaj nuk është e drejtë që ata të largohen pasi kemi investuar në ta”, tha Ademi.

    Sipas Ademit, disa lojtarë zgjedhin të largohen për arsye personale, por ai thotë se ata nuk duhet ta përziejnë patriotizmin në këtë vendim.

    “Kur shkon për çështje personale, mos e përziej patriotizmin. Thuaj që ke pasur një interes personal dhe prandaj ke zgjedhur të largohesh. Ne nuk kemi asnjë problem që Shqipëria të marrë lojtarë, por jo ata që i kemi ftuar ne dhe kemi investuar në ta”, tha Ademi.

    Ai tha se fanella e Kosovës ka një histori dhe peshë të madhe, ndaj ajo duhet të vishet vetëm nga ata që e ndiejnë me zemër.

    “Fanella e Kosovës peshon shumë. Çdo vijë, çdo peqe që ka, tregon një ngjarje historike të vendit tonë. Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë lojtarë që e ndiejnë Kosovën dhe nuk largohen sapo iu jepet një mundësi tjetër”, u shpreh Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • Ademi: Franco Foda po punon si duhet, nuk kemi vërejtje për organizimin

    Ademi: Franco Foda po punon si duhet, nuk kemi vërejtje për organizimin

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se trajneri i Kombëtares, Franco Foda, po e përmbush marrëveshjen e tij dhe se puna e tij është e dukshme.

    Sipas Ademit, procesi po ecën sipas planit, ndërsa suksesi maksimal kërkon kohë dhe vazhdimësi.

    “Puna e trajnerit shihet. Ne kemi një marrëveshje me të dhe ai është duke e përmbushur atë. Realisht, gjithçka po shkon sipas marrëveshjes. A kemi arritur maksimumin? Jo. A jemi në rrugë të mirë? Po”, tha Agim Ademi.

    Ai tha se ekipi po funksionon me standarde të larta, të njëjta me federatat më të zhvilluara të futbollit evropian.

    “Standardi në ekipet kombëtare sot është i përafërt kudo. Edhe sikur Gjermania të vinte, do të flinte në të njëjtin hotel si ne, do të udhëtonte me të njëjtin avion çarter si ne, dhe do të kishte të njëjtat kushte. Nuk është rastësi që Kosova është në Top 20 për organizimin e ndeshjeve”, u shpreh Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • “Erdhi më shpejt se ç’pritej”, Agim Ademi flet për vizitën historike të komitetit “Hattrick” në Kosovë

    “Erdhi më shpejt se ç’pritej”, Agim Ademi flet për vizitën historike të komitetit “Hattrick” në Kosovë

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se vizita e komitetit “Hattrick” në Kosovë është historike dhe një njohje e madhe për punën që është bërë deri tani në futbollin kosovar.

    Sipas tij, ky komitet përfaqëson 55 federata të futbollit dhe përfshin dy zëvendëspresidentë të UEFA-s, kryetarë të federatave evropiane dhe drejtues të rëndësishëm të institucioneve të UEFA-s.

    “Ky është një ndër komitetet më të rëndësishme, që udhëheq dhe menaxhon programet e të gjitha federatave të Evropës. Ndihem i privilegjuar që si shtet dhe si Federatë e Futbollit kemi pasur mundësinë të presim këtë komitet kaq shpejt. Organizimi ynë ka marrë shumë lavdata dhe ata janë jashtëzakonisht të kënaqur me punën që kemi bërë”, tha Agim Ademi.

    Ai tha se njohja e punës së FFK-së nga komiteti “Hattrick” ka rezultuar me shpërblime dhe mbështetje për projekte të reja.

    “Për herë të parë janë dhënë dy plaketa njëkohësisht, diçka që nuk ka ndodhur më parë. Kjo është një vlerësim historik për punën e bërë nga e gjithë administrata e FFK-së. Ata kanë parë përkushtimin tonë dhe kjo do të rezultojë shumë shpejt me një shumë tjetër që do të na mundësojë ndërtimin e një stadiumi të kategorisë së katërt”, u shpreh Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë:

  • “E mbaj Ramazanin”, Agim Ademi tregon si e kalon këtë muaj

    “E mbaj Ramazanin”, Agim Ademi tregon si e kalon këtë muaj

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në emisionin A PLAY në ATV, tha se ai e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përjeton atë me njerëzit e afërt.

    Ademi tregoi se gjatë këtij muaji merr pjesë në iftare me miq, familjarë dhe përfaqësues të klubeve të futbollit.

    “Po sigurisht është një muaj që dihet Ramazani dhe e mbaj Ramazanin. Natyrisht që nëpër iftare shkoj me plot njerëz, me njerëz të klubeve, me familjarë, me shokë, kështu që si gjithë njerëzit që e bëjnë Ramazanin, i saj edhe unë,” tha Agim Ademi.

    Deklaratën e plotë të Agim Ademit në A PLAY, e gjeni në videon më poshtë: