ATV

Author: ATVLive

  • Quni: Vetëvendosja është derivat i PDK-së, nuk ka afërsi konceptuale me LDK-në

    Quni: Vetëvendosja është derivat i PDK-së, nuk ka afërsi konceptuale me LDK-në

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, në emisionin “CONTEXT” në ATV, ka hedhur poshtë pretendimet për një afërsi konceptuale mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një teori e tillë është e papranueshme për qytetarët.

    Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është krijuar me kalkulime të caktuara për dobësimin e partive të tjera dhe se burimi i saj politik është Partia Demokratike e Kosovës. /atvlive.tv

  • Rizvanolli prezanton skemën e re të Qeverisë për mbështetje të bizneseve

    Rizvanolli prezanton skemën e re të Qeverisë për mbështetje të bizneseve

    Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbrëmë në emisionin CONTEXT në ATV, tregoi se Qeveria e Kosovës, përmes një skeme të re, do të mbështesë bizneset dhe familjet në Kosovë për të rritur efiçiencën e energjisë.

    Ajo tha se skema e re përfshin subvencionimin e baterive, sistemet solare termike për ngrohje uji, pajisjet për uljen e konsumit të energjisë reaktive dhe izolimin e ndërtesave. /atvlive.tv

  • Rohde: Shtetet janë pro heqjes së masave, kërkohet koordinim në veprimet në veri

    Rohde: Shtetet janë pro heqjes së masave, kërkohet koordinim në veprimet në veri

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian janë për heqjen e masave ndaj Kosovës, por theksoi se kjo nuk do të ndodhë nëse Kosova vazhdon me veprime të pakoordinuara në veri.

    Në një intervistë për RTK-në, Rohde tha se shtetet ishin gati për heqjen e masave që nga viti i kaluar, por disa veprime të njëanshme në veri të vendit bënë që disa vende të Bashkimit Evropian të kërkonin shtyrje. Ai shtoi se tashmë ka një angazhim më të qartë nga Bashkimi Evropian dhe se Kosova duhet të bëjë pjesën e vet. /atvlive.tv

  • Osmani takon kryeparlamentarin hungarez

    Osmani takon kryeparlamentarin hungarez

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Budapest me kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në këtë shtet.

    Sipas Zyrës së Presidencës, në këtë takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha me interes të ndërsjellë, me theks në përfitimin konkret për qytetarët e të dyja vendeve.

    Osmani theksoi gatishmërinë e Kosovës për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi me Hungarinë, duke ruajtur dhe forcuar lidhjet historike mes dy popujve. /atvlive.tv

  • Maqedonci takon komandantin e KFOR-it

    Maqedonci takon komandantin e KFOR-it

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Enrico Banduani, për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të sigurisë në vend dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

    Në njoftimin e Ministrisë së i Mbrojtjes thuhet se temë diskutimi ishte edhe ushtrimi “Golden Sabre 25”, i zhvilluar mes Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë dhe KFOR-it.

    Në këtë takim, ministri Maqedonci ka theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me KFOR-in, sidomos në funksion të zhvillimeve rajonale dhe ndikimit të tyre për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë. /atvlive.tv

  • Fushë Kosovë, dy raste të zhdukjes në një ditë

    Fushë Kosovë, dy raste të zhdukjes në një ditë

    Dy raste të ndara të zhdukjes së personave janë raportuar të hënën në Fushë Kosovë, ku dy ankues kanë njoftuar Policinë për largimin nga shtëpia të dy vajzave.

    Rasti i parë është paraqitur rreth orës 10:30 të mëngjesit, ndërsa rasti i dytë është paraqitur rreth orës 14:00 të së njëjtës ditë. Në të dy rastet, viktimat janë femra kosovare që nuk janë kthyer në shtëpi pas largimit.

    Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të dyja rastet dhe njësitë relevante janë vënë në kërkim të personave të zhdukur. Rasti është në procedurë hetimore. /atvlive.tv

  • Arrestohet një person në Graqanicë, dyshohet për përfshirje në grup të organizuar kriminal

    Arrestohet një person në Graqanicë, dyshohet për përfshirje në grup të organizuar kriminal

    Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në Graqanicë, pas hetimeve të zhvilluara nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente.

    I dyshuari, shtetas kosovar, është identifikuar si pjesëmarrës në një grup të organizuar kriminal dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprime ligjore pas analizës së provave të mbledhura gjatë hetimeve.

    Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë. /atvlive.tv

  • Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden drogë, armë dhe fishekë në banesë

    Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden drogë, armë dhe fishekë në banesë

    Njësiti për hetimin e narkotikëve ka ndaluar një veturë në Prishtinë të martën mbrëma, të cilën e drejtonte një i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur sasi e narkotikëve e llojit kokainë, 380 euro para të gatshme dhe një telefon.

    Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit është bastisur banesa e të dyshuarit, ku janë sekuestruar 45.6 gram kokainë, një armë me dy karikatorë, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore digjitale, një DVR i kamerave të sigurisë dhe një telefon tjetër.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /atvlive.tv

  • Vetura godet një grua në rrugën “Bill Clinton”

    Vetura godet një grua në rrugën “Bill Clinton”

    Një grua është goditur nga një veturë sot rreth orës 11:20 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit.

    Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se këmbësorja e përfshirë në aksident është lënduar dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

    Me rastin po merret njësiti i trafikut të Prishtinës, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje për shkaktarin apo rrethanat e plota të aksidentit. /atvlive.tv

  • Një person sulmohet me mjet të fortë në oborrin e gjykatës në Suharekë

    Një person sulmohet me mjet të fortë në oborrin e gjykatës në Suharekë

    Një person është sulmuar me një mjet të fortë në oborrin e Gjykatës në Suharekë gjatë paradites së sotme. Sulmuesi dhe viktima ishin palë në një proces gjyqësor që po zhvillohej në këtë institucion.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas tij, incidenti ka ndodhur në ambientet e jashtme të gjykatës dhe menjëherë është ndërhyrë për të menaxhuar situatën.

    I dyshuari është ndaluar nga policia dhe aktualisht po intervistohet në stacionin policor. Hetimet për zbardhjen e motivit të sulmit janë në zhvillim, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të viktimës. /atvlive.tv