ATV

Author: ATVLive

  • Policia arreston dorasin e dyshuar për vrasjen në Vushtrri

    Policia arreston dorasin e dyshuar për vrasjen në Vushtrri

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar B.D., 19-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen e A.Z., 19-vjeçar, në mbrëmjen e së dielës në Vushtrri.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Insajderin se në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetë edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

    Ai bëri të ditur se në vendgjarje janë gjetur tri gëzhoja.

    Njoftimi i plotë:

    Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

    Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.

    Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.

    Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

    Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë.

  • Policia deklarohet për vrasjen në Vushtrri, viktima rreth 19 vjeç

    Policia deklarohet për vrasjen në Vushtrri, viktima rreth 19 vjeç

    ATV raportoi mbrëmjen e sotme për një vrasje që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.

    Rasti është konfirmuar më vonë edhe nga Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku”.

    “Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka deklaruar Zahiti.

    Njësitet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar. Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rastit. /atvlive.tv

    Vrasje në rrugën Gani Badivuku në Vushtrri

  • Vrasje në rrugën Gani Badivuku në Vushtrri

    Vrasje në rrugën Gani Badivuku në Vushtrri

    Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Gani Badivuku” në Vushtrri.

    Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga Policia për detaje rreth viktimës, por ATV mëson nga burime në vendin e ngjarjes se bëhet fjalë për një të ri rreth 20 vjeç.

    Pamjet e siguruara nga ATV tregojnë zonën e rrethuar me shirita policorë, ndërsa forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.

  • Franco Foda feston 1-vjetorin me Kosovën me sukses historik në Ligën B

    Franco Foda feston 1-vjetorin me Kosovën me sukses historik në Ligën B

    Saktësisht një vit pas debutimit të tij me Kosovën, trajneri gjerman Franco Foda ka arritur një nga sukseset më të mëdha me “Dardanët” – kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, shruan atvlive.tv.

    Foda mori drejtimin më 22 mars 2023, duke debutuar me fitore minimale ndaj Armenisë, dhe një vit më vonë e festoi përvjetorin me një tjetër triumf – fitoren 3:1 ndaj Islandës që vulosi suksesin me rezultat të përgjithshëm 5:2 në play-off.

    Në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani (zyrtare dhe miqësore), Kosova me Fodën ka arritur 7 fitore – 6 prej tyre në ndeshje zyrtare – dhe ka pësuar 4 humbje, përfshirë një me vendim zyrtar ndaj Rumanisë.

    Këto dy fitore ndaj Islandës shënojnë ngjitjen më të madhe të Kosovës në Ligën e Kombeve dhe konfirmojnë se nën drejtimin e Fodës, kombëtarja po ecën drejt një kapitulli të ri premtues. /atvlive.tv

  • The Guardian: Çfarë presim të diskutohet gjatë bisedimeve për armëpushim në Arabinë Saudite

    The Guardian: Çfarë presim të diskutohet gjatë bisedimeve për armëpushim në Arabinë Saudite

    Ukraina do ta ketë një delegacion në Riad në të njëjtën ditë kur SHBA-ja do të zhvillojë bisedime për armëpushim me një ekip negociator rus të udhëhequr nga një ish-kryetar sekret i FSB-së, i cili luajti një rol kyç në planifikimin e pushtimit të plotë të Vladimir Putinit në vitin 2022.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se delegacioni ukrainas do të takohet me përfaqësuesit e SHBA-së të hënën dhe do t’ua dorëzojë atyre një listë të infrastrukturës energjetike që do të ishte e mbrojtur për sulmet nga ushtria ruse. Përfaqësuesit amerikanë do të takohen më pas me ekipin negociator rus, tha Zelensky të enjten, raporton The Guardian.

    Ky njoftim i Ukrainës tregon se SHBA-ja mund ta luajë rolin e ndërmjetësit mes të dyja palëve për ta përmbushur objektivin e Donald Trump për një armëpushim të shpejtë. Megjithatë, si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë kundërshtuar versionet e Shtëpisë së Bardhë për bisedimet e mëparshme me presidentin amerikan, duke sugjeruar se Trump mund ta ketë keqinterpretuar progresin e bisedimeve dhe shanset e tij për ta arritur një marrëveshje të shpejtë për ndalimin e luftës.

    Moska njoftoi të enjten se Sergei Beseda, ish-kreu i drejtorisë së pestë të shërbimit sekret FSB – i cili mbikëqyri operacionet e inteligjencës në Ukrainë dhe organizoi rekrutimin e bashkëpunëtorëve përpara pushtimit të plotë – do të udhëtojë në Riad për bisedimet me SHBA-në të hënën.

    Të dyja palët thanë se bisedimet në Arabinë Saudite kanë për qëllim finalizimin e një marrëveshjeje të kufizuar për armëpushim të dakorduar këtë javë dhe nisjen e negociatave për një armëpushim detar.

    Zelensky e ka akuzuar Rusinë se po paraqet “kërkesa të panevojshme” që do ta zgjasin luftën dhe tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase nuk janë ndalur, pavarësisht pretendimeve të Putinit për gatishmërinë e tij për t’i ndaluar ato.

    Moska e përsëriti të enjten qëndrimin e saj se një kërkesë kyçe për bisedime serioze paqeje do të ishte ndalimi i plotë i ndihmës ushtarake të huaj dhe i furnizimit me inteligjencë për Kyivin.

  • Triumfi i Kosovës, Haradinaj: Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona

    Triumfi i Kosovës, Haradinaj: Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona

    Pas triumfit të jashtëzakonshëm të Kosovës ndaj Islandës, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Ai e quajti fitore spektakolare këtë të sotmen, duke përmendur edhe kualifikimin e Kosovës në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve.

    “Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona!”, shkroi tutje ai.

  • Kosova shkruan historinë – me het-trikun e Muriqit ngjitet në Ligën B

    Kosova shkruan historinë – me het-trikun e Muriqit ngjitet në Ligën B

    Kosova ka arritur një fitore të madhe ndaj Islandës me rezultat 3-1 në ndeshjen e kthimit të ‘play-off-it’, duke siguruar kalimin historik në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.

    Ndonëse ndeshja nisi keq për Dardanët, me golin e hershëm të Ori Oskarrson në minutën e 2-të, skuadra reagoi me qetësi dhe forcë. Pas disa rasteve të krijuara nga Paqarada, Rrahmani dhe Ermal Krasniqi, Kosova gjeti barazimin në minutën e 35-të me golin e parë të Vedat Muriqit.

    Në fund të pjesës së parë, Rashica asistoi për Muriqin, i cili realizoi edhe golin e dytë personal, duke përmbysur gjithçka para pushimit.

    Në pjesën e dytë, Muriqi kompletoi het-trikun në minutën e 79-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1 dhe kualifikimin historik të Kosovës.

    Kjo është një arritje e madhe për futbollin kosovar, që vetëm disa vite më parë nisi garat në Ligën D dhe sot e sheh veten mes më të mirëve në Ligën B.

  • Zelensky u bën thirrje aleatëve të ushtrojnë ‘presion të ri’ mbi Rusinë

    Zelensky u bën thirrje aleatëve të ushtrojnë ‘presion të ri’ mbi Rusinë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se sulmet ruse në mbarë vendin e tij vazhdojnë të jenë një “realitet i përditshëm”, pavarësisht armëpushimit të pjesshëm të rënë dakord javën e kaluar, shkruan The Guardian.

    Ai përmendi sulmin me dron gjatë natës në Kiev, ku të paktën 3 persona u vranë, si dhe një sulm rus në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, i cili raportohet se vrau një familje prej tre anëtarësh të premten në mbrëmje.

    Zelenskyy, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve përpara bisedimeve për armëpushimin në Arabinë Saudite, shkroi në një postim në X:

    Ndjekje si nëpër filma në Paris, dy vetura policie përplasen njëra pas tjetrës me atë të të dyshuarit
    “Këto sulme janë një realitet i përditshëm. Vetëm këtë javë, mbi 1,580 bomba ajrore të drejtuara, gati 1,100 dronë sulmues dhe 15 raketa të tipeve të ndryshme janë përdorur kundër popullit tonë.

    Gjithë armatim përmban të paktën 102,000 komponentë të huaj. Prandaj, sanksionet kundër terroristëve rusë duhet të jenë më efektive. Çdo boshllëk që u lejon atyre të anashkalojnë regjimin e sanksioneve duhet të eliminohet.

    Vendime të reja dhe presion i ri mbi Moskën janë të nevojshme për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte. Duhet të forcojmë Ukrainën dhe ushtrinë tonë – me më shumë sisteme mbrojtjeje ajrore dhe mbështetje të vërtetë. Falënderoj të gjithë partnerët që e kuptojnë këtë dhe vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.”

  • Kremlini thotë se priten bisedime të “vështira” për armëpushimin Ukrainë-Rusi

    Kremlini thotë se priten bisedime të “vështira” për armëpushimin Ukrainë-Rusi

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur për televizionin shtetëror rus përpara bisedimeve të ndara të SHBA-së për armëpushim në Arabinë Saudite me Ukrainën dhe Rusinë, që do të mbahen të dielën dhe të hënën.

    Ai u citua të thoshte: “Ne jemi vetëm në fillim të këtij rrugëtimi”, duke shtuar se negociatat me Washingtonin nesër do të jenë “të vështira” dhe se fokusi kryesor i Moskës do të jetë mbi mundësinë e rifillimit të një marrëveshjeje për të garantuar lundrimin e sigurt të anijeve tregtare në Detin e Zi, raporton The Guardian

    Pas telefonatës mes Trump dhe Putin javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë tha se të dy liderët ranë dakord që “lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim për energjinë dhe infrastrukturën”, e ndjekur nga negociata për një “armëpushim detar në Detin e Zi, armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme”.

    Një armëpushim i shpejtë i ndërmjetësuar nga SHBA në Ukrainë është i pamundur për shumë arsye. Putin ka deklaruar se çdo bisedim duhet t’i trajtojë ato që ai i quan “shkaqet rrënjësore” të pushtimit të plotë të Moskës në vitin 2022, kryesisht shqetësimet e tij për zgjerimin e aleancës së NATO-s. Ukraina e ka bërë anëtarësimin në NATO një objektiv strategjik, duke thënë se kjo do të ndihmonte në mbrojtjen e vendit në rast të një agresioni të ardhshëm rus.

    Putin gjithashtu tha gjatë telefonatës me Trump se çdo marrëveshje afatgjatë do të kërkonte përfundimin e ndarjes së inteligjencës dhe ndihmës ushtarake për Kyivin nga aleatët e tij. Volodymyr Zelensky tha pas telefonatës se aleatët e Ukrainës kurrë nuk do ta pranonin një veprim të tillë, duke shtuar se shpreson që furnizimet të vazhdojnë.

  • Ndahet nga jeta gazetari i njohur i sportit në Shqipëri, Saimir Demi

    Ndahet nga jeta gazetari i njohur i sportit në Shqipëri, Saimir Demi

    Ka vdekur gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi.

    Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se Demi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Për vdekjes e tij ka reaguar edhe gazetari i njohur, Defrim Methasani. Ai shkruan se ende nuk e beson ikjen e tij dhe ngushëllon familjarët e tij.

    “Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi, do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij. U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije“, shkruan Methasani.