Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për shumë vite ka shfrytëzuar hapësira shtetërore pa paguar qira, ndërsa më pas ka nënshkruar kontratë me qira vetëm dy euro për metër katror.
Ai tha se nga viti 2000 deri më 2018, AAK-ja nuk ka paguar asnjë cent qira për objektin që kishte uzurpuar, ndërsa pas këtij viti ka filluar të paguajë një shumë simbolike.
“AAK-ja tetëmbëdhjetë vjet nuk ka pagu asnjë cent shtetit. Në vitin 2018 e ka bo një kontratë me dy euro për metër katror. Në Ulpianë, në 2018 dhe 2019 kanë fillu me ba pagesën, ndërsa deri atëherë objekti ka qenë i uzurpuar”, tha Peci.
Ministri tha se me ardhjen e tij në detyrë, është bërë një rivlerësim dhe është kërkuar që të paguhet qira reale, bazuar në gjendjen dhe vlerën e tregut.
“Në vitin 2023, ne i kemi thënë jo, s’mundesh më dy euro. Komisioni ka bërë një vlerësim, ku është propozuar tetë apo tetë e gjysmë. Kur kemi parë objektin, ka qenë në gjendje sikur në Vukovarë në periudhën e luftës. Kam thënë se këtë hapësirë do ta renovojmë dhe do ta bartim një pjesë të stafit aty”, deklaroi Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, zbuloi se një person kishte kërkuar ryshfet në emër të Ministrisë së Bujqësisë, por falë bashkëpunimit me Policinë dhe Prokurorinë, ai u identifikua dhe u arrestua.
Peci tha se përkundër përpjekjeve për ta përfshirë atë në këtë rast, ai vetë e kishte raportuar çështjen dhe ka bashkëpunuar ngushtë me organet e rendit për zbardhjen e saj.
“Kanë ardhë dy fermerë, më kanë tregu se qysh një person, që është edhe aktivist i një partie politike… e ka siguru dosjen, emrat e atyre që i kanë kalu kriteret për me kanë përfituesit të granteve, prej komunës Vushtrrisë. Unë kam raportu në Polici edhe në Prokurori… ai personi iu ka lypë ryshfet në emër tonë, e ne kemi arritë që ta identifikojmë e ta ndajmë këtë me organet e rendit dhe me Policinë, ai personi u arrestu”, deklaroi Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se krimi më i madh në Ministrinë që ai drejton lidhet me çështjen e pronave, ku dëmi i shkaktuar ndaj shtetit arrin në qindra miliona euro.
Ai deklaroi se një vlerësim i brendshëm ka përllogaritur se vetëm nga tjetërsimi i pronave është shkaktuar dëm mbi 500 milionë euro, por sipas tij, drejtësia ende nuk ka reaguar.
“Çështja e pronave është krimi më i madh që ka ndodhë në Ministrinë e Bujqësisë. Janë vjedhë me miliona në grante dhe subvencione, po në çështjen e pronave vlera e damit financiar… unë kam informacione të sigurta që e kap shifrën e pesëqind milionë eurove. Ne kemi bërë denoncime, kemi dokumente dhe një ekip e ka bërë vlerësimin”, deklaroi Peci.
Ai përmendi edhe rastet konkrete të pronave të rikthyera nga Ministria, përfshirë prona në Fushë Kosovë e Ulpianë, duke thënë se është dëshmi e qartë e korrupsionit sistemik.
“Vetëm në vitin 2024 ia kemi rikthy shtetit prona në vlerë prej njëzet milionë eurosh. Ndërsa prona në Ulpjanë është luani në mes të dhomës – i krimit dhe korrupsionit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, qëndron aty prej tri vitesh dhe askush nuk ndërmerr asnjë veprim”, u shpreh Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pretendimet për ekzistencën e një “liste të bijave” në procesin e ndarjes së granteve janë të pavërteta dhe përbëjnë shpifje.
Ai tha se përfituesit e granteve përzgjidhen në bazë të kritereve profesionale dhe të verifikueshme, që vlejnë njësoj për të gjithë aplikuesit.
“Nuk ekziston diçka e tillë si ‘lista e bijave’. Kriteret për grante janë të qarta: dokumentacioni i nevojshëm, përmbushja e kushteve teknike dhe administrative, si dhe pikëzimi bazuar në planin e biznesit dhe kapacitetin e fermerit. Kushdo që i plotëson këto, është i barabartë në proces. Gjithçka tjetër është shpifje”, deklaroi Peci.
Ai tha se përpjekjet për ta njollosur këtë proces të rëndësishëm për fermerët janë të papranueshme dhe nuk do ta ndalin përkushtimin e tij për transparencë.
“Unë e kam ndërtuar këtë proces me shumë kujdes dhe me shumë ndershmëri. Nëse dikush ka dëshmi për ndonjë parregullsi, le t’i drejtohet Prokurorisë. Por sa për fjalë boshe, ato janë për konsum ditor dhe nuk më ndalin në punën time për fermerët e Kosovës”, u shpreh Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se skandali i parë me të cilin u përball si ministër, ku u akuzua për marrje të ryshfetit, ishte i fabrikuar, por që sot nuk trajtohet më nga asnjë media apo institucion.
Ai theksoi se edhe pse e ka paditur shpifësin në organet e rendit, drejtësia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, ndërsa mediat nuk po i kthehen më kësaj teme.
“Unë atë personin e kam paraqitur në organet e rendit të drejtësisë. Prej momentit që unë e kam paraqitë, e unë jam pasqyru si hajn dhe si një person që ka marrë mitmarrje. Ai personi edhe asnjë portal në mediat e Kosovës nuk janë duke iu rikthy atij skandali,” tha Peci.
Peci tha se kjo heshtje mediatike dhe institucionale po ndodh edhe pse ai ka ngritur padi për shpifje dhe rasti është lehtësisht i verifikueshëm.
“Në momentin kur unë e kam ba pjesën e padisë për shpifje, asnjë shkrim nuk përsëritet. Edhe mekanizmat e drejtësisë nuk e marrin asnjë veprim” u shpreh Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, deklaroi se kundër Qeverisë është duke u zhvilluar një luftë hibride, ndërsa veten e konsideron cak të shpeshtë të kësaj lufte.
Ai tha se në disa raste të fundit, është ndjerë si një nga objektivat kryesorë të kësaj lufte.
“Unë mendoj që është duke u zhvillu një luftë hibride, do të thotë ndaj Qeverisë. Po në këtë rast, në shumë rastet e fundit, dy-tri herë jam ndoshta në top listën e qitjeve, edhe si rezultat i mënyrës se si po e kuptoj, po marr informacione dhe qysh po zhvillohen këto zhvillimet,” tha Peci.
Ministri tha se nuk ka ndërmend të dorëzohet, për shkak se e di që puna e tij ka qenë e ndershme dhe e pastër.
“Po e përsëris, në rast se dikush e ka kriju një projeksion të një lufte speciale kundër meje, edhe unë kam kundërvijë asaj lufte, për shkak se asnjëherë në jetë nuk jam dorëzu karshi sfidave, veç më tepër për shkak se e di punën time të ndershme dhe të pastër që e kam bo në këto katër vite,” u shpreh Peci.
Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Komuna e më së shumti talentëve të mëdhenj në histori të futbollit në Kosovë, komuna që hiç nuk e di pse në vend të tyre krenohet me çaj rusi, dhe kohëve të fundit, komuna me dëshmitar të vrasjeve!
E di, poshtë e përpjetë i madh e i vogël kanë raportuar dhe kanë shkruar për këto vrasje dhe nëse merremi edhe s’ka as minuta e as Hoxhë që kallzon diçka të re.
Për më tepër për relativizmin dhe glorifikimin e dhunuesve, vrasësve dhe budallëve në rrjete sociale, kam folë edhe më herët dhe nuk dua të kthehem aty.
Por, vrasjet në Vushtrri, edhe pse incidente të ndara, edhe pse mund të jenë të izoluara, i hapin tri tema edhe duhet ti hapin tri debate të mëdha në këtë shoqëri të lirë e demokratike.
E para – a duhet ti legalizojmë armët?
Kur një tinejxher ka qasjet lehtë në armë ta vrasë një tinejxher tjetër pas iftarit, kjo e dëshmon një gjë! Ky sistem i drejtësisë është një hajgare e madhe dhe ka dështuar në sanksionimin e armë mbajtjes pa leje si krim!
Armë mbajtja pa leje në Kosovë është vepër e dënueshme me burg, mirëpo, gati asnjëherë për të nuk dënohet dikush me burg. Pra, ti mund të endesh me armë, të kërcënosh njerëz poshtë e përpjetë, të terrorizosh njerëz, të shkrepësh me armë në salla të dasmave që janë ngjit me pompa të benzinës dhe të tentosh të vrasësh njerëz dhe për armëmbajtje pa leje dënohesh me ca qindra Euro.
Ca qindra Euro – that’s it!
Në këtë vend ka raporte dhe hulumtime qe tregojnë që politikat ndëshkimore për armë mbajtje pa leje janë të buta, për mo me thanë që janë aq të buta, sa që mund të konkludohet që sistemi i drejtësisë është sponsor i vrasjeve, sepse për ca qindra Euro dënim, secili kosovar mund të mbajë armë pa leje dhe të shkrepë sa here që nxehet n çaj!
Meqë sistemi i drejtësisë nuk po do të merret me këtë fenomen, ndoshta është koha të merren instancat tjera. Ndoshta duhet legalizuar krejt armët që i kemi, secili të lajmërojë çka ka në arsenal nëpër oda dhe së paku të ketë një lloj kontrolli, kush në këtë vend është kah shkrepë.
Ose ta bëjmë që të blejmë armë në super markete dhe ata kur qëllon far lirimi, krejt aksham Pazar, ose nëse armë mbajtja pa leje është krim, ata që mbajnë armë pe leje të trajtohen si kriminelë.
Kuptohet, manej nuk kish pasë mundësi Xhelal Svecla të bëjë filma si në veri kur po konfiskojnë armatim, por punë kjo është tjetër temë! Në jug nga armët pa leje janë kah vriten njerëzit dhe drejtësia ka dështu të merret me fenomenin. Kur shteti dështon duhet, të shikohen qysh tjetër mund të trajtohet fenomeni.
Kur e kam trajtuar këtë temë me ekspertët, ata pohojnë dy gjëra që Kosova ka qenë vend ku ka pasë luftë dhe ka pasë shumë armatim të duart e civilëve dhe duhet kohë që ai armatim të dalë nga përdorimi dhe që shqiptarët, e kosovarët në veçanti e kanë traditë të mbajnë armë te shpia!
E qitu ju pritsha –tema e DYTË traditë me majtë armë edhe mund ta kemi! Ama nuk e kemi pasë traditë që armët ti përdorim për të vra gra, ose për të vra veten. Këto dy tradita jemi kah i zhvillojmë kohëve të fundit.
Nuk po hyj në detaje të asaj që ndodhi në Vushtrri, sepse ajo që po tentoj të them shkon përtej tragjedisë atje, shkon përtej tragjedisë së dy familjeve. Fenomei i vrasjes dhe vetëvrasjes nuk është i veçantë për Kosovën, ndodhë në shumë vende në botë dhe nga ato vende mund të nxjerrim mësime për të parandaluar një gjë të tillë, nëse si shtet ose si shoqëri duam.
Arsye tjetër pse duhet të folur për vrasjen e vetëvrasjen si fenomen, por jo për tragjedinë në Vushtrri është tema e tretë që mendoj që duhet hapur debat pas kësaj tragjedie – që është raportimi i mediave për këtë fenomen.
Rastet në Vushtrri, bashkë me do postimi idiotike lidhur me Ramazan këtyre ditëve, ma kanë gërditë zanatin, më kanë bërë ta kuptoj që tyrli budalle edhe me gazetari merret dhe që ka shumë media që janë në gjendje të shkelin mbi të vdekur për klikime dhe për do Euro që i fitojnë nga rrjetet sociale.
Gatishmëria e mediave që të përfitojnë nga tragjeditë e familjeve në Kosovë, është dukuri që ka nisur pas 2009-ës dhe ka marrë hov pas pandemisë. Kolona e kamerave në të pame, shkatërrimi i privatësisë së familjeve të viktimave, spekulimi dhe raportimi gjysmak për motivet e vrasjeve dhe spekulimet për moralin e vrasësve ose viktimave janë nivel ku disa media kemi ra, e nuk kam besuar që bijmë.
Kuptohet, unë vazhdoj të mendoj që duhet pak edukim medial dhe mandej familjarët e viktimave dinë të mbrohen nga spekulaten që tentojnë të shiten si gazetar.
Kjo mandej i prish familjet dhe kur prishet familja, veç një hap larg është të prishet krejt shoqëria!
Kuptohet, kjo është e ndërlidhur me promovimin dhe glorifikimin e dhunës që e bëjmë në reality show, që e bëjmë në video lojëra, në rrjete sociale dhe në forume tjera.
Mirëpo, mediat do të duhej të ishin FILTER, do të duhej të ishin fireëall ndaj rrjeteve sociale, e jo promovues i degjenerimeve në këto rrjete.
Pormovimi dhe relativizimi i vrasjes – spekulimet për moral dhe motiv janë territor fort i rrezikshëm, ku nëse lëshohemi, s’ka mundësi kush me na nxjerrë!
Me mungesë të infuzionit NaCl, vazhdon të përballet barnatorja qendrore e Prishtinës.
Hiç më mirë nuk qëndrojnë as barnatoret private të kryeqytetit.
Për mungesë të këtij tretësi fiziologjik dhe të barnave tjera, sipas Odës së Farmacistëve fajin e ka Ministria e Shëndetësisë.
‘’NaCI perfaqësojnë barin esencial ne fushën e shëndetësisë fakti qe ne përballim me mungesën e NaCI ne institucionet publike dhe private vjen si pasojë e vendimeve të gabuara dhe të gutshmë nga ministri’’, tha zv.kryetari i OFK-së, Astrit Haxhijaha.
Derisa nëpër barnatore ky infuzion po mungon, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i njëjti është shpërndarë në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor.
‘’Ju informojmë se Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar të gjitha institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor me produktin NaCI 0.9% 500ml dhe NaCI 0.9% 100ml, sipas planifikimit dhe kërkesave të rregulla të QKMF-ve në nivel vendi. Andaj, konsiderojmë se nuk ka mungese të këtij produkti’’, thuhet në përgjigjen nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë javës së kaluar, në mungesë të tretësit fiziologjik në spitalin e Mitrovicës ishte anuluar programi operativ.
Ndërkaq ankesat e qytetarëve dhe të distributorëve për mungesë të disa llojeve të barnave kanë filluar menjëherë pas hyrjes në fuqi të Listës së çmimeve.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve, në videon më poshtë:
Kur marrin thirrje të tilla, zjarrfikësve që janë në detyrë, në ndihmë mund të iu dalin edhe zjarrfikës vullnetarë.
Në këtë të marte Prishtina është bërë me shoqatë të vullnetarëve për zjarrfikje dhe shpëtim.
“Prishtina është në rritje të vazhdueshme, e krahas me rritje vinë edhe sfida të reja, prej rritjes së popullsisë e deri te zgjerimi i infrastrukturës, kërkohet që të jemi në gatishmëri të përhershme edhe për situata emergjente. Andaj këtë shoqatë e shoh si tejet të rëndësishme e mbështetëse për Prishtinën tonë që do të ndihmojë të përballemi me lloje të ndryshme të fatkeqësive qofshin ato natyrore a po të shkarkuara nga njeriu”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Hap të rëndësishëm në forcimin e sigurisë publike, formimin e kësaj shoqate, po e konsideron edhe drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.
“Siguria dhe menaxhimi i emergjencave nuk janë vetëm përgjegjësi e institucioneve shtetërore, ato kërkojnë një përfshirje të gjerë dhe një bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve dhe qytetarëve”, tha Fushtica.
Efikasitet më të madh me ndihmën e vullnetarëve, po pret të ketë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të kryeqytetit, Malë Gashi.
“Është një mision i gjerë, të cilët duhet të tregojnë gatishmëri, guxim për t’i realizuar të gjitha detyrat që i kanë para vetes. Dhe kjo do të jetë një komponent e brigadës profesionale për zjarr fikje dhe shpëtim që do të na ofrojë mundësi jo vetëm në fikje të zjarreve po për tu ballafaquar me fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera”, tha Gashi.
Numri i zjarrfikësve në Prishtinë aktualisht është 83.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve, në videon më poshtë:
Era depërton përmes xhamave të thyer në vagonët e trenit që përshkon rreth 80 kilometrat linjë hekurudhore që ndajnë Prishtinën me Pejën.
Koha la shenja edhe në pamjen e jashtme të vagonëve.
Ndërkaq, pesë vagonë të modelit të njëjtë, janë stacionuar në Han të Elezit, por duken ndryshe, meqë së fundmi u riparuan.
“Si ndërmarrje e kemi të pamundur t’i kthejmë deri në stacionin amë në Fushë Kosovë, për shkaqe që vetëm dihen, shkaku i mbylljes së linjës 10”, tha Agron Statovci, kryeshef i Trainkos.
Mirëpo, transporti deri në Serbi për t’i riparuar, u bë duke shfrytëzuar hapjen e linjës për disa ditë, për nevoja të kompanisë punëkryese në hekurudhë.
“Po normal se ata dëmtohen sepse kanë amortizim. Çdo ditë kanë amortizim dhe neve na kushton si ndërmarrje. Amortizimi, mosshfrytëzimi i tyre, kemi telashe”, tha Statovci.
Punëtorët e stacionit të trenit, janë angazhuar t’i ruajnë që të mos i dëmtojë dikush.
Sipas planit afatmesëm të ndërmarrjes, edhe katër vagonët e tjerë duhet të riparohen.
As kompania punëkryese e as nga Infrakos, nuk u përgjigjën nëse do të gjendet ndonjë alternativë për transportin e vagonëve.
Mbyllja e linjës hekurudhore 10, pamundëson transportin ndërkombëtar të mallrave. Ndërkaq, transporti i udhëtarëve, nuk i sjell fare fitime ndërmarrjes.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve, në videon më poshtë: