ATV

Author: ATVLive

  • ​Kërkohet shkarkimi i trajnerit të Brazilit pas humbjes nga Argjentina

    ​Kërkohet shkarkimi i trajnerit të Brazilit pas humbjes nga Argjentina

    “Qesharak”, “masakër”… janë disa nga mbiemrat që përdori shtypi brazilian për të përshkruar humbjen 4-1 nga Argjentina, përcjellë KosovaPress.

    “Turp për Monumentalin: Argjentina mposht Brazilin në humbjen e saj më të keqe që nga humbja 7-1 ”, shkroi mediumi “Lance” në titullin e saj kryesor. “Argjentina po godet dhe presioni mbi Dorival rritet”, tha “Folha do Sao Paulo”, një nga gazetat më prestigjioze në këtë vend.

    Edhe pse lojtarët nuk u përjashtuan nga kritikat, i dyshuari kryesor ishte trajneri Dorival Junior, një trajner që iu bashkua Seleçaos pa shumë përvojë dhe që shfaqet i dënuar pas humbjes së djeshme. Megjithatë, logjika dikton që ai do të drejtojë katër ndeshjet e fundit kualifikuese (Ekuadori, Paraguai, Kili dhe Bolivia), ku Brazili duhet të certifikojë kualifikimin e tij për Botërorin 2026 dhe deri atëherë e ardhmja e tij është e pasigurt. “Nuk do të jap kurrë dorëheqjen”, tha trajneri në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

    Kështu, siç ndodhi disa muaj më parë, trajneri më i lidhur me rolin e tij të ardhshëm duke nisur nga qershori është Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit që ka kontratë deri në vitin 2026.

    Presidenti i CBF-së, Ednaldo Rodrigues e ka vënë syrin te ‘Carletto’, megjithëse ai mund të mos jetë i vetmi kandidat. Filipe Luis (Flamengo); Jorge Jesus (Hilal); ose Abel Ferreira (Palmeiras) do të ishin emra të tjerë për t’u marrë parasysh. Por Dorival duket i dënuar për një afat të shkurtër

  • ​Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit

    ​Themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës së Çlirimit

    Qeveria e Kosovës ka themeluar të mërkurën Këshillin Organizativ për shënimin e 12 qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës.

    Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi gjithashtu emëroi Ridvan Hotin zëvendësdrejtor ekzekutiv për trajtim të të burgosurve në Shërbimin Korrektues te Kosovës.

    Po ashtu emëroi edhe Irfan Lipovicën drejtor në Drejtorinë e përgjithshme të akreditimit.

    Krahas kësaj, qeveria miratoi edhe raportin e përgjithshëm vjetor mbi inspektimet./KP

  • ​Kurti zotohet se në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajë 1 miliardë euro

    ​Kurti zotohet se në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajë 1 miliardë euro

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është mburrur për punën e ekzekutivit gjatë mandatit katërvjeçar.

    Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë tha se kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme, përkundër siç shtoi pandemisë, inflacionit pas luftës në Ukrainë, tendencave për destabilizim të Serbisë dhe “pengesës së opozitës që përmes Gjykatës Kushtetuese t’i pengojë reformat”, raporton KosovaPress.

    Ai foli edhe për katër komunat në veri, ku tha se kanë shtrirë ligjshmërinë dhe sovranitetin në atë pjesë.

    “Nuk lëvizi kufiri në veri. Zgjedhjet dhe referendumet e Serbisë nuk mbahen më në Kosovë”, tha ai.

    Kurti tha se në mandatin e ri ushtrisë do t’ia ndajnë mbi 1 miliard euro, ndërkaq premtoi edhe ndërtimin e dy spitaleve të reja.

  • ​Kurti e nis mbledhjen e qeverisë duke folur për vrasjet e fundit

    ​Kurti e nis mbledhjen e qeverisë duke folur për vrasjet e fundit

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin në lidhje me katër vrasjet e ndodhura në tri ditët e fundit në Kosovë.

    Kurti para kabinetit qeveritar tha se duhet reflektim shoqëror për të adresuar dhunën që po ndodh.

    Ai ftoi institucionet për drejtësi si dhe të parandalohen këto raste në të ardhmen, përcjellë KP.

    Vetëm në tre ditë, 4 persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Kosovë – në tri raste të ndara.

    Të dielën më 23 mars në Vushtrri ka vdekur një 19-vjeçar i cili dyshohet të jetë vrarë nga një bashkëmoshatar i tij.

    I dyshuari e ka pranuar fajësinë dhe ndodhet në paraburgim.

    Një tjetër vrasje – kjo e dyfishtë – ka ndodhur një ditë më vonë, më 24 mars, gjithashtu në Vushtrri.

    Lidhur me ketë rast, dyshohet se një burrë në fshatin Stanoc ka vrarë një grua e më pas vetën, transmeton KosovaPress

    Vrasje tjetër ka ndodhur të martën mbrëma, më 25 mars në Prishtinë.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Rrustem Hyseni”. Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur. I dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati.

  • ​Zbulohet superkontrata, Real Madridi blindon yllin e ri

    ​Zbulohet superkontrata, Real Madridi blindon yllin e ri

    Jeta e Raul Asencios nuk do të jetë më e njëjta këtë sezon. Ai është tashmë është një lojtar kyç për klubin bardhezi, pasi marrëveshja për rinovimin e tij është mbyllur, shkruan KosovaPress.

    Sipas asaj që ka mësuar gazeta spanjolle “Marca”, talenti ka nënshkruar për këtë sezon dhe katër të tjera, pra deri në qershor të vitit 2029. Dhe praktikisht është një nënshkrim galaktik sepse sezonin e ardhshëm do të fitojë 6.2 milionë euro dhe do të ketë një rritje progresive, që sezonin tjetër të arrijë në 9 milionë.

    Ky rinovim përfshin edhe një klauzolë blerjeje prej 50 milionë euro dhe megjithëse Madridi kishte hapësirë për të negociuar, ata preferuan ta mbyllnin rinovimin sa më shpejt të ishte e mundur pasi arritën marrëveshje me lojtarin dhe agjentin e tij të ri.

    Asencio iu bashkua ekipit të parë në verë për të ndihmuar në parasezonin e Real Madridit në Shtetet e Bashkuara. Ai bëri debutimin e tij kundër Chelseat dhe shfrytëzoi rastin për të lënë një përshtypje të qëndrueshme në stafin e trajnerëve. 94 ditë më vonë ai do të dilte në fushën e “Bernabeu” pas dëmtimit të Militaos dhe prej andej ai nuk do të lëvizte derisa të siguronte një rinovim më se të merituar 30 ndeshje më vonë, transmeton KosovaPress.

    Situata e qendërmbrojtësit u bë një prioritet për bardhezinjtë pasi paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushë vazhduan të grumbulloheshin. Ai erdhi për të mbushur boshllëqet dhe përfundoi duke u bërë një figurë thelbësore në skemën e Carlo Ancelottit. Me një kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe një klauzolë blerjeje prej 50 milionë, Madridi mund të ishte i qetë, por ata gjithashtu donin të ishin të drejtë. Kërcimi i tij sportiv duhej të shoqërohej me një rritje page, dhe kështu ka ndodhur.

    “Kur të gjithë të kthehen, Asencio do të luftojë për vendin e tij, sepse në ndeshjet që ka luajtur, ai ka merituar të jetë titullar. Ai ka qenë shumë i mirë me topin dhe i pozicionuar mirë pa të. Ai ka performuar mirë dhe meriton të konsiderohet për të luftuar për një vend me të tjerët “, tha Ancelotti për Asencion.

  • ​Të paktën 18 të vdekur nga zjarret në Korenë e Jugut

    ​Të paktën 18 të vdekur nga zjarret në Korenë e Jugut

    Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 19 janë plagosur nga zjarret në juglindje të Koresë së Jugut, sipas Ministrisë së Brendshme dhe Sigurisë.

    Zjarret kanë detyruar evakuimin e mbi 23,000 personave dhe kanë shkatërruar disa monumente kulturore, përfshirë tempullin budist 1,300-vjeçar Gounsa.

    Një helikopter zjarrfikës u rrëzua në malet e Uiseong të mërkurën, ndërsa mijëra zjarrfikës dhe rreth 5,000 ushtarë po luftojnë flakët, raporton BBC.

    Ky është zjarri më vdekjeprurës në historinë e vendit, duke djegur rreth 17,000 hektarë pyje. Erërat e forta po vështirësojnë përpjekjet për shuarjen e tij, ndërsa reshjet e pritshme janë të pakta, përcjell KosovaPress.

    Qeveria ka premtuar masa më të forta për parandalimin e zjarreve dhe ndëshkime për djegiet e paligjshme.

  • ​Fidan dhe Rubio diskutojnë çështjet globale dhe rajonale, përfshirë stabilitetin në BeH dhe Ballkan

    ​Fidan dhe Rubio diskutojnë çështjet globale dhe rajonale, përfshirë stabilitetin në BeH dhe Ballkan

    Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio kanë biseduar për një serë çështjesh me interes global dhe rajonal gjatë takimit të tyre në Washington, duke përfshirë Sirinë dhe Rripin e Gazës, ndërkohë që në mesin e temave të diskutuara ka qenë edhe rajoni i Ballkanit, njoftuan burime të Ministrisë së Jashtme turke, transmeton Anadolu.

    “Të dyja palët theksuan rëndësinë e angazhimit me qeverinë siriane dhe shprehën vendosmërinë e tyre për të stabilizuar Sirinë dhe për të luftuar terrorizmin”, thanë burimet.

    Fidan dhe Rubio diskutuan një sërë çështjesh të tjera rajonale dhe dypalëshe, duke përfshirë nevojën për një armëpushim të përhershëm në Gaza, i cili u konsiderua thelbësor për paqen rajonale, thanë burimet për Anadolu.

    Takimi vazhdoi gjithashtu mbi çështjet e diskutuara gjatë telefonatës së 16 marsit midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump, thanë burimet.

    Të dyja palët kanë diskutuar gjithashtu përgatitjet për vizitat e ardhshme të nivelit të krerëve të shtetit, ku të dy ministrat kanë shprehur angazhimin e tyre për heqjen e pengesave për bashkëpunimin në mbrojtje, përcjell KosovaPress.

    “Të dyja palët shprehën qartë vullnetin e tyre politik për të hequr pengesat për bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes. Takime teknike do të zhvillohen për të zgjidhur çështjet ekzistuese”, shtuan burimet.

    Palët kanë folur gjithashtu për përpjekjet për të arritur një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës, me Türkiyen që ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e fundit të SHBA-së në këtë drejtim.

    Diskutimet kanë mbuluar po ashtu procesin e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe rëndësinë e stabilitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës për rajonin më të gjerë të Ballkanit.

  • Mbahet ngjarja lansuese e projektit “EDU-LAB” në Kolegjin AAB

    Mbahet ngjarja lansuese e projektit “EDU-LAB” në Kolegjin AAB

    Është mbajtur me sukses ngjarja lansuese e projektit “EDU-LAB”, një nismë e financuar nga programi Horizon i Komisionit Evropian, ku Kolegji AAB është ndër 11 partnerët ndërkombëtarë.

    Në fjalën e tij hyrëse, Rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Blerim Olluri, e cilësoi projektin si një mundësi të rëndësishme për avancimin akademik dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.

    “Ne jemi krenarë që Kolegji AAB është pjesë e kësaj nisme të rëndësishme. Ky projekt adreson një prej sfidave më thelbësore me të cilat përballemi sot si institucione akademike dhe si shoqëri: sigurimi i rrugëve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për asimimin, aftësimin profesional dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.”

    Në këtë ngjarje, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë nga znj. Lucia Parducci, Zyrtare e Programit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila foli mbi mbështetjen e BE-së për avancimin shkencor z.Aleksandar Chvorostov, Menaxher i Projektit në Institutin “Economica” për Kërkime Ekonomike, i cili prezantoi objektivat, ndikimin dhe pritshmëritë e projektit “EDU-LAB”.

    Znj. Qamile Sinanaj, Koordinatore Kombëtare për Programin Horizon Europe, ndau informacione mbi këtë program dhe ndikimin e tij në arsimin e lartë në Kosovë.

    Ndërsa Prof. Venera Llunji, Prorektore për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kolegjin AAB, theksoi rolin dhe kontributin e Kolegjit AAB në përmbushjen e Misionit të Tretë.

    Gjatë eventit gjithashtu u prezantua një video promovuese e Qendrës Kërkimore “EDU-LAB”, e themeluar në kuadër të projektit, si dhe u diskutuan paketat e punës të udhëhequra nga prof. Xhavit Rexhaj, prof. Arbëresha Qerimi, prof. Arbërore Bicaj dhe Erëza Mehmeti.

    Në vijim, projekti do të fokusohet në implementimin e aktiviteteve që do të ndihmojnë në lidhjen e arsimit me tregun e punës.

  • Peci: Opozita s’mund ta formojë Qeverinë, është mision i pamundur

    Peci: Opozita s’mund ta formojë Qeverinë, është mision i pamundur

    Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ideja që opozita mund ta formojë qeverinë është e paqëndrueshme dhe e pamundur, për shkak të numrave aktualë në Kuvend.

    Ai theksoi se me 48 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetjen e disa deputetëve të komuniteteve jo-shumicë, çdo përpjekje për ta rrëzuar këtë qeveri është e destinuar të dështojë.

    “Ky diskursi që opozita mundet me formu qeverinë… opozita s’mund me formu qeverinë. Me këta numra që i ka Vetëvendosja, me 48 deputetë edhe me nja 5 a 6 të komunitet joshumicë që janë të barikadum bllok pra Vetëvendosjes, jo që është zor, është mision i pamundur”, deklaroi Peci.

    Ai shtoi se mbi 42 për qind e qytetarëve e kanë votuar këtë qeveri dhe një ndryshim pa zgjedhje do të çonte në jostabilitet politik.

    “42.3 për qind e qytetarëve të Kosovës që e kanë votu Vetëvendosjen, GUXO dhe Alternativën… përkthye te kjo pjesë e etnisë shqiptare i bjen 47 ose 48 për qind e shqiptarëve që e kanë besu Albin Kurtin për kryeministër. Nuk mund të pasë këtu alternativë tjetër, me shkak se ka jostabilitet mandej”, tha Peci.

    Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Peci tregon pse në Kosovë një kilogram speca po kushton 5 euro

    Peci tregon pse në Kosovë një kilogram speca po kushton 5 euro

    Ministri i Bujqësisë dhe kryetari i partisë ‘Guxo’, Faton Peci, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se çmimi i lartë i specave në treg gjatë dimrit është rezultat i zbrazëtisë së prodhimit vendor dhe varësisë nga importi.

    Ai tha se kërkesa e lartë dhe oferta e ulët në muajt e ftohtë ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të produkteve bujqësore si specat.

    “Raporti i kërkesës edhe ofertës është kjo që po ndodh. Kërkesa në Kosovë po është e madhe gjatë periudhës së dimrit për speca. Por për shkak të kushteve klimatike që ne i kemi, kemi një zbrazëti të periudhës së prodhimit dhe rrjedhimisht kostot e importit po i rrisin çmimet”, deklaroi Peci.

    Ai tha se po punohet intensivisht për të rritur prodhimin vendor dhe eksportin, duke përmendur rritje të ndjeshme në sektorin e domates si shembull i suksesit.

    “Vetëm për domate, kur kam marrë detyrën si ministër, Kosova ka eksportuar 135 tonë. Në vitin 2024 janë eksportuar 2,900 tonë, që është një rritje prej 2048 për qind vetëm për një produkt”, tha Peci.

    Deklaratën e plotë të Faton Pecit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: