ATV

Author: ATVLive

  • ​Gjendet trupi i gruas së zhdukur në vitin 1983

    ​Gjendet trupi i gruas së zhdukur në vitin 1983

    Një makinë e zhytur në ujë për 42 vjet është gjetur në lumin Fox në shtetin amerikan llinois – dhe brenda saj ka mbetje njerëzore skeletore.

    Është makina e Karen Schepers, një gruaje të re që u zhduk në vitin 1983 dhe çështja e saj ishte plotësisht e pazbardhur prej vitesh.

    Një makinë Toyota Celica e vitit 1980, ngjyrë e verdhë, u nxor nga lumi pasditen e së martës dhe punonjësit e shpëtimit konfirmuan se një skelet u gjet brenda.

    Automjeti u zbulua nga një ekip vullnetarësh nga organizata Chaos Divers duke përdorur teknologjinë e hidrolokatorit, pranë bankës së anijes në qytetin Elgin, transmeto KosovaPress.

    Policia konfirmoi se targat përputheshin me një automjet që i përkiste Karen Schepers, një grua në atë kohë 23-vjeçare, e cila u pa për herë të fundit më 16 prill 1983, pasi po festonte me kolegët në një lokal aty pranë. Pas asaj date, si Karen ashtu edhe makina e saj u zhdukën fjalë për fjalë.

    “Dukej sikur po goditnim një mur gjatë gjithë këtyre viteve dhe tani diçka më në fund ka filluar të lëvizë”, tha Gary Schepers, vëllai i Karen, i cili me pjesën tjetër të familjes ka kërkuar përgjigje për dekada.

    Edhe pse konfirmimi i identitetit nuk është ende zyrtar, familja beson se mbetjet e gjetura në makinën e Karen. Analiza e ADN-së dhe e të dhënave dentare është duke u zhvilluar, e cila mund të zgjasë disa javë.

    Është interesante se çështja u rihap në fillim të këtij viti falë podcastit të policisë “Dikush di diçka”, në të cilin anëtarët e familjes ndanë kujtimet dhe zhgënjimet e tyre për mungesën e drejtuesve.

    “Për vite me radhë shikoja kudo – në dyqane, aeroporte – duke menduar nëse mund ta shihja diku,” tha motra e Karen, Susan. “Dhe në fakt ishte këtu, në lumë, gjatë gjithë kohës.”

    Policia e Elgin tha se hetimi do të vazhdojë dhe se nuk po përjashton asnjë teori për atë që ka ndodhur me Karen.

  • Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës

    Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës

    Alban Zogaj ka dorëzuar sot dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, pasi do ta marrë mandatin e deputetit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, transmeton ATV.

    Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se këtë detyrë e ka kryer me përkushtim e dashuri për qytetin, ndërsa falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për tri vitet e punës së përbashkët.

    “Sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës – një detyrë që e kam mbajtur me nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për qytetin tim. I jam pafundësisht mirënjohës ekipit me të cilin ndamë çdo sfidë dhe çdo sukses gjatë këtyre tre vjetëve. Bashkë kemi punuar me zemër, për Prishtinën që e duam të gjithë. Faleminderit kryetarit Përparim Rama për besimin dhe bashkëpunimin. Një falënderim i veçantë për kryetarin Lumir Abdixhiku dhe gjithë ekipin e LDK-së. Faleminderit qytetarëve të Prishtinës që më kanë mbështetur në çdo hap”, ka shkruar Zogaj.

    Ai tha se mandati si deputet është përgjegjësi e re që e merr me përulësi, ndërsa shërbimin ndaj qytetarëve do ta vazhdojë në një nivel tjetër.

    “Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tashti për të gjithë Kosovën. Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik,” ka shkruar Zogaj. /atvlive.tv

    Postimin e plotë të Alban Zogajt e gjeni më poshtë:

  • Nga Zvicra në Gjakovë, historia frymëzuese e Zymer Gashit që hapi fermë të deleve

    Nga Zvicra në Gjakovë, historia frymëzuese e Zymer Gashit që hapi fermë të deleve

    Lidhja e Zymer Gashit nga Gjakova me kafshët nisi qysh në fëmijëri, duke ndihmuar familjen në punët e fermës.

    Pas disa vitesh pune në Zvicër, ai u kthye në Kosovë me një ëndërr të re dhe një plan ambicioz.

    Ai vendosi të ndërtonte një fermë moderne me dele, duke investuar në infrastrukturë të re dhe teknologji të avancuara.

    Ferma e tij u shndërrua shpejt në një nga më të mirat në zonë, duke prodhuar qumësht dhe mish të cilësisë së lartë.

    Rrëfimin e tij të plotë mund ta shihni duke klikuar në materialin e përgatitur nga emisioni E JONA TOKË në ATV:

  • Spahiu: Ka garë për miqësi me SHBA-të, Kosova duhet të intensifikojë komunikimin

    Spahiu: Ka garë për miqësi me SHBA-të, Kosova duhet të intensifikojë komunikimin

    Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, në një intervistë në emisionin COMPASS në ATV, tha se Kosova duhet të ketë konsultime të vazhdueshme me ShBA-të, pasi në Ballkan ka një garë për afërsi me Washingtonin.

    Ai tha se edhe shtetet e tjera të rajonit po garojnë për të fituar sa më shumë mbështetje nga ShBA-të, andaj Kosova nuk duhet të mbetet mbrapa.

    “Mos të harrojmë se në Ballkan edhe vendet e tjera janë në garë se kush do të fitojë mbështetjen e Amerikës në këtë moment. Janë në garë, secili dëshiron që ta ketë sa më pranë”, tha Spahiu.

    Sipas tij, ndonëse ka pasur probleme, qëndrimet e fundit nga Uashingtoni janë inkurajuese, por kërkohet më shumë komunikim institucional me SHBA-të.

    “Kemi pasur disa probleme. Janë inkurajuese, dy deklarimet një Presidenti dhe sekretarit të shtetit, nuk qëndrojmë aq keq, por dua të them se duhet të intensifikohet komunikimi me Uashingtonin në çdo në çdo aspekt”, tha Spahiu.

    Deklaratën e plotë të Avni Spahiut në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

  • Zyberaj: Njohja nga Kenia është meritë e Behgjet Pacollit

    Zyberaj: Njohja nga Kenia është meritë e Behgjet Pacollit

    Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, në emisionin COMPASS në ATV, tha se njohja nga Kenia është rezultat i angazhimit të kahershëm të Pacollit në raportet me këtë shtet afrikan.

    Ai tha se njohja nuk do të ndodhte pa rolin e Pacollit, të cilin e quajti emisar të Kosovës në këtë proces diplomatik.

    “Raportet tona, angazhimi i jonë në Kenia daton që nga koha e presidentes Jahjaga nëse i referohemi kështu, por tradita e vendeve të konsoliduar demokratike dhe që kanë një kulturë protokollare i referohem si emisar i shtetit, sepse njerëzve të zakonshëm nuk iu dorëzohet njohja”, tha Zyberaj.

    Ai tha se pavarësisht mungesës së komunikimit zyrtar me institucionet keniane, angazhimi personal dhe miqësor i Pacollit ndikoi që kjo njohje të ndodhë.

    “Pa modesti e them që absolutisht po (se njohja është meritë e Behgjet Pacollit) dhe ju mund ta shihni edhe në deklarimet e kryeministrit dhe të presidentës”, tha Zyberaj.

    Zyberaj tha se Serbia ka ushtruar presion të madh diplomatik për ta parandaluar këtë njohje, sidomos gjatë samiteve të Unionit Afrikan.

    “Angazhimi diplomatik në sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën veçanërisht në këtë periudhë është shumë kompleks dhe kjo njohje për shkak të raporteve tona edhe politike, por edhe miqësore ka mundur të vijë edhe më herët. Problemi ka qenë angazhimi i madh i Serbisë në këtë pjesë të botës, veçanërisht në periudhën e samiteve të vendeve të Unionit Afrikan, i cili është mbajtur muajin e kaluar, dhe ai angazhim praktikisht se e ka prolonguar edhe ardhjen deri në këtë pikë”, tha Zyberaj.

    Deklaratën e plotë të Jetlir Zyberajt në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë:

    Kujtojmë se njohja nga Kenia ndodhi të mërkurën, më 26 mars, duke e bërë këtë shtet afrikan të 118-in që njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ish-presidenti Behgjet Pacolli, e më pas u konfirmua edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. /atvlive.tv

  • Mehmeti: Teatri Kombëtar ka qenë promotori i shoqërisë sonë në ditët më të vështira

    Mehmeti: Teatri Kombëtar ka qenë promotori i shoqërisë sonë në ditët më të vështira

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ALARM nga Teatri Kombëtar i Kosovës në Prishtinë, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, drejtori artistik Kushtrim Mehmeti foli për rolin jetik që ka pasur teatri nëpër dekada – si frymëzim, si edukim dhe si zë i guximshëm në kohë të vështira.

    Ai thotë se, Teatri Kombëtar ka qenë më shumë sesa skenë arti – ka qenë një shkollë, një medium dhe një mjet rezistence, i lindur nga dashuria për shoqërinë, edhe në periudha represioni.

    “Teatri është një promotor i shoqërisë. Është zhvilluar prej atyre njerëzve të cilët kanë qenë të jashtëzakonshëm, sado që ndoshta nuk kanë qenë profesionistë po flas me diplomë, por kanë qenë profesionistë të jetës”, thotë Mehmeti.

    Ai thotë se Teatri Kombëtar nuk është ndalur asnjëherë edhe në kohët më të vështira.

    “Teatri nuk është ndalur asnjëherë, ka vazhduar të punojë edhe atëherë kur është bllokuar Teatri Kombëtar, i njëjti ka vazhduar në Teatrin Dodona edhe në pjesë tjera, kudo që kanë mundur me e zhvillu mediumin që ka qenë shumë i rëndësishëm i kohës edhe që ka qenë një promotor i shoqërisë”, tha ai.

    Intërvistën e plotë të Kushtrim Mehmetit në emisionin ALARM, e gjeni në videon më poshtë:

  • Kur ishte hera e fundit që ke qenë në teatër? – kështu përgjigjen qytetarët në Prishtinë

    Kur ishte hera e fundit që ke qenë në teatër? – kështu përgjigjen qytetarët në Prishtinë

    Në emisionin ALARM në ATV, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, ATV zhvilloi një anketë me qytetarë në Prishtinë, të cilëve iu drejtua pyetja: “Kur ka qenë hera e fundit që ke shkuar në teatër?” – një temë që rikthen vëmendjen te kultura dhe arti që po zbehet nga jeta e përditshme kohëve të fundit.

    Përgjigjet e qytetarëve ishin të ndryshme – disa nostalgjike, disa befasuese, por shumica reflektonin një realitet të zymtë për teatrin në jetën e tyre.

    “Nuk e mbaj në mend,” deklaroi një qytetare.

    “Me shkollë në klasën e tretë fillore. Prej asaj kohe nuk kam qenë në teatër, më shumë në kinema,” tha një qytetare e re.

    “Para një viti. E kam parë shfaqjen e Skënderbeut. Kam qejf me shku më shpesh, por nuk po kemi kohë,” deklaroi një qytetar.

    “Në teatër, ndoshta në 2015-tën. Vij nga pak më larg, prej vendeve rurale, në vendin që jam, nuk ka teatër,” tha një qytetar tjetër.

    Anketën e plotë me qytetarë e gjeni në videon më poshtë:

  • Arbnesha Grabovci-Nixha: Në Kosovë qëndrojmë shumë mirë me teatrin dhe artin

    Arbnesha Grabovci-Nixha: Në Kosovë qëndrojmë shumë mirë me teatrin dhe artin

    Në Ditën Botërore të Teatrit, aktorja dhe profesoresha Arbnesha Grabovci-Nixha ishte e ftuar në emisionin ALARM në ATV, ku theksoi se Kosova qëndron shumë mirë me teatrin, filmin dhe artin në përgjithësi, pavarësisht vështirësive që ndonjëherë i japin jetë kreativitetit.

    Sipas saj, teatri është reflektim i qenies njerëzore dhe, falë dashurisë së publikut, ai mbetet një pasuri e madhe në vendin tonë.

    “Teatri është një magji. Teatri është jeta e vetë njeriut, jeta e qenies njerëzore. Teatri është i rëndësishëm po aq sa është edhe vetë jeta e njeriut. Këtë e ka thënë Artur Milleri. Vetë magjia edhe reflektimi që bën tek njerëzit e bën edhe më madhështor teatrin edhe vetë njerëzit të cilët e dojnë edhe e shikojnë. Pasi që sot është Dita Botërore e Teatrit, 27 Marsi dhe festohet në gjithë botën, normal që reflekton dhe duhet ta themi pa hezituar se ne qëndrojmë shumë mirë me artin, shumë mirë me teatrin, me filmin, me gjitha këto gjëra të cilat e rrethekojnë dhe e bëjnë një aktor edhe një teatër, një komunitet. Vështirësi ka çdoherë, ka pasë dhe do të ketë, mirëpo e mira e smirës është se nganjëherë vështirësitë ta mundësojnë të del një kreativitet i papritur,” tha ajo.

    Intervistën e plotë të Arbnesha Grabovci-Nixhës në emisionin ALARM, e gjeni në videon më poshtë:

  • Kryeministri i Spanjës bën thirrje për krijimin e ushtrisë evropiane

    Kryeministri i Spanjës bën thirrje për krijimin e ushtrisë evropiane

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez bëri thirrje për krijimin e një ushtrie evropiane për t’iu përgjigjur impulseve të vjetra imperialiste në Rusi dhe shkëputjes së Donald Trump nga kontinenti gjatë një fjalimi dje në parlamentin spanjoll, sipas “Politico.eu”.

    “Është koha për të krijuar një ushtri evropiane, forca të armatosura të BE-së me trupa nga të 27 vendet anëtare, që punojnë me të njëjtat objektiva”, tha ai.

    “Kjo është mënyra e vetme që ne të bëhemi një union i vërtetë dhe të garantojmë një paqe të qëndrueshme në Evropë”, tha Sanchez.

    Thirrja e Sanchez vjen në një moment kur Spanja është nën presion të madh për të rritur shpenzimet e saj ushtarake të brendshme.

    Vendi është ndër anëtarët e NATO-s me buxhetet më të vogla ushtarake dhe megjithëse kryeministri është zotuar të rrisë shpenzimet, partnerët e tij të koalicionit të krahut të majtë janë kundër çdo mase që mund të zhvendosë fondet nga shërbimet sociale dhe përpjekjet e dekarbonizimit.

    Pavarësisht mosmarrëveshjeve brenda qeverisë së tij, Sanchez tha se kthesa e Kopernikut në politikën ushtarake dhe ekonomike të SHBA e kishte detyruar Spanjën dhe pjesën tjetër të Evropës të ndryshonin plotësisht qasjen e tyre ndaj sigurisë dhe mbrojtjes.

    “Ne nuk mund të supozojmë se qiejt tanë, infrastruktura jonë, kufijtë tanë do të mbrohen. Ne duhet ta bëjmë vetë”, tha ai.

    Kryeministri spanjoll tha se Bashkimi Evropian kishte shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur të gjente gjuhën e përbashkët midis 27 strategjive kombëtare të mbrojtjes dhe argumentoi se tani ishte koha për të krijuar një politikë të vetme evropiane të mbrojtjes dhe sigurisë me instrumente unike financimi.

    Kjo përpjekje unifikuese do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit të forcave të armatosura kombëtare, integrimin e industrisë së mbrojtjes të bllokut dhe reformat për ta bërë tregun e brendshëm më elastik.

    Sanchez gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për lidhje të përbashkëta të mbrojtjes, duke folur në favor të një sistemi transferimi të ngjashëm me atë të zhvilluar për të trajtuar rimëkëmbjen e pandemisë.

    Por, ai nuk trajtoi se si një përpjekje e tillë për unitet ushtarak do të kapërcente pengesat e vendosura nga vendet pro-ruse si Hungaria, e cila më parë ka bllokuar përpjekjet e përbashkëta të mbrojtjes.

    Deklarata e Sanchez bie ndesh me atë të shefes së Punëve të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila në fillim të këtij viti hodhi poshtë krijimin e një ushtrie evropiane, duke argumentuar se bllokut i duheshin 27 ushtri evropiane të afta për të punuar në mënyrë efektive për të penguar rivalët.

    për t’iu përgjigjur impulseve të vjetra imperialiste në Rusi dhe shkëputjes së Donald Trump nga kontinenti gjatë një fjalimi dje në parlamentin spanjoll, sipas “Politico.eu”.

    “Është koha për të krijuar një ushtri evropiane, forca të armatosura të BE-së me trupa nga të 27 vendet anëtare, që punojnë me të njëjtat objektiva”, tha ai.

    “Kjo është mënyra e vetme që ne të bëhemi një union i vërtetë dhe të garantojmë një paqe të qëndrueshme në Evropë”, tha Sanchez.

    Thirrja e Sanchez vjen në një moment kur Spanja është nën presion të madh për të rritur shpenzimet e saj ushtarake të brendshme.

    Vendi është ndër anëtarët e NATO-s me buxhetet më të vogla ushtarake dhe megjithëse kryeministri është zotuar të rrisë shpenzimet, partnerët e tij të koalicionit të krahut të majtë janë kundër çdo mase që mund të zhvendosë fondet nga shërbimet sociale dhe përpjekjet e dekarbonizimit.

    Pavarësisht mosmarrëveshjeve brenda qeverisë së tij, Sanchez tha se kthesa e Kopernikut në politikën ushtarake dhe ekonomike të SHBA e kishte detyruar Spanjën dhe pjesën tjetër të Evropës të ndryshonin plotësisht qasjen e tyre ndaj sigurisë dhe mbrojtjes.

    “Ne nuk mund të supozojmë se qiejt tanë, infrastruktura jonë, kufijtë tanë do të mbrohen. Ne duhet ta bëjmë vetë”, tha ai.

    Kryeministri spanjoll tha se Bashkimi Evropian kishte shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur të gjente gjuhën e përbashkët midis 27 strategjive kombëtare të mbrojtjes dhe argumentoi se tani ishte koha për të krijuar një politikë të vetme evropiane të mbrojtjes dhe sigurisë me instrumente unike financimi.

    Kjo përpjekje unifikuese do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit të forcave të armatosura kombëtare, integrimin e industrisë së mbrojtjes të bllokut dhe reformat për ta bërë tregun e brendshëm më elastik.

    Sanchez gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për lidhje të përbashkëta të mbrojtjes, duke folur në favor të një sistemi transferimi të ngjashëm me atë të zhvilluar për të trajtuar rimëkëmbjen e pandemisë.

    Por, ai nuk trajtoi se si një përpjekje e tillë për unitet ushtarak do të kapërcente pengesat e vendosura nga vendet pro-ruse si Hungaria, e cila më parë ka bllokuar përpjekjet e përbashkëta të mbrojtjes.

    Deklarata e Sanchez bie ndesh me atë të shefes së Punëve të Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila në fillim të këtij viti hodhi poshtë krijimin e një ushtrie evropiane, duke argumentuar se bllokut i duheshin 27 ushtri evropiane të afta për të punuar në mënyrë efektive për të penguar rivalët.

  • MPJD thotë se Serbia shkeli marrëveshjen pasi i shpalli armiqësi Kenisë që njohu Kosovën

    MPJD thotë se Serbia shkeli marrëveshjen pasi i shpalli armiqësi Kenisë që njohu Kosovën

    Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj kundërshtisë së Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia.

    Dje Serbia e ka konsideruar “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia dhe ndaj kësaj ka paralajmëruar se do t’i marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike”.

    MPJ thotë se Serbia shkeli marrëveshjet e dialogut dhe kundër këtyre dakordimeve Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës.

    “Edhe një herë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria e Serbisë kanë zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë duke treguar sërish se nuk kanë asnjë interes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga BE-ja. Përkundrazi, Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës, duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të penguar vendin tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtare”.

    MPJ thotë se kjo nuk është hera e parë që Serbia i shpërfill hapur zotimet e saj ndaj Bashkimit Evropian.

    “Duke refuzuar njohjen e Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare, Serbia sfidon hapur detyrimet e saja të përcaktuara me nenet 1–5 të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, të arritur në kuadër të dialogut të Brukselit. Refuzimi i Serbisë për të zbatuar këto zotime konfirmon edhe më tej mungesën e vullnetit të mirë dhe sinqeritetit në procesin e normalizimit”.

    Në deklaratën e saj, Serbia përmend Kartën e OKB-së, Lëvizjen e të Painkuadruarve dhe marrëdhëniet e saj me Kenian për ta paraqitur veten si viktimë, thotë Ministria.

    “Megjithatë, bota e di shumë mirë. Kjo është po e njëjta Serbi nën udhëheqjen e shumë prej të njëjtëve individë që filloi katër luftëra në Ballkan në vitet 90-të, që kreu gjenocid e spastrime etnike në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Kjo është e njëjta Serbi që ende i glorifikon kriminelët e dënuar të luftës, të cilët urdhëruan vrasjen masive të civilëve, grave dhe fëmijëve. Sot, Serbia vazhdon të mohojë dhe të kundërshtojë drejtësinë, siç dëshmohet në kundërshtimin e saj të turpshëm ndaj Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për gjenocidin e kryer në Srebrenicë. Serbia refuzon të hapë arkivat e saj shtetërore, duke e penguar botën të njohë të vërtetën e plotë për mizoritë sistematike të kryera nga policia, ushtria dhe forcat e saj paramilitare në Kosovë, masakra brutale si ato në Reçak, Izbicë, Krushë të Madhe, Poklek, Podujevë e Mejë, të cilat i kujtojmë çdo vit. Shumë nga udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të Serbisë janë gjykuar dhe dënuar nga Tribunali i Hagës për rolin e tyre në vrasjet sistematike dhe dëbimet masive të shqiptarëve të Kosovës. Kjo Serbi nuk ka asnjë autoritet moral për t’i dhënë leksione asnjë vendi mbi të drejtën ndërkombëtare e aq më pak Kenias, vendi që ka njohur Kosovën në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme”.

    Po ashtu, MPJ mohon se 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës siç ka pretenduar Serbia.

    “Për më tepër, deklarata e Serbisë është e mbushur me gënjeshtra të hapura dhe dezinformata të qëllimshme. Pohimi se 28 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës në tetë vitet e fundit është një gënjeshtër e paskrupullt. Përpjekjet e Serbisë për të minuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës përmes manovrave të sajuara diplomatike kanë dështuar vazhdimisht. Përveç kësaj, Serbia dëshiron që bota të injorojë opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, një interpretim juridik që vetë Serbia e kërkoi, me shpresën për një vendim në favor të saj. Kur GJND-ja vendosi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk e shkel atë, Serbia zgjodhi të shpërfillte vendimin që vetë e kishte kërkuar. Ky nivel hipokrizie është përtej absurditetit”.

    “MPJ e Serbisë gjithashtu pretendon se njohja e Kosovës do të minojë dialogun e Brukselit. Nuk mund të ketë asgjë më larg së vërtetës. Është Serbia ajo që vazhdimisht refuzon ta përmbyllë dialogun dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Serbia refuzon të nënshkruajë marrëveshje, mohon hapur angazhimet e saj ndaj BE-së dhe mashtron bashkësinë ndërkombëtare. Serbia ka gënjyer jo vetëm BE-në, por edhe popullin e saj për dekada të tëra. Nuk është çudi, pra, që vazhdon të tentojë ta gënjejë edhe botën. Serbisë nuk mund t’i zihet besë”.

    “Ajo që është edhe më shqetësuese, deklarata e Serbisë përmban një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe alarmues kundër Kosovës. Duke deklaruar se do ta mbrojë “me vendosmëri më të madhe” sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po sinjalizon sërish gatishmërinë e saj për agresion. Duke pasur parasysh veprimet e saj të vazhdueshme armiqësore kundër Kosovës që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 përfshirë sulmet ushtarake, politike, diplomatike dhe ekonomike bashkësia ndërkombëtare duhet t’i marrë këto kërcënime seriozisht. Akti i fundit i agresionit kundër Republikës së Kosovës në Banjskë dhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër-Lepencit, i kryer nga grupe të mbështetura nga Serbia, është një kujtesë e qartë e gatishmërisë së Serbisë për të përdorur dhunën për të destabilizuar Kosovën. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë ashpër retorikën agresive të Serbisë dhe shkeljet e saj të vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit obligime që, siç kanë deklaruar Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni, përbëjnë një njohje de facto të Kosovës”.

    MPJ i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ta dënuar narrativën e Serbisë dhe shkeljen e marrëveshjeve nga ana e saj.

    “Së fundi, duke ritheksuar mirënjohjen tonë më të thellë ndaj Republikës së Kenias për vendimin e saj të drejtë dhe të ligjshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, u bëjmë thirrje të gjitha shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të ndjekin shembullin e Kenias. Njohja e Kosovës është veprimi i duhur ligjërisht, politikisht dhe historikisht. Republika e Kosovës është një shtet i pavarur dhe sovran, dhe vendi i saj në bashkësinë ndërkombëtare është i pamohueshëm dhe i pakthyeshëm”.