ATV

Author: ATVLive

  • Myftiu Tërnava: Kush vret një njeri pa të drejtë sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin

    Myftiu Tërnava: Kush vret një njeri pa të drejtë sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin

    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u ndal edhe te vrasjet e ditëve të fundit në Kosovë, raporton Ekonomia Online. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektohet jeta e gjithsecilit.

    “Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha. Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava.

  • Krasniqi tregon pse dhe si ndodhi vrasja në Vushtrri

    Krasniqi tregon pse dhe si ndodhi vrasja në Vushtrri

    Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se rasti i vrasjes në Vushtrri tregon një trend shqetësues – përhapjen e armëve në duart e njerëzve të zakonshëm, përfshirë të rinjtë, pronarët e lokaleve e deri te adoleshentët e paedukuar.

    Ai tha se ndryshe nga e kaluara, ku armët shoqëroheshin me krim të organizuar, sot ato po mbahen edhe nga individë të thjeshtë pa precedent penal.

    “Nuk është traditë ti me mbajtë armë 19-vjeçari, e pronari i furrës, e pronari kafiqit, e krejt njerëzit e zakonshëm që kanë njëfarë dalje, kështu një punë, edhe kontakt me shumë njerëz. Problemi është që armët janë tu u shpërnda dhe tu u marrë prej njerëzve të jashtëzakonshëm”, tha Krasniqi.

    Ai tha se rasti në Vushtrri ndodhi për arsye banale, duke e lidhur me një vajzë.

    “E rasti i Vushtrrisë… është për një çikë, përmendet emri i asaj çikës. Diskutohet që ka qenë një varg përleshje përpara në atë klasë, që kanë qenë të përfshirë nxënës të tjerë… Edhe tash një parashikim jemi errët ke, çka nëse qajo kish ndodh, ai djali kish hi në klasë dhe kishte gjujtë”, u shpreh Vullnet Krasniqi.

    Deklaratën e plotë të Vullnet Krasniqit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Kabashi: Nga 147 raste për armëmbajtje pa leje, vetëm një është dënuar me burg

    Kabashi: Nga 147 raste për armëmbajtje pa leje, vetëm një është dënuar me burg

    Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Flamur Kabashi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se nga 147 aktgjykime për armëmbajtje pa leje të analizuara nga IKD-ja, vetëm një rast ka përfunduar me dënim me burg.

    Ai tha se ndonëse Kodi Penal parasheh burgim deri në pesë ose dhjetë vjet për këto vepra, shumica e rasteve janë mbyllur vetëm me gjoba.

    “Në 147 aktgjykime të armëmbajtjes pa leje, të cilat janë publikuar nga gjykatat në ueb-faqet e tyre, vetëm një rast ka dalë me dënim burgimi. Të tjerat janë dënuar me gjobë, ndonëse Kodi Penal parasheh dënim deri në pesë vjet, e në raste me sasi të mëdha të armëve, deri në dhjetë vjet,” tha Kabashi.

    Sipas tij, këto të dhëna tregojnë për një politikë ndëshkimore tejet të butë të gjykatave në rastet që kanë të bëjnë me armët pa leje.
    “Në praktikë, politika ndëshkimore, nga ajo që kemi analizuar dhe publikuar në këtë hulumtim, është jashtëzakonisht e lehtë. Prej 147 aktgjykimeve, 128 kanë rezultuar me gjobë dhe vetëm një me burg,” u shpreh Flamur Kabashi.

    Deklaratën e plotë të Flamur Kabashit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Kryeziu: Opsioni më i mirë për një Qeveri stabile katërvjeçare do të ishte një koalicion VV–PDK

    Kryeziu: Opsioni më i mirë për një Qeveri stabile katërvjeçare do të ishte një koalicion VV–PDK

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se për të pasur një qeveri funksionale dhe të qëndrueshme katërvjeçare, opsioni më i mirë do të ishte një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së, me përfshirjen e të gjitha komuniteteve joshumicë.

    Sipas tij, një bashkëqeverisje e tillë do të siguronte stabilitet institucional dhe do ta përgatiste vendin për sfidat kushtetuese që e presin, përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit.

    “Qeveria me qenë stabile, një qeveri e cila do të zgjasë katër vjet, ta quajmë kështu, duhet me qenë Vetëvendosje–PDK. Edhe minoritetet, krejt, edhe njëzet minoritete, sepse kemi obligim kushtetues për integrim,” tha Kadri Kryeziu.

    Ai shtoi se opsionet e tjera për formimin e Qeverisë janë më të brishta dhe nuk garantojnë një mandat të qëndrueshëm.

    “Opsioni i tretë është Vetëvendosja me LDK-në, minoritetet dhe Nismën, por kjo është një qeveri e brishtë, jo serioze, ta quajmë kështu, dhe nuk mundemi me pasë pritje të mëdha,” u shpreh Kadri Kryeziu.

    Deklaratën e plotë të Kadri Kryeziut në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Krasniqi: Bedri Hamza nuk ishte kandidat serioz për kryeministër

    Krasniqi: Bedri Hamza nuk ishte kandidat serioz për kryeministër

    Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk është dashur ta kandidonte Bedri Hamzën për kryeministër, pasi sipas tij, ai nuk ishte një emër serioz për këtë garë.

    Ai tha se PDK-ja duhej të vinte me një emër më të fuqishëm, pasi kandidatura e Hamzës nuk e përfaqësonte potencialin e partisë.

    “Unë mendoj që fillimisht Bedri Hamza është dashtë me ba shqetësen prej fillimit, mos me i heqë hiç kësaj gare, sepse unë mendoj që nuk ka qenë kandidat hiç serioz prej Partisë Demokratike. Është dashtë me shku me një emër tjetër”, tha Krasniqi.

    Sipas tij, pozicionimi i PDK-së si partia e dytë në vend ka ardhur kryesisht për shkak të zhgënjimit të votuesve ndaj Vetëvendosjes, dhe jo për shkak të ndonjë performance të jashtëzakonshme të kandidatit për kryeministër.

    “Është partia e dytë për shkak të zhgënjimit të një mase të popullit ndaj Vetëvendosjes, e cila ndonjëherë ka qenë edhe votuese e PDK-së”, u shpreh Vullnet Krasniqi.

    Deklaratën e plotë të Vullnet Krasniqit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamidi: Vetëvendosja nuk i ka votat për ta formuar Qeverinë, edhe po t’i marrë të gjitha minoritetet jo-serbe

    Hamidi: Vetëvendosja nuk i ka votat për ta formuar Qeverinë, edhe po t’i marrë të gjitha minoritetet jo-serbe

    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Vetëvendosja ka fituar të drejtën për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por nuk i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë.

    Sipas tij, edhe nëse Vetëvendosja i merr të gjitha votat e minoriteteve jo-serbe, nuk arrin ta kalojë pragun prej 61 deputetësh për krijimin e Qeverisë.

    “Është e qartë që Vetëvendosja ka fituar mandat me bo një kryetar Kuvendi, por jo edhe një kryeministër, sepse nuk i ka votat. I ka katërdhjetë e tetë vota dhe nëse i merr të gjitha minoritetet jo-serbe, nuk i mjaftojnë, i duhet një koalicion”. tha Hamidi.

    Ai shtoi se as opozita nuk duket e përgatitur për marrëveshje, pasi ende nuk është zgjidhur çështja e zgjedhjes së Presidentit, e cila kërkon 80 vota.

    “Në anën tjetër, as opozita si duket, as këta s’qenë shumë të gatshëm për shkak se nuk e kanë zgjidhur çështjen e Presidentit. I cili na vjen pas një viti dhe na duhen tetëdhjetë vota në Kuvend të Kosovës”, u shpreh Lavdim Hamidi.

    Deklaratën e plotë të Lavdim Hamidit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Jashari: Partitë që nuk arrijnë ta kontrollojnë gjyqësorin, përpiqen ta diskreditojnë

    Jashari: Partitë që nuk arrijnë ta kontrollojnë gjyqësorin, përpiqen ta diskreditojnë

    Avokati Arber Jashari, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se partitë politike, kur nuk i pëlqejnë vendimet e gjyqësorit, ose tentojnë ta kontrollojnë, ose e diskreditojnë atë për të humbur besimin e qytetarëve.

    “Secila parti, kurdo që s’u pëlqejnë vendimet e gjyqësorit, ia takojnë. Unë nisa me thënë që është logjikë e partive populiste kudo në botë. Ma së pari tentojnë m’i kapë gjyqësorin edhe Prokurorinë, nëse nuk arrijnë me kapë, atëherë e diskreditojnë, që m’ia humb besimin. Edhe kjo po ndodh edhe te na fatkeqësisht,” tha Jashari.

    Sipas tij, edhe në rastin e pretendimeve për manipulime me vota, problemi ishte mungesa e provave të mjaftueshme për t’u vlerësuar juridikisht.

    “Fakte kushdo që ka, e fiton çështjen gjyqësore. Shpesh ti mundesh me pasë drejtë – drejtën e Zotit – po në gjyq nuk e fiton, sepse gjykata duhet prova, duhet afate, duhet procedura, duhet fakte,” u shpreh Arber Jashari.

    Deklaratën e plotë të Arber Jasharit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Krasniqi: Qeveria nuk mund të bëhet sipas logjikës së Vetëvendosjes

    Krasniqi: Qeveria nuk mund të bëhet sipas logjikës së Vetëvendosjes

    Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Vetëvendosja nuk mund të formojë qeveri vetëm me 48 deputetë dhe disa minoritarë, pasi një qeveri e tillë nuk do të mund të miratonte marrëveshje ndërkombëtare.

    Ai tha se përballë zhvillimeve globale dhe dialogut me Serbinë, Kosova ka nevojë për një qeveri stabile dhe gjithëpërfshirëse.

    “Ti nuk mundesh me pretendu me ba një qeveri qysh po thotë Vetëvendosja, 48 me do minoritarë me i ba 61, se s’mundesh me kalu asnjë marrëveshje ndërkombëtare. Na jena përballë disa marrëveshjeve shumë të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Krasniqi.

    Sipas tij, partitë politike po sillen si në “kopsht fëmijësh”, duke refuzuar bashkëpunimin, ndërkohë që qytetarët kanë votuar për një qeverisje të përbashkët.

    “Ne i kemi ato parti politike në Kosovë, të cilat dalin e folin secila prej tyre si fituese. Përpos partisë fituese, në të tri partitë që pak refuzojnë me folë, është njëfarë si kopshti i fëmijëve, kush është pak më i pari, kush po do me prijë. Për mendimi jem, kjo është më tragjike që na po përballemi”, u shpreh Vullnet Krasniqi.

    Deklaratën e plotë të Vullnet Krasniqit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hamidi: Qeveria pa asnjë njohje, u desh Behgjet Pacolli, pa asnjë kompetencë, për ta siguruar një njohje të rëndësishme

    Hamidi: Qeveria pa asnjë njohje, u desh Behgjet Pacolli, pa asnjë kompetencë, për ta siguruar një njohje të rëndësishme

    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se ndonëse nuk kishte asnjë kompetencë zyrtare, Behgjet Pacolli arriti të siguronte një njohje të rëndësishme për Kosovën.

    Ai tha se në mungesë të rezultateve nga zyrtarët shtetërorë, u desh të vepronte një individ pa mandat formal.

    “Qeveria asnjë njohje, po desh Behgjet Pacolli, pa asnjë kompetencë me siguru një njohje të rëndësishme,” tha Hamidi.

    Deklaratën e plotë të Lavdim Hamidit në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Kryeziu: Kjo Qeveri ka vetëm legalitet, jo legjitimitet

    Kryeziu: Kjo Qeveri ka vetëm legalitet, jo legjitimitet

    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se pas përbërjes së Kuvendit, Qeveria aktuale konsiderohet në dorëheqje dhe funksionon pa legjitimitet.

    Ai sqaroi se me përbërjen e Kuvendit, Qeveria nuk ka më mandat të plotë dhe ushtron vetëm disa funksione të kufizuara.

    “Në aspektin kushtetues dhe në bazë të dispozitave kushtetuese, edhe kapitulli i katërt, e cila e përkufizon funksionimin e Kuvendit dhe konstituimin, Qeveria konsiderohet në dorëheqje në momentin e përbërjes së Kuvendit. Në atë moment kur s’ka pasë Kuvend funksional, prej atij momentit Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Dhe nuk ka nevojë Qeveria me dhanë dorëheqje, se në fakt Qeveria ka vetëm legalitet, nuk ka legjitimitet”, tha Kryeziu.

    Sipas tij, Qeveria në detyrë nuk mund të ndërmarrë vendime të mëdha politike apo të propozojë ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.

    “Kjo Qeveri me Kushtetutë i ka kompromise të kufizuara. Vetëm i ka disa ushtrime të detyrave, të aspektit financiar të buxhetit, domethënë fiskal, edhe disa punë të karakterit teknik edhe karakterit administrativ, përndryshe nuk ka të drejtë të përgatisë ligjin, nuk ka të drejtë ndonjë marrëveshje ndërkombëtare”, theksoi Kadri Kryeziu.

    Deklaratën e plotë të Kadri Kryeziut në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë: