Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se nga dita e certifikimit të rezultateve, Presidentja ka obligim kushtetues që ta thërrasë konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve.
Ai tha se tashmë kanë përfunduar procedurat administrative dhe se afati ligjor për Presidenten ka nisur të rrjedhë.
“Tash në një procedurë, këto janë procedura më shumë administrative. Do të thotë, janë procedu këto, tash sot janë certifiku, tani duhet të qetë të marrin mandatin deputet. Prej sotit afati kushtetues rrjedh. Do të thotë, për 30 ditë, brenda tridhjetë dite Presidentja ka për obligim kushtetues që ta thërrasë konstituimin e Kuvendit,” tha Kryeziu.
Sipas tij, situata politike e krijuar pas zgjedhjeve solli shumë dilema dhe paragjykime, por tani gjithçka duhet të ecë sipas Kushtetutës.
Deklaratën e plotë të Kadri Kryeziut në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:
Tema kryesore në Amerikë këtë javë ka qenë qysh krejt kupola vendim marrëse u ekspozua në media për mënyrën se si e ka diskutuar, trajtuar, vendosur, realizuar dhe më pas edhe vlerësuar bombardimin e rebelëve huthi në Jemen, ku janë vra 50 veta.
Tim Waltz, këshilltari i Trumpit për në një grup në TELEGRAM, i ka përfshirë Sekretarin e Shtetit Marko Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Drejtorin e CIA-s John Ratcliffe dhe 14 zyrtarë të tjerë të lartë të kabionetit të Trumpit ose të Qeverisë amerikane, mirëpo, në këtë grip gabimisht e ka përfshirë edhe Kryeredaktorin e The Atlantic Jeffrey Goldberg.
Kështu Goldberg u be dëshmitar se si vendimi kabineti i Trumpit vendos të bombardoje një grup të armatosur. Normalisht, ai e publikoi një shkrim ku i parqiti këto detaje.
Në atë shkrim zbulohen detaje shokuese se si planet operacionale të bombardimeve në Jemen, përcillen në një grup në telegram dhe si merret vendimi për bombardime!
Edhe tamam mendon që këso gabimesh amatoreske ndodhin vec në Amerikë, vec kur e sheh lajmin e pabesueshëm që lëshime të rënda ndodhin edhe në Kosovë.
Kabineti, që e mbron Albin Kurtin nga mediat e Kosovës dhe e qet në paraqitje publike e takime në shtete të Evropës dhe takime internacionales socialiste, u ngul fëlliqtë në një kamerë të fshehtë nga dy komedianë nga Rusia.
Në videon e publikuar të mërkurën nga kjo dyshe, njëri nga komedianët shtiret sikur është presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Edhe tash këtu mund të merremi me dy tema: me disa mosdifqa në kabinetin e Kurtit që kanë ra pre e mashtrimit dhe kështu e kanë bërë Kryeministrin temë për tallje dhe shpotitje ndërkombëtare, ose të merremi me atë që e ka folë Kryeministri me dy komedianë rusë, duke menduar që po flet me Presidentin e Letonisë.
Kuptohet, për mua më interesante është kjo e dyta, sepse që ka mosdifqa me rroga të këshilltarëve, këtë punë e di moti.
Mirëpo, që Kryeministri seriozisht mendon që është bërë luftë hibride ndaj tij dhe këtë e thotë në takime me Presidentë shtetesh, kjo po që është risi.
Që ka qenë i shokuar kur e ka marrë lajmin për emërimin e Rik Grenellit si Drejtor i Qendrës Kenedi dhe që nuk e ka krejt të qartë se cka është Qendra Kenedi dhe që po mendon që Grenelli tash do të angazhohet kundër komunitetit LGBTIQA – këto po që janë risi.
Që Kryeministri i përzien muxhahedinë dhe talibanët, kjo vec s’është gjë e mirë, e që mendon se opozita demorkatike në Serbi në formën e lëvizjes masive studentore në Serbi nuk është kah përkrahet sa duhet nga BE-ja, kjo po që është risi.
Të njëjtit komedianë i kanë bërë mashtrime të ngjashme edhe njerëzve me kabinete që kanë më shumë njerëz dhe më të aftë sesa kabineti i Kurtit. Viktima të tyre kanë qenë kryeministra e ministra e zyrtarë të larrë evropianë dhe amerikanë.
Kjo nuk e relativizion, as nuk e zbutë skandalin e pësuar nga Kurti. Mirëpo, nëse me ato ide, me atë fjalor, me atë anglishte, me atë lehtësi flet edhe në takime, jo veç në kamera të fshehta, atëherë edhe Kurti edhe krejt na bashkë me të jemi në telashe.
Sa për angazhimet e Kosovës për tu bëtë pjesë e NATO-s dhe pjesë e Këshillit të Evropës, për të cilët Kurti flet aty – fuqia diplomatike e vendit tonë prapë më së miri u ilustrua këtyre diëtve me rastin e njohjes nga Kenia.
Deklarimet nga Ministria e Jashtme dhe fotot nga Behgjet Pacolli dëshmojnë se jemi kthyer në stad kur njohjet sigurohen nga lidhjet biznisore, kurse në Ministri të Jashtme nuk kemi njerëz që e njohin as Kenian, as Afrikën.
Kjo njohje tregoi se sa me dëshpërim kemi kërkuar një lajm të mirë në politikë të jashtme pas dështimeve dhe njëkohësisht na kthen sërish disa hapa prapa. Në kthen në temën e njohjeve dhe çnjohjeve, e jo anëtarësimit në organizata ndërkombëtare ose multi laterale.
Mirëpo, gati një vjet i ka që jemi kah merremi me para fushatë, fushatë, zgjedhje dhe numërime. Me këtë të fundit, duhet të merremi edhe sonte!
Në një rrëfim të sinqertë e të dhimbshëm në emisionin LIBERO në ATV, gazetarja hulumtuese Saranda Ramaj ndau një prej përvojave më të rënda në karrierën e saj, ku disa zyrtarë shtetëror kishin shkuar deri te familja e saj për të ushtruar presion, vetëm pse ajo bënte punën e saj si gazetare.
Duke folur për momentet më të vështira që i ka përjetuar gjatë punës si gazetare, ajo tha se presioni mbi familjen e saj ka qenë pika më e ndjeshme që e ka bërë të mendojë nëse ia vlen të vazhdojë këtë profesion.
“Unë kam pasë shumë kërcënime, por një që do e veçoja që mua më ka shtyrë për herë të parë me mendu a ia vlenë me ba gazetari sepse për mua nuk ka qenë problem në raport me veten time, unë i kam bërë llogaritë me veten time, por besoj se anëtarët e familjes nuk ia kanë borxh ndonjë anëtari tjetër që të ndihen në një lloj presioni ose të marrin vëmendje nga që skanë të bëjnë më ta, për shkak të punës sime. Më kujtohet para disa viteve, diku ndoshta 6-7 vite, ka pasë zyrtarë shtetëror që kanë shku tek familja e ime në Radavc, tek prindërit e mi edhe në orët e vona të mbrëmjes me iu thënë që merruni me vajzën e juaj. Kur më ka thirrë asokohe nëna e ime ka qenë një prej momenteve më të komplikuara kur unë kam menduar asokohe ndoshta ajo ka qenë mbi 65 vjeç, baba mbi 75 dhe ti e mendon a i vlen me shqetësu prindërit që janë besoj për secilin personat më të rëndësishëm për punën tënde. Ky ka qenë rasti I vetëm që nuk iu kam frikësu asaj qasje”, tha ajo.
Rrëfimin e plotë të Saranda Ramajt në emisionin LIBERO, e gjeni në videon më poshtë:
Në emisionin LIBERO në ATV, gazetarja hulumtuese Saranda Ramaj ka rrëfyer për herë të parë përballjen e saj me paditë SLAPP – padi që, sipas saj, bëhen për të frikësuar gazetarët.
Ajo tregoi se padia e parë, që i ishte bërë vetëm tre muaj pas fillimit të karrierës, e kishte lënë net të tëra pa gjumë.
Saranda tha se kërkesa financiare ishte aq e lartë, sa e bënte të mendonte vazhdimisht se nuk do të mund ta përballonte as për 20 vjet me rrogën e saj.
“Më janë kërkuar diku 300 mijë euro dhe dikush mund të mos e besojë, por unë krejt natën nuk kam mujt me fjetur në atë kohë. Vazhdueshëm ka pasë kohë derisa unë kam fillu me u adaptu dhe me marrë guximin me u përcaktu në karrierë. Paditë SLAPP janë padi strategjike të njerëzve në pushtet, që nuk bëhen për shpifje, por për me të tremb e me të ndalë prej raportimit. Unë tërë natën kam kalkulu, e kam ditë që në familjen time s’kam pasuri, e edhe po të kishin pasuri, s’e di a do të ma mbulonin 300 mijë euro. Mendojsha sa vite më duhet me punu për me pagu – diku njëzet e diçka vjet”, rrëfeu Saranda.
Rrëfimin e plotë të Saranda Ramajt në emisionin LIBERO, e gjeni në videon më poshtë:
Në emisionin STUDIO A në ATV, avokatja Nora Huseinovic ndau mendimin se burri duhet të mbajë përgjegjësinë financiare në familje, përfshirë edhe blerjen e veturës. Por moderatorja Blerona Zeqiri nuk u pajtua me këtë qëndrim, duke treguar përvojën e saj personale.
Huseinovic tha se gratë nuk duhet ta shohin si problem rolin tradicional, ku burri siguron të mirat materiale, ndërsa gruaja gëzon siguri dhe paqe brenda familjes.
“Unë nuk e kuptoj këtë rezistencën e femrave ndaj këtij mendimi. Pse more ne nuk duam të jem princesha në familje, a nuk është mirë me t’i siguru dikush le të themi vendbanimin, ushqimin, veshëmbathjen, ti mos me i pasë gajle këto, ndërsa nga puna e jote, thjesht çkado që fiton, me i palu qato para”, tha avokatja Huseinovic.
Pas kësaj deklarate të avokates, Blerona u shpreh se nuk pajtohet, duke i thënë se për të, ndjenja më e fuqishme ishte kur arriti vetë ta blejë makinën me mundin e saj, në moshën 21-vjeçare.
“Po ta besoj, veç unë isha ndi shumë më mirë t’ma kish ble burri,” shtoi Huseinovic, duke qëndruar prapa bindjes së saj.
Për më shumë, shikoni momentin e diskutimit në videon më poshtë:
Në emisionin STUDIO A në ATV, avokatja Nora Huseinovic ka folur për ndarjen e roleve brenda familjes, duke theksuar se sipas rregullit hyjnor në Kuran, është burri ai që mban përgjegjësinë financiare.
Ajo tha se kjo nuk nënkupton që gratë nuk duhet të punojnë, por që nuk duhet të kenë mbi supe barrën për mbijetesën ekonomike të familjes.
“Nuk kam thënë unë që gruaja nuk duhet të punojë. Unë kam thënë se gruaja nuk duhet ta ketë barrën financiare. Kjo i bjen që burri në familje, pavarësisht se a është bashkëshort a baba, duhet ta marrë mbi vete këtë barrë, siç thotë populli ‘me i ra gurit e drurit e me e siguru mbijetesën për familjen’. Ndërsa, për nënën, natyrisht nëna do të jetë ajo që i bjen ‘gurit e drurit’ me e siguru ngrohtësinë familjare, pra është roli brenda familjes”, deklaroi Huseinovic.
Për më shumë, shikoni intervistën e saj në videon më poshtë:
Alessandro Bastoni është mbrojtësi më i vlefshëm në botë. Duke ndjekur gjurmët e Alessandro Nestas dhe Leonardo Bonuccit, qendërmbrojtësi i zikaltërve sipas vlerave të tregut të “Trasfermarkt”, ka arritur në krye të renditjes speciale, përcjellë KosovaPress.
Kartoni i tij vlerësohet në 80 milionë euro, askush nuk ka bërë më mirë, por ende larg rekordit të vendosur nga Virgil Van Dijk me Liverpool-in në vitin 2019 (100 milionë euro).
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka miratuar raportin e panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.
Me këtë rast u mor vendim që nga data 1 maj 2025, gjyqtari në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Ali Kutllovci të avancohet në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, raporton KosovaPress.
Anëtarja e KGJK-së, Teuta Ibrahimi potencoi se për këtë pozitë fillimisht kanë aplikuar katër kandidatë, porse më pas dy janë tërhequr.
Ajo tha se kandidati i suksesshëm i rekomanduar për avancimin e pozitës në gjyqtar të Gjykatës së Apelit, është Ali Kutllovci.
“Këshilli gjyqësor i Kosovës me vendimin nr.468 të datës 26 dhjetor 2024 ka shpallur konkurs të brendshëm për një pozitë gjyqtar nga lëmia penale në Gjykatën e Apelit… Paneli pas shqyrtimit të aplikacioneve ka shqyrtuar se në bazë të konkursit 26 dhjetor 2024, për pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit kanë aplikuar 4 kandidatë. Intervistat e kandidatëve janë mbajtur me datë 4 mars 2024. Intervistës i janë nënshtruar dy kandidatë. Dy kandidatë janë tërhequr nga procedura e konkurrimit. Procesi i intervistimit është monitoruar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë EULEX dhe Instituti i Kosovës për drejtësi IKD…Kandidat i suksesshëm i rekomanduar është Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë…Kandidati i cili nuk është rekomanduar është Fatos Sejdijaj, po ashtu gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj”, tha Ibrahimi.
Derisa nga anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Fahret Vellija u hap një çështje tjetër e diskutimit i cili tha se i ka penguar mënyra e diskutimit në asamble, ngase sipas tij disa kryetarë të gjykatave kanë potencuar se nuk e dinë cilat janë kompetencat e Komisionit për Administrimin e Gjykatave (KAGJ).
“Ajo se çfarë unë nuk mund të pajtohem ose që më ka penguar është vetë diskutimi dhe mënyra e diskutimit në asamble. Nga ana e disa kryetarëve është potencuar se ndër të tjera nuk e dinë edhe cilat janë kompetencat e Komisionit për Administrimin e Gjykatave. Në këtë drejtim, ky propozim del që nuk është në rregull propozimi në fjalë. Nga materialet që i kanë prezantuar para asamblesë të kryetarëve në rastin konkret, nga zyra ligjore apo nga dikush tjetër në sekretariat, saktësisht kryetarët e gjykatave përpara vetes e kanë pasur cilat janë kompetencat e Komisionit për Administrimin e Gjykatave. Ligji e parasheh dhe rregulloret, aktet e brendshme të vet KGJK-së”, tha Vellija.
Ndërkaq, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ahmet Imami komentoi caktimin e koordinatorit nga Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave, për çka u shpreh se më e duhur sipas tij do të ishte të kishte një përfaqësues të Komisionit për Administrimin e Gjykatave.
“Sipas ligjit për Këshillin Gjyqësor, Asambleja e Kryetarëve, ka kompetencë këshillëdhënëse. Unë mund ta kuptoj shqetësimin e asamblesë, por nuk po mund ta kuptoj ku e ka bazën ligjore që e ka caktuar këtë koordinator. Ju e thatë që historikisht sipas praktikës janë caktuar edhe në komisione tjera mirëpo sipas kompetencave të asamblesë nuk po shoh diku që ka të drejtë asambleja të caktojë koordinator…Më mirë kishte qenë një përfaqësues i KAGJ-it të jetë në asamble sesa të caktohet një koordinator”, tha Imami.
Lidhur me këtë, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se caktimi i koordinatore është në sensin lehtësues të procesit, në mënyrë që komunikimi mes gjykatave dhe komisioneve të rritet.
“Nuk po kuptoj ku është shqetësimi i KAGJ-it, pse ka shqetësim të ketë një propozim prej anëtarit që e ka caktuar asambleja për KAGJ-in…Presupozon që komunikimi duhet të rritet mes gjykatave dhe komisioneve në mënyrë të veçanta, asamblesë dhe komisionit. Që komisioni ndoshta në pamundësi me qenë përditë gjykata, ta ketë perspektivën e asamblesë direkt nga asambleja. Kjo është në sensin lehtësues procesi”, potencoi Zogaj.
Ndër të tjera u bë edhe miratimi i “Shqyrtimit të ndryshimit të Planit të Punës së Gjykatës Themelore Prishtinë me numër GJ.A.122/2025 i datës 5 mars 2025” dhe “Shqyrtimi i ndryshimit të Planit të Punës së Gjykatës Themelore Gjakovë me numër A.GJ.68/2025 i datës 19 mars 2025”. /kp
Grupi për Studime Juridike dhe Politike tha se fenomeni i korrupsionit në Kosovë vazhdon te mbetet shqetësues.
Kjo deklaratë është thënë në tryezën e diskutimit me temën “Si i trajtuan gjykatat rastet e korrupsionit gjatë vitit 2024?”.
Në këtë tryezë u theksua se niveli i korrupsionit vazhdon të jetë mjaft shqetësues për Kosovën. Drejtoresha ekzekutive Arbëresha Loxha Stublla tha se gjyqësori vazhdon të mos i trajtoj me seriozitet rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, raporton KP.
“Ne kemi gjetur se korrupsioni vazhdon që të mbetet fenomen që është shqetësues për Kosovën, e të njëjtën e theksojnë edhe shumë raporte ndërkombëtare të tjera dhe vendore. Gjyqësori në Kosovë vazhdon që të mos trajtoj me seriozitet të lartë rastet e korrupsionit të profilit të lartë i cili si rezultat i bënë zyrtarët publikë, e sidomos zyrtarët e lartë të pa prekshëm e të pa dënueshëm denjësisht nga sistemi gjyqësor i Kosovës”, tha ajo.
Loxha Stublla shtoi se kanë gjetur edhe këtë vit që rastet e korrupsionit të profilit të lartë janë stërzgjatur, ku seancat sipas saj kanë vazhduar të dështojnë, të anulohen duke penguar efikasitetin e gjyqësorit.
“Ky dështimi minon besimin e qytetarëve të Kosovës karshi institucioneve të sistemit të drejtësisë”, tha ajo.
Ndërsa, Nicola Scaramuzzo, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (TBC), theksoi rendësin e përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e sundimit të ligjit.
Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu, në emisionin COMPASS në ATV, tha se tërheqja e forcave amerikane nga Kosova është pak e besueshme dhe do të ndikonte negativisht edhe në vetë sigurinë e ShBA-së.
Sipas Spahiut, amerikanët janë shumë të kujdesshëm dhe nuk do të lejonin krijimin e një hapësire të zbrazët në Kosovë, që mund të keqpërdorej nga akterë si Rusia.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pjesë e këtij procesi, prandaj është e vështirë të paramendohet që ata të tërhiqen sepse kjo do të shkonte edhe në dëm të sigurisë, madje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët në një rast të tillë do të linin hapësirë të zbrazët dhe që Kosova të jetë shumë e rrezikuar nga sulmet e llojeve të ndryshme siç po shohim nga Rusia, do të jetë e zbrazët, prandaj amerikanët janë shumë të kujdesshëm në këtë aspekt”, tha Spahiu.
Ai shtoi se edhe me administratën e Donald Trump, nuk pret që trupat amerikane të largohen nga rajoni, për shkak të rëndësisë gjeostrategjike të pozicionimit ushtarak të ShBA-së në Evropë.
“Unë nuk shoh që presidenti Trump do të vendosë t’i tërheqë trupat edhe nga pjesë të tjera të Evropës sepse kjo ka të bëjë me pozicionin gjeostrategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata nuk duan që ta dobësojnë veten duke u tërhequr pozicionet e tyre. Mendoj që nuk kemi hapësirë për shqetësim, në këtë moment, ajo që kërkon Trump nga Evropa është që ata t’i shtojnë përpjekjet për të garantuar sigurinë e vet”, tha Spahiu.
Deklaratën e plotë të Avni Spahiut në COMPASS, e gjeni në videon më poshtë: