ATV

Author: ATVLive

  • Moment historik në Siri: Presidenti i ri emëron qeverinë kalimtare pas rrëzimit të Asadit

    Moment historik në Siri: Presidenti i ri emëron qeverinë kalimtare pas rrëzimit të Asadit

    Në Siri po shkruhet historia. Presidenti i ri, Ahmed al-Sharaa, njoftoi për formimin e një qeverie të re kalimtare, duke shënuar një kthesë të madhe pas dekadave të sundimit të familjes Asad, raporton Reuters.

    Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, rebelët e udhëhequr nga lëvizja Hayat Tahrir al-Sham morën pushtetin, duke rrëzuar nga froni Bashar al-Assadin.

    Pas triumfit të tyre, ata nisën procesin e tranzicionit, duke krijuar një qeveri të përkohshme, e cila tashmë ka marrë edhe formën zyrtare.

    Perëndimi dhe OKB-ja kanë vënë kushte të qarta: respektim i të drejtave të njeriut dhe përfshirje e të gjitha komuniteteve në strukturat e reja qeveritare.

    Tani mbetet për t’u parë se si do të ecë Siria në këtë kapitull të ri të historisë së saj.

  • Krasniqi: Urojmë edhe krerët e UÇK-së në Hagë, në festat e tjera festofshim bashkërisht!

    Krasniqi: Urojmë edhe krerët e UÇK-së në Hagë, në festat e tjera festofshim bashkërisht!

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, ua uroi të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin, veçanërisht uroi ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë.

    “Gëzuar te gjithë besimtarëve Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Pas përmbylljes së Ramazanit që simbolizon sakrificë shpresoj që këto vlera të vazhdojnë edhe në 11 muajt e tjerë, sepse janë të rëndësishëm për shoqërinë tonë. Urojmë edhe krerët e UÇK=së që janë duke u gjykuar padrejtësisht në Hagë dhe që festat e tjera t’i festojmë bashkërisht”, tha kryetari i PDK- Memli Krasniqi.

  • Haradinaj uron për Fitër Bajram: Jeta jonë ka kuptim, kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë

    Haradinaj uron për Fitër Bajram: Jeta jonë ka kuptim, kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë

    Me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

    Haradinaj tha se kjo festë është e harmonisë.

    “Festë që na bashkon. Festë e harmonisë dhe e presim me gzëim me familjet tona. Jeta jonë ka kuptim, kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë. Urime edhe një herë festa!”, tha kryetari i AAK-së Haradinaj.

  • Kurti viziton BIK-un, uron për Fitër Bajram: Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja!

    Kurti viziton BIK-un, uron për Fitër Bajram: Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja!

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti vizitoi Baskësinë Islame të Kosovës dhe uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

    Pas pritjes nga myftiu Naim Tërnava, Kurti uroi sa më shumë dashuri, paqe dhe begati.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës e vlerëson dhe e çmon lart rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosoëvs në të gjitha etapat e zhvillimit, përparimit dhe rezistencës. Urime dhe gëzuar! Për hajr Bajrami, Zoti kabull agjëruesve! Një mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës që ndihmon të varfrit. Në këtë pranverë përkujtojmë 37 dëshmorët që vijnë nga imamët e Kosovës. Sa më shumë dashuri, paqe dhe begati në sofrat tuaja “, tha kreu i qeverisë Kurti.

  • Krasniqi uron festën: Bajrami, moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin

    Krasniqi uron festën: Bajrami, moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi festën e Fitër Bajramit. Ai tha se kjo festw është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin.

    “Gëzuar Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Bajrami është moment i reflektimit, falënderimit dhe afrimit me njëri-tjetrin, ndaj le të shfrytëzojmë këtë ditë për të përhapur mirësi dhe solidaritet. Sepse, siç ka thënë edhe Profeti Muhamed: “Njeriu më i dashur te Zoti është ai që u sjell më shumë dobi njerëzve”. Uroj që shtëpitë tuaja të jenë të mbushura me gëzim, tryezat tuaja me bereqet dhe zemrat tuaja me dashuri.”, u shpreh kryetari i PDK-sw Memli Krasniqi.

  • Ipeshkvi Gjergji uron për Fitër Bajram: Ne të gjithë jemi vëllezër, duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë

    Ipeshkvi Gjergji uron për Fitër Bajram: Ne të gjithë jemi vëllezër, duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë

    Bashkësia Islame e Kosovës me rastin e Fitër Bajramit organizon pritje në selinë e kësaj bashkësie.

    Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji vizitoi Bashkësinë Islame, duke e uruar myftiun Naim Tërnava me rastin e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.

    Ipeshkvi Gjergji theksoi rëndësinë e sakrificës dhe dashurisë për Zotin, duke vlerësuar përkushtimin e besimtarëve gjatë Ramazanit.

    “Kam nderin që jam këtu për të uruar festën e Bajramit. Urime, sidomos për ata që kanë agjëruar. Çdo sakrificë që bëhet në emër të dashurisë së Zotit është për t’u vlerësuar dhe Zoti sigurisht që e vlerëson. Ne të gjithë jemi vëllezër dhe të gjithë duam të jetojmë bashkë për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, u shpreh Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji.

  • Kurti uron për Fitër Bajramin: Të jetë rikthim te vlerat më të pastra njerëzore

    Kurti uron për Fitër Bajramin: Të jetë rikthim te vlerat më të pastra njerëzore

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti uroi besimtarët për festën e Fitër Bajramit, duke theksuar që të jetë “rikthim te vlerat më të pastra njerëzore – dashuria, mëshira dhe solidariteti.

    “Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit”, shkroi kryeministri Kurti në Facebook.

  • Sot mot i vranët dhe me shi

    Sot mot i vranët dhe me shi

    Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu gjatë tërë ditës, bëri të ditur

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Temperaturat minimale do të jenë nga 4°C deri 6°C, ndërsa maksimalet nga 13°C deri në 16°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

    Mot i ngjashëm do të mbajë gjatë tërë javës së parë të prillit.

  • Sot ndryshoi ora, akrepat lëvizin një orë përpara

    Sot ndryshoi ora, akrepat lëvizin një orë përpara

    Të dielën e fundit të marsit ora ndryshoi, duke sjellë kështu orën verore. Pra, më 30 mars 2025, të gjithë do të duhet të lëvizim akrepat e orëve tona një orë përpara.

    Konkretisht, kur ora tregoi 2:00 i çojmë akrepat e orës për të treguar 3:00.

    Pak vite më parë u përfol për një ndalim të ndryshmit të orës. Por masa e shfuqizimit të tij, e miratuar në Bashkimin Evropian, nuk është zbatuar. Në mars 2019, Parlamenti Evropian votoi pro përfundimit të kësaj praktike, të rregullimit të orës me një orë në pranverë dhe vjeshtë, me synim zbatimin e saj në vitin 2021. Megjithatë, siç tregon gjithçka jemi ende larg zbatimit të masës.

    Argumenti kryesor për heqjen e ndryshimit të orës është se qytetarët nuk duhet të rregullojnë më orën. Ndryshimi ishte një burim konfuzioni, pasi nuk është e vetëkuptueshme se kur dhe në çfarë drejtimi duhet të ndryshojë koha.

  • Konjufca uron Fitër Bajramin: Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia

    Konjufca uron Fitër Bajramin: Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, uroi të gjithë qytetarët dhe besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

    Në urimin e tij, Konjufca theksoi se mësimet e sakrificës gjatë muajit të Ramazanit kulmojnë në këtë ditë festive dhe pasqyrojnë një periudhë suksesi në përballimin e sfidave.

    “Në zemrat e secilit frymoftë sot e gjithmonë mirësia, dashuria e gëzimi, që ndriçojnë jo vetëm jetët personale, por edhe të atyre që kemi pranë dhe atyre me të cilët ndajmë fatin dhe të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Konjufca.

    Ai gjithashtu shtoi se mësimet e Ramazanit, që përfunduan me sukses, forcojnë shpirtin dhe virtytet dhe janë një hap përpara në përmirësimin e solidaritetit dhe kujdesit për ata që kanë nevojë më shumë.