ATV

Author: ATVLive

  • Gërvalla reagon pas fjalimit të Macronit për vizat

    Gërvalla reagon pas fjalimit të Macronit për vizat

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, (MPJD), Donika Gërvalla ka reaguar pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron nga Tirana ka kërcënuar Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”.

    Ajo përmes një postimi në Twitter ka shpërndarë flamurin e Francës, teksa ka përdorur shprehjen “Et voila”, që nga gjuha frënge do të thotë “Ja pra”, “Ja tash”.

  • Agon Maliqi: Presion për dialogun, Franca nuk ka fuqi ta pezullojë vendimin e BE-së për vizat

    Agon Maliqi: Presion për dialogun, Franca nuk ka fuqi ta pezullojë vendimin e BE-së për vizat

    Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

    Maliqi ka thënë se Franca nuk ka fuqi që ta revokojë vendimin e BE-së për vizat.

    Sipas tij, gjëja e vetme që Parisi mund ta bëjë është ta detyrojë një rishikim të tyre, por është diçka për të cilën do të rezistohet.

    Ai ka thënë se presidenti francez ka për qëllim që të rrisë presionin për ta ringjallur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Franca nuk ka fuqi të pezullojë vendimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mund të përpiqet të detyrojë një rishikim, por do të rezistohet. Macron e di këtë, kështu që me shumë gjasa ky është qëndrim dhe presion për të ringjallur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Gjë që me shumë gjasa do të dështojë.”

  • Djali i Hysni Gucatit: Gëzimi do të ishte më i madh po të liroheshin të gjithë çlirimtarët

    Djali i Hysni Gucatit: Gëzimi do të ishte më i madh po të liroheshin të gjithë çlirimtarët

    Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit të liruar të martën nga Gjykat Speciale tha se e kanë pritur kthimin e tij në shtëpi qe një kohë të gjatë.

    Ai i tha Ekonomia Online se gëzimi i gjithë familjes do të ishte më i madh po të lirohej edhe Nasim Haradinaj.

    Madje ai pohoi se të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë duhet që të lirohet ngase i duhet më së shumit Kosovës në këtë fazë.

    “Normalisht që e kemi pritur mirë dhe jemi gëzuar mirëpo të jem i sinqertë gëzimi ma i madh do ishte sikur më të ishte Nasim Haradinaj dhe gjithë të tjerë edhe çlirimtarë që po mbahen padrejtësisht. Këto momente kemi emocione të përziera për shkak se na mungojnë edhe burrat e tjerë që sot më së shumti i nevojiten Kosovës”.

    “Për momentin e dimë që vetëm është i lirë vendimin nuk e kemi pa jemi në pritje të avokatëve një takim me ta edhe me na tregu procedurat e tjera. Në familje shoqëri vendlindjen e tij po edhe krejt Kosovën ka qenë një emocion shumë i mirë e kanë pritur të gjithë krahë hapur edhe mezi e kanë pritur lirimin e tij po edhe mezi e presin edhe lirimin e tjerëve që po mbahen atje”.

  • Zyra e Macron sqaron qëndrimin e Francës për çështjen e vizave të Kosovës

    Zyra e Macron sqaron qëndrimin e Francës për çështjen e vizave të Kosovës

    Zyra e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ‘mbetet e hapur’, në një deklaratë për shtyp të martën pas deklarimit publik të presidentit Macron lidhur me pezullimin e procesit të vizave.

    Presidenti Macron tha të martën në Tiranë se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës, për shkak “të mos respektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk e mbajti fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit.

    Nga Zyra e Presidentit të Francës, janë sqaruar lidhur me këtë çështje përmes një deklarate për mediat shqiptare.

    “Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”, tha Zyra e Presidentit të Francës në një përgjigje për mediumin ABC News.

    “Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Macron.

    Nga disa media në Kosovë dhe Shqipëri është raportuar se Macroni ka deklaruar në Tiranë se Franca ka suspenduar vendimin për liberalizimin e vizave.

    Ndërkaq, agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.

    Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

    Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.

    Gjatë konferencës për media në Shqipëri, ai tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.

  • Kryetari Rama: Nuk ka shtrenjtim të ngrohjes edhe këtë vit

    Kryetari Rama: Nuk ka shtrenjtim të ngrohjes edhe këtë vit

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bën të ditur se edhe këtë vit nuk do të ketë shtrenjtim të ngohjes.

    I pari i kryeqytetit tha se edhe këtë sezon ngrohës faturimi për konsumatorët banesor dhe afarist/institucional të Termokos do të bëhet me tarifa të pandryshuara nga sezoni i kaluar.

    Ai theksoi se vendimi për mos ngritjen e çmimit të ngrohjes është marrë ngaa Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

    Postimi i plotë i tij:

  • 39% e qytetarëve presin që Kosova të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030

    39% e qytetarëve presin që Kosova të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030

    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Lëvizja Fol mbajtën konferencë për medie ku paraqitën rezultatet e anketës me titull “Integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, perceptimet e qytetarëve të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

    Sipas gjetjeve 39% besojnë që deri 2030 Kosova nuk anësohet në BE. 62% nuk kanë vizatuar asnjë shtet të zonës Schengen, përderisa 38% besojnë që normalizimi i marrëdhënieve me Serbisë i ndihmon Kosovës për integrim.

    Pavarësisht dallimeve me Brukselin në qasjen gjatë muajve të fundit, kryeministri Albin Kurti shihet si politikani më i përgatitur e kontributdhënëse në raport me integrimin e Kosovës në BE. Gjermania shihet si përkrahësi kryesor i rrugës integruese, ndërkaq Spanja, Franca dhe Serbia shihen si shtete me penguese.

  • Haradinaj për Qeverinë Kurti: Nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravece

    Haradinaj për Qeverinë Kurti: Nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravece

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se eksponentë të qeverisë Kurti, aksionin e 24 shtatorit e kanë kalkuluar në votë.

    Haradinaj ka thënë se Kosova është shndërruar në problem të sigurisë ndërsa qeveria Kurti mburret se si janë rritë në përqindje.

    “Mburrja e eksponentëve të Qeverisë Kurti dhe deliri i tyre se pas 24 shtatorit janë rritë në përqindje, tregon se sa keq është Kosova e sa kalkulantë janë ata. Këta njerëz harrojnë që në një operacion të rendit dhe të ligjit është vrarë një hero dhe Kosova është shndërruar në problem të sigurisë e paftyrësisht mburren se si janë rritë në përqindje”, ka thënë Haradinaj.

    Kreu i AAK-së ka shtuar se kjo “qasje mburravece” e qeverisë Kurti, është kah i shkakton dëme Kosovës.

    “Këta njerëz harrojnë që para shumë vitesh Kosova është ndier e sigurtë, dhe nisur nga ky fakt Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar patën tërhequr trupat e tyre në kuadër të KFOR dhe tash janë detyruar të rikthehen. Këta njerëz nuk po e kuptojnë dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës me qasjen e tyre mburravece dhe me të panjohurat që pasojnë kur çështja e sigurisë së brendshme, kthehet në çështje të sigurisë ndërkombëtare”, është shprehur Haradinaj.

  • Çfarë tha Macron për vizat?

    Çfarë tha Macron për vizat?

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha në Tiranë më 17 tetor se Franca bëri një “gjest besimi sa i përket çështjes së vizave për Kosovën”.

    “Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin”, deklaroi Macron.

    Nga disa media në Kosovë dhe Shqipëri është raportuar se Macroni ka deklaruar në Tiranë se Franca ka suspenduar vendimin për liberalizimin e vizave.

    Agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, tha se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.

    Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

    Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.

    Gjatë konferencës për media në Shqipëri, ai tha se ka ndjekur rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kërkoi që të dyja palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën.

    “Është përgjegjësi e [presidentit të Serbisë, Aleksandar] Vuçiqit t’i dënojë prerazi sulmet e 24 shtatorit, sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi. Dhe, në etapat e ardhshme ajo që presim nga autoritetet, nga të dyja palët është e thjeshtë: Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat e banuara me shumicë serbe, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje e institucione, krijimi i asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që Vuçiqi të jetë i përgjegjshëm dhe të njëjtën gjë pres edhe nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës”, tha Macron.

    Presidenti francez iu referua sulmeve të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës nga një grup i serbëve të armatosur.

    Kosova ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, por kjo e fundit ka mohuar se ka gisht në të. Prishtina po ashtu po kërkon nga Bashkimi Evropian që të vendosë masa ndëshkuese ndaj Kosovës. /rel

  • Gucati takohet me nënën e tij, ajo e emocionuar lutet që të lirohet të gjithë nga Haga

    Gucati takohet me nënën e tij, ajo e emocionuar lutet që të lirohet të gjithë nga Haga

    Ish-kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati është takuar me nënë e tij, pas lirimit nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.

    Ajo e emocionuar është lutur që të lirohen të gjithë ish-ushtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar lirimin e Hysni Gucatit, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

  • Macron rithekson disa kërkesa ndaj Kosovës

    Macron rithekson disa kërkesa ndaj Kosovës

    Presidenti i Francës Emmanuel Macron kërkon që presidenti serb Aleksander Vuçiç të dënojë sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur qëlloi drejt Policisë së Kosovës.

    Dënimi i këtyre ngjarjeve do të ndikonte për qetësinë e kufirit, tha Macron, që iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Tiranë. Ai theksoi më tej rëndësinë e zgjedhjeve të reja në komunat në veri të Kosovës, por edhe Asocacionin e Komunave me shumicë serbe.

    “Po ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet. Franca dhe Gjermania ka bërë një propozim që mendoj është i mirë. Është përgjegjësi e Vuçiçit që të dënojë ngjarjet e 24 shtatorit. Kontribuon në rikthimin e qetësisë në kufi.

    Riorganizimi i zgjedhjeve në komunat në veri, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe institucione, njohjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës. Të gjitha këto sipas radhës”.

    Në 24 shtator, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb. Viktimë mbeti efektivi Afrim Bunjaku. Grupi i armatosur u vendos më pas në manastirin e Banjskës, aty ku më pas ndërhynë forcat speciale të KFOR-it.

    Përgjegjësinë për organizimin e sulmit që e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç, i cili u ndalua nga Serbia, por u lirua brenda 48 orëve.