ATV

Author: ATVLive

  • Njësia më elitare e Policisë, proteston para Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë

    Njësia më elitare e Policisë, proteston para Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë

    Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT ka protestuar para Qeverisë së Kosovës.

    Ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

    Pakënaqësi ka shprehur edhe Njësia për Eksplozivët dhe Deminim e Policisë.

  • ​Haradinaj kërkon që të zbatohen obligimet e marra në dialog

    ​Haradinaj kërkon që të zbatohen obligimet e marra në dialog

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të zbatohen obligimet e marra në dialog, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit, mirëpo gjithmonë mbi parimet kushtetuese.

    Ai kërkoi nga institucionet që të shfrytëzojnë këtë momentum edhe për anëtarësim të shpejtë në NATO.

    Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes.

  • Von der Leyen mbërriti në Presidencën e BeH, u prit nga Beqiroviç dhe Cvijanović

    Von der Leyen mbërriti në Presidencën e BeH, u prit nga Beqiroviç dhe Cvijanović

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Me të mbërritur në Sarajevë, ai u prit në aeroport nga Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

    Kjo është një vizitë në kuadër të vizitës së saj katër ditore në: Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.

    Gjatë vizitës së saj në Bosnje dhe Hercegovinë, Presidentja e KE do të prezantojë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si dhe udhërrëfyesin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

    Von der Leyen u takua me anëtarët e Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq dhe Zheljko Cvijanoviq, transmeton Fena.

    Kjo do të pasohet nga një takim me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH-së, Borjana Krishto dhe vizita e Presidentit të KE-së në BeH do të përfundojë me një ceremoni të dorëzimit të apartamenteve të reja për 27 familjet në Vogoshqa që janë përfituese të Programit Rajonal të Strehimit, e cila kryesisht (80 për qind) financohet nga BE-ja.

  • Arrihet pajtueshmëria, Komuna e Prishtinës cakton orarin e ri për furnitorët

    Arrihet pajtueshmëria, Komuna e Prishtinës cakton orarin e ri për furnitorët

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se ka arritur pajtueshmëri me Komunën e Prishtinës për orarin e qarkullimit të furnitorëve në kryeqytet.

    Bëhet fjalë për dy orare sipas të cilave mund të furnizohen bizneset me mallra.

    Dhoma e Tregtisë njofton se orari i ri do të jetë:

    Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 10:00 deri në orën 15:00;

    Lejohet qarkullimi i mjeteve motorike nga ora 18:00 deri në orën 07:00; Ndërsa, deri në atë kohë bëhet e ditur se nuk do të ketë ndalesa për furnitorët.

    Ky Vendim është marrë në takimin e fundit të zhvilluar në mes të Grupit Punues të Bizneseve ku
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Grupit Punues të Komunës së Prishtinës.

  • Kurti: Kosova një Republikë e të gjithëve, jo veç e shumicës

    Kurti: Kosova një Republikë e të gjithëve, jo veç e shumicës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit, kanë ndarë për herë të parë një Fond të veçantë për komunitete jo shumicë, në vlerën prej 3 milionë eurove, me të cilat financuam 259 grante për fermerë, start-ups dhe OJQ me qëllim nxitjen e punësimit te këto komunitete.

    Kurti ka shkruar në Facebook se gjatë vitit 2022, qeveria ka mbështetur 123 projekte për biznese të vogla dhe start-ups nga radhët e të gjitha komuniteteve.
    Sipas tij, ndër 15 vite, bazuar në të dhënat vjetore të buxhetit 2008-2022, 10 komunat me shumicë serbe kanë pasur 62% më shumë buxhet për kokë banori se 28 komunat tjera të Republikës.

    Kurti thekoi sivjet kanë qenë të planifikuara gjithsej 149 projekte kapitale në komunat me shumicë serbe që kapin vlerën e përgjithshme prej 12.3 milionë euro.

  • Vuçiq shpall 17 dhjetorin si datë të zgjedhjeve parlamentare në Serbi

    Vuçiq shpall 17 dhjetorin si datë të zgjedhjeve parlamentare në Serbi

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

    Sipas vendimit zgjedhjet do të mbahen të dielën e 17 dhjetorit, raporton Danas.

    Në të njëjtën di të do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në 65 qytete serbe, gjë për të cilën është bërë e ditur sot.

    Vetëm dy ditë më parë qeveria i ka bërë thirrje, Vuçiqit që ta bëjë shpërndarjen e parlamentit.

  • Instagram dhe Facebook bëhen me pagesë

    Instagram dhe Facebook bëhen me pagesë

    Kompania e rrjeteve sociale Meta ka vendosur të bëjë dy platformat më të ndjekura nga njerëzit Instagram dhe Facebook me pagesë në Bashkimin Europian dhe Zvicër, duke filluar nga ky muaj.

    Risia e këtij fakti është se versionet me pagesë të Facebook dhe Instagram nuk do të kenë më reklama. Ndërkohë që ata që do të mbajnë versionin falas të mediave sociale do të jenë në gjendje të marrin reklama dhe të vazhdojnë të ofrojnë të dhënat e tyre për to.

    Kostoja e Facebook dhe Instagram ndryshon në varësi të vendndodhjes ku abonoheni. Nëse e bëni këtë nëpërmjet web-it do të paguani 9,99 euro në muaj. Nëse e bëni këtë përmes aplikacionit, kostoja do të jetë 12,99 euro në muaj, pavarësisht nëse e bëni në iOS ose në një sistem Android.

    Meta thotë se abonimi ka të bëjë me të gjitha llogaritë e lidhura me atë kryesore, të paktën deri në mars 2024.

    Deri më 1 mars 2024, abonimi fillestar mbulon të gjitha llogaritë e lidhura në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi. Megjithatë, duke filluar nga 1 marsi 2024, një tarifë shtesë prej 6 euro në muaj në web dhe 8 euro në muaj në iOS dhe Android do të aplikohet për çdo llogari shtesë të listuar në Qendrën e Llogarive të një përdoruesi.

  • 63 raste të sulmeve dhe kërcënimeve kundër gazetarëve dhe medieve janë raportuar për 10 muaj në AGK

    63 raste të sulmeve dhe kërcënimeve kundër gazetarëve dhe medieve janë raportuar për 10 muaj në AGK

    Në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës janë raportuar gjithsej 63 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve e mediave që nga janari e deri në fund të muajit tetor të këtij viti .

    Në këto 63 raste të raportuara, 30 raste janë shënuar përgjatë raportimit të gazetarëve dhe medieve në veriun e vendit, teksa pjesa tjetër e rasteve është raportuar nga terrene e raportime të tjera të ndryshme.

    ️Sipas të dhënave që posedon AGK-ja, vetëm për katër (4), prej rasteve të raportuar në organizatë dhe Policinë e Kosovës, ka filluar procedurë gjyqësore, ku sulmuesit/ve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    Komunat që prijnë me më së shumti raste të sulmeve dhe kërcënimeve të raportuara janë Prishtina me 22 raste, Zveçani dhe Leposaviqi me nga 13 raste. Teksa, komunat e tjera që janë raportuar rastet janë: Gjakova – 2 raste, Prizreni – 4 raste, Mitrovicë e Veriut – 1 rast, Fushë Kosova – 1 rast, Shtime – 3 raste, Kamenica -1 rast dhe Zubin Potoku – 2 raste.

    Për të rritur ndërgjegjësimin e rëndësisë së ndëshkimit të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve e mediave, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nesër më 2 Nëntor – Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, do ta shënojë nëpërmjet një kampanje online duke publikuar qëndrimet e ambasadorëve, partnerëve, kolegëve gazetarë, si dhe juristëve të medias.

    Njëherësh, në kuadër të platformës rajonale, Safe Journalists, AGK-ja së bashku me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të kërkojë nga kolegët që të raportojnë rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre në institucionet kompetente.

    Gjithashtu, nesër, 2 nëntor me fillim nga ora 17:00, në Kino Armata, në bashkëpunim me British Embassy Pristina – do të shfaqet dokumentari “Lyra”, për jetën, veprën dhe vrasjen e gazetares, Lyra McKee.

  • ​Superliga e Kosovës, sytë te derbi mes Ballkanit dhe Dritës

    ​Superliga e Kosovës, sytë te derbi mes Ballkanit dhe Dritës

    Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 12-të të këtij sezoni.

    Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku sytë do të jenë te derbi mes Ballkanit dhe Dritës, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojnë edhe Gjilani e Prishtina.

    Gjilani e pret në shtëpi skuadrën e Feronikelit ’74, kurse Prishtina është mysafire e Malishevës.

  • Pamje nga bastisja e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Sylës

    Pamje nga bastisja e ish-këshilltarit të Thaçit, Ismail Sylës

    Mëngjesin e së mërkurës, Gjykata Speciale e ka bastisur edhe shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Të martën është bastisur shtëpia e ish-këshilltarit tjetër të ish-presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami.

    Ndërsa java nisi me bastisjet në banesat e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.

    I vetmi i cili ka folur për medie, Artan Behrami ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë nuk mund t’i bastisë 1.8 milionë banorë që kundërshtojnë këtë Gjykatë dhe se veprimet e fundit kanë për synim mbjelljen e frikës, ndërkohë që sipas tij në procesin gjyqësor, Prokuroria nuk po mund të argumentojë asnjë nga akuzat.