Një person pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Një person pas një mosmarrëveshje ka ther me thikë viktimën mashkull kosovar.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Do të nis sot xhiro e 28-të e Superligës së Kosovës në futboll me një ndeshje shumë interesante, njofton KP.
Në Klinë, Dukagjini e pret Suharekën, skuadra këto që pësuan humbje në xhiron e fundit. Suhareka u mposht nga Prishtina me rezultat 4-0, kurse Dukagjini pësoi disfatë nga Ballkani me rezultat 5-0.
Suhareka vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë pasi momentalisht renditet në vendin nëntë me 32 pikë, kurse Dukagjini pozicionohet i shtati me 35 pikë, shkruan KosovaPress.
Ndryshe, Drita është liderë e tabelës me 60 pikë, e pasuar nga Ballkani me 50 sosh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Sot do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e legjislaturës IX, do ta bëjnë betimin.
Seanca nis në orën 10:00 dhe në rend dite është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, betimi i deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Megjithatë, përveç themelimit të komisionit verifikues dhe betimit të deputetëve, mbetet e pa kjartë nëse, sot do të arrihet të zgjidhët kryetari, emrin e të cilit duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka dal e para në zgjedhje, e për të cilin, kjo parti duhet t’i ketë 61 vota. Ndërsa, nënkryetarët e Kuvendit, propozohen nga opozita dhe votohen.
Seanca pritet të drejtohet një deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri në moshë, e që janë Avni Dehari e Sala Jashari, shkruan KosovaPress.
Konform rregullores dhe praktikave të mëhershme, subjekti me numrin më të madh të deputetëve, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, të ulet në ulëset e mesit të sallës plenare. Në anën e djathtë të sallës, nga perspektiva e kryesuesit të seancës, do të ulet subjekti i dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa në anën e majtë Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në ulëset e tjera do të ulen deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputetët nga radhët e komunitetit serb dhe komuniteteve të tjera joserbe.
Kuvendi konsiderohet i konstituar kur krijohen trupat e Kuvendit, kryetari dhe kryesinë dhe nënkryetarët e Kuvendit. Kryetari i takon partisë fituese, nënkryetari, pastaj nënkryetari partisë së dytë, nënkryetari partisë së tretë dhe kështu me radhë e dy minoritetet. Momentin kur krijohen trupat dhe kryesia, atëherë konsiderohet se parlamenti konsiderohet i konstituar.
Pa ndodhur një gjë e tillë nuk mund të rrjedh afati 15 ditorë për formimin e qeverisë.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Kosovë, të mbajtura më 9 shkurt, ka pasur ndryshime në përbërjen e Kuvendit. Rreth 20 deputetë do të jenë për herë të parë pjesë e Kuvendit nga totali i 120 deputetëve.
Ndër partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka regjistruar mbi 10 deputetë të rinj, raporton KosovaPress.
Nga VV deputetë për herë të parë do të jenë Edona Llalloshi, Drita Pajaziti, Agim Bahtiri, Ilir Kërçeli, Bilbil Sokoli, Ejup Maqedonci, Liza Gashi e të tjerë. Ndërsa, nga PDK-ja, Sala Jashari, Jakup Nura, Artan Behrami, Kosovare Murseli, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci etj.
Nga LDK: Fadil Hadergjonaj, Jehona Lushaku Sadriu, Alban Zogaj, Krenar Xhaferi, Paris Guri, Arjeta Abazi, Serbeze Muçaj.
Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, rrjedhimisht do t’i ketë 48 deputetë. PDK-ja është e dyta me 20.95 për qind, përkatësisht 24 deputetë, LDK-ja e treta me 18.27 për qind apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind, respektivisht 8 deputetë.

Paris-Saint-Germain dhe Barcelona pritet që sonte ta konfirmojnë kalimin në gjysmëfinale të garës më prestigjose evropiane për klube, Ligës së Kampionëve, shkruan KosovaPress.
Të dy këto skuadra i kanë dhënë vetes lehtësime të mëdha nga ndeshjet e para, andaj sonte vetëm pritet që ta bëjnë detyrën e tyre për të vazhduar tutje. PSG triumfoi si vendas ndaj Aston Villas me rezultat 3-1, ndaj udhëtimi i tyre sonte në Angli nuk pritet të sjellë shumë telashe.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Villa Park” në qytetin e Birminghamit, njofton KosovasPress.
Tutje, Barcelona po ashtu tashmë është me një këmbë në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane. Ekipi i trajneri Hansi Flick një javë më parë triumfoi me rezultat të thellë 4-0, ndërsa sonte në Gjermani nuk pritet ndonjë mrekulli e dorës së parë nga skuadra gjermane Borussia Dortmund e cila drejtohet nga trajneri kroat Niko Kovac. Edhe kjo ndeshje starton nga ora 21:00.
Ndërkohë dy ndeshjet tjera të kësaj faze do të zhvillohen të mërkurën ku ballafaqohen Inter-Bayern dhe Real Madrid-Arsenal.

Sot mbushen 26 vjet që kur dora e kriminelëve serbë mori jetën e 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Forcat serbe më 15 prill 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.
Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në muze. /KP/

Në agun e 15 prillit 1999, forcat serbe ia mësynë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë.
Ishte ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak serb rrethuan fshatin nga të gjitha drejtimet.
Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë ranë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.
Po të njëjtën ditë në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb u vranë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Titaniku u mbyt rreth 113 vjet më parë, por detajet e kësaj tragjedie detare nuk janë sqaruar plotësisht.
Anija u mbyt më 15 prill 1912, rreth 740 kilometra nga vendi më i afërt, dhe anija e parë për ndihmë arriti një orë e gjysmë pas fundosjes, shumë kohë pasi viktima e fundit u mbyt në det.
Temperatura e ujit ishte 2.2 gradë Celsius, ku mbijetesa njerëzore është vetëm 15 minuta. Nga fundosja e Titanikut, humbën jetën 517 njerëz, ndërsa shanset më të larta për mbijetesë patën udhëtarët e klasës së parë, pasi u shpëtuan 63 për qind e tyre.
Në Titanik ishin 20 barka shpëtimi, të cilat mund të mbanin vetëm 1100 pasagjerë, gjysma e atyre që ndodheshin në bord , por kjo ishte në përputhje me rregullat ligjore të asaj kohe dhe u konsiderua e mjaftueshme.
Pavarësisht nga kjo, vetëm 700 pasagjerë mundën të hynin në barkat e shpëtimit, shumica e tyre ishin gjysmë të zbrazura dhe në pothuajse secilën prej tyre kishte ende vende të lira.
Por çfarë ndodhi me kufomat?
E vërteta në lidhje me këtë është fshehur dhe ata që ishin në dijeni nuk dëshironin të tregonin.
Por, pas kaq shumë vitesh del në shesh e vërteta e hidhur se kapiteni i një prej barkave shpëtuese, Mackay-Bennet, donte të tërhiqte të gjitha trupat nga deti.
Por shpejt e kuptoi se barka e tij ishte shumë e vogël për 334 trupa të gjetur.
Atëherë u mor vendimi që ata do të hidhnin kufomat e udhëtarëve më të varfër, atyre të klasës së tretë, duke lënë hapësirë të mjaftueshme për ata që janë në klasën e parë dhe të dytë.
Domethënë, mendimi i ekuipazhit ishte se ata kishin të drejta më të mëdha për një varrim dinjitoz. Nga 334 trupat e gjetura, më shumë se njëqind u hodhën jashtë anijes dhe nuk u gjetën kurrë në Oqeanin Atlantik.
E vërteta për atë që ndodhi ishte fshehja e telegrameve sekrete, të cilat më vonë u morën nga historianët nga arkivat e fshehtë, transmeton KosovaPress.

Në mbrëmjen e 14 prillit 1865, ndërsa ndiqte një shfaqje speciale të komedisë, “Kushëriri ynë amerikan”, presidenti Abraham Lincoln u qëllua me armë zjarri.
Atë natë në Teatrin Ford, ai shoqërohej nga gruaja e tij, Mary Todd Lincoln, oficeri 28-vjeçar major Henry R. Rathbone dhe e fejuara e Rathbone, Clara Harris, transmeton KosovaPress.
Pasi shfaqja ishte në zhvillim e sipër, një njeri me një pistoletë deringer të tërhequr hyri në vendin ku ndodhej presidenti dhe qëlloi.
Vrasësi John Wilkes Booth, hodhi pistoletën dhe tundi një kamë. Rathbone u hodh drejt tij dhe megjithëse i prerë në krah, e detyroi vrasësin në parmakë. Booth kërceu nga ballkoni dhe kapi shtyllën e çizmes së tij të majtë në një flamur të mbështjellë mbi hekurudhë dhe theu një kockë në këmbën e tij në ulje. Ndonëse i plagosur, ai doli me vrap nga dera e pasme dhe u zhduk gjatë natës me kalë.
Një mjek në audiencë, Charles Leale, u ngjit menjëherë në vendin ku ndodhej presidenti. Plumbi kishte hyrë përmes veshit të majtë të Lincoln dhe kishte rënë pas syrit të tij të djathtë. Ai ishte i paralizuar dhe mezi merrte frymë.
Ai u transportua në një konvikt përballë teatrit, por përpjekjet më të mira të mjekëve dështuan. Nëntë orë më vonë, në orën 7:22 të mëngjesit të 15 prillit, Lincoln vdiq.
Wilkes Booth u kap dhe qëllua për vdekje më 26 prill 1865 ndërsa fshihej në një hambar pranë Bowling Green, Virxhinia. Katër bashkë-komplotistët, Powell, George Atzerodt, David Herold dhe Mary Surratt, u varën në trekëmbëshin e Old Penitentiary.
Lincoln vazhdon të mbetet dhe konsiderohet si një nga udhëheqësit më të dashur të Amerikës, legjitimiteti i të cilit vazhdon të frymëzojë presidentët amerikanë dhe udhëheqësit botërorë.
Vdekja e tij ndodhi pikërisht në momentet kur ai po e udhëhiqte vendin drejt daljes nga Lufta Civile, gjatë së cilës u vranë mbi 620 mijë ushtarë amerikanë.

Britania e Madhe e ka përshëndetur njohjen e fundit ndaj Kosovës që erdhi para dy ditësh nga Sudani.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka cilësuar këtë njohje si hap të rëndësishëm në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës.
“Njohja më e fundit e Pavarësisë së Kosovës erdhi nga Sudani – moment krenarie dhe një hap përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime”, thuhet në postimin e ambasadës britanike në Facebook.
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar të shtunën se shteti i Sudanit ka vendosur ta njohë Kosovën si të pavarur.
E njohja nga ky shtet u konfirmua ende pa u bërë një muaj që nga njohja prej shtetit të Kenias.