ATV

Author: ATVLive

  • “Është një pozitë që duhet të negociohet” – Jakaj komenton deklaratën e Konjufcës për kryetarin e Kuvendit

    “Është një pozitë që duhet të negociohet” – Jakaj komenton deklaratën e Konjufcës për kryetarin e Kuvendit

    Naim Jakaj nga Institutit Kosovar për Drejtësi, në STUDIO E HAPUR në ATV, komentoi deklaratën e Glauk Konjufcës, duke thënë se pozita e kryetarit të Kuvendit është çështje që duhet të negociohet si pjesë e krijimit të një koalicioni.

    Sipas Jakajt, Vetëvendosja nuk ka propozuar emër për kryetar të Kuvendit, meqë janë në pritje të një marrëveshjeje për koalicion.

    “Vetëvendosja nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit, sepse ai është një pozitë që do të negociohet për ndonjë koalicion me ndonjë parti… Kjo është arsyeja pse nuk kemi dhënë një emër për kryetar të Kuvendit, sepse jemi duke pritur një koalicion të madh, në kuptimin që plus një parti shqiptare, në këtë rast pretendimi atë ditë për ne ishte që do të ishte me LDK-në”, tha Jakaj.

    Ai tha se pa një marrëveshje me një parti tjetër, nuk pritet të ketë as propozim për kryetar të Kuvendit.

    “Këtë deklaratë unë e kam lexuar në kuptimin që sot nuk mund të ketë propozim për kryetar të Kuvendit në mungesë të një koalicioni me një parti tjetër që nuk do të duhej të kishte më së paku gjashtëdhjetë e një, po ta kishte një numër më të madh të deputetëve”, shtoi Jakaj.

    Deklaratën e plotë të Naim Jakajt në STUDIO E HAPUR, e gjeni në videon më poshtë:

  • Jashari: Kuvendi duhet të konstituohet mbi bazën e parimeve dhe vendimeve kushtetuese

    Jashari: Kuvendi duhet të konstituohet mbi bazën e parimeve dhe vendimeve kushtetuese

    Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, në STUDIO E HAPUR në ATV, tha se procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të zhvillohet mbi baza të qarta ligjore dhe kushtetuese, siç janë përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese dhe rregullorja e Kuvendit.

    Ai tha se historia e deritanishme ka treguar se mund të ketë vonesa, por shpreson që këtë herë gjithçka të rrjedhë në mënyrë normale.

    “Historia e deritashme e konstituimit të Kuvendit po u ka përcjellë edhe skenarë të tillë që nuk është befasi që mund të ndodhë edhe sot… Interesi i të gjithëve, edhe i qytetarëve të vendit, është të shohin konstituimin e Kuvendit mbi bazën e parimeve mirë të themeluara dhe interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Jashari.

    Deklaratën e plotë të Hilmi Jasharit në STUDIO E HAPUR, e gjeni në videon më poshtë:

  • Muja: Kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese

    Muja: Kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese

    Profesori i shkencave politike, Basri Muja, në STUDIO E HAPUR në ATV, tha se pozita e kryetarit të Kuvendit i takon partisë që fiton zgjedhjet, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Ai tha se kjo është një çështje e rregulluar dhe nuk lë vend për interpretime politike.

    “Është çështje e rregulluar dhe nuk ka shumë çka të diskutohet, edhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo pozitë i takon partisë fituese”, tha Muja.

    Ndërkohë, ai theksoi se formimi i Qeverisë është një proces më kompleks që kërkon më shumë negociata.

    “Zgjedhja për Qeveri është një procedurë tjetër, e cila kërkon, mendoj, biseda më të thella”, shtoi Muja.

    Deklaratën e plotë të Basri Mujës në STUDIO E HAPUR, e gjeni në videon më poshtë:

  • Haradinaj: Për kryetar të Kuvendit nuk bëjmë pengesa, për qeverinë e dini qëndrimin tonë

    Haradinaj: Për kryetar të Kuvendit nuk bëjmë pengesa, për qeverinë e dini qëndrimin tonë

    “Nuk besoj se ka ndryshime. Me siguri se do të japin betimin, nëse shumica ka vota dhe do të votohet kryetari i Kuvendit. Në princip ne kemi qenë dhe mbesim që me u konstitu Kuvendi, mirëpo do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën.

    Pra, nuk do të ndahemi. Ka deklarime se opozita nuk do të merr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit , por nëse ndryshon diçka, sa na përket neve për kryetar të Kuvendit, nuk bëjmë pengesa, pastaj për qeverinë e dini qëndrimin tonë”, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton EO.

  • Ambasadorët e akredituar mbërrijnë në Kuvend

    Ambasadorët e akredituar mbërrijnë në Kuvend

    Ambasadorët e akredituar në Kosovë kanë mbërritur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës konstituive. Seanca ishte caktuar të fillojë në ora 10:00.

    Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës mbahet sot, më 15 prill. Aty, deputetët pritet ta bëjnë betimin dhe më pas të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

    Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit.

    Kjo parti ende nuk ka treguar edhe nëse i ka votat për formimin ne qeverisë së re, hap ky që vjen pas konstituimit të Kuvendit.

    Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë nevojiten 61 vota.

    Seanca sot do të udhëhiqet nga deputeti më i moshuar i legjislaturës së nëntë që është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetja më e re në moshë, Sala Jashari nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Kjo seancë ka gjithsej 4 pika: formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, pastaj betimin e 120 deputetëve të rinj dhe pastaj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe më pas zgjedhjen e nënkryetarëve./KP

  • ​Limaj pyetet nëse u takua me Kurtin, refuzon t’i përgjigjet mediave

    ​Limaj pyetet nëse u takua me Kurtin, refuzon t’i përgjigjet mediave

    Në Kuvendin e Kosovës, ka hyrë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    Në hyrje ai u ndaluar nga mediat të cilat e kanë pyetur nëse është takuar mbrëmë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për të diskutuar për koalicionin e ardhshëm por ai ka refuzuar të përgjigjet.

  • ​Emilija Rexhepi deklarohet para nisjes së seancës konstituive

    ​Emilija Rexhepi deklarohet para nisjes së seancës konstituive

    Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, ka konfirmuar se do ta mbështesë votimin e qeverisë së re e cila sipas saj do të drejtohet nga Albin Kurti, pavarësisht se nuk ka marrë ndonjë ofertë për të qenë ministre edhe një mandat.

    “Patjetër që do e votoj qeverinë, ne jemi pjesë e qeverisë veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre, kthehem në parlamentar por jemi pjesë 3 Qeverisë”, tha Rexhepi.

    “Dikush prej boshnjakëve duhet me qenë, unë nuk jam kundër, këtë e vendos kryeministri”, shtoi Rexhepi, ku u pyet nëse pozita e ministres i është ofruar Duda Baljes.

    Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës mbahet sot, më 15 prill.

    Aty, deputetët pritet ta bëjnë betimin dhe më pas të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

    Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit.

    Kjo parti ende nuk ka treguar edhe nëse i ka votat për formimin ne qeverisë së re, hap ky që vjen pas konstituimit të Kuvendit./KP

  • ​Kurti dhe ministrat e tij, a do të betohen si deputetë?

    ​Kurti dhe ministrat e tij, a do të betohen si deputetë?

    Nga kabineti aktual qeveritar, votat e mjaftueshme për deputetë i kanë fituar, Albin Kurt, Donika Gërvalla-Schwarz, Faton Peci, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Ejup Maqedonci, Hekuran Murati, Hajrulla Çeku, Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Rozreta Hajdari, tre ministra që janë nga komuniteti pakicë e që kanë arritur të bëhen deputetë, Elbert Krasniqi, Nenad Rashiq, Fikrim Damka, dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi.

    Por, në seancën e sotme konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës do të dihet nëse këta emra do të vendosin ta mbajnë postin e deputetit, raporton KP.

    Pika e parë e Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2022, thotë se në rast se një anëtar i Qeverisë në detyrë, zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë, para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

    Por, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat në detyrës që kanë siguruar votat për deputetë të ardhshëm të Kuvendit nuk dhanë dorëheqje, raporton KosovaPress

    Kjo çështje rregullohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ku specifikohet në mënyrë të qartë se ushtrimi i dy pozitave në të njëjtën kohë është i pamundur.
    Neni 70 i Kushtetutës së Kosovës për “Mandatin e Deputetit”, sqaron se mandati i deputetit fillon në ditën e certifikimi të rezultateve.

  • Ende nuk dihet kandidati për kryeparlamentar, pikëpyetje nëse do të propozohet Glauk Konjufca

    Ende nuk dihet kandidati për kryeparlamentar, pikëpyetje nëse do të propozohet Glauk Konjufca

    Ndonëse ka mbetur vetëm edhe pak deri në fillim të seancës konstituive të Kuvendit, e caktuar për sot në orën 10:00, Lëvizja Vetëvendosje, së cilës i takon posti i kryeparlamentarit, ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit që pritet të votohet.

    Është pikëpyetje nëse do të propozohet për kryetar të Kuvendit për mandat të ri, Glauk Konjufca, i cili e mbajti këtë post mandatin e shkuar katërvjeçar, raporton Ekonomia Online.

    Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është pikë e tretë e rendit të ditës.

    Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se Vetëvendosjes i duhen edhe dy vota që të arrijë 61-shin, duke përfshirë këtu edhe tri votat e Nismës Socialdemokrate, për çka tha se Limaj ka shprehur gatishmëri, por që nuk ka marrëveshje të finalizuar.

    Është raportuar në media se kryetari i Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari Nismës Sociademokrate mund të takohen edhe para seancës së sotme konstituive, por nuk ke asgjë të konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë.

    Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave dhe do t’i ketë 48 deputetë në Kuvend, domethënë nuk i ka marrë votat e nevojshme që të mund ta formojë e vetme qeverinë. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë, ndërsa ftesë për konsultime i dërgoi edhe LDK-së, e cila e refuzoi.

    Në bazë të këtyre rezultateve, ulëse në Kuvend ka fituar edhe Partia Demokratike e Kosovës me 24 deputetë, Lidhja Demokratike me 20 deputetë si dhe koalicioni AAK-Nisma me 8 deputetë.

  • Policia njofton se dy persona janë zhdukur në Fushë Kosovë që nga data 13 prill

    Policia njofton se dy persona janë zhdukur në Fushë Kosovë që nga data 13 prill

    Dy persona raportohet se janë zhdukur që nga data 13 prill.

    Policia njofton se personat e zhdukur janë nga Fushë Kosova.

    “Fushë Kosovë 13.04.2025 – 14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”.

    “Fushë Kosovë 13.04.2025 – 09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi policia.