ATV

Author: ATVLive

  • Pal Lekajt i ndalohet ushtrimi i funksionit publik për mbi tre vjet

    Pal Lekajt i ndalohet ushtrimi i funksionit publik për mbi tre vjet

    I shpallur fajtor për rastin e “53-milionëshit”, Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim Pal Lekajn, ish-ministrin e Infrastrukturës.

    Po ashtu, gjykata i ka shqiptuar dënim plotësues deputetit të AAK-së sipas të cilit i ndalohet ushtrimi i funksionit publik për tre vjet e gjashtë muaj.

    Aktgjykimin e ka shpallur sot Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Prokuroria Speciale i akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

    Zyrtarët e tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatri është dënuar me një vit e tetë muaj, Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim, Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

    Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

  • GJND vendos sot në rastin kundër Rusisë për terrorizëm

    GJND vendos sot në rastin kundër Rusisë për terrorizëm

    Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara më 31 janar do të japë vendimin lidhur me rastin e ngritur nga Ukraina kundër Rusisë për dyshime të “financimit të terrorizmit” dhe “diskriminimit racor”, pasi Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë më 2014.

    Kievi e ka akuzuar Rusinë se është “shtet terrorist”, mbështetja e të cilës për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës ishte pararojë e pushtimit në shkallë të plotë që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022.

    Ukraina kërkon që Rusia të kompensojë të gjithë civilët që i përfshiu konflikti, por edhe viktimat e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, i cili u rrëzua në lindje të Ukrainës.

    Ky rast është ngritur para nisjes së pushtimit të Ukrainës më 2022. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) do të vendosë nëse ka juridiksion për të vendosur për një rast të veçantë sa i përket luftës.

    Rusia gjendet në bankën e të akuzuarve edhe për pretendimet se ka shkelur konventën ndërkombëtare për diskriminim racor për shkak të trajtimit të minoritetit tatar dhe ukrainasfolësve në Krimenë e pushtuar.

    Gjatë seancave dëgjimore për këtë rast, Alexander Shulgin, ambasadori rus në Holandë, e akuzoi Ukrainën për “gënjeshtra të kulluara dhe akuza të rreme… edhe ndaj kësaj gjykate”.

    Diplomati kryesor ukrainas, Anton Korynevych, raportoi se Rusia po tenton “që të na zhdukë nga faqja e dheut”.

    “Duke filluar më 2014, Rusia pushtoi paligjshëm Krimenë dhe u përfshi në një fushatë të spastrimit kulturor, duke shënjestruar ukrainasit etnikë dhe tatarët e Krimesë”, tha Korynevych.

    Rasti para GJND-së ka nisur më 2017 dhe ka pasur seanca të gjata në GJND, plus mijëra faqe dokumente që janë dorëzuar në gjykatë.

    Rasti është pjesë e një strategjike “ligjore” të zhvilluar nga Ukraina kundër kundërshtarit të saj, pasi Kievi e ka dërguar në gjykatë Moskën edhe për ligjin detar dhe shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut.

    Më 2017, GJND-ja refuzoi kërkesën fillestare të Kievit për masa emergjente për të ndaluar Rusinë që të financojë separatistët.

    Atëbotë, gjykatësit thanë se Ukraina nuk kishte sjell para gjykatës të dhëna të mjaftueshme për këtë të dëshmuar se fondet nga Moska po përdoreshin “për të shkaktuar vdekje apo lëndime serioze trupore ndaj civilëve”.

    Megjithatë, GJND-ja urdhëroi Moskën që të përmbahej nga vendosja e “kufizimeve” ndaj tatarëve të Krimesë.

    GJND-ja, me seli në Hagë, vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve dhe shpesh kjo gjykatë ngatërrohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) që ndjek penalisht individët për krime lufte.

    Vendimet e GJND-së janë përfundimtare dhe nuk mund të apelohen, por gjykata ka pak fuqi që të detyrojë zbatimin e tyre.

    Për shembull, GJND-ja publikoi një vendim urgjent duke urdhëruar Rusinë që të ndalë pushimin një muaj pasi nisi ai, por Rusia nuk e respektoi urdhrin.

  • Presidentja bën homazhe tek busti i Zahir Pajazitit, nga aty jep një deklaratë për dinarin serb: Të ruhen Kushtetuta dhe aleatët

    Presidentja bën homazhe tek busti i Zahir Pajazitit, nga aty jep një deklaratë për dinarin serb: Të ruhen Kushtetuta dhe aleatët

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë një siç tha dakordim për çështjen e dinarit, pasi me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që nga nesër e ndalon përdorimin e dinarit serb në vend.

    Osmani tha se është pro zbatimit të plotë të këtij vendimi, teksa përmendi edhe nenin 11-të Kushtetutës që Kosova në qarkullim dhe në përdorim ta ketë vetëm një valutë.

    “Unë jam për atë që zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër. Dhe të gjithë e dinë se për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë, në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri. Pra, mund të bëhen edhe njëra, edhe tjetra. Jam i bindur që njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët tanë”, tha Osmani.Për këtë çështje, ajo tha se nuk ka mundur të diskutojë dje me emisarin europian, Miroslav Lajçak.

    “Tani, sa i përket kësaj çështje, neni 11 i Kushtetutës kërkon që Kosova në qarkullim dhe në përdorim ta ketë vetëm një valutë. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tash. BQK e ka kryer punën e vet… Sa i përket zbatimit në praktikë, janë duke u diskutuar një sërë opsionesh, të cilat në njërën anë do ta respektonin nenin 11 të Kushtetutës, por në anën tjetër do të lënë një kohë për informimin e qytetarëve dhe bartjen e tyre, të themi, në llogari të reja, e të tjera, në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate, sepse siç e dini për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, me shtrirjen e sovranitetit dhe me sigurinë e shtetit tonë, ne sa herë i kemi aleatët tanë në krah, atëherë tejkalohen këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetutës sonë në tërësi”, tha Osmani para gazetarëve, pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

    “Një shembull i tillë është çështja e targave”, tha Osmani, duke kujtuar se ndërkombëtarët “patën kërkuar të shtyhet” vendimi.

    “Dhe siç po e shihni sot, gati të gjithë qytetarët që jetojnë në veri kanë transferuar targat e tyre në targa të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

  • Osmani për ndalimin e dinarit: Zbatimi mund të marrë kohë një muaj, do të kemi dakordim këto dy ditë

    Osmani për ndalimin e dinarit: Zbatimi mund të marrë kohë një muaj, do të kemi dakordim këto dy ditë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se për zbatimin e vendimit që valutë e vetme në Kosovë të jetë vetëm euro duhet të gjendet një “zgjidhje praktike” në mënyrë që Kushtetuta e Kosovës, të zbatohet në çdo cep të Republikës.

    Ajo para gazetarëve teksa bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, deklaroi se për zbatimin e këtij vendimi më së shumti kohë mund të jetë një muaj.

    “Deri në momentin e zbatimit mund të merr përafërsisht një muaj. Do të ketë një dakordim këto dy ditë, do të kemi edhe deklarata publike. Unë jam për atë se zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër por për këtë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri”.

    Ndërsa theksoi se janë duke u diskutuar disa opsione për zbatimin e këtij vendimi.

    “Banka Qendrore e Kosovës, ka kryer punën e vet në përputhje me parimin e pavarësisë siç edhe kërkohet nga ky institucion”.

    “Ndërsa, sa i përket zbatimit në praktik të këtyre parimeve janë duke u diskutuar një sërë opsionesh të cilat në njërën anë do të thotë do ta respektonin nenin 11 të Kushtetueses, por në anën tjetër do t’u lihet një kohë për informimin e qytetarëve dhe bartjen e tyre në llogari të reja në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate”, ka thënë Osmani.

    Ajo ka shtuar se me emisarin e të deleguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, s’ka arritur të diskutoj për këtë çështje.

    “Sa i përket dinarit me zotëri Lajçak, s’kemi arritur të diskutojmë sepse kemi pasur për të diskutuar shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me dialogun. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tani, ashtu siç e kërkon Kushtetuta”.

  • Klinaku: Në Hagë po bëhet “luftë” në mes të shërbimit sekret serb dhe UÇK-së, shteti i Kosovës po hesht

    Klinaku: Në Hagë po bëhet “luftë” në mes të shërbimit sekret serb dhe UÇK-së, shteti i Kosovës po hesht

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Hagë, ku avokati kryesor i Hashim Thaçit pritet të largohet për shkak të moskryerjes se pagesës.

    Ai ka bërë me dije se vazhdimisht po dëshmohet se në Gjykatën Speciale po bëhet një “luftë” në mes të shërbimit sekret serb dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se në këtë “luftë” shteti i Kosovës po hesht.

    “Shumë tema e skandale të vazhdueshme. Po dëshmohet vazhdimisht se në Gjykatën Speciale me seli në Hagë bëhet luftë në mes të shërbimit sekret serb dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E, shteti heshtë (përveç kur është aktiv rreth publikimit të pagesave për avokatët mbrojtës); Krekoseshin se nuk kemi koalicion me listën serbe, por vetëm ministra e zv.ministra të tyre. E tash, kinse ne po e luftojmë Serbinë me serbë tjerë në qeveri, por a e kuptuan se i kanë të njëjtë, sepse ata punojnë për interesat e tyre e jo të Kosovës. Bile bile u pa se më keq po shajnë këta se ata”, ka shkruar Klinaku.

  • Afera “53-milionëshi”: Gjykata dënon Pal Lekajn me 3 vjet e 8 muaj burgim

    Afera “53-milionëshi”: Gjykata dënon Pal Lekajn me 3 vjet e 8 muaj burgim

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dhënë verditktin në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

    Gjykata  i ka gjetur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ish ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj, ish këshilltarin e tij Eset Berisha, ish sekretarin në këtë ministri Nebi Shatri dhe drejtorin e prokurimit në MI, Besim Tahiri, raporton ATV.

    Sipas aktakuzës ata keqpërdorën detyrën zyrtare kur  ndanë  53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

    Ish ministri Pal Lekaj është dënuar me tre vjet  e 8 muaj burgim, Eset Berisha me tre vjet e 3 muaj, Nebi Shatri me 1 vit e 8 muaj dhe Besim Tahiri 1 vit e 8 muaj. /atvlive.tv

  • Ismaili: Sistemi i zhvilluar i pagesave pamundëson pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

    Ismaili: Sistemi i zhvilluar i pagesave pamundëson pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

    Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka organizuar  të mërkurën takimin e Forumit të Rithemelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave, përmes zgjerimit të përfshirjes dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të akterëve të ekosistemit të tregut të pagesave në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

    Aty u tha se qëllimi i kësaj ngjarje është riorganizimi dhe funksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Pagesave (KKP), përditësimin mbi zhvillimet e infrastrukturës ligjore dhe teknike në fushën e pagesave dhe përcaktimin e një plani kombëtar për përfshirjen financiare dhe reduktimin e përdorimit të parave të gatshme.

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, tha se një sistem i zhvilluar i pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro dhe zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave.

    Efekt tjetër pozitiv sipas tij është edhe zvogëlimi i efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    “Një sistem i shëndoshë dhe efikas i pagesave mbështetë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit financiar dhe rritjen e stabilitetit financiar duke krijuar kështu një klimë në të cilën investitorët mund të zgjerojnë bizneset e tyre. Një sistem i zhvilluar financiar i pagesave ku pagesat realizohen me kosto të arsyeshme dhe me efikasitet në kohë e bëjnë tregtinë më të lirë dhe mundësojnë që bizneset konkurruese të rriten dhe t’u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime. Njëkohësisht, një sistem i zhvilluar i Pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro, zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave, mbrojtjen e konsumatorit dhe avancimin e praktikave të tregut, zvogëlimin e efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qasjen e shtuar në shërbimet financiare dhe gjithëpërfshirjen financiare”, tha Ismaili.

    “Në linjë me Marrëveshjen për Stabilizim Asocimin dhe Procesin e Berlinit, procesi i reformave dhe avancimi i Sistemit të Pagesave përmes Zhvillimit të Pagesave të shpejta lokale dhe integrimi i sistemit të pagesave në nivel të rajonit do të përshpejtojnë edhe qasjen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro të Bashkimit Evropian e njohur si SEPA. Kjo ka për detyrë të sjellë në mënyrë efektive pagesat e brendshme dhe ndërkufitare brenda BE-së në të njëjtin nivel të kostos, efikasitetit në kohë dhe sigurisë si dhe qasjen në Sistemin e Pagesave të Shpejta të BE-së të njohur si TIPS që është pjesë e Eurosistemit nga viti 2018. Kjo u mundëson ofruesve të shërbimeve të pagesave të ofrojnë transfere të fondeve për klientët e tyre në kohë reale dhe gjatë gjithë kohës, çdo ditë të vitit, pra, ku individët dhe bizneset mund të transferojnë para ndërmjet njëri-tjetrit brenda disa sekondave, pavarësisht nga ora e punës së bankës së tyre lokale. Edhe vet rregullorja e fundit për operacionet me para të gatshme, shënon një avancim shumë të madh në aspekt të përafrimit me kërkesat dhe standardet për anëtarësim në SEPA, si dhe TIPS”, tha tutje Ismaili.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se digjitalizimi i pagesave ka shumë përparësi, pasi parandalon edhe financimin e aktiviteteve ilegale.

    Ai tha se kjo formë po ashtu e zvogëlon edhe barrën administrative dhe eliminon përdorimin e parave fallso.

    Murati tha se si ekzekutiv janë të gatshëm që ndihmojnë këtë sistem që të zhvillohet sa më shpejt.

    “Digjitalizimi si i tillë ka shumë përparësi dhe shumë përfitime. E para do të thosha që sa i përket aspektit ekonomik e zvogëlon barrën administrative, e dyta pastaj e zvogëlon edhe koston e operimit dhe e treta i jep një dozë të integriteti çdo transaksioni duke qenë se është e sigurti që po bëhet këmbim apo transaskioni me para të vërteta dhe eliminohet kjo çështja e parave false dhe të manipuluara dhe në anën tjetër e parandalon edhe financimin e aktiviteteve ilegale apo edhe shpëlarjen e parave dhe ekonominë informale”, tha ai.

    BQK ka nisur ndërmarrjen e veprimeve në kuadër të Planit Strategjik 2024-2028 për aktivitetet të cilat janë planifikuar dhe që lidhen me fushën e sistemit të pagesave siç janë:

    Avancimi i infrastrukturës ligjore dhe teknike të BQK-së për anëtarësim në Skemën e Pagesave SEPA dhe qasje në Sistemin e Pagesave të Shpejta të BE (TIPS); Zhvillimi i infrastrukturës teknike për mundësimin e pagesave të shpejta 24/7, krijimi i QR Kodit kombëtar dhe standardizimi i API-së për ndërlidhje të sistemeve; Reduktimi i pagesave me para të gatshme si dhe promovimi i pagesave elektronike.

  • ​Arrrestohet serbi për vjedhje në Prishtinë

    ​Arrrestohet serbi për vjedhje në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë të martën në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje më 24 dhjetor të vitit të Kaluar në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë.

    Policia në raportin 24 orësh njofton se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “VJEDHJE Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë 24.12.2023-15:00. Lidhur me rastin me 30.01.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.

  • ATV mbush 3 vjet – një histori suksesi i televizionit më të shikuar në vend

    ATV mbush 3 vjet – një histori suksesi i televizionit më të shikuar në vend

    Tri vite më parë, më datë 31 janar 2021, peizazhi mediatik në Kosovë u pasurua me fillimin e transmetimit të parë të televizionit ATV.

    Sot ky televizion, me suksese të panumërta shënon ditëlindjen e tretë, duke vazhduar të jetë më i shikuari në vend.

    Përgjatë këtyre tri viteve, ATV ka kultivuar një imazh të fortë dhe program të pasur televiziv, duke përfshirë informacionin, kulturën, argëtimin dhe sportin, në mënyrë që secili të gjejë diçka për vete në këtë linjë programore.

    ATV-ja është projekt i “Media Invest”, që funksionon mbi themelet e Kolegjit AAB, i cili përmes Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e medias në Kosovë për më shumë se dy dekada, duke nxjerrë profesionistë të shquar dhe të përkushtuar.

    Edhe në ditëlindjen e tretë të tij, ATV vazhdon të mbajë titullin e televizionit më të ndjekur në Kosovë, duke konfirmuar edhe një herë se suksesi i tij është rezultat i angazhimit dhe cilësisë së lartë të ofruar çdo ditë nëpërmjet ekranit televiziv.

  • 2po2 gati e ka albumin e fundit në karrierë, po pensionohet nga muzika

    2po2 gati e ka albumin e fundit në karrierë, po pensionohet nga muzika

    Besnik Canolli, i njohur me emrin 2po2, ka nisur të merret me muzikë që prej vitin 1994, ku me këngën “S’me pelqen kjo loje” së bashku me Arben Mehmeti, arritën të bëjnë për vete zemrat e shumë moshatarëve të tyre.

    2po2, pas 16 viteve karrierë, nxorri në shitje albumin e tij të parë “solo” të titulluar “AUTHENTIC”, i cili që në momentin e publikimkit, korri një sukses të jashtëzakonshëm.

    Besnik Aka 2po2 është një ndër artistët që numëron mjaft bashkëpunime të suksesshme në karrierën e tij më shumë artistë të skenës shqiptare.

    Dhe pas 30 vitesh karrierë, 2po2 ka vendosur të publikojë albumin e tij të fundit, duke lënë kështu të nënkuptohet se artisti do të heqë dorë nga muzika.

    “1994 ishte viti kur fillova me muzikë. 2024 le të jetë albumi im i fundit”, ka shkruar në postimin të tij.