ATV

Author: ATVLive

  • ​Publikohet orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve

    ​Publikohet orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve

    Mbrëmë, Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve.

    Në shortin që u hodh në Paris, “Dardanët” u pozicionuan në Grupin 2 të Ligës C, së bashku me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshjes mes Lituanisë dhe Gjibraltarit, raporton KP.

    Kosova do ta hap edicionin e ri të Ligës së Kombeve të premten e 6 shtatorit, ku si vendase do të zhvillojë ndeshje kundër Rumanisë.

    Tani është publikuar edhe orari i plotë i Kosovës në Ligën e Kombeve, dhe atë e gjeni më poshtë.

    E premte, 6 shtator 2024, ora 20:45

    Kosovë – Rumani

    E hënë, 9 shtator 2024, 20:45

    Qipro – Kosovë

    E shtunë, 12 tetor 2024, ora 15:00

    Lituani/Gjibraltar – Kosovë

    E martë, 15 tetor 2024, 20:45

    Kosovë – Qipro

    E premte, 15 nëntor 2024, ora 20:45

    Rumani – Kosovë

    E hënë, 18 nëntor 2024, ora 20:45

    Kosovë – Lituani/Gjibraltar

  • Vuçiq thotë se dje ndodhi fitorja domethënëse për Serbinë: Na kanë përkrahur Mozambiku, Sierra Leone, Algjeria

    Vuçiq thotë se dje ndodhi fitorja domethënëse për Serbinë: Na kanë përkrahur Mozambiku, Sierra Leone, Algjeria

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është i kënaqur me atë që ka dëgjuar në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ka theksuar se mesazhet e Serbisë “janë thelbësore, të qarta, të përgjegjshme dhe serioze”.

    “Sido që ta shikoni, kjo është një fitore e vogël por domethënëse për Serbinë”, ka pretenduar presidenti serb.

    Ai ka thënë se është i kënaqur me “atë që kemi dëgjuar në seancën e Këshillit të Sigurimit”.

    Sipas tij, ai ende nuk e ka analizuar seancën, por mendon se në anën serbe ishin shtatë nga 15 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    “Jam i kënaqur me atë që kemi dëgjuar. Britania e Madhe dhe Zvicra ishin më të ashprat ndaj nesh dhe më së shumti në anën e Prishtinës. Paraqitjet e Algjerisë, Kinës, Rusisë, Ekuadorit, Sierra Leones dhe Mozambikut ishin të jashtëzakonshme”, ka pretenduar Vuçiqi.

    Ai ka shtuar se janë të sakta edhe deklaratat e Koresë dhe Maltës që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ai gjithashtu ka pretenduar se më e rëndësishmja është “që kemi folur me fakte për atë që po ndodh në Kosovë”.

    “Natyrisht, kjo nuk do t’i zgjidhë problemet në Kosovë, nesër përsëri nuk do të mund të transferojmë atje dinarë, por njerëzit tanë duhet ta dinë se ne do të luftojmë për ta, ashtu siç do të luftojmë për të vërtetën gjithmonë dhe gjithë jetën tonë”, i përsëritë Vuçiqi frazat me të cilat i mbanë në kontroll serbët e Kosovës.

    “Jam krenar për Serbinë, Serbinë e të gjithë neve, e cila guxon të sillet seriozisht dhe me përgjegjësi, por guxon të ruajë frymën e lirisë dhe të thotë të vërtetën dhe të mbrojë vendin e saj dhe të mbrojë të ardhmen e saj”, ka vazhduar me të njëjtën frymë Vuçiq, dhe ka përfunduar duke u mburrur: “Treguam se jemi të gatshëm të luftojmë për Serbinë”.

  • Komuna e Vushtrrisë përkujton Mehmet Konjuhin në 100-vjetorin e vdekjes

    Komuna e Vushtrrisë përkujton Mehmet Konjuhin në 100-vjetorin e vdekjes

    Komuna e Vushtrrisë ka organizuar Akademinë Përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të rezistencës në zonën e lirë në Zogori, të udhëhequr nga Mehmet Konjuhi, raporton EO.

    Historiani Izet Miftari, përshëndeti të pranishmit në emër të kryetarit Ferit Idrizi i cili për shkaqe shëndetësorë ju pamundësua pjesëmarrja.

    Ai në emër të tij tha se janë mbledhur jo për të kërkuar hakmarrje por t’i përkujtoj sakrificat e tyre.

    “Nuk jemi mbledhur këtu sot për të kërkua hakmarrje, as për të nxitur urrejtje, jemi mbledhur vetë që të përkujtojmë dhe të dimë të vërtetën tonë të rëndë dhe krenare. Jemi mbledhur këtu e ju bëjmë më dije brezave të rinj dhe atyre që vinë më pas se dy shtete tona Shqipërinë dhe Kosovën duhet t’i ruajmë si sytë e ballit nga se kushtuan shtrenjtë. Janë amaneti i brezave që sakrifikuan”, tha ai.

    Profesor Mentor Hasani, i cili paraqiti një ekspoze të ngjarjeve të udhëhequr nga Mehmet Konjuhi, tha se ka kundërshtuar me forcë politikën serbe të shkombëtarizimit të Kosovës.

    “Mehmet Konjuhi kishte një rol kaq të madh në organizmin e rezistencës së armatosur në zonën e Shalës. Ai ishte një veprimtar mjaftë të shqyera dhe me përvojë. Ishte veprimtar i lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar. Kundërshtoi me forcë politikën serbe të shkombëtarizimit të Kosovës. Ishte pjesëmarrës në luftërat që janë zhvilluar në harkun kohorë 1909-1912”, tha ai.

    Profesori i Fakultetit Filozofik në UP, Dorajet Imeri, tha se përkujtimet për të kaluarën dhe rrënjët tonë janë momenti më i mirë nga ku edhe duhet të nisemi.

    Me këtë rast Komuna e Vushtrrisë ndau mirënjohje për rezistencë e sakrificë familjarë për pasardhësit e Mehmet Konjuhit, Zeka Mulaku, Rexhep Arifit.

    Muhamet Mulaku, pasardhës i atdhetarit Zeka Mulaku, në emër të familjeve që pranuan mirënjohje, falënderoi komunën për nderin që është duke u bërë.

    “Është një falënderim i madh për organet e komunës që morën përsipër organizmin e kësaj ngjarje e cila është shume e rëndësishme për ne si pasardhës nga këto familje”, tha ai.

  • PEN Qendra e Kosovës sot trajton dy tema letrare në British School

    PEN Qendra e Kosovës sot trajton dy tema letrare në British School

    Sot, në orën 13:30, në British School, PEN Qendra e Kosovës, trajton dy tema letrare: “Letërsia përtej kufijve” dhe “Edukimi letrar përmes leximit”.

    Për temën e parë do të flasë poeti Lulzim Tafa, ndërsa për temën e dytë do të flasë studiuesja e poetja Naime Beqiraj.

    Temar trajtohen në kuadër të projektit kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja” të cilin e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Në fund të aktivitetit antëtarë të PEN Qendrës së Kosovës do të shpërndajnë libra për pjesëmarrës.

    Ky është aktiviteti i pestë i PEN Qendrës së Kosovës në kuadër të këtij projekti. Me këtë projekt janë paraparë të zhvillohen edhe disa takime të tjera me lexues e krijues.

  • Kupchan: Kurti dhe Vuçiq po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

    Kupchan: Kurti dhe Vuçiq po e vështirësojnë zgjidhjen duke luajtur me karta nacionaliste

    Profesori në Universitetin Georgetown dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Charles Kupchan ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po bën veprime të panevojshme provokuese.

    Kupchan në një intervistë për Evropën e Lirë thotë se të dy udhëheqësit – Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq – kanë mbetur te mosmarrëveshjet e së kaluarës, në vend se të fokusohen tek e ardhmja.

    “Nuk mendoj se kjo është në interesin e Kosovës. Nëse kthehemi në vitin 1999 dhe menjëherë pas vitit 2008, Serbia është parë si problem, Serbia është parë si vend që e vështirësonte jetën, duke nxitur telashe në veri të Kosovës dhe duke refuzuar të angazhohej në normalizimin e marrëdhënieve”, thotë Kupchan.

    Profesori është pyetur edhe lidhur me seancën e së enjtes në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

    “Ky është edhe një tjetër rund i dialogut të ashpër mes Kurtit dhe Vuçiqit. Pavarësisht faktit se Marrëveshja e Ohrit, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është në tryezë, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duket se po kthehen prapa dhe nuk po ecin përpara.

    Unë mendoj se kryeministri Kurti është duke bërë disa veprime të panevojshme provokuese. Ka qenë çështja e letërnjoftimeve, e targave, e instalimit të kryetarëve [shqiptarë] në veri, për të cilët ka votuar një përqindje shumë e vogël e banorëve… tani u thotë serbëve se nuk mund t’i përdorin dinarët më, ekziston vetëm një monedhë zyrtare dhe ajo është euroja.

    A i ka të justifikueshme këto gjëra? Po, sepse çdo vend sovran duhet të jetë në gjendje të thotë se ne kemi monedhën tonë, euro… ose të ketë një autoritet përgjegjës për lëshimin e targave.

    Por, duket se Kurti po i ndërmerr këto veprime duke luajtur me një kartë nacionaliste – me ç’gjë e vështirëson përparimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha ai.

    Kupchan po ashtu thekson se as Vuçiq nuk është bashkëpunues dhe luan me kartën e tij nacionaliste dhe bën gjëra provokuese.

    “Gjithsesi, unë nuk dua të them se Vuçiq është një person bashkëpunues, i cili është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën. Ai luan me kartën e tij nacionaliste, ai bën dhe thotë gjëra provokuese, po ashtu.

    Pra, kjo është një rrugë dydrejtimëshe. Do të duhen kompromise të dhimbshme nga të dyja palët për t’i zgjidhur këto mosmarrëveshje të kahershme”, tha ai.

  • ​Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”

    ​Gazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”

    Kombëtarja e Zvicrës do të përballet me kampionët në fuqi, Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë në Ligën e Kombeve. Në Kupat e Botës 2018 dhe 2022 kishte tashmë duele të nxehta dhe politikisht shpërthyese mes Zvicrës dhe Serbisë për shkak të rrënjëve kosovare të yjeve, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

    “Një grup tërheqës që përfshin elementë të ndryshëm futbolli me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë. Danimarka është një ekip shumë i fortë dhe ne tashmë i njohim Spanjën dhe Serbinë nga e kaluara e afërt. Një sfidë e madhe për të luajtur kundër këtyre skuadrave dhe mbi të gjitha shumë kënaqësi që mund të konkurrojmë me më të mirët dhe të zhvillohemi më tej në Ligën A, siç kemi bërë vitet e fundit”, ka thënë trajneri i Zvicrës Murat Yakin, përcjellë KosovaPress.

    Gazeta zvicerane “90 min.ch” shkruan se do të jetë sërish një betëj politike në grupin C2.

    Vitin e kaluar pati një ndërprerje të gjatë në lojë gjatë ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht për shkak të banderolave diskriminuese.

    Ndërkohë dihet tashmë që përballjet mes Zvicrës dhe Serbisë gjithmonë kanë sjellë tensione dhe luftë të ashpër në fushë.

  • Mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet 5-vjeçar

    Mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet 5-vjeçar

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 16 shkurt 2024 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën 20 milionë euro.

    Në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

    “Për detaje më të hollësishme rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

  • “Ishte një seancë pa kuptim”, reagon kryeministri Rama për seancën në KS të OKB-së

    “Ishte një seancë pa kuptim”, reagon kryeministri Rama për seancën në KS të OKB-së

    Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për seancën e zhvilluar të enjten në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Ai tha se seanca ishte e pa kuptimtë, sipas tij vendet duhet të përqendrohen në dialog.

    “Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm. njerëzve, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm. Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare”, shkruan Rama.

  • Trump triumfon sërish, siguron votat në Nevada

    Trump triumfon sërish, siguron votat në Nevada

    Ish-presidenti Donald Trump ka fituar në Nevada me një diferencë të madhe. I vetmi person tjetër emri i të cilit ishte në fletëvotim ishte Ryan Binkley, një pastor dhe biznesmen.

    Kjo do të thotë Trump do të marrë të gjithë 26 delegatët e Nevadës, sistemi i përdorur nga partitë për të përcaktuar kandidatin e tyre presidencial. Rezultatet fillestare të raportuara nga CNN treguan se ish-presidenti fitoi më shumë se 98% të votave.

    “Nëse fitojmë këtë shtet, ne i fitojmë lehtësisht zgjedhjet në nëntor”. Donald Trump deri më tani ka fituar garat në tre, Nevada, Ioëa dhe Neë Hampshire, duke e bërë atë kandidatin e supozuar republikan në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit”, tha Trump.

    Ai gjithashtu fitoi një grup parlamentar republikan në Ishujt e Virgjër të SHBA, një territor i pa inkorporuar.

    Sfiduesi i vetëm serioz i Donald Trump i mbetur në garë, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, kishte zgjedhur të mos merrte pjesë në grupin parlamentar të Nevadës dhe në vend të kësaj të paraqitej në votimin parësor të shtetit.

    Dy votime të veçanta u mbajtën në Nevada për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Partisë Republikane të shtetit dhe legjislaturës shtetërore të kontrolluar nga Demokratët./abcnews.al

  • Së shpejti fillon faza e dytë e ndërtimit të tregut të gjelbër në Shtime

    Së shpejti fillon faza e dytë e ndërtimit të tregut të gjelbër në Shtime

    Pas përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të Tregut të Gjelbër në komunën e Shtimes, së shpjeti pritet të filloj edhe faza e dytë e këtij projekti.

    Në njoftimin e Komunës së Shtimes thuhet se ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, vizitoi dje Komunën e Shtimes, ku me këtë rast, së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për alokimin financiar të fazës së dytë të ndërtimit të Tregut të Gjelbër në këtë komunë.

    “Në këtë mënyrë, do të arrijmë ta krijojmë një treg të gjelbër modern, hapësirë që do t’i plotësojë kushtet higjienike e sanitare për konsumatorët e gjithashtu për shitësit që do të operojnë në treg”, citohet Aliu në komunikatë.

    Ai ka shtuar se ky treg do të jetë poashtu një nga veprat më të bukura e të veçanta arkitektonike në qytetin tonë e më gjerë.

    Pasi me sukses ka përfunduar faza e parë e punës ku janë investuar 340 mijë euro, në fazën e dytë do të investohen edhe 300 mijë euro shtesë.