Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur i vdekur afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë.
Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme ku po diskutohet për situatën në Kosovë. Aty, kryeministri i vendit demantoi presidentin e Serbisë Vuçiq, i cili paraprakisht deklaroi se në Kosovë “krijuar kushte të padurueshme për serbët”. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pohoi se në shtetin tonë zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave.
“Është një ironi e thellë për këto pretendime të rrejshme të persekutimeve, nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit”, i tha Kurti Vuçiqit me të marrë fjalën.
“Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës për shkak të krimeve, Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe në Kosovë, studiuesit e ndryshëm kanë pohuar se përdhunimet janë kryer si mjet lufte…Nga kjo vuajtje Kosova doli si simbol për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”, tha Kurti në Këshillin e Sigurimit.
“Jemi angazhuar për të krijuar institucione efikase, ekonomia është rritur në tri vitet e fundit”, tha ai tutje.
“Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s me partnerët. Ky përparim është theksuar nga një numër organizatash…Rritja jonë ndahet me pakicat, e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave. 20 ulëse në parlament për pakicat, 10 janë për serbët, për respektimin e gjithë popullatës në Kosovë. Serbët kanë 10 nga 38 komuna”, tha tutje Kurti.
“Mbetemi të sigurt që gjuha serbe është gjuhë zyrtare çdo kund”.
Ai përmendi edhe faktin për ndarjen e shumë granteve për komunat me shumicë serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hyrje të fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është shprehur se ato që i tha presidenti serb, janë pretendime të rrejshme, nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20.
Ai ka shtuar se Kosova ka dalë nga lufta si simbol i luftër dhe triumf i të drejtave të njeriut.
Kurti ka shtuar se nuk jemi trishtuar asnjëherë dhe kemi ndërtuar veten në një shoqëri shumëetnike me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik.
“Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit 20. Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut. Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëertnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik. Çerekshekulli pas luftës qëndrojmë krenarë si Republikë për të gjithë, shoqëri shumëetnike për të gjithë”, është shprehur Kurti.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OBK-së, në fjalimin e tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shprehur se instituconet e përkohshme të Prishtinës, kanë krijuar kushte të padurueshmë për serbët.
Ai është shprehur se kjo mund të shkaktojë dëme të parregullueshme, deri në takimin e radhës së UNMIK-ut.
Vuçiq është shprehur se kanë kërkuar këtë takim për shkak të vendimit të BQK-së.
“Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit”, është shprehur ai.
Tutje, presidenti serb tha se i ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullit serb dhe ka kulmuar pasi që mbijetimi i tyre në provincën jugore, varet nga buxheti i shtetit të Serbisë.
“Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit”, tha tutje Vuçiq.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë bazë të argumentimit në Prishtinë, që masa për të ndaluar dinarin dhe futja e euros si e vetmja pagesë zyrtare, është mundësi për të ofruar sundimin e ligjit.
“Liderët shqiptarë e përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për ta dëmtuar serbët dhe Kishën Ortodokse Serbe”, shtoi ai.
Hapet seanca e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara ku pritet që të adresohen disa çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkaq diskutimi pritet të nis çdo minutë, ku fjalën e parë e ka marrë shefja e UNMIK-ut, Karoline Zijade.
Në këtë seancë tashmë janë duke marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Serbia e ka thirrur seancën emergjente për të diskutuar rreth asaj, që ajo e propagandon për “krizë humanitare” dhe “spastrim të heshtur etnik” pas zbatimit të Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës ku ndalohet valuta serbe (dinari).
I gjithi peshon rreth 250 tonë, ndërsa për shkak të kushteve infrastrukturore shpejtësia maksimale me të cilën udhëton, është 60 kilometra në orë.
Ky është i vetmi tren aktiv për transport të udhëtarëve nga Prishtina në Pejë dhe anasjelltas.
Megjithatë, Kosova së shpejti pritet të ketë më shumë binarë e trena të shfrytëzueshëm, pasi dy nga tre fazat për rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Hani Elezit deri në Leshak të Leposaviqit, janë afër përfundimit.
“Atje do të thotë janë dy kontrata, po zhvillohen punimet paralelisht, është para përfundimit pjesa e parë nga Hani Elezit deri në Fushë-Kosovë dhe po zhvillohen punimet me dinamikë shumë të mirë nga Fushë-Kosova në Mitrovicë, për të vazhduar me segmentin e tretë që është nga Mitrovica deri në kufi në Leshak”, tha zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Hekurudhat e reja të Kosovës, sipas zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, do të jenë dukshëm më moderne.
“Ne do ta kemi edhe një fazë tjetër që është elektrifikimi i komplet linjës hekurudhore, pra ajo po bëhet me standarde të larta, një hekurudhë moderne që i plotëson të gjitha kriteret”, tha Durmishi.
Elektrifikimi i hekurudhës, sipas profesorit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Sadullah Avdiu, nënkupton tren më të shpejtë, por edhe vagonë më komodë, sidomos për udhëtarët.
“Elektrifikimi përjashton edhe këta vagonë që i kemi për udhëtarë, nuk i plotësojnë kriteret e lëvizjeve të shpejta… Projekti që është bërë për Han të Elezit e që vazhdon për Mitrovicë, duhet të jetë 100 deri 120 km/h, që kërkojnë lokomotiva të tjera dhe kërkojnë sidomos vagonë të udhëtarëve”, tha Avdiu.
Avdiu thotë se përdorimi i hekurudhave ofron përparësi mjedisore, si dhe financiare.
Synimi kryesor i institucioneve është lidhja hekurudhore e Kosovës me korridore ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të Infrakosit, hekurudhat e Kosovës shtrihen në tërë territorin e vendit, me një gjatësi prej mbi 335 kilometra.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të enjten paradite, u ul në bankën e të akuzuarit, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Ai po vazhdon ballafaqimin me drejtësinë me akuzat se sa ishte deputet në vitin 2016, hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.
Dëshminë ndaj akuzave për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm gjatë kësaj seance e nisi ish-nënkryetari Sabri Hamiti. Ai duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorisë, tha se përfaqësuesit e Vetëvendosjes ishin ata që kishin hedhur gazin lotsjellës.
E në pyetjet nga ana e mbrojtjes së Konjufcës, se nga gazi lotsjellës a ishte ndier i shqetësuar, Hamiti tha se ndihet i shqetësuar edhe nëse dikush gënjen.
Se ishte pamundësuar vazhdimi i punës në Kuvend, shkaku i gazit treguan edhe dëshmitarët Valdete Bajrami e Slobodan Petrovic. Por ata thanë se nuk e panë se ishte Konjufca ai që hodhi gaz.
Ndërkohë, mbrojtja nuk u pajtua me Prokurorinë, e cila u thirr në procesverbalin e mbledhjes së Kryesisë, të cilin e paraqiti edhe si provë.
Gjatë kësaj seance në plan ishte të dëgjohej në cilësinë e dëshmitarit edhe Pal Lekaj, por ajo u shty me kërkesë të Konjufcës, i cili nga Gjykata ditën e vazhdoi në Kuvendin e Kosovës.
Paditë ndaj Ministrisë së Mbrojtjes për moskompensim të diferencës në pagë, sipas gradës së pjesëtarëve, po shkojnë duke u shtuar. Mirëpo, ky dikaster ka gjasë të mos i marrë parasysh vendimet e gjykatave, meqë nuk e njeh rregulloren që e obligon rritjen e rrogës për ushtarët.
Në një përgjigje për ATV-në, Ministria përmendi një vendim të para një viti e gjysmë.
“Jemi në dijeni për disa padi, por kjo rregullore në shtojcën që ka të bëjë me pagat është pezulluar me vendimin e Qeverisë N.10/21 të datës 28.07.2021. Nuk mund të parashohim buxhet për një rregullore që nuk është në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Interpretim të kundërt ka avokati Visar Rrecaj që përfaqëson dhjetëra pjesëtarë të FSK-së. Sipas tij, rregullorja vazhdon të jetë në fuqi.
Veç në rastin e pagës, rregullorja e nënshkruar në kohën e Ramush Haradinajt, sipas avokatit, nuk u zbatua as në raste të tjera.
ATV-ja, javë më parë, kishte raportuar për një aktgjykim ku Gjykata Themelore në Pejë, vendosi në favor të pjesëtarit të FSK-së, teksa rasti është në Gjykatën e Apelit dhe ende nuk është i plotfuqishëm.
Ndryshe, rregullorja parashihte që sipas gradave, pjesëtarët të marrin këto paga: ushtari 525 euro, ushtari i klasës së parë 580 euro, tetari 641 euro, ndërsa rreshteri 708 euro.
25 milionë euro është vlera e kontratës që u nënshkrua me qëllim zgjerimin e rreth 10 kilometrave të magjistrales që e lidh Prishtinën me Mitrovicën.
Punimet për segmentin nga Lumi i Madh deri në Gojbulë ishin ndërprerë vitin e kaluar, ndërkaq, sipas kontratës, duhet të përfundojë brenda një viti kalendarik.
Kontrata e deritanishme për ndërtimin e këtij segmenti u shkëput një vit më parë për, siç tha zëvendësministri i Infrastrukturës, shkak se auditori kishte gjetur “parregullsi”.
Për këtë tender kishin aplikuar 6 konsorciume. Sipas ministrit Aliu, puna iu besua njërit prej tyre, pjesë e të cilit është kompania Ekskavatori, meqë kishte ofertën me çmimet më të ulëta.
Zgjerimi i rrugës në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë ka nisur tash e më shumë se 14 vjet, ndërkaq nga 38 kilometra sa është gjatësia e kësaj rruge, gjatë gjithë kësaj periudhe kanë përfunduar mbi 20 kilometrat e para nga kryeqyteti.
ATV-ja raportoi ekskluzivisht të mërkurën mbrëma, se kontrata për përfundimin e kësaj rruge do të nënshkruhej më 8 shkurt.
8 marrëveshje ndërkombëtare ishin në rend dite në seancën e së enjtes të Kuvendit. Përveç tyre u propozua që të futet edhe një tjetër.
Pavarësisht që votat u mblodhën e propozimi i tillë u miratua, marrëveshjet ndërkombëtare mbetën pa u votuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Derisa ishin 50 pika në rend dite, njëra prej tyre ishte edhe themelimi i komisionit hetimor parlamentar lidhur me punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Por, derisa vetë ministrja Gërvalla nuk ishte e pranishme në seancë, kolegët u kujdesën që për punën e dikasterit të saj të thurin lëvdata.
Gërvalla më vonë u deklarua nëpërmes llogarisë së saj në Facebook, duke thënë se opozita ka zgjedhur të diskutojë mbi punën e Ministrisë në ditën kur pritet ballafaqimi me presidentin e Serbisë.
Komisioni për punën e MPJD-së ishte vetëm njëri prej dy komisioneve të propozuara respektivisht ai për përgjegjësitë e Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret në Institutin e Mjekësisë Ligjore e zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.
Për të dy komisionet nuk pati vota të mjaftueshme të themelohen.
Ndërkohë, pas mungesës prej gati 5 muajsh në seancën e së enjtes u paraqitën edhe deputetët e Listës Serbe, megjithatë vetëm për të siguruar vazhdimin e mandateve. Pas qëndrimit disaminutësh, ata lëshuan sallën.
Ndërkohë, Kuvendi dështoi ta miratojë edhe një rezolutë që kërkon uljen e çmimit të rrymës.