ATV

Author: ATVLive

  • Komandanti i FSK-së raporton me dyer të mbyllura në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

    Komandanti i FSK-së raporton me dyer të mbyllura në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton EO.

    Mbledhja ka qenë e mbyllur dhe mediat janë lejuar që twë marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

    Pas përfundimit të Komisionit, pritet të ketë prononcim për media.

  • Deficiti tregtar vazhdon të mbetet i lartë, tkurret importi me Serbinë

    Deficiti tregtar vazhdon të mbetet i lartë, tkurret importi me Serbinë

    Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 9,9% në muajin janar 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 319,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 291,5 milionë euro në vitin 2023. Eksporti mbulon importin me vetëm 15,9%.

    Sipas të dhënave të ASK-së, eksporti i mallrave në muajin janar 2024 kishte vlerën 60,3 milionë euro, ndërsa importi 380,0 milionë ëuro, që është një rënie prej (-3,0%) për eksport, si dhe një rritje prej 7,4% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

    Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 25,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; 13,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8,3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6,2% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

    Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,6% e përbëjnë makineria dhe pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,2% e përbëjnë mjetet e transportit; 9,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 18,4 milionë euro, ose rreth 30,5% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-6,9%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (8,8%), Italia (4,7%), Holanda (3,1%), etj.

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 164,4 milionë euro, ose 43,3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10,1%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8%), Greqia (7,2%), Italia (3,7%), etj.

    Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

    Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 21,8 milionë euro, ose 36,1% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-16,2%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12,4%), Shqipëria (11,8%), Serbia (6,3%), Mali i Zi (3,9%).

    Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 57,7 milionë euro, ose 15,2% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-5,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (7,6%), Maqedonia e Veriut (4,7%), Serbia (1,9%).

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 20,1 milion Euro, ose 33,4%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (14,6%) dhe Zvicra (9,3%).

    Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 158,0 milionë euro, ose 41,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,4%) dhe Kina (11,3%).

  • Daut Haradinaj pritet të fillojë dëshminë në rastin “Veteranët”

    Daut Haradinaj pritet të fillojë dëshminë në rastin “Veteranët”

    Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “Veteranët”, pritet të fillojë dëshminë Daut Haradinaj, ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Në seancën e fundit për këtë rast, më 21 dhjetor 2023 ka dëshmuar ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku.

    Ndryshe, seanca e 16 dhjetorit 2022 kishte dështuar në mungesë të të akuzuarve Fazliu dhe Elezaj, ndërsa ajo e 15 marsit 2023, ishte anuluar me kërkesë të prokurorit Valdet Gashi.

    Seanca e 15 qershorit 2023, kishte dështuar për shkak se të akuzuarit Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Xhavit Jashari, nuk kishin angazhuar avokatë. Kurse, seanca e 18 shtatorit 2023 është anuluar për shkak se prokurori Valdet Gashi ishte në udhëtim zyrtar. Ndërsa, ajo e 28 shtatorit 2023 dështoi në mungesë të të akuzuarit Shukri Buja.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.

    Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.

    Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues edhe më 19 janar 2021.

    Aktgjykimi në këtë rast ishte përpiluar tre muaj më vonë, ku PSRK brenda 15 ditësh kishte pasur mundësi të ushtrojë ankesë ndaj këtij aktgjykimi.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën për këtë rast, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gusht të vitit 2019.

  • Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

    Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka njoftuar se sot në mëngjes ka vdekur një i burgosur me inicialet V.M. I njëjti ka qenë i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, raporton EO.

    Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit dhe se i njëjti ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së).

    “Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.

  • ​26 shkurti, ditëlindja e Adem Demaçit

    ​26 shkurti, ditëlindja e Adem Demaçit

    Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi sot do t’i mbushte 88 vjet. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.

    Adem Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me Republikat e tjera të Jugosllavisë.

    Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.

    Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

    Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

    Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Sot, njerëzit e rezistencës kombëtare identifikohen me emrin e Adem Demaçit, sepse ai me punën e tij dhe me veprën e tij, u bë simbol i unifikimit për ruajtjen e kombin shqiptarë, mbi pesë dekada.

    Adem Demaçi me jetën dhe veprën e tij, është një personalitet i përmasave të historisë së përgjithshme njerëzore, ku bën pjesë edhe historia jonë kombëtare.

    Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. Ai e pa dritën vetëm pas viteve të nëntëdhjeta. Demaçi vdiq më 26 Korrik 2018.

  • Para tetë vitesh Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës

    Para tetë vitesh Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës

    Hashim Thaçi u zgjodh president i KosovësKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës në raundin e tretë të votimeve mes tensionesh të larta politike më 26 shkurt të vitit 2016.

    Ai fitoi me 71 vota në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para nuk arriti të sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve. Zgjedhja e tij u kundërshtua ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën duke hedhur gaz lotsjellës.

    Në pjesën e parë të seancës, deputetët e opozitës njëri pas tjetrit diskutuan kundër zgjedhjes së Thaçit në postin e presidentit, duke e akuzuar atë dhe kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafa, për veprime të dëmshme kundër Kosovës. Në debatet e tyre, ata vunë theksin te marrëveshjet e arritura në bisedimet me Serbinë, si dhe atë për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

    Deputetët e opozitës shfaqën dyshimin se kandidati për president, Hashim Thaçi, mund të ketë bërë lëshime të reja përballë Listës serbe në shkëmbim të votës së tyre në favor të zgjedhjes së tij.

    Derisa po zhvilloheshin raundet e votimeve, jashtë parlamentit, policia përdori gazin lotsjellës dhe “topat e ujit” për të shpërndarë grupe protestuesish që hodhën shishe me benzinë në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Të paktën 11 pjesëtarë të policisë dhe një protestues janë lënduar gjatë përleshjeve.

    Hashim Thaçi detyrën e presidentit e mori më 7 prill 2016, pas betimit solemn në Kuvendin e Kosovës.

    Para se të bëhej president, Thaçi ka qenë një vit zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme (2014-2015), si dhe kryeministër i Republikës së Kosovës në dy mandate (2007-2014).

    Thaçi ka qenë kryetari i parë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe është rizgjedhur vazhdimisht kryetar i partisë, deri më dorëheqjen e tij më 26 shkurt 2016, para se të votohej për president të Kosovës.

    Hashim Thaçi ka shpallur Kosovën shtet të pavarur më 17 shkurt 2008, ka udhëhequr ekipin e Kosovës në bisedimet në Rambouillet në shkurt 1999 dhe ka qenë udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të luftës 1997 – 1999. Thaçi ishte lideri politik më i votuar në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.

    Si kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëhequr dialogun politik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që më 19 prill 2013, rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Për angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, në vitin 2014, Hashim Thaçi është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe nga kongresistë dhe senatorë amerikan, si dhe nga përfaqësues të Parlamentit Evropian.

    Karriera politike e Hashim Thaçit fillon me angazhimin e tij në Lëvizjen Popullore të Kosovës (LPK), lëvizje politike kjo që synonte emancipimin e pozitës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

    Si student në Universitetin e Prishtinës, Thaçi u bë lider i Lëvizjes Studentore në periudhën mes viteve 1990 dhe 1993, vite këto kur pushteti i Beogradit mbylli institucionet arsimore universitare në gjuhën shqipe, ndërsa Universiteti i Prishtinës filloi të vepronte jashtë sistemit institucional.

    Më 1991, Thaçi zgjidhet prorektor-student i Universitetit të Prishtinës, ku jep kontribut në strukturimin dhe zhvillimin e procesit paralel mësimor universitar. Hashim Thaçi është njëri ndër themeluesit e organizatës politiko-ushtarake, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Nga viti 1997, Hashim Thaçi ishte udhëheqës i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë cilësi, ai kryesoi delegacionin e Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të mbajtur në Rambouillet të Francës, nga 6 deri më 22 shkurt 1999. Pas luftës, Hashim Thaçi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nga 1999 – 2000.

    Thaçi ka qenë anëtar i Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), strukturë kjo e përbashkët qeverisëse e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe klasës politike kosovare, deri më 2001 kur u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare në Kosovën e pasluftës.

    Në tetor të vitit 1999, Hashim Thaçi ishte ndër themeluesit e Partisë së Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK). Në kuvendin e parë zgjedhor të partisë, në vitin 2000, partia e ndryshoi emrin në Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Hashim Thaçi u zgjodh kryetar i saj, post të cilin e mbajti deri më 26 shkurt 2016.

    Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit që përfaqësoi Kosovën në procesin negociator të udhëhequr nga Emisari Special i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, që negocioi statusin politik të Kosovës, 2005 – 2007.

    Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Hashim Thaçi u zgjodh kryeministër i Qeverisë së Kosovës. Kurse, më 17 shkurt 2008, kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur.

    Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Më 5 nëntor të vitit të kaluar Thaçi dha dorëheqje nga pozita e Presidentit, për t’u nisur menjëherë drejt Hagës, për shkak të aktakuzës si i dyshuar për “krime lufte”.

    Në konferencën e fundit si President, ai tha se nuk do të lejonte të dilte si President i Kosovës në bankën e të akuzuarve para Gjykatës Ndërkombëtare.

  • Granti i katërt s’është realizuar ende – AKK fajëson Kurtin e Muratin

    Granti i katërt s’është realizuar ende – AKK fajëson Kurtin e Muratin

    Kërkesa e kamotshme e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për formimin e grantit të katërt nuk është realizuar. Për këtë dështim, AKK po fajëson ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton EO.

    Problem tjetër për nivelin lokal janë Kontrata kolektive e Ligji për Prokurim Publik.

    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë për Ekonomia Online se formimi i grantit të katërt nuk është jetësuar ende dhe se dëmet janë të mëdha për nivelin lokal.

    Ndonëse thotë se kanë marrë premtime nga Kurti e Murati për këtë Projektligj, të njëjtit e kanë tërhequr mbrapa.

    “Granti i katërt në takimin që është mbajtur më shtator të vitit 2022 në atë kohë granti i katër përkatësisht që është Ligji për Financa Lokale ka qenë i paraparë të amandamentohet dhe të finalizohet dhe të aprovohet në kuvendin e Kosovës. Pas takimit që kryetarët e Komunave në atë kohë që kanë pas me kryeministrin Kurti prezent ka qenë edhe ministri Murati pas atij takimi pas disa javësh, ministri Murati ka vendos që ta tërheq projektligjin për Financa Lokale nga strategjia legjislative dhe në atë kohë është ndaluar të punohet në këtë projektligj. Kjo ka qenë kërkesa kryesore dhe është kërkesa kryesore e kryetareve të Komunave ku ne nuk kemi marrë përgjigje edhe pse kryeministri në takime paraprakë është zotuar se në të gjitha kërkesat e kryetareve do të ktheje përgjigje me shkrim deri më tani nuk ka ndodhur”, thotë Ibrahimi, teksa evidenton edhe një problem tjetër të komunave. Bëhet fjalë për kontratën kolektive kundrejt punonjësve të arsimit në Kosovë.

    Kontrata kolektive parasheh disa përfitime financiare për punonjësit e arsimit – nga pagesa për shujtat ushqimore apo për shpenzimet e udhëtimit deri te paga shtesë pas pensionimit.

    Me ligj, këto përfitime duhet të paguhen nga komunat, të cilat janë punëdhënës të punëtorëve të arsimit.

    “Problemi tjetër serioz ku komunat ballafaqohen jashtëzakonisht shumë me probleme financiare është kontrata kolektive. Edhe këtë vit me dhjetëra miliona euro kanë me ju marrë komunave padrejtësisht edhe pse kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror, këto janë dy kërkesa kryesore nga Komunat e Kosovës drejtuar nivelit qendror dhe ku kërkojnë zgjidhje po zgjidhje ende nuk kemi”, u shpreh Ibrahimi.

    Dëme të mëdha sipas Ibrahimit po u shkakton edhe Ligji për Prokurim Publik, për shkak se Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk i kthen përgjigjet me kohë.

    “Çështja tjetër është ligji për Prokurim Publik. Po kemi probleme sa i përket zbatimit të ligjit mbi Prokurimin Publik për shkak burokracive të parapara në ligjin aktual dhe në bashkëbisedim me kryetaret e komunave, Organi Shqyrtues i Prokurimit pothuajse në shumicën e rasteve nuk i kthen përgjigjet me kohe dhe pastaj po vonohen procedura. Problem tjetër që është identifikuar nga kryetaret e Komunave, është bartja me vonesë e mjeteve financiare nga niveli qendror në nivelin lokal”, tha Ibrahimi.

  • ​Qytetarët nga ky vit ngarkohen me tatimin e tokës bujqësore, kjo s’vlen për komunat në veri

    ​Qytetarët nga ky vit ngarkohen me tatimin e tokës bujqësore, kjo s’vlen për komunat në veri

    Nga ky vit qytetarët janë të obliguar të paguajnë edhe tatimin në pronë për parcelat bujqësore, mirëpo ky obligim nuk vlen edhe për qytetarët e katër komunave në veri të vendit. Nga Ministria e Financave kanë bërë të ditur për KosovaPress, se nga ky vit të gjithë pronarët e tokave, në gjithë territorin e Kosovës, do të paguajnë tatim për pronën bujqësorë, pavarësisht faktit se janë apo jo njësi parcele bujqësore të kultivuara.

    Për këtë vendim të Ministrisë, kanë folur edhe disa kryetarë të komunave, të cilët nuk e kanë mirëpritur, ndërsa disa të tjerë, thonë se është në të mirën e komunës.

    E qytetarët ende nuk kanë informacione për këtë vendim.

    Udhëheqës i Divizionit për Çështje Ligjore të Tatimit në Pronë, Vehap Hashani ka dhënë detaje për KosovaPress, lidhur me këtë obligim tatimor.

    “Në gusht të vitit 2023, Ligji Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme është ndryshuar dhe plotësuar përmes Ligjit Nr. 08/L-224, me ç’rast pronat bujqësore, përkatësisht parcelat (tokat) bujqësore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tatimohen, pavarësisht faktit se janë apo jo njësi parcele bujqësore të kultivuara. Përjashtimisht, tatimi në pronë për asnjërën nga kategoritë e pronave nuk zbatohet në katër komunat veriore të Kosovës për arsye politike”, thotë Hashani në një përgjigje me shkrim për KosovaPress.

    Për më tepër, ai ka shtuar se këto njësi të parcelave i nënshtrohen edhe lirimit tatimor në vlerë deri në pesëdhjetë mijë (50,000) euro pra, personi fizik konkretisht fermeri.

    “Rrjedhimisht me ndryshimet e reja ligjore, tokat bujqësore duke filluar nga viti tatimor 2024 tatimohen, megjithatë këto njësi të parcelave i nënshtrohen edhe lirimit tatimor në vlerë deri në pesëdhjetë mijë (50,000) euro, pra personi fizik, konkretisht fermeri, përcakton se cilën njësi bujqësore kërkon ta lirojë deri më 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor dhe komuna e liron deri në lartësinë e vlerës së vlerësuar që ka toka bujqësore por jo më shumë se pesëdhjetë mijë (50,000) euro”, shton Hashani.

    Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është shprehur i shqetësuar lidhur me këtë vendim. Sipas tij, ky obligim po i ngarkon bujqit në masë të madhe, derisa ka treguar edhe çmimin për zona.

    Latifi për KosovaPress, thotë se po kërkojnë me insistim nga Qeveria që sektorin e bujqësisë ta ketë me prioritet.

    “Tatimi mbi pronën ose parcelat në bujqësi ka qenë e kahershme, mirëpo zbatimi i këtij vendimi fillon nga ky vit dhe natyrisht se e ngarkon fermerin, bujkun tonë, dhe kur jemi tek Komuna e Rahovecit, pasi numri i bujqve është shumë i madh. Shembull në komunën tonë për 1 hektar, ne e kemi të ndarë në tre zona, e para është 78 euro për hektar, e dyta 60 euro dhe e treta ka 48 euro për hektar. 78 euro për hektar natyrisht se është ngarkesë dhe do të përpiqemi të kultivojmë praktika pozitive që njëfarë mënyre ia mundësojnë që ta ndjen më të lehtë këtë barrë të re që ka bujku jonë, por në qoftë se kjo nuk shoqërohet me përkrahjen në forma tjera nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për bujqit tanë, atëherë natyrisht se e vështirëson…01:44 Buxheti i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, nuk është se e bënë krenar bujkun e Republikës së Kosovës… Ne kemi kërkuar me insistim dhe po kërkojmë edhe tash për Qeverinë e Republikës së Kosovës me prioritet numër një duhet me qenë bujqësia, sepse zhvillimi intensiv i bujqësisë, përveç se ndikon në punësim ndikon edhe në bruto produktin vendor”, deklaron Latifi.

    Se ky vendim po i rendon bujqit e thotë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Ndonëse ky obligim nuk është mirëpritur nga kjo komunë, ai thotë se vendimet që vinë nga lartë duhet zbatuar.

    “Gjitha vendimet që vinë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ato vendime që merren në Parlamentin e Kosovës ne jemi të obliguar t’i zbatojmë. Është e vërtetë që kohën e fundit tokat bujqësore nuk punohen shumë, ka me pas një ngarkesë më të madhe bujqit e Kosovës, por sidoqoftë vendimet që vinë nga lart ne duhet t’i zbatojmë…Është e vërtetë se rendohen, por sidoqoftë vendimet nga lartë ne duhet t’i zbatojmë, dëmtohen bujqit, por duhet të fillojmë të punojmë edhe tokën”, thotë Muharremaj.

    Ndërkaq, informacione lidhur me këtë nuk pati kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, megjithatë, ai thotë se këto vendime krijojnë të hyra nga burimet vetanake dhe është e mirë për komunën.

    “Sa i përket tatimeve, kjo ndërlidhet më shumë me tatimin në pronë dhe është një e hyrë nga burimet vetanake për Komunën e Prizrenit. Unë informacionin nuk e kam, mirëpo në qoftë se Ministria ka marrë një vendim të tillë atëherë natyrisht se komunat do ta zbatojnë, implementojnë, sepse krijon të hyra nga burimet vetanake”, thotë Totaj.

    Lidhur me këtë informacione nuk kanë as qytetarët.

    Qytetari Sadik Grajqevci derisa thotë se nuk ka informacione për këtë vendim, derisa shton se ky vendim nga ana Ministrisë së Financave nuk është i drejtë.

    “Pse unë të paguaj për tokë timen shtetin, ai shteti duhet të më paguajë dhe jo unë”, thotë Grajqevci.

    Edhe qytetarë të tjerë kanë thënë mbrapa kamerave të KosovaPress-it se nuk janë të njoftuar lidhur me këtë njoftim.

  • Sot mbahet Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor në Londër, merr pjesë edhe Kurti

    Sot mbahet Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor në Londër, merr pjesë edhe Kurti

    Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 do të mbahet sot në selinë e BERZH-it në Londër. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen

    Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati do të marrin pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024.

    “Ai, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare. Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji; Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në BERZH dhjetë vjet më parë, në shkurt 2014 dhe, për herë të parë, mblodhi së bashku të gjithë kryeministrat e rajonit.

    Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in. Sot, BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.

    Pika kryesore tradicionale e Samitit – “Sesioni i Kryeministrave” interaktiv – do të shohë që liderët rajonalë dhe presidenti i BERZH-it t’i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investime në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit, ku përfshihen Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina,Kosova Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

  • Sot seanca e fundit gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

    Sot seanca e fundit gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

    Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca përfundimtare ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

    Konjufca po akuzohet për këtë veprim gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë bashkë me partinë së cilës i përket, Lëvizjen Vetëvendosje, në periudhën kur po protestonte kundër miratimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.