ATV

Author: ATVLive

  • Kosovarët shpenzuan mbi 1 milion euro në Selanik

    Kosovarët shpenzuan mbi 1 milion euro në Selanik

    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare për Biznes ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 .

    Sipas tij, Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti.

    “Greqia po bëhet vendi më I preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti, që mesatarishtë në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për vikend për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të greqisë,mesatarishtë po shpenzojn mbi 1 milionë€ për konsume ,sigurime të makinave dhe shoping sipas një studimi të AKB-ës”, shkruan në njoftimin zyrtar.

    Sipas Shahinit, këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8€.

  • Zjarrfikësve u duhen edhe 3 deri 5 orë për ta shuar tërësisht zjarrin në Fabrikën e Plastikës në Drenas

    Zjarrfikësve u duhen edhe 3 deri 5 orë për ta shuar tërësisht zjarrin në Fabrikën e Plastikës në Drenas

    Në Korreticë të Epërme të Drenasit, një ditë pas zjarrit që kaploi Fabrikën e Plastikës te Parku i Biznesit, zjarrfikësit ende janë duke bërë intervenimet për të lokalizuar zjarrin, raporton gazetarja e ATV-së, Sara Shehu, nga vendi i ngjarjes.

    “Sipas të dhënave zyrtare të Policisë nuk pati të lënduar. Brenda objekti të dëmtuar, ende vazhdon të ketë tym, ku zjarrfikësit me mjetet e tyre po vazhdojnë me intervenimin e tyre për të lokalizuar zjarrin, i cili deri më tani, ende nuk është shuar 100 për qind. Brigada e zjarrfikësve në Drenas kanë deklaruar se u duhen së paku edhe 3 deri në 5 orë e tërësishëm të zjarrit”, njoftoi gazetarja Shehu.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, pronari i Fabrikës së Plastikës, Arian Shabani, e ka konfirmuar për ATV-së se dëmet e shkaktuar nga zjarri kalojnë 10 milionë euro. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë:

  • Aksident i rëndë në ShBA / Autobusi i shkollës përplaset me kamion, pesë të vdekur, përfshirë tre fëmijë

    Aksident i rëndë në ShBA / Autobusi i shkollës përplaset me kamion, pesë të vdekur, përfshirë tre fëmijë

    Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, vdiqën në perëndim të shtetit Illinois të ShBA-së, kur një autobus i nxënësve dhe një kamion u përplasën mes vete në një autostradë të hënën, thanë autoritetet.

    Autobusi ishte duke udhëtuar drejt lindjes, kur e kaloi vijën e mesit në rrugën “Route 24” dhe doli në shiritat me kah të kundërt “për arsye të panjohur” dhe në vijën e kamionit që po transportonte rërë, tha zyrtari policor, Jody Huffman, në një konferencë për gazetarë.

    Të dyja automjetet u kapluan nga zjarri pas përplasjes. Aksidenti ndodhi rreth orës 11:30 paradite në Rushville, rreth 95 kilometra në perëndim të qytetit Springfield, raporton agjencia “Associated Press”.

    Të gjithë personat që ndodheshin në autobus – tre fëmijë dhe vozitësi – si dhe vozitësi i kamionit mbetën të vdekur.

    “Nuk ka vërtet fjalë në këtë kohë që mund të thuhen. Kur keni humbje jete si kjo, është shkatërruese” – tha zyrtari policor në distriktin Schuyler, Bill Redshaw.

    Shkaktari i aksidentit mbeti duke u hetuar të hënën pasdite.

  • Shëndeti fizik tek fëmijët ne gjendje kritike – Fëmijët kosovar janë 40% më pak të zhvilluar se sa vendet e rajonit

    Shëndeti fizik tek fëmijët ne gjendje kritike – Fëmijët kosovar janë 40% më pak të zhvilluar se sa vendet e rajonit

    Në Komisionin për arsim shkencë, teknologji, inovacion, kulturë, rini dhe sport ku është diskutuar për gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve, përfaqësues të Fakultetit të Edukimit Fizik kanë kërkuar që të rritet numri i orëve në shkolla për lëndën e edukimit fizik.

    Kjo sipas tyre është e nevojshme për shëndetin fizik dhe po ashtu në aspektin mendor të fëmijëve.

    Aktualisht në Kosovë janë 2 orë në javë edukim fizik, ndërsa është thënë se në Kroaci i kanë 5 orë në javë.

    Mungesa e aktivitetit të mjaftueshëm fizik dhe përdorimi i teknologjisë, sipas përfaqësuesve të Fakultetit të Edukimit Fizik, po ndikojnë në obezitetin e fëmijëve dhe po ashtu problemet tjera shëndetësore.

    Musa Selimi, Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP, tha se situat e fëimjeve në këtë cështje është kritike dhe duhet të ndërmerren masa.

    Ai tha se nga parametrat e matura gjendja tek fëmijët është shqetësuese.

    Ai tha se dy orë edukatë fizike në javë në shkolla janë të pamjaftueshme dhe se orët në shkolla duhet të shtohen. Ai shtoi se nevojiten rreth 60 minuta në ditë aktivitet fizik për fëmijët.

    “Arsyet pse kemi kërkuar këtë takim është nevoja që të ndryshojmë gjendjen kritike tek fëmijët tanë në edukim dhe sport. Ne parametra që kemi matur kemi ardhur ne përfundim që me vendin e rajoni jemi shumë larg. Në hulumtimin e fundit del që 40 për qind e përfomancën fizike, fëmijët tanë janë më pak të zhvilluar se të tjerët në rajon. Mendoj se është një situatë kritike. Kemi realizuar edhe një projekt nga ambasada amerikane dhe te dhënat na dërgojnë në një situatë kritike. Ne kemi ardhur që këtë hall që ka vite që e diskutojmë në mënyra të ndryshme në vend e takime të ndryshme por kemi hasur në vesh të shurdhër”, tha ai.

  • Prizren, qytetari e dorëzon në polici kuletën e gjetur me para dhe dokumente personale

    Prizren, qytetari e dorëzon në polici kuletën e gjetur me para dhe dokumente personale

    Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet E.B., ka dorëzuar në polici një kuletë të cilët e kishte gjetur me para dhe dokumente personale.

    Siç ka njoftuar policia, në kuletë kishte 50 dollarë, 20 euro, para metalike prej 3.45 euro si dhe dokumente personale: letërnjoftimin dhe kartelën e bankës.

    “Ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren. Personit që i kishte humbur kuleta ishte F.B., nga Prizreni”, thuhet në komunikatën për media.

    Pranim-dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren.

    “Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin F.B., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë”, thuhet tutje.

  • Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotot

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotot

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për një rast vjedhje të raportuar në nëntor të vitit 2023.

    Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotografi të të njëjtit dhe ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes, qytetarët të kontaktojnë në numrin 192.

    “Njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje të raportuar në nëntor të vitit 2023. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.

  • ​Gjiganti anglez kërkon Albion Rrahmanin

    ​Gjiganti anglez kërkon Albion Rrahmanin

    Albion Rrahmani pritet që shumë shpejtë të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij. Ai mund të kalojë në kampionatin anglez të futbollit, Premier Ligë. Mediumi rumun “Fanatik” ka mësuar se Albion Rrahmani është në radarin e një skuadre angleze.

    Sulmuesi i blerë për 600 mijë euro nga Rapid Bukureshit pati një impakt të madh te “Giulesti”, duke arritur të shënonte 13 gola në 15 ndeshjet e kampionatit që luajti te Rapidi, përcjellë KosovaPress.

    “Fanatik” ka mësuar se Albion Rrahmani ka hyrë në radarin e një skuadre të top 5 Premier Ligës. Për sulmuesin kosovar interesim ka shprehur Aston Villa.

    “Interesim i madh për Rrahmanin nga Aston Villa. Sipas burimeve tona, Aston Villa është interesuar për Rrahmanin”, shkruan mediumi rumun.

  • Ky është personi që ndërroi jetë në aksidentin e rëndë në Vushtrri

    Ky është personi që ndërroi jetë në aksidentin e rëndë në Vushtrri

    Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të vona, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe 3 të tjerë janë të lënduar rëndë.

    Viktima është Mentor Merovci nga Vushtrria.

    I ndjeri ishte praktikues i madh i fesë islame, po ashtu humanistë i njohur.

    Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Vushtrrisë dhe janë përfshirë 3 vetura, ku dy prej tyre kanë pësuar më shumë.

  • Kurti: 15 stacione të internetit u vendosën në veri

    Kurti: 15 stacione të internetit u vendosën në veri

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë vendosur 15 stacione bazë të internetit nga Telekomi në veri.

    Ai ka shkruar në Facebook të martën se ka vizituar fshatin Çabër të Zubin-Potokut, ku u bë zëvendësimi i stacionit bazë, duke shtuar se Telekomi udhëhiqet nga cilësia e shërbimit publik, e jo “nga përfitimi financiar vetjak”.

    “140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut. U bë zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel. Për një montim të këtillë dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit e Telekomit nuk punonin. Tash, punëtorët e Telekomit instaluan edhe 15 stacione bazë të reja në veri, nga vetëm pesë sosh sa ishin më parë. Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga mbulimi dhe cilësia e shërbimit publik dhe jo thjesht nga përfitimi financiar vetjak. Komunikimet elektronike janë e drejtë dhe nevojë e qytetarëve të cilat Telekomi i Kosovës i bën mundësi dhe garanci për qytetarët. Vitet 2024 dhe 2025 janë vite të Kosovës 5G. Vala në çdo cep të shtetit, në çdo vend të Republikës”, ka thënë kryeministri.

    Ai ka shkruar tutje se Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, u ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të jenë në shërbim të publikut, “e jo të oligarkëve që duan të vazhdojnë të rrjepjen dhe gjymtimin e Telekomit”.

  • Inaugurohet Qendra Trajnuese për Siguri Kibernetike, Kurti: Arritje domethënëse në këtë rrugëtim

    Inaugurohet Qendra Trajnuese për Siguri Kibernetike, Kurti: Arritje domethënëse në këtë rrugëtim

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i lumtur për inaugurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë, raporton EO.

    Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit, shefi i Qeverisë tha se kjo qendër paraqet një angazhim e përkushtim dhe një arritje e mundësi domethënëse në këtë rrugëtim.

    “Epoka digjitale ka sjell mundësi të papara për progres dhe zhvillim, por edhe sfida të mëdha për mbarë njerëzimin. Nga sulmet kibernetike të sponzoruara nga shtetet jodemokratike, deri te rrjetet e sofistikuara të krimit kibernetik, bota ballafaqohet me situata të cilat kanë ndikim në ekonomitë e shteteve që cenojnë procese demokratike dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe përderisa teknologjia vazhdon të përparojë, hendeku i aftësive në fushën e sigurisë kibernetik shkon duke u zgjeruar. Trajnimi dhe edukimi i profesionistëve dhe përdoruesve të teknologjisë, është rruga e vetme për kapërcimin e këtij hendeku në mënyrë që ata të pajisen me njohuritë dhe mjetet që u nevojiten për t’u mbrojtur në mënyrë efektive nga kërcënimet kibernetike”.

    “Inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike paraqet një angazhim e përkushtim dhe një arritje e mundësi domëthenëse në këtë rrugëtim. Viti i kaluar ka qenë vit i progresit në zhvillimin e shumë iniciativave dhe politikave tona në fushën e sigurisë kibernetike. Në shkurt e miratuam Ligjin për Sigurinë Kibernetike që krijon bazën për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës, ligji parasheh themelimin e institucioneve kyçe shtetërore përgjegjëse për këtë fushë, përcaktimin e obligimeve për entitetet e insfrastrukturës kibernetike dhe definimin e procedurave për menaxhimine e incidienteve kibernetike. Në muajin nëntor, kuvendi miratoi edhe plotësim ndryshimet e kodit penal për të përfshirë në to nenet e krimeve kibernetike në bazë të konventës së Budapestit”, tha Kurti.