ATV

Author: ATVLive

  • E braktisi fëmijën e saj, arrestohet e dyshuara

    E braktisi fëmijën e saj, arrestohet e dyshuara

    Është arrestuar një femër kosovare në Fushë Kosovë me dyshimin se e braktisi fëmijën e saj duke e lënë vetëm në banesë.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

    Fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale është dërguar tek një familjar i tij.

    “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia.

  • Ndahet buxheti për rinovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore

    Ndahet buxheti për rinovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore

    Është miratuar kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për ndarjen e 520 mijë eurove për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruktimi i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore”.

    Nga Ministria bënë të ditur se ky buxhet do të shfrytëzohet për renovimin e hapësirave të IML-së që ishin dëmtuar si pasojë e incidentit me zjarrin në nëntor të vitit të kaluar, mirëpo në të njëjtën kohë do të intervenohet në tërë objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

    “Ky renovim do të realizohet në bazë të projektit të përgatitur nga departamenti i inxhinieringut në MD, i cili përfshin rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Universitetit të Prishtinës për vlerësimin e dëmeve dhe rritjen e sigurisë së objektit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

    Në njoftim Ministria e Drejtësisë ka dhënë detaje se cilat do të jenë pikat kryesore që do të investohen.

    “Pikat kryesore në të cilat do te investohet do të jenë instalimi i sistemit kundër zjarrit, instalimi i sistemit të ri elektrik, vendosja e ventilimit qendror, përmirësimi i kushteve dhe funksionalizimi i sallave të autopsisë, si dhe ridizajnimi i hapësirave të brendshme të punës në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, vijon njoftimi.

    Ndryshe, për zjarrin që kishte shpërthyer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet.

  • Ministri Peci nënshkruan Udhëzim Administrativ lidhur me kafshët

    Ministri Peci nënshkruan Udhëzim Administrativ lidhur me kafshët

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar sot një Udhëzim Administrativ lidhur me kafshët.

    Sipas një postimi të tij, ky Udhëzim ka të bëjë me përcaktimin e rregullave të Identifikimit dhe Regjistrimit të Kafshëve.

    “Mundësohet gjurmueshmëria, ri-regjistrimi i tërësishëm i fondit blegtoral, si dhe menaxhohet në mënyrë transparente çështja e matrikulave e nga ana tjetër eleminohen abuzimet me numrat e matrikulave tek kafshët”, ka thënë Ministri Peci.

    “Andaj fermerë e blegtorë, nuk do të keni asnjë pengesë rreth matrikulimit për të aplikuar në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024”, shtoi më tutje ai.

    Ku udhëzim, do të hyjë në fuqi pas shtatë ditëve kur publikohet në gazetën zyrtare.

  • Kuvendi sot bashkon të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

    Kuvendi sot bashkon të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme

    Këtë të premte, Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës organizon një seancë të veçantë në sallën plenare të Kuvendit. Tema e diskutimit është “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”, e cila do të bashkojë të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme.

    Grupi Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës këtë të premte do të mbajë një seancë ndryshe nga ato atë të zakonshmet.

    Kjo seancë shënjuese do të bashkojë të gjitha ish-deputetet e legjislaturave të mëparshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me temën “Historia e deputeteve në Kuvendin e Kosovës – përparim dhe proces”.

    Seanca mbahet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

    Siç bëhet e ditur në njoftimin e Kuvendit, seanca do të nisë në ora 11:00.

    Fjalimet hyrëse do të mbahen nga Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe Tinka Kurti, kryetare e Grupit të Grave Deputete.

    “Po ashtu fjalime do të mbajnë: Albana Gashi nga LVV, Flora Brovina nga PDK, Besa Gaxherri nga LDK, Teuta Haxhiu nga AAK dhe Müfera Srbica-Şinik nga Grupi Multietnik. Ky aktivitet përkrahet nga UNWOMEN në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kuvendi të Kosovës.

  • ​“Shqipëria-destinacioni ideal për udhëtarët që kërkojnë autenticitet dhe aventura”

    ​“Shqipëria-destinacioni ideal për udhëtarët që kërkojnë autenticitet dhe aventura”

    Zhytuni në zemër të një destinacioni ende pak të njohur në Evropë: Shqipërisë. Vendi i aventurave dhe peizazheve që të lënë pa frymë dhe një perlë për të apasionuarit e udhëtimeve, shkruan në një artikull revista franceze e udhëtimeve “A Vous Poitiers”.

    Duke udhëtuar në rrugët e saj gjarpëruese, mes maleve madhështore, liqeneve të kaltra dhe brigjeve të egra të detit Jon, Shqipëria ju premton kujtime të paharrueshme. Përgatituni të eksploroni një sërë kulturash, historish dhe peizazhesh mes gjurmëve të natyrës së pacënuar dhe mikpritjes së pashembullt.

    ITINERARI

    Filloni aventurën tuaj në Tiranë, kryeqytetin plot ngjyra, përpara se të niseni në jug, ku mund të shijoni brigjet e pacenuara të Rivierës Shqiptare. Mes plazheve sekrete dhe vendeve arkeologjike, itinerari juaj do të jetë sa i larmishëm aq edhe magjepsës. Zbuloni vendet e njohura si Saranda dhe mrekullitë e fshehura si Parku Kombëtar i Llogarasë, që ofron një kombinim perfekt mes aventurës dhe relaksit.

    BREGDETI I JONIT

    Vija bregdetare shqiptare është ende e panjohur, por është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në Evropë. Nga ujërat e kristalta të Ksamilit e deri te qetësia e Dhërmiut, çdo ndalesë në këtë shtrirje bregdetare të Jonit ka pjesën e saj të surprizave. Gjeni kohë për t’u zhytur në ujin e pastër kristal dhe për t’u çlodhur në plazhet që nuk kanë asgjë për t’u pasur zili fqinjëve të tyre grekë. Gjithashtu, mos humbisni fshatin piktoresk të Himarës, një vend i përsosur për të shijuar ushqime të freskëta deti dhe përjetuar kulturën vendase shqiptare. Udhëtimi në Shqipëri do t’ju mundësojë gjithashtu të vizitoni vende të tilla si Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, një dëshmi historike që integrohet në mënyrë harmonike në peizazhin bregdetar.

    PEIZAZHET MALORE

    Përtej plazheve, malet e Shqipërisë ofrojnë një panoramë të jashtëzakonshme për adhuruesit e natyrës. Rrugët gjarpëruese të veriut, si ato që të çojnë në Luginën e Valbonës apo Parkun Kombëtar të Thethit, ofrojnë pamje mahnitëse dhe eksperienca të paharrueshme. Veriu i Shqipërisë është gjithashtu vendi i traditave shekullore ku mund të takoni komunitetet lokale dhe të ndani një moment të përditshmërisë së tyre. Këto rajone malore ofrojnë një shpirt të thellë dhe autentik për çdo udhëtar në kërkim të autenticitetit.

    TRASHËGIMIA HISTORIKE DHE KULTURORE

    Udhëtimi në Shqipëri nuk do të ishte i plotë pa eksploruar trashëgiminë e pasur që mbulon vendin. Vendet e lashta si Apolonia apo Butrinti janë ndër vendet kryesore për t’u vizituar, që do t’ju kthejnë pas në kohë. Këto mbetje arkeologjike, disa prej të cilave janë përfshirë në listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, janë dritare që hapen në disa mijëvjeçarë të historisë. Për një eksperiencë të gjallë kulturore vizitoni muzetë e Tiranës dhe qytetin e vjetër të Beratit, i quajtur ndryshe “qyteti i një mijë dritareve”. Këto mjedise historike ndërthurin arkitekturën e stilit osman, ndikimet italiane dhe kujtimet e epokës komuniste, duke formuar një peizazh unik urban. Udhëtimi drejt Shqipërisë është një mundësi për të kuptuar më mirë aspektet e shumta të historisë evropiane.

    GASTRONOMIA LOKALE DHE MIKPRITJA MIQËSORE

    Shqipëria ofron një kuzhinë të shijshme me produkte vendase. Restorantet e vogla lokale ofrojnë pjata tradicionale mesdhetare me ndikime orientale. Ju mund të provoni gatimet tradicionale shqiptare duke filluar nga byreku deri te ushqimet e freskëta të detit. Shqiptarët shquhen për mikpritjen e tyre. Ndarja e një vakti me ta është shpesh sinonim i momenteve të paharrueshme. Shqipëria është vendi i kontrasteve dhe zbulimeve. Mes peizazheve madhështore, pasurisë kulturore dhe gastronomisë mahnitëse, ky destinacion ballkanik ju pret të zbuloni sekretet e tij.

  • Aktorja e famshme zbulon se është prekur nga kanceri në gji

    Aktorja e famshme zbulon se është prekur nga kanceri në gji

    Aktorja Olivia Munn ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer në gji.

    Ylli 43-vjeçar zbuloi se ajo i është nënshtruar një operacioni dhe një mastektomie të dyfishtë, pasi një mamografi vitin e kaluar çoi në diagnozën.

    “Në dhjetë muajt e fundit kam pasur katër operacione, aq shumë ditë të kaluara në shtrat që as nuk mund t’i numëroj dhe kam mësuar më shumë për kancerin, trajtimin e kancerit dhe hormonet sesa mund ta imagjinoja ndonjëherë,” ndau Munn në një postim në Instagram.

    Ajo tha se diagnoza e saj erdhi pasi gjinekologu i saj vendosi të llogarisë rezultatin e vlerësimit të rrezikut të kancerit të gjirit.

    “Është fakt që më shpëtoi jetën”.

  • KQZ-ja mban mbledhjen e radhës, do të shqyrtohet miratimi i Këshillit Mbikëqyrës për votimet në veri

    KQZ-ja mban mbledhjen e radhës, do të shqyrtohet miratimi i Këshillit Mbikëqyrës për votimet në veri

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 10:30.

    Në rendin e ditës janë një sërë pika ku më kryesorja është pika e gjashtë, që thotë “Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikëqyrës për IP, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, njofton Klankosova.tv.

    Ndërkaq ky është rendi i ditës i mbledhjes së KQZ-së:

    Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-sëShqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 14/2024Aktivitetet e SKQZAktivitetet e Zyrës
    – Raporti njoftues për pranimin e Raporteve vjetore financiare 2023, të dorëzuara nga subjektet politike

    Raport i Këshillave të KQZ
    5.1.Këshilli për Personel

    Njoftim lidhur me shqyrtimin e Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet 2025-2027

    5.2.Këshilli për Operacione Zgjedhore

    -Njoftim lidhur me shqyrtimin e Shqyrtimi e Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet

    2025-2027

    -Analizë e modhës dhe gjinisë për vëzhguesit e subjekteve politike në Zgjedhjet e vitit 2021

    5.3.Këshilli për Buxhet dhe Financa

    – Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizes Afatmesme te Shpenzimeve per vitet 2025-2027

    Shqyrtimi dhe miratimi i formimit të Këshillit Mbikqyrës për IP, për për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e VeriutShqyrtimi dhe miratimi i ftesës së IDEA për të marrë pjesë në Konferencë “Roli i inteligjencës artificiale në proceset zgjedhore?”, që do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë më 16 prill 2024Të ndryshme

  • ​Lazio zgjedhe trajnerin e ri

    ​Lazio zgjedhe trajnerin e ri

    Burime të shumta në Itali raportojnë se Lazio ka rënë dakord për një kontratë 18-mujore me trajnerin e ri Igor Tudor, por ai do të marrë drejtimin e skuadrës vetëm pas ndeshjes së kësaj fundjave me Frosinonen.

    Klubi u detyrua të gjente një teknik të ri pasi Maurizio Sarri dha dorëheqje të martën pasdite, pas katër humbjeve radhazi në të gjitha garat, përcjellë KosovaPress. Ndihmës trajneri Giovanni Martusciello dhe pjesa tjetër e stafit të tij kishin mbetur për t’u përgatitur për ndeshjen e Serisë A të kësaj fundjave.

    Sipas “Sky Sport Italia”, Martusciello do ta drejtojë skuadrën për ndeshjen e Frosinone-s, por trajneri i ardhshëm është zgjedhur tashmë në një samit të mbrëmjes së djeshme mes Tudor, agjentit të tij dhe presidentit Claudio Lotito .

    Më e rëndësishmja, është një kontratë 18-mujore që zgjat deri në qershor 2025, me një opsion për t’u zgjatur për një vit tjetër.

    Tudor nuk ishte përgatitur të pranonte një marrëveshje afatshkurtër deri në fund të sezonit.

    Është një rikthim në Serie A për Tudorin, ish-mbrojtësin kroat 45-vjeçar, punët e mëparshme të të cilit si trajner përfshijnë Galatasaray, Udinese , Hajduk Split, Hellas Verona dhe së fundmi Olympique Marseille.

    Ai ishte gjithashtu ndihmës menaxher nën Andrea Pirlon në Juventus në 2020-21.

  • ​Kupa e Kosovës/ Sot mësohen çiftet gjysmëfinale

    ​Kupa e Kosovës/ Sot mësohen çiftet gjysmëfinale

    Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet sot në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi vet Federata e Futbollit të Kosovës, transmeton KosovaPress.

    Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje.

  • ​Sot hodhët shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

    ​Sot hodhët shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

    Shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të hidhet sot. Tashmë janë mësuar tetë skuadrat që do të jenë pjesë e shortit dhe ato janë Arsenali, Atletico Madridi, Barcelona, Bayerni, Borussia Dortmundi, Manchester City, Paris-Saint-Germain dhe Real Madridi.

    Për dallim nga herat tjera, në këtë fazë shorti do të jetë krejtësisht i hapur që nënkupton se nuk do të ketë asnjë kufizim dhe rrjedhimisht secila skuadër mund të luajë ndaj secilës, duke përfshirë edhe ato të të njëjtit vend, apo edhe ato që mund të jenë përballur mes vete në fazën e grupeve, raporton KosovaPress.

    Për shortin gjysmëfinal, katër topa që përmbajnë copëza letre të shënuara “Fituesit e çerekfinales 1” deri “Fituesit e çerekfinales 4” vendosen në një tas të madh qendror dhe përzihen. Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë gjysmëfinal, topi i parë i tërhequr përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në tas për të përfunduar çiftet gjysmëfinale.

    Po ashtu sot hidhet shorti edhe për skuadrën që do ta ketë rolin e vendasit në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 9/10 prill 2024. Ndeshjet e dyta çerekfinale 16/17 prill 2024. Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/ 1 maj 2024 dhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale: 7/8 maj 2024.