ATV

Author: ATVLive

  • YouTube prezantoi një ndryshim të madh – shumë përdorues nuk e kanë pritur mirë

    YouTube prezantoi një ndryshim të madh – shumë përdorues nuk e kanë pritur mirë

    YouTube ka prezantuar ndryshime që nuk do t’ju pëlqejnë nëse jeni mësuar ta përdorni pa qenë i identifikuar.

    Gjegjësisht, përdoruesve që nuk janë të kyçur në një llogari të Google, ose janë në modalitetin “Incognito”, nuk u shfaqen më videot e rekomanduara.

    Ky ndryshim do të thotë që këtyre përdoruesve u shfaqet një faqe e thjeshtë kryesore e YouTube, pa asnjë video apo rekomandim se çfarë të shikojnë.

    Më parë, edhe në rastet e mësipërme, YouTube do të bënte sugjerime, por tani përdoruesit thjesht shohin mesazhin “Fillo” dhe “Nisu të shikosh video për të na ndihmuar të krijojmë një burim që do të të pëlqejë”.

    Në disa teste të kryera nga BleepingComputer, kjo faqe e specializuar vuri re se, edhe kur kërkonte diçka në faqe, nuk u shfaqën sugjerime më pas.

    Disa përdorues janë ankuar në mediat sociale se taktikat “shumë agresive” të YouTube po përdoren për t’i detyruar ata të krijojnë një llogari, ose nëse kanë një të tillë, të identifikohen dhe të gjurmojnë aktivitetet e tyre në platformë.

  • Këtë vit pritet të filloj regjistrimi i kafshëve nëpër ferma

    Këtë vit pritet të filloj regjistrimi i kafshëve nëpër ferma

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës këtë vit do ta bëjë nëpër ferma regjistrimin e kafshëve të fermerëve në gjithë territorin e Kosovë nga veterinari i cili do të kontraktohet nga AUV-ja.

    Sipas njoftimit të ministrisë, kjo do të bëhet bazuar në Udhëzimin e ri Administrativ.

    “Bazuar në këtë UA, fermerëve do t’iu mundësohet që në fermat e tyre veterinari i autorizuar t’i pajisë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë këtu shpërndarjen e numrit të regjistrimit për identifikimin e lopëve, deleve, dhive, derrave, buallicave e kafshëve tjera”, thuhet tutje.

    Për të realizuar këtë proces, AUV-ja do t’i kontraktojë ambulantat veterinare dhe do t’i furnizojë ato me numra identifikimi dhe regjistrimi, duke i mbuluar kështu të gjitha shpenzimet për pajisjen e kafshëve nëpër ferma me numra të regjistrimit, pa asnjë shpenzim për fermerët.

    “Numrat për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve (matrikull) do të jenë me specifika të veçanta, ku identifikohet përmes barkodit, shenjën RKS me numër që specifikon llojin e kafshës dhe regjionit ku e zhvillon aktivitetin bujqësor fermeri dhe (2+6) numra unik rendor. Përmes kësaj forme ndihmohet dhe lehtësohet gjurmimi i lëvizjes së kafshëve në gjithë territorin e Kosovës”, thuhet tutje.

    Gjithashtu, në komunikatë thuhet se numri do të jetë me standarde të BE-së dhe me A test, që do të jetë me ngjyrë të verdhë dhe vendoset në dy veshët e një kafshe me të njëjtin barkod dhe specifikat tjera identifikuese.

    Për fillimin e procesit të identifikimit të kafshëve, MBPZhR – AUV do t’i njoftoj me kohë të gjithë fermerët përmes faqeve zyrtare të institucionit.

  • ​Publikohet lista e Kosovës U19

    ​Publikohet lista e Kosovës U19

    Kombëtarja e Kosovës U19 nga 18 marsi deri më 26 mars do të qëndrojë në Slloveni, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024. Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja, Austria dhe Sllovenia. Kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues.

    Përzgjedhësi Adil Maliqi e ka publikuar listën e djelmoshave të cilët më 18 mars do të marrin rrugë për në Slloveni, përcjellë KosovaPress.

    Ndeshjen e parë, Kosova U19 do ta luajë kundër Austrisë, më 20 mars, në orën 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona”, më pas, më 23 mars, Dardanët do të ballafaqohen me Spanjën, po ashtu në orën 16:00 në të nëjtin stadium, derisa përballjen e fundit e kanë kundër Sllovenisë, më 26 mars, në orën 13:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava”. Vetëm lideri i grupit kualifikohet për në Evropian.

    Kjo është lista e plotë:

  • Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën

    Scholz, Macron dhe Tusk takohen sot për të biseduar për Ukrainën

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe me kryeministrin polak, Donald Tusk.-

    Takimi i tyre vjen në një kohë kur janë duke u rritur dallimet mes Gjermanisë dhe Francës në politikën e tyre për Ukrainën.

    Scholz pritet të takohet me Macronin të premten në mesditë.

    Dy liderët do ta takojnë pastaj së bashku kryeministrin polak Tusk.

    Ky do të jetë takimi i parë i Trekëndëshit të Vajmarit në nivel të lartë prej qershorit të vitit të kaluar.

    Bisedimet mes tyre do të mbahen gati tri javë pas takimit të rreth 20 liderëve qeveritarë në Paris, ku u diskutua lufta në Ukrainë. Konferenca e tyre mbaroi me qëndrime të ndara për mundësinë e dërgimit të trupave në zonën e luftës.

    Trekëndëshi i Vajmarit u themelua në gusht 1991 nga ministrat e atëhershëm të jashtëm Hans-Dietrich Genscher, Roland Dumas dhe Krzysztof Skubiszewski, në Vajmarit, në Gjermani.

    Ky grup ka filluar të takohet më shpesh prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para pak më shumë se dy vjetëve.

    Të enjten, Macroni përsëri u bëri thirrje fuqive perëndimore të mos tregojnë shenja dobësie kundër Rusisë, si dhe e përsëriti qëndrimin e tij se dërgimi i trupave perëndimore brenda Ukrainës nuk duhet të hidhet poshtë.

    “Sot nuk jemi në gjendje, por të gjitha këto opsione janë të mundura”, tha Macron.

    Scholz e kishte kundërshtuar qëndrimin e Macronit pas takimit të liderëve në Paris për dërgimin e trupave në Ukrainë.

    Ai kishte thënë se pjesëmarrësit ishin pajtuar që vendet evropiane të mos dërgojnë “trupa tokësore” në tokën ukrainase./Euronews.al/

  • ​Bislimi në Athinë, flet për arritjet e Kosovës në tre vjetët e fundit

    ​Bislimi në Athinë, flet për arritjet e Kosovës në tre vjetët e fundit

    Në qëndrimin e tij në Athinë, mbrëmë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ishte i ftuar në Kolegjin e New York-ut në Athinë, ku ligjëroi dhe bashkëbisedoi me studentë. Prezent, ishin edhe ambasadorë e përfaqësues diplomatikë në Greqi, nga rajoni e më gjerë.

    Gjatë fjalës së tij hyrëse, zëvendëskryeministri foli për situatën ekonomike në vend, hapat e politikat e ndërmarra nga qeveria, si dhe rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian. Ndër të tjera ai përmendi shkallën e rritjes së punësimit në tre vitet e fundit, iniciativat tona si platforma Superpuna, formalizimi i ekonomisë, indikatorët makro ekonomikë pozitivë, si dhe nënvizoi se e gjitha kjo rritje ka ardhur përtej barrierave me të cilat është përballur vendi.

    Më tej, ai theksoi se është e rëndësishme të sigurohemi që kjo rritje ekonomike të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Përmendi arritjen e liberalizimit të vizave dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor 2022, pak pas marrjes së Raportit për Vendin, që në atë vit rezultoi të ishte më i miri ndonjëherë për Kosovën, dhe me progres të shënuar në zbatimin e reformave.

    Pas fjalës së tij, ai u angazhua në diskutime me pjesëmarrësit dhe pyetjet e adresuara nga studentët e përfaqësuesit diplomatikë, mbi çështje si investimet e huaja në vend, sektorët prioritarë për investim, por edhe rruga drejt Bashkimit Evropian dhe procesi i dialogut.

    Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për pyetjet e kureshtjet e tyre përreth vendit tonë dhe interesin e shfaqur për ta njohur më shumë situatën në vend, sfidat me të cilat përballet Kosova dhe objektivat për të ardhmen.

  • Manastiri i Deçanit njofton për vizitën e Escobar dhe Hovenier

    Manastiri i Deçanit njofton për vizitën e Escobar dhe Hovenier

    Gjatë vizitës disaditore në Kosovë, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të mërkurën e ka vizituar edhe manastirin e Deçanit.

    Ai u prit nga ipeshkvi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije dhe igumeni i manastirit, arkimandriti Sava.

    Manastiri ka kumtuar mbrëmë vonë se ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mbi “sfidat me të cilat përballet Kisha Ortodokse Serbe dhe komuniteti serb i Kosovës”.

  • Qeveria del me njoftim për takimin me Escobarin, tregon se çfarë i tha Kurti emisarit, por s’tregon kërkesat e amerikanit!

    Qeveria del me njoftim për takimin me Escobarin, tregon se çfarë i tha Kurti emisarit, por s’tregon kërkesat e amerikanit!

    Qeveria e Kosovës ka dalur me njoftim për takimin e djeshëm të Kurtit me Escobar. Në komunikatë tregohet se çfarë i tha Kurti emisarit amerikan, por ka asnjë detaj për kërkesat e Escobarit ndaj Qeverisë së Kosovës.

    “Duke kujtuar takimin e fundit që kishin së bashku nga tetori i vitit të kaluar, kryeministri e falënderoi z. Escobar për vizitën dhe foli për zhvillimet që kanë shënuar këta pesë muaj.

    Kryeministri tha se sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, duhet dënuar.

    Sulmi është vazhdimësi e kërcënimeve të Serbisë ndaj sigurisë së Kosovës pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë ku mbet i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërkohë që kryesit e këtij sulmi ende janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi.

    Në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore, Kryeministri pati diskutim përmbajtjësor të fokusuar në adresimin e shqetësimeve të përbashkëta. Ai tha se vendimi i Bankës Qendrore është vendim i një institucioni të pavarur dhe profesional. Për shkak të ndikimit të rregullores në komunitetin serb të Kosovës, qeveria ka bërë veprime për të siguruar që tranzicioni të jetë i shpejtë dhe i lehtë për qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb.

    Në këtë drejtim kryeministri theksoi edhe propozimet që janë prezantuar për periudhën tranzitore dhe ofroi bashkëpunimin në adresimin e shpejtë të të gjitha shqetësimeve që bien në kompetencat e qeverisë” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Kryeministri e falënderoi z. Escobar për rolin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tha se sukseset e Kosovës dhe të popullit të saj janë suksese të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në takim, kryeministri ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

  • Pas vizitës së Escobarit në Kosovë, edhe Lajçaku sot te Vuçiqi

    Pas vizitës së Escobarit në Kosovë, edhe Lajçaku sot te Vuçiqi

    Përfaqësuesin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, sot pasdite do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Sipas kumtesës së shërbimit për media të Vuçiqit, takimi do të fillojë në ora 18, dhe do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të përgjithshëm të presidencës serbe.

  • IKShPK-ja paralajmëron personat e ndjeshëm, ajri jo i mirë në Prishtinë

    IKShPK-ja paralajmëron personat e ndjeshëm, ajri jo i mirë në Prishtinë

    Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik të Kosovës ka njoftuar banorët e Prishtinës se ajri nuk është i shëndetshëm.

    Ndër të tjera IKShPK-ja bën apel për personat e ndjeshëm të kenë kujdes.

    Përndryshe në foton e postuar të institutit në Facebook, shihet se indeksi i cilësisë së ajrit është 151.

  • Mitrovicë, një grua gjendet e vdekur në afërsi të shtëpisë së saj

    Mitrovicë, një grua gjendet e vdekur në afërsi të shtëpisë së saj

    Një grua është gjetur e vdekur në Mitrovicë në afërsi të shtëpisë së saj. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës derisa ka bërë më dije se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    “Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete, viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

    Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.