Kanidadti i Pavarur për kryetar të Fushë Kosovës, Hasan Ismajli shpalosi programin e tij, nëse zgjidhet kryetar i komunës.
“Mbështejta e plotë për nxënësit me nevoja të veçanta, krijimi i hapësirave rinore”, tha ai.
Ndiqni debatin:
Kanidadti i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava shpalos programin e saj, nëse zgjidhet kryetare e Fushë Kosovës.
“Infrastruktura duke përfshirë, ujësjellësin, kanalizimin, rrugë për komunikacion, pastaj është një projekt sfidues madhor që është ndërtimi i sheshit”, tha ai.
Ndiqni debatin:
Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetare të Fushë Kosovës, shpalos programin e saj, nëse zgjidhet kryetare e Fushë Kosovës.
“Do të rregullojmë ndriqimin publik, do të kthejmë hapësirat e gjelbërta, do të hapim hapësira për art sport”, tha ajo.
Ndiqni debatin:
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, shpalos programin e tij, nëse zgjidhet kryetar.
“qëllimi i parë ka të bëjë me administratë komunale e cila duhet të jetë model i llogaridhënies dhe profesionalizmit, e dyta është një qyetet miqësor dhe funksional”, tha ai.
Ndiqni debatin:
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Perbreza, shpalon programin e tij, nëse zgjidhet kryetar.
“Për infrastrukturë kemi plan të qartë: ndërtimin e sheshit”.
Ndiqni debatin:
Djalit të Feti e Lutfije Musliut, Lulzimit, kënga për atdheun iu ndalë më 13 prill, 1999.
Atë ditë lufte, të birin 11 vjeç ia vranë mizorisht forcat serbe në Llashticë të Gjilanit, teksa ruante bagëtinë.
Pas tre muajsh, Lulin e kishin gjetur ne një kodrinë.
Lirinë qe se pati Luli tashmë e gëzon çobani Hafiz Veseli.
Ky thotë se saherë lëshon bagëtinë për kullosje i kujtohet 11 vjeçari, por edhe shumë te tjerë që u vranë fushave.
Luli është ne mesin e 28 të vrarëve në Llashticë.
Nën dyshimet për pjesëmarrje në këtë masakër, të hënën u arrestua N.D, në pikëkalimin Dheu i Bardhë.
Emri i tij i plotë ende s’është bërë publik por në bazë të inicialeve, banorët thonë se mund të jetë serbi Dragan Nikoliq nga fshati Pasjanë. Nofka e tij, Roki, thonë se u dëgjua shpesh më fshat.
D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë.
Të mërkurën pritet të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:
Qe pesë ditë, ekskavatorët po punojnë pa ndalë ne Kozhlje të Novi Pazarit në Serbi, që të depërtojnë në një pjesë ku dyshohet se ka mbetje mortore, nga lufta e fundit në Kosovë.
Tereni është shumë i vështirë, andaj komisionin qeveritar thotë se nevojitet ende kohë të arrihet në perimetrin e dyshimtë.
Ditëve në vijim pritet të gërmohet edhe ne disa lokacione të tjera.
Autoritetet kosovare në vazhdimësi e kanë akuzuar Serbinë për pengim të procesit të gjetjes së mbetjeve mortore të të zhdukurve. Madje edhe në takimin e fundit në Bruksel, mes kryenegociatorëve, palët patën përplasje për dokumentin të cilin veçse ishin pajtuar në fund të vitit të kaluar.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka dorëzuar kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen që ndodhi të hënën mbrëma, në fshatin Balaj të Ferizajt.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R, nga komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Referuar kërkesës, vrasja ndodhi për shkaqe pronësore.
Prokuroria kumtoi se i dyshuari dhe viktima, kanë lidhje gjaku.
“I pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta të dëmtuarin – djalin e axhës se tij, I.R., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje te mëhershme qe kishin pasur si pasoje e problemeve në lidhje me një konflikt pronësor, me t’u takuar ne rrugën e fshatit me njeri-tjetrin, pas fjalosjes verbale, në atë moment i pandehuri B.R., e nxjerr revolen e tipit ZIG 14 TISAS dhe shtënë katër herë në drejtim të viktimës I.R., duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit, me ç’rast viktima nga lëndimet e shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë rrugës duke e dërguar për në Qendrën Emergjente”, thuhet më tej në njoftimin nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Pas aktit, i dyshuari thirri policinë dhe i njoftoi për lokacionin e tij.
Autoritetet e gjetën armën me të cilën dyshojnë se u krye krimi, në oborrin e të dyshuarit.
“Nga hetuesit dhe krimteknikët është kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërsa edhe i trupit të viktimës, si dhe janë intervistuar dëshmitarët. Në vendin e ngjarjes janë gjetur katër (4) gëzhoja, ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit është gjetur arma e zjarrit (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vrasja”, thuhet në njoftimin nga Policia.
Në shtëpinë e tij, u gjetën edhe një pushkë gjuetie me 72 fishekë si dhe një pushkë ajrore.
Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë:
E shoqëruar me masa të rrepta të Policisë dhe me pranga në duar, serbja Jelena Gjukanoviç u soll të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Në seancën fillestare, Prokurori Special, Bekim Kodraliu, deklaroi se Gjukanoviç akuzohet për spiunazh në bashkëpunim me një person tjetër, i cili po ashtu është nën hetime.
‘’Me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumente dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të Misionit të OSBE-së’’, tha Kodraliu.
Sipas aktakuzës, informatat e transmetuara janë dërguar tek zyrtarë të lartë të BIA-së, përfshirë Aleksandër Vlajiqin përgjegjës për Novi Pazarin dhe një tjetër zyrtar të këtij shërbimi, me të cilin dyshohet se ajo zhvilloi takime në Beograd.
Me këto veprime Gjukanoviq ka cenuar rëndë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit si dhe personelit ndërkombëtar të Misionit të OSBE-së në Kosovë”, tha Kodraliu.
Karshi aktakuzës së Prokurorisë, Gjukanivic u deklarua e pafajshme.
Gjykatësi Rrahman Beqiri informoi të akuzuarën Jelena Gjukanoviq dhe avokatin e saj, Predrag Milkoviq, se brenda një afati prej 15 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimet e tyre ndaj provave si dhe të dorëzojnë kërkesë për hedhjen e aktakuzës.
Avokati mbrojtës, Predrag Milkoviq, i kërkoi trupit gjykues që të rishqyrtojë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarës.
Por kërkesën e mbrotjes e kundërshtoi Prokurori Kordaliu, me arsyetimin se ekziston rreziku i ikjes ose përsëritjes së veprës.
Për këtë kërkesë, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, tha se do të vendosë me aktvendim të veçantë.
Gjukanoviq, nga Mitrovica e Veriut, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.
Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në ATV, në videon më poshtë: