ATV

Author: ATVLive

  • SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën

    SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate nga Ambasada amerikane në Prishtinë, e cila thekson se vendimi vjen si pasojë e veprimeve të Qeverisë në detyrë.

    Në deklaratë thuhet se veprimet dhe deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kanë rritur tensionet dhe kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite. Sipas ambasadës amerikane, kjo e ka vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve.

    Dialogu strategjik ishte planifikuar për të forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike mes dy shteteve. Ambasada thekson se SHBA-ja shpreson ta rikthejë këtë proces në të ardhmen, kur të krijohen kushtet e përshtatshme për bashkëpunim konstruktiv.

  • Limaj kërkon shkarkimin e Bashes nga posti i kryetarit të Kuvendit

    Limaj kërkon shkarkimin e Bashes nga posti i kryetarit të Kuvendit

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Basha nuk duhet të mbajë më post publik, pasi ka fyer historinë e Kosovës.

    Ai theksoi se kushdo që kandidon për poste shtetërore duhet të ketë një të kaluar të pastër dhe të mos ketë sulmuar vlerat kombëtare.

    “Ti nuk mundesh me qenë kryetar Kuvendi, i cili ka pasë punim shkencor që ka fyer, shtrembëruar, etiketuar dhe akuzuar historinë e kombit të vet dhe gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk kam pa fyerje më të madhe”, tha Limaj.

    Sipas tij, Basha ka ofenduar edhe diasporën shqiptare, duke e lidhur padrejtësisht me rrjete kriminale dhe trafik droge.

    “Procesi i lirisë së Kosovës është financuar përmes djersës së qindra-mijëra burrave e grave në diasporë. Ata kanë mbajtur gjallë arsimin, shëndetësinë dhe jetën paralele në vitet ’90. Shkru me një punim shkencor që kjo është financuar nga bandat dhe kartelat e drogës është fyerja më e rëndë që i bëhet diasporës sonë”, u shpreh Limaj.

    Deklaratën e plotë të Fatmir Limajt në CONTEXT, e gjeni në videon më poshtë:

  • Hapet Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut në Gjenevë, në krye te saj emerohet Zaim Jashari – Inaugurimi u bë nga ministri Mucunski dhe ambasadori Demiri

    Hapet Konsullata e Nderit e Maqedonisë së Veriut në Gjenevë, në krye te saj emerohet Zaim Jashari – Inaugurimi u bë nga ministri Mucunski dhe ambasadori Demiri

    Gjenevë, 4 shtator 2025 – Republika e Maqedonisë së Veriut ka hapur sot Konsullatën e saj të Nderit në metropolin ndërkombëtar të Gjenevës. Ceremonia solemne u zhvillua në prani të personaliteteve të shumta politike, diplomatike dhe shoqërore. Inaugurimin e ndërtesës e kryen Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Bernë, Rexhep Demiri, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch e cila ndoqi drejtpersedrejti ket evenment.

    Në krye të misionit konsullor është emëruar si konsull nderi Zaim Jashari – veprimtar i shquar, biznesmen dhe ambasador i paqes. Ai njihet edhe për kontributin e tij në ngritjen e bustit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu buzë liqenit Perle du Lac në Gjenevë, vetëm pak metra larg selisë së Kombeve të Bashkuara. Vlerësimi i Ministrit të Jashtëm Duke folur në ceremoni, shefi i diplomacisë Mucunski theksoi se emërimi i Zaim Jasharit është bërë si vlerësim për arritjet e tij në fushën ekonomike, por edhe për rolin e tij të vazhdueshëm në promovimin e Maqedonisë së Veriut në Zvicër.

    Ministri Timço Mucunski pas hepjes se konsulates për gazeten zvicerane në shqip LeCanton27.ch ka deklaruar se « Konsullata e Nderit të Maqedonisë e hapur sot në Gjenevë eshte nje sukses, sidomos ne një qytet që përfaqëson udhëkryqin e diplomacisë, inovacionit, financës dhe qeverisjes globale eshte nje sukses per vendin toen dhe komunietin tone ne Zvcer qe po shërben si urë nderlidhese mes dy vnedeve.. »

    « Përpara konsullit të ri të nderit qëndron një detyrë serioze dhe e përgjegjshme. Pres që Konsullata të rritet në një pikë të rëndësishme lidhjeje me diasporën maqedonase dhe të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore të vendit tonë me Zvicrën dhe më gjerë me Evropën… » ka shtuar shefi i diplomacise maqedonaes z.Timço Mucunski sot ne Gjenevë

    Para aktit të hapjes së Konsullatës së nderit në lokaltet e Konsullates se re u organizua nje koktej për mysafiret e shumte dhe biznes prezantim i mundësive që i ofron Republika e Maqedonisë Veriore para biznesmenëve ne Zvicer në disa sektorë.

    “Me këtë konsullatë, vendi ynë do të ketë një derë të re bashkëpunimi në Gjenevë, një qendër të rëndësishme diplomatike dhe ekonomike në Evropë,” – u shpreh ministri.

    Ana Roch: Kjo konsulatë e re në Gjenevë eshte nje deshmi se qyteraret nga RMV jane shembull integrimi dhe suskesi ne vendin tonë…

    Pas prerjes së shiritit, në ambientet e konsullatës u organizua një pritje solemne dhe një prezantim i mundësive që Maqedonia e Veriut ofron për investitorët dhe bizneset zvicerane në fusha të ndryshme. Të pranishmit Në këtë ngjarje morën pjesë shumë diplomatë, ambasadorë dhe përfaqësues të diasporës. Mes tyre ishin: Natasha Hroneska, shefe e Misionit të RMV në OKB, Ana Roch, kryetare e Parlamentit të Kantonit të Gjenevës, Burim Bilalli, këshilltar, Stojche Stamenkovski, shef për komunikim në kabinetin e ministrit, Slavica Kutirov, këshilltare, Vasilika Hysi, ambasadore e Shqipërisë në OKB, Floreta Kabashi, udhëheqëse e Konsullatës në Gjenevë, Tahir Shabani, president i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe ambasador për Paqen Botërore. Ngjarja u përshkua nga një atmosferë festive dhe u cilësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës, si dhe në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe diplomatik në zemër të Gjenevës ndërkombëtare.

    « Kjo konsulatë eshte nje deshmi se qyteraret nga kjo ish-republike jugosllave jane shembull integrimi dhe suskesi ne vendin tonë… », ka thenë për LeCanton27.ch znj. Ana Roch, kryetare e Parlamentit të Kantonit të Gjenevës me rastin e hapjes se kesaj konsullate te Maqednise se veriut ne Gjenevë.

    Po ashtu ne ceremonine hapjes porezentuan edhe ambasadorrja e Malit te Zi edhe ambasadorin e Izrailit, konzulli i Greqise dhe perfaqesuesi i Monakos si dhe shume pjesemarres tjere, diplomatë të huaj dhe qyetetarë te diaspores me origjine nga Maqedonia Veriore per te cilet ne fund te ceremonsië u organizua nje apertiv. /LeCanton27.ch

  • Me përsëritjen e gabimit të njëjtë nuk mund të pritet rezultat tjetër

    Me përsëritjen e gabimit të njëjtë nuk mund të pritet rezultat tjetër

    Nga prof. Rexhep Hasani

    Nga zhvillimet e deritashme në Mbledhjen konstituive të Kuvendit, është më se e qartë se dështimi në zgjedhjen e nënkryetarit të pestë, është pasojë e përsëritjes së gabimit të njëjtë, pra e mungesës së vullnetit të deputetëve për tu përcaktuar gjatë votimit. Kjo ka ndodhur gjatë procedimit me tri pikat e rendit të ditës. Bllokada ose vendënumri gjatë seancave absurde për konstituim ndërpritej përkohësisht, kur propozimet merrnin shumicën nevojshme të votave të deputetëve. Kur kjo shumicë mungonte, siç ishte rasti i verifikim ose i vetëverifikimit të mandatit të deputetit (absurd i paprecedent), i zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, ndodhte bllokimi i punës. Edhe në rastin e nënkryetarit të pestë nga komuniteti pakicë serb, sikurse në rastit paraprake, përsëritet gabimi i mospërcaktimit të deputetëve, dhe asnjë i propozuar nuk mori shumicën e nevojshme të votave.

    Sipas nenit 67.4 të Kushetutës, në rast të mungesën së konsensusit ndërmjet dhjetë deputetëve që përfaqësojnë komunitetin serb, Lista serbe, e cila ka nëntë deputet, nuk e ka të drejtën ekskluzive për të propozuar nënkryetarin e pestë. Kjo për arsye se edhe deputeti i dhjetë është përfaqësues i komunitetit serb, dhe nuk mund t’i mohohet e drejta e propozimit, pra në këtë rast, e propozimit të vetëvetës. Në të kundërtën, shkelet parimi i pluralizmit, dhe deputetët individual do të ishin të diskriminuar (shih rastin Sejdiç dhe Finci në Bosnjë dhe Hercegovinë, nga Gjykata e Strasburgut). Kjo për arsye se sipas nenit të përmendur 67.4 të Kushtetutës, për dallim nga neni 12 i Rregullores së punës së Kuvendit, i cili nuk është i harmonizuar me Kushtetutën e Kosovës, nënkryetar i Kuvendit zgjidhet deputeti i cili fiton shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Deputetët në vazhdim të seancës, për dallim të zgjedhjes së nënkryetarit nga komunitet tjera pakicë në ç’rast pati konsensus ndërmjet tyre, humbën rastin që me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të zgjedhin nënkryetarin e pestë, duke u përcaktuar për njërin nga kandidatët e propozuar nga ky komunitet. Për sa kohë deputetët që nuk përcaktohen, justifikohen duke bërë interpretimin literal të Rregullores, e cila është akt nënligjor, shkelin parimet e përmendura të pluralizmit dhe të mosdiskriminimit, rrjedhimisht shkelin Kushtetutën e Kosovës.

    Në rrethanat aktuale, për të përmbushur detyrimin e zgjedhjes edhe të nënkryetarit të pestë, deputetët duhet të pëcaktohen ndërmjet zbatimit të dispozitave përkatëse të Rregullores së punës dhe të atyre të Kushtetutës. Sipas nenin 12.5 të Rregullores, përfundimi i seancës ndërlidhet me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve, por kjo nuk haset në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (shih mendimin mospajtues të gjyqtarit të jashtëm Carolan, në rastin e precedentit të përmendur i vitit 2014). Kjo për arsye se në tekstin e Kushtetutës nuk parashikohet dispozitë që konstaton konstituimit e Kuvendit, për dallim nga dispozita (neni 95.3) për formimin e Qeverisë, sipas së cilës, Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendin e Kosovës.

    Të nderuar deputetë, mos prisni që përsëritja e gabimit të njëjtë të rezultojë me rezultat tjetër, përveç nëse qëllimi juaj është të fitoni në kohë. Ju edhe ka mundësi ta keni këtë qëllim, sepse vazhdoni edhe më tutje të merrni pagat pa i arsyetuar më punë, por me një sjellje të tillë jeni bërë gazi i botës, dhe mund të fusni shtetin në vështirësi të papara deri tash.

  • ATV edhe këtë vit sponsor medial i “PriFest 2025”

    ATV edhe këtë vit sponsor medial i “PriFest 2025”

    Festivali Ndërkombëtar i Filmit – PriFest 2025, i cili tashmë është gati për të nisur edicionin e 17-të, do të mbahet prej 9 deri më 14 shtator 2025 në Kino Armata, Prishtinë. Edhe këtë vit, televizioni ATV do të jetë sponsori kryesor medial i këtij festivali, ndërsa kjo u konfirmua me marrëveshjen e arritur në mes Drejtorit të ATV-së, Zija Rexhepi dhe Drejtorit të “PriFest”, Fatos Berisha.

    Edicioni i sivjetmë do të hapet me premierën botërore të filmit “Bear Hug” të regjisorit Ilirjan Himaj, me aktorët Valmir Krasniqi, Era Balaj, Agron Shala, Astrit Kabashi dhe Teutë Krasniqi.

    Për gjashtë ditë me radhë, PriFest do të sjellë një program të larmishëm me premiera botërore dhe rajonale, duke u mbyllur më 14 shtator me filmin “Man of the House” të Andamion Muratajt.

    Në kuadër të festivalit do të zhvillohet edhe PriForum (11–13 shtator), me gjashtë projekte në garën ‘Best Pitch Competition’. Ndërkaq, juria e filmit të metrazhit të mesëm në edicionin e sivjetmë të Prifest 2025 do të përbëhet nga Eralda L. Lameborshi, Ivan Đurović dhe Blerina Hankollari. /atvlive.tv

  • NLB Banka dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve bashkojnë forcat për të ardhmen e fëmijëve dhe mbrojtjen e mjedisit!

    NLB Banka dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve bashkojnë forcat për të ardhmen e fëmijëve dhe mbrojtjen e mjedisit!

    NLB Banka ka zyrtarizuar partneritetin me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në kuadër të kampanjës inovative “Mos printo, kontribuo”, e cila synon të mbështesë fëmijët pa kujdes prindëror dhe njëkohësisht të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit përmes reduktimit të printimeve të panevojshme në ATM.

    Për çdo transaksion ku klientët zgjedhin të mos printojnë kuponin në ATM, NLB Banka realizon një kontribut financiar për mbështetjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Shuma e mbledhur nga këto transaksione dyfishohet nga vetë Banka, duke e kthyer një veprim të thjeshtë në një akt solidariteti.

    Marrëveshja u nënshkrua nga z. Gem Maloku, Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, dhe znj. Albane Zogu Morina, Udhëheqëse e Zyrës për Zhvillim të Fondeve në SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, duke forcuar angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe një mjedis më të pastër.

    Gjatë vizitës në SOS Fshat, z. Maloku pati mundësinë të takojë fëmijët që përfitojnë nga mbështetja e SOS Fshatrave, duke dëshmuar nga afër rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit.

    Ky partneritet përfaqëson jo vetëm mbështetje financiare, por edhe një përkushtim të thellë për ndërtimin e një shoqërie më të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme.

  • Blendi Fevziu i bashkohet Kolegjit AAB si profesor në Fakultetin e Komunikimit Masiv

    Blendi Fevziu i bashkohet Kolegjit AAB si profesor në Fakultetin e Komunikimit Masiv

    Një nga figurat më të njohura të gazetarisë shqiptare, Blendi Fevziu, i bashkohet stafit akademik të Fakultetit të Komunikimit Masiv në AAB si profesor!

    Përmes këtij zhvillimi, AAB edhe një herë dëshmon përkushtimin e saj për cilësinë më të lartë në arsim, duke sjellë në auditorë profesionistë të mirënjohur, me përvojë të jashtëzakonshme në media dhe komunikim.

    Studentët tanë do të kenë mundësinë të mësojnë nga një prej gazetarëve më me ndikim në hapësirën shqiptare, duke marrë njohuri dhe përvoja praktike që lidhen drejtpërdrejt me realitetin e medias sot.

    Në AAB, ne besojmë se arsimi cilësor ndërtohet me staf akademik të përkushtuar, eksperiencë reale profesionale dhe një vizion të qartë për të ardhmen e studentëve tanë.

    Zgjedhja e AAB është zgjedhja për të qenë pjesë e një universiteti që sjell ekspertët më të mirë në auditorë dhe hap rrugë drejt suksesit profesional.

  • Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit, unë jam autorja e të gjitha pjesëve të tjera

    Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit, unë jam autorja e të gjitha pjesëve të tjera

    Jana Arsovska, profesoreshë në Kolegjin e Drejtësisë Penale “John Jay” dhe autore e artikullit të vitit 2012 “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Ndërkombëtar, Islami Fundamental dhe Aleancat e Pahijshme”, ka reaguar pas diskutimeve në Kosovë për përmbajtjen e artikullit pasi njëri nga autorët e tij është edhe kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

    Arsovska në një reagim dërguar mediave ka thënë se Basha është përgjegjës vetëm për kapitullin tre të këtij artikulli, dhe se për pjesën tjetër është ajo autorja.

    “Meqenëse unë jam autorja e pjesës më të madhe të punës në këtë studim, do të doja t’ia bëja të qartë publikut se Dimal Basha është përgjegjës vetëm për kapitullin e tretë “Zgjerimi i islamit radikal” dhe asnjë nga kapitujt e tjerë nuk janë punë e tij. Shkurt, z. Basha paraqiti vetëm kapitullin e tretë për botim, një pjesë që shqyrton përhapjen e islamit fundamentalist në Europën Juglindore me një fokus të veçantë në Kosovë”- ka shkruar ajo në reagimin e saj.

    Ky artikull i publikuar në vitin 2012 ka gjithsej katër kapituj, ‘Shpërbërja e Jugosllavisë’, ‘Rritja e krimit të organizuar ndërkombëtar’, ‘Zgjerimi i Islamit radikal’ dhe ‘Globalizimi, konflikti kulturor dhe tendosja ekonomike: një diskutim’.

    Artikulli ka zgjuar diskutim në Kosovë për shkak të përmbajtjes së tij.

    Në kapitullin dy të këtij artikulli thuhet se “ka pasur akuza të shumta nga agjencitë perëndimore të zbatimit të ligjit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë ngritjes së saj, bashkëpunoi me kriminelë etnikë shqiptarë brenda dhe jashtë Kosovës”… “Sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Europën Perëndimore dhe SHBA-në. Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së”.

    Artikullin e plotë e gjeni këtu.

  • Fondacioni “Golden Eagle” dhuron 5 mijë euro për gruan nga Peja që vuan nga tumori

    Fondacioni “Golden Eagle” dhuron 5 mijë euro për gruan nga Peja që vuan nga tumori

    Pak orë pas publikimit të rastit të zonjës Afërdita nga Peja, e cila prej shtatë vitesh përballet me tumor dhe jeton pa mbështetje financiare, ka ardhur reagimi i parë i ndihmës.

    Fondacioni “Golden Eagle”, me në krye presidentin Shaqir Palushi, ka dhuruar 5 mijë euro për të mbuluar shpenzimet mjekësore të saj dhe për t’i lehtësuar vuajtjet. Ky akt solidariteti erdhi menjëherë pas apelimit publik të Afërditës për ndihmë.

    Ky fondacion njihet për angazhimin e vazhdueshëm në kauza humane, duke kontribuar rregullisht në mbështetje të rasteve sociale dhe personave në nevojë.

    Ndërkohë, qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë për rastin e zonjës Afërdita mund të kontaktojnë në numrin: +383 49 174 862.

  • Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit

    Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit

    Kuvendi i Kosovës është konstituuar sot, pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar të tij. Në seancën plenare, Basha mori 73 vota pro, 30 kundër dhe 3 abstenime, duke siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash.

    Ai u propozua për herë të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi në tentativën e kaluar nuk arriti të merrte më shumë se 57 vota. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë edhe partitë e ish-opozitës votuan në favor, duke i hapur rrugë përfundimit të procesit të konstituimit.

    Me këtë vendim, Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur krizën disa mujore të bllokimit institucional dhe ka zgjedhur kryetarin e ri, ndërsa pritet që së shpejti të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe formimin e komisioneve parlamentare.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lista Serbe votuan kundër.

    PDK-ja ishte kritikuar që nuk e kishte votuar Bashën për kryetar të Kuvendit në seancën e kaluar, pasi ishte shprehur se do t’i votonte kandidatët e Vetëvendosjes që nuk ishin ministra në Qeverinë Kurti II.

    Basha, tashmë nga posti i kryeparlamentarit, shpalli një pauzë njëorëshe, pas së cilës pritet të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit. Me zgjedhjen e tyre, Kuvendi konsiderohet i konstituuar dhe i hapet rruga formimit të qeverisë.

    Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit e votuan kryetarin e Kuvendit në përpjekjen e 58-të të tyre.

    Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh në krye të organit ligjvënës, Basha foli për përgjegjësinë që ndien, rëndësinë e Kuvendit dhe u bëri thirrje deputetëve për bashkëpunim.

    “Derisa ndiej nderin dhe mirënjohjen për votën tuaj, ndiej edhe përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Kuvendi është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve”, tha Basha.

    Ai theksoi se Kosova “është e ndërtuar mbi sakrifica dhe mbi besimin e përbashkët se liria dhe shteti jonë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica të panumërta: mbi gjakun, mundin dhe qëndresën e atyre që besuan se e ardhmja e kombit ishte më e rëndësishme se vetë jeta e tyre”.

    “Një përulje dhe falënderim nga zemra u takon grave, vajza, pra nënave dhe motrave tona, të cilat brez pas brezi sakrifikuan, rritën, punuan në heshtje dhe ofruan dashuri dhe përkushtim. Ato ishin dhe mbesin themeli i një shoqërie të shëndoshë që ne e gëzojmë”, nënvizoi Basha.

    Ai shtoi se mbrojtja e Kosovës duhet të jetë detyrë e të gjithëve, pushtetit dhe opozitës, pavarësisht se ai pret dallime të mëdha mes partive, sepse “jetojmë në një demokraci”.

    “Ju bëj thirrje për bashkëpunim. Është koha të dëshmojmë se pavarësisht dallimeve politike, ne e kemi guximin dhe mençurinë për të punuar së bashku për interesin më të lartë për vendin tonë”, theksoi ai.

    Ai gjithashtu i bëri thirrje Serbisë ta njohë pavarësinë e Kosovës.

    Basha u zgjodh pas disa dështimesh pas publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht, i cili i urdhëron deputetët ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati 30-ditor.

    Në tri seancat e kaluara, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje – të cilës i takon të propozojë kandidat për kryeparlamentar – i kishte hedhur pesë kandidatë në votim, por asnjëri prej tyre nuk i kishte marrë të paktën 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

    Asnjëri prej Albulena Haxhiut, Hekuran Muratit, Arbërie Nagavcit, Donika Gërvallës, Dimal Bashës, nuk ia kanë dalë t’i marrin më shumë se 57 vota.