ATV

Author: ATVLive

  • Përplasje ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe VV-së gjatë raportimit të Bordit të KPM-së

    Përplasje ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe VV-së gjatë raportimit të Bordit të KPM-së

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, kanë pasur një përplasje të ashpër në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Medie dhe Zhvillim Rajonal, raporton EO.

    Shkak i përplasjes ishte vendimi i Komisionit të Pavarur për Media, e cila ka rikthyer kanalet e “Arena Sport”.

    Sipas deputetit të LDK-së, Agim Veliu, anëtarët e KPM-së po sulmohen për shkak se nuk marrin direktiva nga politika.

    “Shpjegimet e KPM-së sa i kam dëgjuar unë për një pjesë të komisionit kanë qenë të kota e sipas insistimit të bërë po del që të gjithë që nuk marrin direktiva për vendime sulmohen e etiketohen, nëse e kemi kuptuar drejtë vendimi i KPM-së ka qenë masë e përkohshme, e na si komisioni s’kemi fuqi t’i ballafaqojmë e konstatojmë”, u shpreh Veliu, duke bërë të reagojë ashpër deputeti i VV-së, Besim Muzaqi.

    “Mos fol pa lidhje, hiç lidhje s’ki ti çka flet”, tha Veliu.

    “Kryetar po e them qe objekt shqyrtimi i këtij komisioni duhet të jenë vendimet e komisionit jo qëndrimet individuale. U përmend takimi me Devollët. Ne si anëtar të këtij komisioni madje nga një anëtar i këtij komisioni i cili ka thënë se unë e di se me kë është taku, me video e me çfarë autorizimi me i dërgu në prokurori, e ta shohim se çka janë ato incizime”, ia ktheu Veliu.

    Ndërsa Muzaqi tha se “Nëse kjo është ajo që po thua se unë kam incizim, ju jeni duke shpifur”.

  • Rama për dialogun Kosovë-Serbi: Thelbësore zbatimi i Marrëveshjes dhe Aneksit të Zbatimit

    Rama për dialogun Kosovë-Serbi: Thelbësore zbatimi i Marrëveshjes dhe Aneksit të Zbatimit

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkruar lidhur me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka thënë se është thelbësore zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues.

    “Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE”, ka shkruar Rama në rrjetin social X.

    Poashtu Rama tha se çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-n.

    “Dhe status quo-ja e këtij çelësi strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës”, përfundoi Rama.

  • Bislimi dhe Petkoviq takohen nesër në Bruksel

    Bislimi dhe Petkoviq takohen nesër në Bruksel

    Nesër do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Para pak ditësh zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se në Bruksel për të martën janë ftuar shefat e delegacioneve nga të dy vendet; Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq nga Serbia.

    Në këtë takim do të flitet me theks për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që dinari serb të mos përdoret si mjet pagesave.

    “Siç e kemi thënë nga takimi i parë, që ishte i dedikuar për vendimin e BQK-së, duhen më shumë bisedime”, ka thënë Stano.

    “Takimi ka zgjidhur disa çështje, ka prekur disa gjëra dhe disa gjëra kanë mbetur që të vazhdohen. Ky saktësisht është vazhdimi. Në këtë fazë janë kryenegociatorët”.

    Stano ka vazhduar duke thënë se në agjendën e së martës është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, që ai e ka quajtur çështje urgjente.

    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka pranuar një ftesë nga emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për takim në nivel kryenegociatorësh për të martën e 19 marsit.

    Kjo u konfirmua para dy ditësh nga këshilltari për media i Bislimit, Klisman Kadiu, i cili tha se ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit.

    “Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqëndrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, shkroi Kadiu.

    Sot drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq, ka njoftuar se sot do të niset për në Bruksel, ku të martën do të zhvillojë diskutime në nivel teknik për çështje të rëndësishme për deeskalimin.

  • Aktori i njohur amerikan agjëroi plot 40 ditë, ai humbi pothuajse 30 kilogramë

    Aktori i njohur amerikan agjëroi plot 40 ditë, ai humbi pothuajse 30 kilogramë

    Aktori i humorit Kevin James mbahet mend nga publiku për personazhin e tij Doug, të cilin e portretizoi në serialin “The King of Queens”, i cili u transmetua nga viti 1998 deri në 2007, dhe aktori sot duket shumë ndryshe.

    Në një paraqitje të fundit në podcast, ai zbuloi se duhej të humbiste peshë për të luajtur një prift në film dhe humbi pothuajse 30 kilogramë. Pas përfundimit të xhirimeve, pesha e tij u kthye në 130 kilogramë dhe e kuptoi se i duhej të humbiste sërish kilogramët e tepërt.

    “Unë mund t’i humbas ato shumë shpejt,” tha ai, “Seriozisht, mund ta bëj për një muaj. Më pak se një muaj.”

    James shpjegoi se si dikur filloi një periudhë të gjatë agjërimi, i motivuar pjesërisht nga dëshira për të humbur peshë, por edhe për arsye fetare, duke zbuluar se ai kishte “kaluar 41 ditë e gjysmë pa ushqim”, duke konsumuar vetëm “ujë dhe pak. kripë”.

    “Kur ta vendos mendjen, mund ta bëj”, tha ai. “Fillova të agjëroj, nuk thashë do të agjëroj 40 ditë, vetëm thashë, do të bëj. çfarëdo që të mundem… U ndjeva mjaft mirë për një kohë, dhe më pas, kur do të kisha këto ulje, do të mendoja, “Ndihem shumë i mjerë”.

    “Kam humbur, mendoj, rreth 30 kilogramë”, vazhdoi ai.

    Ndërsa prezantuesi i podkastit Rogan pohoi se agjërimi me ndërprerje ka disa përfitime shëndetësore, James sqaroi se ai nuk e rekomandon metodën e tij ekstreme të humbjes së peshës, duke vënë në dukje se ai fitoi peshë sapo ndaloi agjërimin.

  • Këtë javë parashihet të kemi mot të nxehtë, temperaturat deri në 17 gradë

    Këtë javë parashihet të kemi mot të nxehtë, temperaturat deri në 17 gradë

    Java e tretë e marsit do të fillojë me mot të butë, me temperatura që shkojnë deri në 16C e 17C ditën e hënë.

    Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

    Nivelet e ndotjes ajrore shënojnë rritje kryesisht orëve të mbrëmjes, me indeks që kalon edhe në vlera të dobëta. Ditën indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.

    Era do fryjë në drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 12-31 km/h.

  • Mundësi punësimi në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë: Kërkohen këto profesione

    Mundësi punësimi në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë: Kërkohen këto profesione

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka hapur konkurs punësimi për disa pozita.

    Sipas njoftimit të Ambasadës së ShBA-së, pozitat për të cilat kërkohen punëtorë janë: mirëmbajtës i pajisjeve mekanike, kopshtar mbikëqyrës, agjent i prokurimit dhe kopshtar.

    Për t’u bërë pjesë e ekipit të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, mund të aplikoni në faqen e Ambasadës.

    Aplikimi është i hapur deri më 29 mars.

  • Rama tregon se në Aeroportin e Vlorës po punohet shpejtë për tu hapur vitin e ardhëm

    Rama tregon se në Aeroportin e Vlorës po punohet shpejtë për tu hapur vitin e ardhëm

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë me dije se në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për tu hapur vitin e ardhëm.

    Ai ka shpërndarë në rrjete sociale një video ku shihet pista dhe punimet janë duke u kryer aty.

    “Nga kantieri i punës në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ku po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati vitin e ardhshëm, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai.

  • Leposaviq, policia konfiskon një pushkë gjuetie me leje nga Serbia

    Leposaviq, policia konfiskon një pushkë gjuetie me leje nga Serbia

    Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që të njëjtit iu është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e kalibrit 5.5 mm dhe leja e armës e lëshuar nga shteti i Serbisë.

    “Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

  • Përfshihet nga zjarri një veturë në Leposaviq

    Përfshihet nga zjarri një veturë në Leposaviq

    Një veturë është përfshirë nga zjarri në Leposaviq. Policia dhe zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Sipas policisë ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

    “Nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

  • Vaksina kundër HPV-së, kërkohet më shumë informim për prindërit mbi rëndësinë e saj

    Vaksina kundër HPV-së, kërkohet më shumë informim për prindërit mbi rëndësinë e saj

    Vaksina kundër virusit Human Papiloma (HPV) ka filluar të aplikohet në Kosovë për vajzat e klasave të gjashta qe nga shkurti, por ajo nuk po përfillet si duhet në mungesë të informimit të mjaftueshëm të prindërve mbi rëndësinë e saj. Në QKUK thonë se vaksinimi kundër HPV-së është i rëndësishëm, derisa nga komuna e Prishtinës thonë se deri më tash janë vaksinuar gjithsej 120 nxënës në tri shkolla.

    Papilloma virusi transmetohet kryesisht përmes marrëdhënieve intime dhe mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme te personat e prekur, përfshirë kancerin e qafës së mitrës, andaj vaksina kundër këtij virusi ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave. Për momentin në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka përfshirë vetëm klasat e gjashta në marrjen e kësaj vaksine.

    Gjinekologia pranë Qendrës së Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK) Pranvera Zejnullahu tregon për KosovaPress rëndësinë e kësaj vaksine, pasi me këtë fitohet imuniteti te vajzat dhe parandalohet paraqitja e formave para-kanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës.

    “Pikë së pari, e di që është fillimi i vaksinimit dhe ka shumë pak informacione. Duhet të them se infeksioni me HPV është infeksioni më i shpeshtë në të gjithë botën, në kuadër të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Besohet që gjatë jetës, mbi 80 për qind, gjatë jetës e marrim një herë këtë virus. Disa tipa të viruseve që quhen tipa onkogjenike ose me risk të lartë, janë dokumentuar dhe shkencërisht të vërtetuar që janë shkaktarë kryesorë të tipave të caktuara të kancerit, posaçërisht te gratë në kancerin e qafës së mitrës, vagjinës, por nuk përjashtohen edhe karcinomat të tjerë te djemtë, tek organet gjenitale mashkullore, gjithashtu të gojës dhe të faringut… 1:19 Është me rëndësi të vaksinohen kundër HPV, sepse duke marrë këtë vaksinë, ne bëjmë një imunitet të fituar te vajzat, por ka edhe shtete të caktuara që vaksinojnë edhe djemtë dhe në të cilën pastaj mundohemi që të parandalojmë paraqitjen e formave para-kanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës. Kjo është tendenca për të paralajmëruar sëmundje para-kanceroze dhe kanceroze që shkaktohen nga tipat onkogjene të këtij virusi”, tha Zejnullahu.

    Drejtori komunal i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku ka bërë të ditur për KosovaPress se deri më tani janë vaksinuar gjithsej 120 nxënës të klasave të gjashta në tri shkolla.

    “Human Papilloma Virus është një vaksinë, e cila mbron infeksionin nga HPV, i cili është shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës. 99 për qind të kancerit të qafës së mitrës te femrat e shkakton ky virus, ndërsa kanceri i qafës së mitrës sot vazhdon të jetë kanceri i dytë në nivel global te femrat pas kancerit të gjirit, ndërsa në vendet e zhvilluara është kanceri numër një. Kjo vaksinë mbron mbi 90 për qind nga infeksioni me këtë virus. Ne kemi filluar para një jave në Prishtinë dhe janë vaksinuar 120 nxënës të tri shkollave. 1:39 Ne nuk kemi pasur doza për përfshirjen edhe të fëmijëve të tjerë, do të përfshihen vetëm klasat e gjashta. 01:53 Qëllimi i vaksinimit është vaksinimi para periudhës seksualisht jo aktive të femrave, duke parasysh se ajo krijon një imunitet dhe pastaj kur të hyni në jetën aktive seksuale të keni mbrojtje ndaj kësaj sëmundjeje”, ka thënë Sadiku.

    Sekretari i Këshillit të prindërve, Enver Balaj, thotë për KosovaPress se prindërit nuk kanë informacione të mjaftueshme rreth vaksinës HPV. Sipas tij, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë duhet të shqyrtojnë mundësinë e vaksinimit të të gjithë fëmijëve për shkak të kontrolleve mjekësore të pamjaftueshme.

    “Jam në dijeni dhe shumë pak kam informacione rreth vaksinës HPV, por mendoj që është shumë e domosdoshme të vaksinohen të gjithë fëmijët tonë edhe me HPV dhe kundër hepatitit C. 00:38 Te ne në Kosovë nuk ka shumë kontrolle. Mendoj që shumë e rrugës do të ishte ndërmarrja e një iniciative në këtë lëmi. 00:58 Kishte qenë mirë që Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë të ndërmarrin një iniciativë për të shqyrtuar mundësinë për t’i vaksinuar të gjithë fëmijët e Kosovës, sepse te ne nuk ka kontrolle, as prindërit nuk kanë, as fëmijët. Është shumë e rrugës të ndërmerret kjo iniciativë dhe të veprohet diçka në këtë lëmi”, është shprehur ai.

    Edhe drejtori i shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, Ismet Gashi, thotë se prindërit kanë mungesë të informimit mbi vaksinën kundër HPV-së, në mënyrë që ata ta kuptojnë rëndësinë e saj. Ai thotë se me Qendrën familjare në Fushë Kosovë janë dakorduar që të bisedojnë serish me prindërit në lidhje me këtë çështje.

    “Vaksinimi është kryer para një jave, mirëpo është një numër i vogël i nxënësve pasi kanë hezituar të marrin këtë vaksinë. Ndoshta ka qenë edhe një mungesë e informimit të mjaftueshëm qoftë përmes mediave apo formave të tjera të informimit që ata ta kuptojnë peshën dhe rëndësinë e kësaj vaksine. Krejt qëllimi është që të mbrohet shëndeti i fëmijëve tanë. 07:57 Dilema ka qenë gjithherë dhe është një propagandë negative, e cila menjëherë i ka frikësuar pak sado kjo mëdyshje pastaj ka mbetur pezull dhe ata kanë hezituar të marrin këto vaksina. Ndoshta mungesa e mjaftueshme e profesionalizmave që të na bindin se vërtet ka rëndësi dhe vlerë kjo vaksinë. 08:21 Të gjitha paralelet, por një grup i vogël i nxënësve në disa paralele kanë hezituar të marrin vaksinën… 08:31 Kam biseduar edhe me drejtorin e Qendrës familjare në Fushë Kosovë dhe jemi dakorduar që pas dy-tri javësh edhe njëherë do të bashkëbisedojmë me prind”, tha Gashi.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinim kundër HPV-së për ta parandaluar kancerin e qafës së mitrës dhe sëmundjeve tjera. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), vaksinat kundër HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit. /kp