ATV

Author: ATVLive

  • 20 vjet nga trazirat e marsit

    20 vjet nga trazirat e marsit

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Pesë vjet pas luftës, Kosova do të trazohej edhe një herë, më 2004.

    Në shumë qytete të vendit, shpërthyen protesta të dhunshme të qytetarëve, që tash njihen si “Trazirat e Marsit”. Ato ndodhën pas njoftimit se tre fëmijë shqiptarë u mbytën në lumin Ibër, në Çabër të Zubin Potokut, si pasojë e dhunës së serbëve.

    Gjatë dy ditëve sa zgjati, u vranë 20 civilë dhe u lënduan mbi 900 tjerë.

    Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme, sipas historianit Izet Miftari, që thotë se demonstratat erdhën nga akumulimi edhe i ngjarjeve të tjera.

    “Këto demonstrata kanë pas edhe karakter kundër një pushtetit të madh që kishte UN-MIKU në Kosovë, sepse u pa se UN-MIKU nuk po bënte sa duhet në dënimin e krimineleve serb në Kosovë gjatë luftës. Më shumë shihej se unmiku po bënte hulumtime dhe dënime kundër komandantëve të UÇK-së. E gjithë kjo energji bëri që të shpërthejnë trazirat e marsit, e që si shkas u murr mbytja e fëmijëve në lumin ibër”, tha Miftari.

    Pasojat e këtyre trazirave, profesori universitar Milazim Krasniqi, vlerëson se Kosova po I vuan ende.

    “Pasojat që po I vuan Kosova është plani i Ahtisaarit, që ka krijua të gjitha ata mekanizma mbrojtës për serbët që kanë fuqi bllokues. Janë kriju 7 komuna serbe në Kosove që kanë lidhje territoriale dhe kurdo mund ta bllokojnë Kosovën, po ashtu u dëmtua imazhi I Kosovës në arenën ndërkombëtare jashtëzakonisht shumë”, tha Krasniqi.

    Krasniqi, thotë se është në rrezik që sërish të përsëriten gabimet e njëjta.

    ”Ajo që është më keq jemi në prag të përsëritjes së gabimeve të 2004 me këto qëndrime agresive që reflekton qeveria e Kosovës në drejtim të serbëve.
    Institucionet e Kosovës nuk do të duhej të eksperimentonin më me këto provokime siç është kjo me dinarin ose tabelat e veturave se krejt kjo shndërrohet ne dëme të Kosovës, në bllokim të rrugës evropiane të Kosovës”, tha Krasniqi.

    Gjatë këtyre trazirave u dogjën disa shtëpi dhe kisha serbe. Diçka e ngjashme ndodhi me shtëpitë shqiptare në pjesët me shumicë serbe. U dogjën edhe disa xhami jo-shqiptare në Serbi.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Opozitarët i thërrasin qeverisë të mos bëjë “show” me vendime

    Opozitarët i thërrasin qeverisë të mos bëjë “show” me vendime

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, po i kërkon qeverisë të cilën e drejton Albin Kurti, t’i shmanget shout mediatik.

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tash deputet opozitar, thotë se Kosova duhet pasur kujdes kur në pyetje janë raportet me ndërkombëtarët.

    “Unë do ta rekomandoja Qeverinë e Kosovës të jetë e kujdesshme, nëse e ka ndërmend të implementojë diçka siç ka ndodhur me Deçanin, ta bëjë atë pa polemika, pa hyrë në situata të pa lakmueshme, e që e vënë Kosovën në situatë që është tani në relacion me ndërkombëtarët”, tha Pacolli.

    Kritik për veprimet që kanë ndikuar në raportet me aleatët, është edhe opozitari nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

    “Kjo qeveri ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për eksperimentime që më pas është tërhequr. A është tërhequr prej tabelave, prej reciprocitetit? A është tërhequr prej zgjedhjeve lokale në veri, ku nisi peticioni për rrëzimin e kryetrarëve që janë me 100 vota. Pse e bëri këtë? Është një eksperimentim që nuk guxojmë me bërë”, tha Tahiri.

    Tahiri thotë se nuk pret përparim në dialog me Serbinë. Ndërsa Pacolli bën thirrje që Kosova t’i kryejë obligimet që ka marrë në proces.

    “Dhe çdo refuzim i implementimit të Asociacionit, gjithmonë brenda limiteve të Kushtetutës së Kosovës, është një humbje kohe për Kosovën. Dhe po e shihni kur Kosova nuk implementim diçka”, tha Pacolli.

    Të martën është takimi i radhës në dialog, në nivel kryenegociatorësh. Në Bruksel pritet të diskutohet plani i sekuencimit, por edhe çështja e dinarit, pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Katër komunat në veri do të kenë tarifa më të ulëta të energjisë elektrike

    Katër komunat në veri do të kenë tarifa më të ulëta të energjisë elektrike

    Përgatiti: Fatlum Jashari

    Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin-Potoku do të kenë tarifa, më të ulëta të energjisë elektrike sesa 34 komunat tjera.

    Dallimi ndërmjet tarifave të paraqitura nga Elektroseveri në propozim-kontratat për klientët eventualë, me pjesën tjetër të vendit është rreth 5%.

    Faturimi i konsumit parashihet të bëhet në dy zona apo kategori – secila ka tarifën e ulët dhe të lartë.

    Në zonën e parë, çmimi për një kilovat orë është 7.4 centë, ndërsa ekuivalentja për konsumatorët e KESCO-s është 7.79 centë.

    Tarifa e ulët në këtë zonë është 3.17 centë për kilovat orë, ndërsa ekuivalentja në pjesën tjetër të vendit është 3.34 centë.

    Edhe zona e dytë ka tarifa më të ulëta, krahasuar me ato për konsumin mujor mbi 800 kilovatë orë.

    E larta është 13.73 centë për kilovat orë, ndërsa e ulëta 6.47, për dallim nga ato në 34 komunat tjera, 14.45, respektivisht 6.81 centë për kilovat orë.

    Sipas licencës, Zyra e Rregullatorit për Energji nuk i cakton tarifat për Elektroseverin, por luan rol mbikëqyrës.

    Muajin e kaluar në veri, ka nisur faturimi paushall.

    Për aplikimin e këtyre tarifave duhet të rregullohet çështja e matësve dhe të nisë faturimi i bazuar në vlerën saktë të konsumit.

    Projekti për vendosjen e matësve të rinj inteligjentë financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa punët në terren nuk pritet të nisin para muajit maj.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Këmbimoret e bankat pa interes për të punuar në komunat veriore

    Këmbimoret e bankat pa interes për të punuar në komunat veriore

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Institucionet financiare duket se nuk po kanë interes të punojnë në komunat veriore.

    Nga hyrja në fuqi e rregullores për operacione me para të gatshme, asnjë bankë nuk ka kërkuar licencë nga BQK-ja për të hapur filialet e tyre në komunat veriore.

    Por veç tyre, interesim nuk ka as nga këmbimoret. Nga Banka Qendrore e Kosovës, përmes një përgjigje për televizionin thanë se ky institucion nuk ka pranuar asnjë kërkesë për licencë për të funksionuar në katër komunat veriore të vendit.

    Krejt kjo për ish-zëvendësguvernatorin e Bankës Qendrore, Fatmir Gashi, po ndodh për shkak se rregullorja është bërë çështje politike.

    Sipas ekspertëve të ekonomisë, bankat nuk kanë interes të punojnë në ato komuna.

    Sipas Gashit, BQK-ja do të duhej të fillonte shtrirjen e institucioneve financiare në veri shumë muaj para se ta miratonte rregulloren.

    Aktualisht rregullorja për operacione me para të gatshme është në fazën e tranzicionit, pasi BQK-ja ka përpiluar edhe një plan 10 pikësh për të lehtësuar zbatimin e saj, por jo më gjatë se 3 muaj.

    Pikërisht pikat 3, 4, 5 dhe 6 të këtij plani parashohin lehtësira për të inkurajuar institucionet financiare, me theks për këmbimore, të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore.

  • Burrë e grua gjenden të vdekur në Pataqan të Rahovecit

    Burrë e grua gjenden të vdekur në Pataqan të Rahovecit

    Sot rreth orës 12:25 në Pataqan i Poshtëm të Rahovecit, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje, si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

    Nga hetimet e para, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri te vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marrë flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike.

    Shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Gjakovës.

  • Befason gazetari nga Tirana: Lojtarët nga Shqipëria duan të luajnë për Kosovën

    Befason gazetari nga Tirana: Lojtarët nga Shqipëria duan të luajnë për Kosovën

    Gazetari i sportit nga Shqipëria, Klaudio Ndreca, në një lidhje direkte nga Tirana, për emisionin ‘A PLAY’ në televizionin ATV, ka deklaruar që edhe lojtarët nga Shqipëria duhet të zgjedhin të luajnë për kombëtaren e Kosovës në futboll.

    ‘Gjatë gjithë historisë ka ndodhur që shqiptarët nga Kosova kanë ardhur te Shqipëria, mund të këtë edhe lojtarë te Shqipërisë që duan të luajnë për Kosovën. Nuk mund te them me emra të caktuar’ tha Ndreca.

    Intervistën e plot mundeni me shiku në linkin më poshtë.

  • Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë digjen brenda makinës së vjedhur

    Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë digjen brenda makinës së vjedhur

    Dy të rinj shqiptarë kanë ndërruar jetë në një aksident tragjik të ndodhur përgjatë Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e së shtunës 16 mars.

    Sipas medieve italiane, dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
    Tre personat, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur, kur shoferi humbi kontrollin e makinës.

    Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, dhe dy personat e tjerë janë djegur brenda BMW-së. Personi i plagosur ka dalë nga dritarja.

  • Brestovci: Iu japim lejen për ta organizu iftarin, ja si e lanë sheshin

    Brestovci: Iu japim lejen për ta organizu iftarin, ja si e lanë sheshin

    Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, ka reaguar ashpër ndaj një organizatori të një iftari mbrëmë. Të njëjtit sipas tij i kanë japur leje por në gjendje të keqe i kanë lënë hapsirat publike.

    “Ua japim lejen per ta organizu IFTARIN ne sheshin Adem Jashari dhe ja ne cfar gjendje i lane hapsirat publike, per tu bere mepastaj pastrimi i ketyre hapsirave barre e njesiteve tona per pastrim emergjent”, shkroi ai.

    Më tutje ai ka paralajmëruar gjoba dhe futjen në listen e zezë të organizatorit.

    “Neser pason gjoba dhe futja ne listen e zeze te organizatorit”, shtoi Brestovci.

  • Avokatja Nina Tavakoli i bashkohet ekipit mbrojtës të Thaçit

    Avokatja Nina Tavakoli i bashkohet ekipit mbrojtës të Thaçit

    Avokatja Nina Tavakoli i është bashkuar ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit.

    Kështu ka bërë të ditur Gjykata Speciale përmes një njoftimi.

    “Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullores 1, Sekretari njofton Trupin Gjykues të miratimit të znj. Nina Tavakoli si Bashkëavokate për Hashim Thaçin dhe në përputhje me rregullën 26(1) të Rregullores dhe nenin 18(6) të Direktivës për avokatin, 2 e informon Trupin Gjykues për përfundimin e emërimit të Albert Moskowitz si bashkë-avokat i Thaçit”, thuhet në njoftim.

    Tutje, bëhet e ditur se më 4 mars të këtij viti, avokati Misetic e ka informuar sekretarin se do të dëshironte të ndihmohej nga Tavakoli si bashkëavokate.

    “Tavakoli është pranuar në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin.3”, thuhet tutje në njoftim.

  • Deputetja e PDK-së, në vikend relaksohet me këndim

    Deputetja e PDK-së, në vikend relaksohet me këndim

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, këtë vikend ka vendosur që të largohet pak nga aktivitetet e përditshme politike.

    Në postimin e saj në facebbok, ajo ka shpërndarë një video të motres së saj Pranvera Hoxha, ku kjo e fundit shihet duke luajtur në piano dhe kënduar.