ATV

Author: ATVLive

  • Vdes një person në Banjë të Istogut, policia jep detaje

    Vdes një person në Banjë të Istogut, policia jep detaje

    Një person ka humbur jetën në Banjë të Istogut, pas një incidenti në një pishinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa ka shtuar se tashmë i ndjeri ishte dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Aty u konstatua vdekja e tij.

    “Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

  • Graçanicë: Ndalohet vetura që po e drejtonte një i mitur, i gjendet një pistoletë dhe thikë

    Graçanicë: Ndalohet vetura që po e drejtonte një i mitur, i gjendet një pistoletë dhe thikë

    Policia ka ndalur një automjet në Graçanicë të cilën e drejtonte një i mitur.

    Në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollin janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë si dhe një thikë.

    “Njësiti policor gjatë një pike kontrolli, ka ndaluar një automjet të cilën e drejtonte i mituri i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 13 fishekë si dhe një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

  • Abdixhiku uron Pashkët: Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për Kosovën

    Abdixhiku uron Pashkët: Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për Kosovën

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

    Ai ka thënë se festa e Pashkëve, ashtu siç shënjon ditën e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore.

    “Të dashur qytetarë të besimit katolikë,

    Festa e Pashkëve ashtu siç shënjon ditën e ngadhnjimit të jetës mbi vdekjen dhe rikthimin e njeriut te vlerat më sublime shpirtërore, ashtu le të na rigjallërojë shpresën, forcën dhe vullnetin për t’u bërë më të mirë me njëri-tjetrin dhe për të shpalosur vlerat e vërteta njerëzore. Le të përpiqemi të punojmë për një të ardhme më të mirë për vendin tonë të dashur Kosovën.

  • Gruaja që mbeti e plagosur në Prishtinë ishte kalimtare e rastit – ndodhet në gjendje kritike

    Gruaja që mbeti e plagosur në Prishtinë ishte kalimtare e rastit – ndodhet në gjendje kritike

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën i riu, Egzon Haziri, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një nga viktimat është një grua, e cila ishte kalimtare e rastit në momentin kritik.

    Ajo bashkë me viktimën tjetër, që ndodhej me tashmë të ndjerin Haziri, janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

    Sipas informacioneve të para, gruaja ndodhet në gjendje kritike, ndërsa viktima tjetër është jashtë rrezikut për jetë.

    Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët thanë se janë marrë veprimet e nevojshme hetimore për të identifikuar të dyshuarit dhe për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

    “Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

  • Trajneri i njohur kosovar e kritikon ashpër Armando Brojën: Ai e dëmton lojën e kombëtares shqiptare, nuk bën asgjë

    Trajneri i njohur kosovar e kritikon ashpër Armando Brojën: Ai e dëmton lojën e kombëtares shqiptare, nuk bën asgjë

    Trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, në emisionin ‘A PLAY’ në televizionin ATV, ka deklaruar se trajneri Sylvinho e ka pasur ta ftojë Brojën për ndeshjet miqësore. Por ai thotë se lojtari i Chelseat në huazim te Fulham nuk punon për grupin.

    “Por unë po them edhe një gjë, Sylvinho, ai kishte një detyrim profesional me Armando Brojën. Pavarësisht se nuk ka pasur minuta as te Chelsea dhe as te Fulham tani.

    Edhe Muqi edhe Broja, sidomos Broja, nuk diskutohet se është lojtar më cilësor se gjithë të tjerët. Po, karakteri i Brojës, stili, natyra e tij janë të dëmshme për klubin. Është një lojtar nga i cili pret shumë, por nuk bën asgjë”, ka thënë Sejdiu.

    Kujtojmë se Broja u rikthye në kombëtaren shqiptare në sfidën ndaj Kilit, të cilën kombëtarja e Shqipërisë e humbi 3:0.

    Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

  • Rifat Jashari në Gllogjan: Nëse bashkohemi, e kemi arritur amanetin e atyre që ranë brez pas brezi

    Rifat Jashari në Gllogjan: Nëse bashkohemi, e kemi arritur amanetin e atyre që ranë brez pas brezi

    Rifat Jashari ka marrë pjesë në Epopenë e Dukagjinit.

    Para pjesëmarrësve ai ka thënë se kur të bëhen bashkë shqiptarët, arrihet amaneti i atyre që kanë rënë brez pas brezi.

    “Dashtë Zoti gjithmonë jemi bashkë, me Shqipëri, me Luginë të Preshevës, me Maqedoninë, me shqiptarët e Malit të Zi që të rrugëtojmë bashkë me i arrit qëllimet tona shekullore. Atëherë nëse bashkohemi e kemi arritur amanetin e atyne që kanë rënë brez pas brezi”, tha ai.

  • Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19: Kam oferta nga Seria A dhe Portugalia

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19: Kam oferta nga Seria A dhe Portugalia

    Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘A PLAY’ në ATV, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi, është shprehur se ka oferta nga Seria A dhe Portugalia.

    Maliqi, i cili po menaxhon me sukses kombëtaren e Kosovës U19, ka bërë të ditur se shumë klube kanë kontaktuar me të.

    “Kanë ardhur disa oferta dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të këtij cikli, kam oferta nga Portugalia, pra nga Liga e dytë e Portugalisë dhe kam oferta nga Seria A në Itali”, tha Maliqi.

    Kujtojmë se kombëtarja që drejtohet nga Maliqi është ende në garë për kualifikimin në Kampionatin Evropian për U19.

    Aktualisht Kosova është e dyta në grup me tre pikë, një më pak se liderja Spanja.

    Intervistën e Adil Maliqit mund ta shikoni në linkun e më poshtëm.

  • Xhaferi: Epopeja e Dukagjinit, përgjigja heroike i atdhedashësve

    Xhaferi: Epopeja e Dukagjinit, përgjigja heroike i atdhedashësve

    Talat Xhaferi, kryeministër i Maqedonisë së Veriut, në fjalimin e tij në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, tha se kjo epope ishte përgjigja heroike i atdhedashësve në fillimin e luftës në Dukagjin.

    “Të ndërtosh një shtet nuk është lehtë. Akoma më vështirë është kur për të ndërtuar shtetin duhet të luftosh dhe të sakrifikosh më të çmuarën, sidomos tani kur konsiderohet se civilizimi njerëzor duhet t’i ketë tejkaluar apetitet megalomane dje i ka pranuar të drejtat dhe vlerat universale mbi të cilat zhvillohen shoqëritë demokratike bashkëkohore. Por ja që leksionet e hidhura tentojnë të përsëriten për çdo dekadë dhe në raste të tilla ndihma përkrahja dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve strategjikë është thelbësore dhe e pazëvendësueshme”, tha Xhaferi.

    Ai më tej foli për mbështetjen e ndërkombëtarëve, të NATO-s dhe SHBA-së, duke kujtuar lansimin e parë të raketës, që, sikundër tha ai, duhet të mbahet në mend dhe të nderohet.

    “E tillë ishte edhe përkrahja luftarake e NATO-s, e SHBA-së, që më 24 mars të vitit 1999 lansoi raketën e parë që simbolizoi edhe fillimin e sulmeve ajrore në Kosovë e Serbi. Ky është edhe një përvjetor që duhet të mbahet në mend dhe të nderohet”, tha mes tjerash Xhaferi.

  • Konjufca në Gllogjan, përkujton dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj

    Konjufca në Gllogjan, përkujton dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe në Gllogjan për t’i përkujtuar dhe nderuar dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

    “Në këtë 26-vjetor të Ditës së Dëshmorëve të Dukagjinit, bëra homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan, për t’i përkujtuar dhe nderuar dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të rënë në përballjen frontale kundër forcave okupatore të Serbisë. Jehona e heroizmit do të ushtonte kudo, si burim frymëzimi e mobilizimi, si shembull i vetëmohimit, sakrificës sublime nëpër të cilën kalon rruga drejt lirisë.”

    Konjufca tha se ata ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për atë që ishte më e shtrenjtë.

    POSTIMI I PLOTË:

    Në këtë 26-vjetor të Ditës së Dëshmorëve të Dukagjinit, bëra homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan, për t’i përkujtuar dhe nderuar dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të rënë në përballjen frontale kundër forcave okupatore të Serbisë.

    Jehona e heroizmit do të ushtonte kudo, si burim frymëzimi e mobilizimi, si shembull i vetëmohimit, sakrificës sublime nëpër të cilën kalon rruga drejt lirisë.

    Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht më 24 mars të vitit 1998, nuk e dinin se pikërisht pas një viti, më 24 mars 1999 do të fillonte fushata e bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve të forcave okupatore të Serbisë. Ata dinin vetëm se me guximin dhe vendosmërinë e tyre ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për atë që ishte më e shtrenjtë. Ata ishin të bindur se gjaku i dëshmorëve e sjell lirinë e popullit tonë.

    Shembulli i tyre është udhërrëfyes tepër i vyer për brezat e ardhshëm, prej të cilit nuk do të reshtim së mësuari, e do të frymëzohemi gjithmonë.

    Lavdi e përjetshme Himë Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

  • Haradinaj: Më 24 mars rilindën shqiptarët – Në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit

    Haradinaj: Më 24 mars rilindën shqiptarët – Në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit

    Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, tha se 26 vjet më parë nga ky vend dërgua porosia se “shqiptarët do të luftojnë dhe do ta fitojnë luftën”.

    Në ceremoninë e shënimit të Epopesë së Dukagjinit, që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe frocave serbe në këtë zonë, Haradinaj tha se “Gllogjani ndodhi për shkak të Prekazit”.

    “Nga dita e betejës në Prekaz, u mobilizuam Dukagjini të gjithë, në një përgjigje me luftë, me zjarr, me sulme, pas asaj që ndodhi në Prekaz. Kuptohet, edhe frikën e kishim, për shkak se ishte në pyetje rrjedha e luftës, jo veç çka do të ndodhte, nëse do të sulmoheshim në, a do të vriteshim të gjithë ne, por çfarë do të ndodhte me luftën. Pra, keni parasysh, dy herë frikë. Një herë për jetën e secilit, e dyta për fatin e luftës sonë. Ka dashtë Zoti atë ditë që po, janë vra do djem të mirë që i kujtojmë sot, djem të zotë, por nuk u vra lufta atë ditë. Pra kjo është me rëndësi në fund të ditës. Këtu në këtë vend, në këtë truall kanë mbetur shqiptarët, e kanë ikur forcat e Millosheviqit. Kjo është e vërteta e kësaj dite”, tha kryetari i AAK-së, Haradinaj.

    “Krejt familja, krejt ata që mujtën me luftu atë ditë, kanë të drejtë me qenë krenar përjetësisht, sepse nga ajo ditë u çu një porosi që shqiptarët do të luftojnë, do ta fitojnë luftën, e kjo ndodhi këtu”, tha ndër tjerash ish-komandanti i UÇK-së.

    Haradinaj kujtoi se “lufta ishte e vështirë, e rëndë”.

    Për nisjen e bombardimeve nga NATO, Haradinaj tha se “nuk ka pasur ditë më të gëzueme, ditë më të mirë e më të lumtur”. Më 24 mars 1999, sipas tij, “edhe njëherë rilindën shqiptarët”.

    “Nuk e kemi lëshu këtë tokë asnjë ditë të luftës. Forcat e Millosheviqit i kanë ra në shumë drejtime, po kurrë një herë kjo tokë s’ka qenë pa ne, pa UÇK-në. Pra, asnjë ditë të lume të luftës. Më 24 mars ’99, Millosheviqi e mori atë që i takonte, atë që ua kishte bërë shumë familjeve shqiptare: atë që e bëri në Qirez, Likoshan, atë që e bëri në Prekaz, në Gllogjan, në Meje”, tha ai.