ATV

Vdes një person në Banjë të Istogut, policia jep detaje

Written by

in

Një person ka humbur jetën në Banjë të Istogut, pas një incidenti në një pishinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa ka shtuar se tashmë i ndjeri ishte dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Aty u konstatua vdekja e tij.

“Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *