ATV

Author: ATVLive

  • Lajçak lë dialogun, pritet të emërohet ambasador i BE-së në Zvicër

    Lajçak lë dialogun, pritet të emërohet ambasador i BE-së në Zvicër

    Përgatiti: Benita Zeneli

    Miroslav Lajcak pritet ta ndërrojë zyrën, por edhe angazhimin e tij, nga shtatori i këtij viti.

    Politikani sllovak që aktualisht shërben si i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, po raportohet se do të emërohet ambasador i bllokut në Zvicër.

    Ai ndërmjetësoi në takimet mes Prishtinës e Beogradit për katër vjet, për çka ka kritika për punën e tij. Njohësi i dialogut, Gëzim Qerimi, thotë se Lajcak ishte i njëanshëm në këtë proces.

    Andaj, edhe përfundimi i mandatit në këtë post, nuk po vlerësohet se do të ketë ndonjë ndikim për dialogun.

    Gjatë kohës së tij, u arrit Marrëveshja Bazike për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në shkurt të vitit të kaluar, si dhe aneksi i saj në Ohër, një muaj më vonë.

    “nuk është që ka pas ndonjë efekt shumë të madh sepse s’ka diçka përveç arritjes së një marrëveshje, e cila po kontestohet nga të dyja palët dhe zbatimin e saj në praktikë nuk e kemi dmth që puna e tij nuk është se ka qenë jashtëzakonisht e mirë”, tha Arbnor Sadiku, njohës i dialogut.

    Arbnor Sadiku thotë se vetë posti i ri, është shenjë e vlerësimit të BE-së ndaj Lajcakut.

    “Vendet anëtare të unionit evropian për vetë faktin që ja kanë ndërruar pozicionin e tij në një vend praktikisht Zvicra nuk ka ndonjë telash të brendshëm politike”, tha Sadiku.

    Para postit si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Nëse e merr pozitën e re si ambasador në Zvicër, ai do t’i lë angazhimet në dialog, në muajin gusht. Ndërkaq ende nuk dihet më pas kush do të ulet në mes përfaqësuesve të Prishtinës e Beogradit, në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Mbahet mesha e pashkëve katolike

    Mbahet mesha e pashkëve katolike

    Përgatiti: Kastriot Tahiri

    Po i shtrëngojnë duart e po i urojnë njëri-tjetrit harmoni e paqe.

    Besimtarët krishterë në meshën e pashkëve nga katedralja Shën nënë Treza në Prishtinë uruan njësoj për të gjithë njerëzit e botës.

    “Është më të vërtetë një moment i bukur që të bashkëndajmë harenë dhe gëzimin dhe vullnetin tonë për paqe dhe dashurinë dhe të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë vend duke i ftuar të gjithë të ndërtojmë së bashku harmoninë dhe paqen dhe të lutemi për paqen në botë për të gjithë ata njerëz që janë duke vuajtur nga lufta dhashtë Zoti që princi i paqes të shërojë zemrat e të gjithë njerëzve dhe të mos ketë më luftëra dhe vdekje të pa nevojshme”, tha ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

    Të krishterëve, festën e pashkëve ua uroi edhe kryetari I kryeqytetit, Përparim Rama.

    “I uroj të gjithë besimtarët e krishterë , urime Pashkët, është, sot morëm pjesë në këtë ditë cermoniale, ditë e besimit të krishterë e cila na tregon për reflektim. është ri jetësim për paqe për harmoni, për lumturi ndaj njerëzve e për këtë arsye me nderu këtë ditë të madhe, ishim bashkë sot këtu me Kristalen, shfrytëzoj rastin të iu uroj të gjithëve besimtarëve krishterë, urime Pashkët, paqshit një jetë të gjatë, të lumtur me harmoni të mrekullueshme, jo vetëm për të krishterët por për te gjithë”, tha Rama.

    Pas meshës solemne nga ora 19:00 është planifikuar edhe pritja solemne në Qendrën “BogdaniPolis”, organizuar nga ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji.

    Ndërkaq, pashkët u kremtuan edhe të shtunën mbrëma. Ipeshkvia e Prishtinë- Prizren, organizoi meshën solemne që përkon me ringjalljen e Krishtit.
    Aty, në frymë të festës, u fol edhe për diplomaci.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Dalin imazhet e para të mbretit Charles që nga diagnoza e kancerit

    Dalin imazhet e para të mbretit Charles që nga diagnoza e kancerit

    Mbreti britanik Charles ka mbërritur në kishën e Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor të dielën pasdite për festën e Pashkëve.

    Kjo është dalja e tij e parë publike që nga diagnoza e tij me kancer, siç pritej, Princesha Kate nuk do të jetë e pranishme në shërbimin e Pashkëve.

    Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja, Camila.

  • LVV e bindur se Kushtetuesja do të mundësojë Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

    LVV e bindur se Kushtetuesja do të mundësojë Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

    Lëvizja Vetëvendosje është optimiste që Kushtetuesja do të mundësojë Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Deputeti Adnan Rrustemi konsideron se është e pashembullt kohëzgjatja prej kur kjo gjykatë po merret me vlerësimin e kushtetueshmërisë së këtij ligji. Sipas tij, vonesat në shqyrtimin e projektligjeve kanë impakt të drejtpërdrejt në qeverisjen.

    Në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese nuk janë dhënë detaje se kur pritet vendimi, veçse thuhet se kjo lëndë është duke u shqyrtuar.

    “Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim dhe Informim të Gjykatës Kushtetuese.

    Gjykata Kushtetuese duhet të trajtojë brenda dy muajve një projektligj, kështu thotë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

    Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi deklaron se janë adresuar tri rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe se po presin që Kushtetuesja të mundësojë zbatimin e këtij ligji.

    Edhe avokati Ardian Bajraktari konsideron se kohëve të fundit ka numër të madh të nismave legjislative, të cilat po adresohen në Gjykatë Kushtetuese.

    Miratimi i këtij ligji mundëson krijimin e mekanizmit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Verifikimi i pasurisë do të bëhet për të gjithë ata zyrtarë që ekzistojnë dyshimet se kanë fituar pasurinë kundërligjshëm.

    Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në shkurt të vitit të kaluar, ku ka marrë përkrahjen e 66 deputetëve. Më pas, Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë. /kp

  • Sot përballja e derbit kryesor në Premier League

    Sot përballja e derbit kryesor në Premier League

    Ndeshja kryesore e Premier League zhvillohet sot nga ora 17:30 në stadiumin Etihad.

    Kampioni në fuqi, Manchester City përballet me Arsenalin për derbin e madh e të shumëpritur.

    Manchester City do të shpresojë që të ketë Kevin De Bruyne të gatshëm dhe të gatshëm për ndeshjen kolosale të titullit të Premier League sot me Arsenalin.

    Topçinjtë kryesojnë tabelën e Premier League në diferencën e golave ​​përpara një dite vendimtare në garën për titull.

  • Ministrja Gërvalla në komunat arbëreshe të Kalabrisë në vigjilje të Pashkëve

    Ministrja Gërvalla në komunat arbëreshe të Kalabrisë në vigjilje të Pashkëve

    Zëvendëkryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë me Zëvëndësministren, Liza Gashi dhe Ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim ka vizituar komunat arbëreshe në rajonin e Kalabrisë duke zhvilluar takime të ndara me kryetarin e Komunës Shën Sofia, Daniele Attanasio Sisca, kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa dhe atë të Shën Mitrit, Ernesto Madeo, i cili njëherit është edhe Komisioner i Fondacionit të Institutit Rajonal të Komunitetit arbëresh të Kalabrisë.

    Gjatë këtyre takimeve Ministrja Gërvalla vlerësoi lartë rolin historik të këtyre komunave në ruajtjen dhe promovimin e identitetit, kulturës dhe gjuhës së tyre përgjatë më shumë se 500 vite.

    Identifikimi i nevojave dhe mundësive reale për bashkëpunim në projekte konkrete mes Republikës së Kosovë, përkatësisht komunave të Kosovës dhe komunave arbëreshe në Kalabri, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si dhe rritjes së bashkëpunimit në shkëmbime tregtare mes dy vendeve.

    Gjatë qëndrimit në komunat arbëreshe të Kalabrisë, Ministrja Gërvalla vizitoi shtëpinë e themeluesit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Jeronim De Rada, shtëpinë e poetit Zef Serembe, kishën dhe kolegjin e Shën Adrianit, kishën e Shën Thanasit, kishën e Shën Kosmait dhe Damianit, famullinë e Shën Mitrit ku së bashku me komunitetin arbëreshë mori pjesë në meshën e së premtes së shenjtë.

    Gjatë vizitave Ministrja Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mikpritjen dhe dashamirësinë e pranuar nga motrat dhe vëllezërit arbëresh dhe u shprehë që së shpejti do të takohen në Kosovë për të konkretizuar projektet për të cilat u diskutua gjatë takimeve në komunat arbëreshe të Kalabrisë.

  • Prishtinë: Shoferi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave godet kolegun e tij, pëson lëndime të rënda trupore

    Prishtinë: Shoferi i kamionit për grumbullimin e mbeturinave godet kolegun e tij, pëson lëndime të rënda trupore

    Punëtori i një kompanie në Prishtinë, derisa ishte duke e vozitur kamionin për grumbullimin e mbeturinave, e ka goditur punëtorin e kompanisë.

    Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari fillimisht është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

    “AKSIDENT TRAFIKU – Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 30.03.2024-08:00. I dyshuari mashkull kosovar, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

  • Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

    Presidentja Vjosa Osmani kujtoi 25-vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

    Presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

    Ajo ka thënë se sot nëpërmjet kujtesës refuzojmë që të zbehët historia e të rënëve, raporton Ekonomia Online.

    “25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, vranë dhe masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë, barbarinë e tij, regjimi kriminal e vazhdoi në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civil”, ka thënë Osmani.

    “Sot, nëpërmjet kujtesës, ne refuzojmë që me kalimin e kohës të zbehet historia e të rënëve.

    Përkundrazi, me vendosmëri dhe përkushtim do të punojmë çdo ditë për ta mbrojtur të vërtetën, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për mizoritë e kryera kundër popullit tonë.

    Qoftë i perhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, ka thënë presidentja.

  • Shtëpia në Viti cak i hajnave, vjedhin para dhe stoli ari

    Shtëpia në Viti cak i hajnave, vjedhin para dhe stoli ari

    Një person ka bërë të ditur se ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në Smirë të Vitisë.

    Ai në polici ka raportuar se hajnat kanë demoluar orenditë si dhe kanë vjedhur para dhe stoli ari.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij duke demoluar orenditë si dhe kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

  • Fjalosja, shkak për rrahje mes dy vëllezërve në Pejë

    Fjalosja, shkak për rrahje mes dy vëllezërve në Pejë

    Janë arrestuar dy vëllezër në Pejë, të cilët dyshohen se pas një fjalosje janë përleshur fizikisht.

    Nuk raportohet që ndonjëri prej tyre është lënduar.

    “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar ( vëllezër) pasi që, të njëjtit pas një fjalosje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.